Aurora

Vrasje dhe ekzekutime/ Historia e vërtetë e Vilës së Enver Hoxhës. Ja fundi tragjik i pronarëve të saj

Kur Enver Hoxha erdhi në pushtet dhe u vendos në Tiranë, ai mori një nga vilat më të bukura të kryeqytetit për të jetuar me familjen e tij.

Edhe sot që kanë kaluar shumë vite, ajo mbetet një nga vilat më të bukura të Tiranës, përpos që gjendet në zonën më të populluar të kryeqytetit.

Ajo ka një arkitekturë të bukur dhe moderne për kohën kur u ndërtua.

Por mbrapa atyre mureve, fshihet një tjetër histori diktatoriale, që ka të bëjë me vrasje dhe ekzekutime.

Kastriot Dervishi në një shkrim në Facebook para pak kohësh tregoi se cilët kanë qenë pronarët dhe si përfunduan ata pasi Hoxha i “vuri” syrin shtëpive të tyre.

Ja çfarë shkruante ai:

Historia e dy shtëpive të E. Hoxhës…

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.

Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më 9.1.1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar marrëveshjen e datës 9.1.1940.

Më 2.6.1942 u përpilua “akt revokimi kontrate qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga Korça.

Qemal Biçakçiu (1921-1988) u dënua dhe vuajti burgimin në vitet 1946-1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

Hamit Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2.3.1948.

Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr.31.

Vrasje dhe ekzekutime/ Historia e vërtetë e Vilës së Enver Hoxhës. Ja fundi tragjik i pronarëve të saj Read More »

Vetëm me ndihmën e 1 veze kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe thuajini lamtumirë diabetit

Gjëja më e vështirë është mbajtja e niveleve të sheqerit në një balancë ideale për t’u bërë nga individët të cilët vuajnë nga diabeti. Diabeti është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që prekin organizmin tonë.

Një mjek filipinez mendonte se kishte gjetur kurën ideale për të mbajtur në balancë nivelin e sheqerit në gjak. Lexoni më poshtë për të mësuar recetën:

Përbërësit:

12 speca djegës

2 vezë

½ e lugës me kripë

Përgatitja:

Fillimisht prisni specat dhe me një mjet të fortë kuzhine përpiquni t’i shtypni. Thyeni vezët dhe i përzieni bashkë me specat e shtypur. Në fund shtoni një lugë kripë dhe trazojini derisa të përftohet një konsistencë likuide.

Konsumojeni këtë lëng të mrekullueshëm për pak ditë dhe shumë shpejt do vini re, që nivelet e sheqerit do i kthehen normalitetit

Vetëm me ndihmën e 1 veze kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe thuajini lamtumirë diabetit Read More »

Sekreti për ta kthyer salcën e xaxiqit në antipastën tuaj të preferuar është tek ky përbërës

Për të provuar një xaxiq ndryshe provoni t’i shtoni disa gjethe borzilok kështu era e hudhrës nuk do të ndihet në gojën tuaj.

Përbërësit:

2 gota kos (ose salcë kosi)

2 kastraveca

2 lugë gjelle vaj ulliri

3 thelpinj hudhra

1 lugë kopër e grirë hollë

pak kripë

pak piper të zi

gjysmë limoni

3-4 gjethe borzilok

Përgatitja:

Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë:

Si fillim, qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë.

Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kulluese. I lëmë kështu përreth gjysmë ore, që në këtë mënyrë të humbasin ujin që kanë.

Më pas, hedhim kosin në një grirës elektrik dhe shtojmë me radhë të gjithë përbërësit e tjerë: fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprën, kripën dhe në fund piperin.

I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit. Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi, të cilën e mbulojmë me kapak.

E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë. E servirim salcën e xaxiqit për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.

Sekreti për ta kthyer salcën e xaxiqit në antipastën tuaj të preferuar është tek ky përbërës Read More »

Breshëri plumbash në Lezhë, forca të shumta policie në vendngjarje

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në Lezhë.

Dyshohet se një polic ka qëlluar në drejtim të dy personave

. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar personat e përfshirë në konflikt.

