Aurora

Kapedan Marko Boçari : Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të vitit 1821, Noti Boçari. Babai i Markos, Kiço Boçari u martua tri herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lenën, Marien, Anastasin dhe Markon.

Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rëndësishëm të revolucionit grek të vitit 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin. Markoja bashkë me Odise Andrueon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë. Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqve dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.

Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotet shqiptarë që të dilnin nga gjendja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një të ardhme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. ”Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij, Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”. Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vetë Marko Boçari.

Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin ”Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanitases së thjeshët” Fjalorin e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Bocari (1754-1813), xhaxhait Noti Bocari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza. Fjalori u botua në vitin 1809.

Suli – histori

Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut. Mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit, rreth 200 luftëtarë arvanitë (shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavellasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.

Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptarë ortodoksë çamë, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, ku krijuan fshatra të rinj me emra shqiptarë.  Anglezi V.M. Lik thotë se ”suliotet janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”. Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan se ”suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”. Një pjesë e popullatës së Sulit pasi iu nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.

Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës se Sulit për t’iu shpëtuar ndjekjeve nga turqit morën drejtimin për në malin e shenjtë të Tomorrit, duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardzezë, Sulki, Dushk, Kushov, Janë, Tunjë etj. /Dita

Kapedan Marko Boçari : Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve Read More »

Identifikohen 3 projektet strategjike për programin “100 fshatrat”

Ministria e Bujqësisë ka identifikuar në kuadrin e programit të 100 fshatrave, 3 projekte strategjike, të cilat do të zbatohen me prioritet të lartë. Këto projekte do të synojnë krijimin e rrjetit të agroturizmit shqiptar, ngritjen e rrjetit të inkubatorëve të produkteve tradicionale dhe ngritjen e rrjetit të markatave/dyqaneve të produkteve shqiptare dhe tradicionale.
1- Krijimi i rrjetit të agroturizmit shqiptar

Programi do të synojë mbështetjen për rreth 27 sipërmarrje të reja agroturizmi dhe 150 bujtina. Mbështetja do të synojë gjithashtu edhe përmirësimin e fermave dhe staneve blegtorale për qëllime të veprimtarisë së agroturizmit dhe turizmit rural.

2- Ngritjen e rrjetit të inkubatorëve të produkteve tradicionale

Programi do të synojë të krijojë rrjetin e “Inkubatorëve të Produkteve Tradicionale”, që do të jenë hapësira që ofrojnë infrastrukturë të gatshme për të gjithë zinxhirin e vlerës së produktit, duke filluar që nga ambientet dhe pajisjet e prodhimit/magazinimit, linjave të paketimit dhe marketimit, mbështetje për standardizimin dhe certifikimin si dhe hapësirë për shitje të produkteve.

3- Ngritjen e rrjetit të markatave/dyqaneve të produkteve shqiptare dhe tradicionale

Produktet tradicionale shqiptare kanë treguar që e kanë të vështirë depërtimin në tregjet dhe dyqanet e shitjes me pakicë. Mbështetja e “hallkës” së fundit të zinxhrit të vlerës (shitja), do të synojë që të krijojë një rrjet të markatave/dyqaneve që do të jenë të specializuara në shitjen e produkteve shqiptare, në veçanti produkteve tradicionale.

Do të synohet që ky rrjet të ketë emërtimin e vet (markën/brandin) që e dallon nga rrjetet e tjera dhe bazuar në një strategji të posaçme marketingu dhe franchise, do të mund të krijojë një masë kritike të dyqaneve që do të bëjnë të mundur rritjen e përqindjes së shitjes së produkteve shqiptare/tradicionale. Mbështetja financiare për ngritjen e këtij rrjeti do të parashikohet në kuadrin e programit të 100 fshatrave.”

Krijohet komisioni

Për administrimin e Programit të integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR)-Programi i 100 fshatrave krijohet “Komisioni Ndërministror për Programin e 100 fshatrave” me përbërje të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Ministrit të infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Ministrit të Kulturës.

Programi i 100 fshatrave do të financohet nga buxhetet e ministrive pjesëmarrëse në program. Në detajimin e fondeve për investime, të alokuara në buxhetet respektivë të ministrive apo institucioneve të tyre të varësisë, ministritë pjesëmarrëse në program do synojnë ti japin përparësi projekteve të identifikuara dhe që zbatohen në zonën e përcaktuar të 100 fshatrave.

