Aurora

Mediat greke në alarm: Shqipëri e Madhe deri në 2025

Lajmi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është pasqyruar edhe në mediat greke.

Edhe fqinjët jugorë, ashtu si mediat në serbi, e kanë trajtuar lajmin me nota nacionaliste duke shprehur shqetësimin se dy shtetet e shqiptarëve kanë në plan të bashkohen në një Shqipëri të Madhe deri në vitin 2025.

“Greek reporter” citon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve nën çatinë europiane.

“Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dore krah për krah si shqiponja dy krenare siç u ka hije”, tha kryeministri Rama në fjalimin ku nuk kurseu as kritikat ndaj ndërkombëtarëve.

“Të mos na tregojnë shumë përralla dhe miqtë tanë europianë, ndërsa Serbinë vazhdojnë e përkëdhelin”.

Mediat në Greqi shkruajnë të shqetësuar se politikanët shqiptarë kanë bërë edhe simbolin e shqiponjës, që konsiderohet si një “simbol i nacionalizmit shqiptar”

Mediat greke në alarm: Shqipëri e Madhe deri në 2025 Read More »

Shqipëri-Kosovë, shkëmbim të mjekëve mes dy vendeve

Në zonat kufitare, mjekët e Republikës së Kosovës do të ofrojnë shërbim të specializuar në Republikën e Shqipërisë, aty ku është e nevojshme, me marrëveshjen e re të nënshkruar sot në Pejë, mes ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Uran Ismaili, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Marrëveshja e re e firmosur sot në Pejë të Kosovës, parashikon shkëmbimin e mjekëve në funskion të përmirësimit të strukturave shëndetësore të dy vendeve tona. Kjo pikë e re e marrëveshjes së bashku me ofrimin e shërbimit në zonat kufitare, forcon bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona.

Marrëveshja parashikon gjithashtu bashkëpunimin në fushën e shëndetit publik, farmaceutikës, trajnimeve të profesionistëve të shëndetit etj.

Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, palët do të ndërmarrin plane veprimi për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, të cilët do të përmbajnë aktivitetet e parashikuara në marrëveshje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, bazuar në këtë marrëveshje, do të ngrenë një Komitet të Përbashkët Monitorimi dhe Koordinimi, me qëllim vlerësimin e prioriteteve, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Marrëveshja mes ministrive të Shëndetësisë të dy vendeve tona është e vlefshme për 3 vite. /atsh

Shqipëri-Kosovë, shkëmbim të mjekëve mes dy vendeve Read More »

Kosovë, hapet panairi tradicional “Blej Shqip”

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon për nder të ditës së flamurit, panairin tradicional “Blej Shqip” 2018.

Ky panair tashmë tradicional mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.

Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00. /KosovaPress

Kosovë, hapet panairi tradicional “Blej Shqip” Read More »

“Ditët e Kulturës Shqiptare”, Inva Mula koncert në Koper

Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja Lule Elezi.

Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”.

Para koncerit të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës “Iliria” Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe Profesor Shyqyri Nimani.

I pranishëm, përveç publikut artdashës ishte edhe kleriku, drejtues i katedrales së Koperit.

Koncerti i të mirënjohurës Inva Mula, përfqaqëson një ngjarje, që vështirë se përsëritet dhe që do të mbetet gjatë në memorien e të pranishmëve dhe të jetës artistike të qytetit.

Koncerti u zhvillua pikërisht në atë katedrale, ku rreth tre shekuj më parë drejtonte meshat shqiptari Agustin Bruti./atsh

“Ditët e Kulturës Shqiptare”, Inva Mula koncert në Koper Read More »

Mbrojtja sociale, 7% më shumë fonde për vitin e ardhshëm

Buxheti 2019  ka një vëmëndje të shtuar në programin e mbrojtjes sociale ku reflektohet rritja me 7% më shumë se viti i kaluar.