Kanë qenë forcat e drejtorisë vendore të policisë që kanë ndërhyrë urgjentisht, por në vendngjarje ka mbërritur dhe një furgon i forcave të ndërhyrjes së shpejt nga Shkodra.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Breshëri plumbash në Lezhë, forca të shumta policie në vendngjarje Read More »

Mesoni se si duhet ta konsumoni kivin . Asnjeheri nuk duhet t’ja hiqni …

Shumica e frutave duhet të qërohen përpara se të konsumohen, por ka disa fruta që mjafton t’i lani dhe mund t’i hani me gjithë lëkurë. Mund t’ju vijnë ndër mend fruta si molla pjeshka apo rrushi, por do të habiteni kur të mësoni se në këtë list përfshihet dhe kivi. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se lëkura e kivit duhet ngrënë pasi na siguron më shumë vitamina dhe vlera ushqyese sesa vetë tuli.

Lëkura e ashpër është problemi dhe arsyeja kryesore pse njerëzit e qërojnë këtë frut, por shkencëtarët pohojnë se ka disa mënyra si të pastroni pushin e lëkurës së kivit dhe më pas të përfitoni prej saj.

Cilat janë përfitimet e të ngrënit kivi me gjithë lëkurë ?

Kaliumi që gjendet me shumicë tek lëkura e kivit mund të rregullojë nivelin e hormoneve, presionin e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut

Kivi dhe lëkura e tij është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, flavonoids të cilat janë substanca kimike që gjenden tek frutat me ngjyra të gjalla dhe kanë veti anti-alergjike, anti-kancer dhe anti-inflamatore
Lëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E
Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, mënyra më e mirë është që frutin ta shtrydhni me lëkurë. Epo nuk ju mbetet më asgjë tjetër veçse ta provoni një herë…

Mesoni se si duhet ta konsumoni kivin . Asnjeheri nuk duhet t’ja hiqni … Read More »

AMA dënon dhunën ndaj Ismet Drishtit

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar sot për dhunën ndaj gazetarit Ismet Drishti.
Në një njoftim për mediat AMA shprehet se “dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizonit “Zjarr TV” Ismet Drishti.

AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë dëmtimin fizik të Z. Drishti, por dhe që përbën alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj “Zjarr TV” dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.

AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e një mjedisi më të sigurtë për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët”.

AMA dënon dhunën ndaj Ismet Drishtit Read More »

Masat për sezonin turistik – Muzika me orar dhe rojet bregdetare

Sezoni i kaluar veror shënoi një bilanc të pazakontë viktimash në det, për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, por edhe nga motorët e ujit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi masa urgjente për përmirësimin e këtyre dy elementëve, duke ftuar edhe sipërmarrjet private që të kontribujojnë.

Blendi Klosi: “Është e pafalshme që të gjithë ambjentet publike dhe private, por sidomos këto që janë private: që kanë 5-6 djem që heqin dhe vënë shezlong, që shërbejnë në plazh, të mos kenë një prej tyre të trajnuar, të liçensuar, të veshur me uniformën përkatëse dhe të mos kenë roje deti. Problematika e mjeteve motorrike të ujit në det, të cilët tashmë janë shtuar shumë dhe ne vjet kemi patur edhe humbje jete. Edhe për këtë duhet të jemi shumë transparent, me përdoruesit e këtyre mjeteve.”

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive në vend, Klosi kërkoi nga kryetarët vendorë që të marrin masa për një sezon sa më të mirë. Në këtë aspekt ministri kërkoi që brenda muajit prill kryebashkiakët të jartojnë një fashë orari për lejimin e muzikës në lokalet e natës.

Blendi Klosi: “Brenda muajit prill, çdo vend që do të lejojë muzikën me orare dhe me fasha oraresh, nëse do të vendoset që muzika gjatë javës të jetë deri në 23.00 dhe në fundjavë mbase deri në 00.00, duhet t’ia bëjmë të qartë dhe me dije që në orën 00.00 mbyllet dhe mbyllet”

Ministri Klosi kërkoi nga bashkitë që të kujdesen që panairet e ndryshme të ushqimit të jenë më të shpeshta.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=UDPAxVujYUI?feature=oembed]

Oranews

Masat për sezonin turistik – Muzika me orar dhe rojet bregdetare Read More »