Projektet e identifikuara në kuadrin e programit të 100 fshatrave, mund të financohen edhe nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve.

Ministritë pjesëmarrëse, mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi për grante, për financimin e këtij programi nga donatorë dhe me financim të huaj.

Programi mund të financohet nga çdo burim tjetër i ligjshëm apo nëpërmjet mekanizmave të partneritetit publik-privat.

100-fshatrat

Qeveria ka deklaruar tashmë nismën e saj për mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra, të cilat do të jenë pjesë e një program 4-vjeçar. Së fundmi nga 188 fshatra të propozuar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbyllur listën me të përzgjedhurit, ku bien në sy një pjesë e mirë e fshatrave që njihen si destinacione turistike nga Dardha, Voskopoja, Razma apo Bosboshtica. Në këtë listë nuk mungojnë as fshatra të tjerë që, në lajme i kemi dëgjuar për gjithçka, përveç turizmit si Lazarati apo Kalivaçi.

Referuar draftit që po diskutohet është parashikuar që, për të nxitur turizmin rural të financohet ngritja e bujtinave dhe guesthouse. Mbështetja do të jetë deri në 50% të vlerës së investimit por jo më tepër se 1 milion lekë. Në mbështetje të agroturizmit do të jepet mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, por jo më tepër se 20 milionë lekë.

Për të nxitur prodhimet tradicionale të zonave në punishte të vogla, mbështetja është parashikuar deri në 50% e vlerës së investimit, por jo më tepër se 1 milion lekë. Për makineri e pajisje të tjera për prodhimin e produkteve tradicionale, mbështetje deri në 50% të vlerës së blerjes së pajisjeve. Nxitja e startup-eve për të rinjtë (25-35 vjeç) me grant deri në 500 mijë lekë.

Një zë është parashikuar në mbështetje të modernizimit të staneve deri në 80% të vlerës së investimit, por më shumë se 200 mijë lekë. Edhe inkubatorët e prodhimeve tradicionale do të mbështeten me grante deri në 70% të vlerës së investimit, por më shumë se 15 milionë lekë, kurse rrjeti i dyqaneve me prodhime shqiptare do të mbështetet deri në 50% të vlerës së investimit, por jo më tepër se 2 milionë lekë./24ore

Identifikohen 3 projektet strategjike për programin “100 fshatrat” Read More »

Gazetarja e njohur italiane, e mahnitur me Shqipërinë!Ja c’thotë për Vlorën …

Gloria Aura Bortolini është gazetare italiane. Ajo ka një emision të sajin në kanalin televiziv RAI 3 në Itali ku drejton një program me titull “Kilimanxharo”. Fokusi i këtij programi janë udhëtimet.

Në fillim të këtij viti, Bortolini e klasifikoi Shqipërinë në vendin e parë, si një destinacion që duhet të vizitohet për vitin 2018.

Në reportazhin e publikuar në RAi 3, u renditën disa statistika ku tregojnë vendet ku italianët kanë regjistruar më shumë prenotime.

Tre muaj më vonë, pas këtij lajmi që bëri xhiron e portaleve shqiptare, Bortolini ka ardhur në Shqipëri për të parë nga afër këtë vend dhe ka dhënë një intervistë për gazetaren e DITA-s, Entela Resuli.

“Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Nuk kisha krijuar një perceptim pozitiv për këtë vend, duke patur parasysh se nuk ka një “nam” të mirë dhe kisha nguruar ta vizitoja. Vitin e kaluar ishin prindërit e mi ata që erdhën për disa ditë këtu dhe kur u kthyen në Itali, me thanë: Gloria, ishte super vend. Duhet të shkosh!

Pas reportazhit në programin “Kilimanxharo” në RAI 3, ku Shqipëria u rendit si destinacioni numër NJË që duhet patjetër të vizitohet gjatë vitit 2018, ishte Zamo, Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting i cili gjithashtu më sugjeroi që të vija dhe të shihja nga afër bukurit e këtij vendi. Përfitova nga momenti që kisha katër ditë pushim në këtë periudhë dhe erdha”, tregon Gloria.

“Në Itali është ai perceptimi që Shqipëria është një vend i varfër, i rrezikshëm, me rrugë të vështira, por kur vjen këtu përballesh me një surprizë pozitive. Çdo gjë është ndryshe dhe nuk ka asgjë të ngjashme më atë që ke dëgjuar”, shprehet Gloria, e cila ka udhëtuar jo pak në karrierën e saj.