Referuar këtij buxheti, programi social ka në fokus mbrojtjen e familjeve në nevojë. Kështu, aktualisht nga ky program përfitojnë sot 61 mijë familje të ndihmës ekonomike,  161 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë si dhe 1100 të shërbimeve sociale në qendrat rezidenciale apo jo të shërbimeve të përkujdesit shoqëror.

Ndërkaq, pas 11 muajsh skema e ndihmës ekonomike është konsoliduar dhe i përgjigjet 11 mijë familjeve që janë përzgjedhur për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet një sistemi elektronik. Sipas shifrave të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë 15 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike të dyfishuar dhe trefishuar nga sistemi paraardhës. 6 mijë gra kryefamiljarë të përfshira në këtë skemë dhe rreth 4.100 familje që janë përfituese nga fondi i dyfishuar për bashkitë./atsh

Mbrojtja sociale, 7% më shumë fonde për vitin e ardhshëm Read More »

Korrigjimi i kufijve, Rama: Askush të mos e quajë Thaçin tradhtar

“Hashim Thaçi është Presidenti i Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit, duke e quajtur tradhtar është një gomar”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar, Ramush Haradinaj, në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Kryeministri Rama iu referua çështjes së korrigjimit të kufijve.

“Këtë di të them unë. Të tjerat pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm dhe ndërtimit të një vizioni strategjik për të ardhmen e Kosovës. Këtu nuk është çështja se çfarë mendon njëri dhe çfarë mendon tjetri. Këtu është çështja që ne të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, jo bashkë me fjalime, por bashkë në realitet. Që shqiptarët të bashkohen që ajo shqiponja dykrenare të jetë një dhe Shqipëria dhe Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe në çdo aspekt”, – tha Rama. /atsh

Korrigjimi i kufijve, Rama: Askush të mos e quajë Thaçin tradhtar Read More »

Mbrojtja e mjedisit, specialistët leksione në shkollat e Novoselës

Specialistët e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në kuadër të projektit ACAP (Aksioni Komunitar për Ruajtjen e Zonave të Mbrojtura), po vazhdojnë orët e hapura informative në shkollën “Pilo Prifti”, Novoselë. Gjatë kësaj ore dedikuar mjedisit, me fokus Zonat e Mbrojtura, me praninë e përfaqësuesve të Administratës Rajonale të Zonave të mbrojtura Vlorë dhe mësuesve të shkollës, nxënësit u informuan me punën që administrata realizon për mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, veçanërisht zonës që ata kanë më afër.
Po ashtu, nxënësve i u ofrua edhe mundësia e pjesēmarrjes në programim “Junior Ranger”, ku ata të marrin pjesë edhe në terren duke vepruar si të ishin ranger të zonave të mbrojtura. /atsh

Mbrojtja e mjedisit, specialistët leksione në shkollat e Novoselës Read More »

Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë(foto)

Shqipëria turistike dhe si destinacion europian po tërheq përherë e më shumë vëmendjen e operatorëve të huaj turistik të cilët po shfaqin interes mbi potencialet që ofron vend ynë.

Sot në Agjencinë Kombëtare të Turizmit u mbajt një takim me përfaqësues të Komitetit të Zhvillimit të Turizmit të qytetit të Ningbo-s (Kinë) si dhe përfaqësues të ndryshëm të Shoqatave dhe Tur Operatorëve Kinezë.

Në këtë takim u prezantua Shqipëria dhe potenciali i saj turistik si dhe u diskutua për krijim e një ure bashkëpunimi për zhvillim e mëtejshëm të marrëdhënieve tona duke u nisur nga fakti shumë domethënës se këtë vit ka patur një rritje prej 33 % të turistëve kinez në Shqipëri.

Turistët kinez janë gjithmonë besnik në vendin tonë pasi e shohin Shqipërinë si një vend atraktiv dhe me potencial turistik mjaft të larmishëm pasi vendi ynë ofron një turizëm gjithëvjetor ku në çdo stinë ka gjithmonë vende për tu eksploruar. /atsh

Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë(foto) Read More »