“Jam ndier shumë mirë këtu. Një gjë tjetër që e konsideroi si vlerë në vendin tuaj është mikpritja. Mund të shkosh në vendin më të bukur të botës, por po nuk të trajtuan mirë, po nuk të mikpritën atëherë, nuk ka se si të lërë shije të mirë vizita. Ju të hapni dyert dhe zemrën, ndaj këtu çdo gjë duket e bukur dhe e dashur. Unë do të largohem sot (dje) pasdite dhe mezi pres të kthehem sërish në tetor…”

-Dhe pas disa ditësh qëndrimi në Shqipëri, ke vizituar, Tiranën, Vlorën, Beratin…ke diçka për të na thënë?

“Keni një super vend, më besoni! Ndërsa ne italianët, Shqipërinë e kemi shumë afër shtëpisë dhe duhet ta frekuentojmë më tepër. Më pëlqen bashkëjetesa mes religjioneve dhe ajo mes historisë dhe modernitetit. Është vlerë që në një territor kaq të vogël i keni të gjitha, detin dhe malin, ndryshimet klimaterike dhe shumëllojshmërinë e kulinarisë. Gatuani në mënyrë fantastike prodhimet e detit dhe keni marrëdhënie shumë të mirë me mishin”.

-Gloria, një ndalesë e keni patur edhe në qytetin e Vlorës, çfarë pe në atë qytet?

“Vlora ishte fantastike. Është bukur të shohësh se si ndryshon një vend pasi Vlora është shembulli i një transformimi të shpejt dhe modeli i një qyteti të jetueshëm.

Rikonstruktimi i qendrës historike, krijimi i hapësirave pedonale i japin një vlerë të rëndësishme qytetit, gjë kjo që po humbet në vendet e tjera ku ka një zhvillim të adaptuar nga një model amerikan, ku çdo gjë është e përqendruar të qendrat tregtare dhe qendrat historike janë duke “vdekur”.

Ndërsa në vendin tuaj shoh një model ndryshe në kulturë dhe në stil jete, afërsisht si ai italian. Shqipëria është një vend i veçantë dhe i tillë duhet të mbes, nëse do të tentoni të konkurroni vendet me turizëm luksoz, ndoshta do të gaboni. Përqendrohuni te vlerat tuaja, historike dhe kulturore, te bukurit natyrore dhe keni për të qenë destinacion shumë i lakmuar për turistët në të ardhmen”.

-Për t’u kthyer te Vlora…?

“Po, vizitova qytetin, ishullin e Sazanit, Karaburunit…Në një moment i thashë vetes: dua të jetoj këtu! Kryetari i Bashkisë së Vlorës ishte një njeri i cili ishte i dashuruar me qytetin e tij dhe po bënte diçka që po e ndryshonte atë vend. Faktet e tregonin këtë, Vlora kishte ndryshuar”.

-Megjithatë, na thuaj diçka që nuk të ka pëlqyer, se nuk besoj se jemi kaq perfektë?

“Nuk ka diçka që nuk më pëlqeu. Shpresoj shumë që të përfitoni nga mundësitë që keni si vend. Për shembull, pashë që kalaja e Beratit ishte bosh, pa aktivitete. Aty mund të organizohen projekte të ndryshme të cilat e ndihmojnë këtë qytet në thithjen e turistëve. Që të huajt mos të vijnë të shohin vetëm kalanë, por edhe të vizitojnë një galeri, të shohin një film, të ketë më shumë art, festivale dhe aktivitete. Një event mund të kthehet në një justifikim që të shkosh në një vend dhe ta njohësh më tepër atë”.

-Ke vizituar tre qytete, tani jemi në Tiranë, çfarë të pëlqeu më shumë nga ky qytet?

“Tirana më duket një qytet i pastër, i ri… Më duket sikur jam në Zvicër dhe jo në kryeqytetin shqiptar. Më pëlqen shumë këtu. Ka gjallëri si qytet…”

Po në Vlorë?

“Në Vlorë më pëlqeu shumë Lungomare. Qyteti kishte pësuar një ndryshim shumë të madh me ndërtimin e saj dhe kryebashkiaku Dritan Leli ishte shumë entuziast për këtë fillim sezoni veror. Ndërkohë Sazani dhe Karaburuni ishin fantastikë…”

Në Berat?

“Kanionet. Kur u futa për të bërë rafting m’u duk sikur u largova në një botë tjetër. Kishte një natyrë të pabesueshme dhe përjetova një aventurë të bukur. Më pas Berati vetë është i magjishëm. Rrugicat me kalldrëm, shtëpitë e bardha, historia e atij qyteti…“

-Pjata më e mirë që konsumove?

“Mes mishit dhe peshkut, unë preferoj peshkun dhe në Vlorë konsumova një drekë shumë të mirë. Habitem se sa mirë i gatuani pastat, jeni shumë të mirë në këtë pikë”.

– Kemi mësuar nga ju…

“Dhe e keni bërë në mënyrë të përkryer”.

-Kur vjen si turiste dhe rri pak ditë, çdo gjë e bukur të duket, por nëse vendos të jetosh këtu, atëherë jeta nuk është kaq me ngjyra sa e përshkruani ju..

“E di, por kjo është normale. Edhe Italia kështu mund t’i duket shumë turistëve, por edhe atje ka shumë probleme. Nuk po them që këtu është parajsë, por është një vend me mundësi, sidomos përsa i përket turizmit. Jeni ende në tranzicion dhe nëse ndryshon diçka në këtë vend, bie në sy. Ju duhet të shfrytëzoni mundësitë që ju jep terreni i vendit tuaj, natyra dhe pasuritë e mëdha që keni… Mos shkatërroni, por ndërtoni”./njekomb

Gazetarja e njohur italiane, e mahnitur me Shqipërinë!Ja c’thotë për Vlorën … Read More »

Foto meme thumbuese në rrjetet sociale pas dorëheqjes së Tahirit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi mandatin ditën e sotme duke zgjedhur që të vijojë përballjen si qytetar i lirë me institucionet e drejtësisë në vend.

Duket se ky zhvilim i bujshëm politik është shfrytëzuar nga faqet e njohura të humorit të cilat kanë prodhuar meme pikante për ndjekësit e tyre. Disa prej punimeve më thumbuese po i përcjellim në galerinë tonë virtuale.

Imagjinatës së rrjetit nuk i kanë shpëtuar ish- kryeministri Sali Berisha, Kryeministri Rama, kryetari i PD lulzim Basha edhe vetë Saimir Tahiri pët të cilin sot të gjithë po flasin.

Dashamir Shehu është gjithashtu një ndër politikanët që shpesh behet një “meme” pikante edhe ditën e sotme ai ra “pre” e rrjetit.

Foto meme thumbuese në rrjetet sociale pas dorëheqjes së Tahirit

 

Foto meme thumbuese në rrjetet sociale pas dorëheqjes së Tahirit Read More »

TË SHTUNËN ORA 19:30 KONCERTI I ORKESTRËS RINORE SHQIPTARE, Hap Siparin e Aktiviteteve Kulturore të Sezonit Turistik 2018 të Bashkisë Vlorë

TË SHTUNËN ORA 19:30 KONCERTI I ORKESTRËS RINORE SHQIPTARE, Hap Siparin e Aktiviteteve Kulturore të Sezonit Turistik 2018 të Bashkisë Vlorë.
Rreth 60 instrumentistë të rinj nga Shqipëria dhe Italia ( nga Konservatori i Firences), do të luajnë një repertor klasik dhe modern. Koncerti është programuar të zhvillohet në sheshin e njohur “3 Racat” përballë Teatrit “Petro Marko”
Por duke parë parashikimet e motit të cilat nuk premtojnë koncerti mund të zhvillohet në një vend të mbyllur!
Ky Koncert zhvillohet në kuadrin e Javës së Europës dhe Çeljes së sezonit turistik Vlorë 2018.
Aktivitete të shumta do të pasojnë gjatë gjithë muajit Maj në të gjitha pikat turistike dhe sheshet e qytetit bregdetar të Vlorës!

Fotografia e Aulon Naçi

TË SHTUNËN ORA 19:30 KONCERTI I ORKESTRËS RINORE SHQIPTARE, Hap Siparin e Aktiviteteve Kulturore të Sezonit Turistik 2018 të Bashkisë Vlorë Read More »

Maya Alickaj : Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija…

Pershendetje te gjitheve…
Lexoj me vemendje gjithcka qe me shkruani,edhe pse nuk i pergjigjem seicilit,(ceshtje kohe)…

Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija…
Faleminderit shume per vleresimin e klipit tim te fundit “Vellait tim“…

Lexoja komentet tuaja dhe kuptoja ,se vec meje ,sa shume zemra te lenduara ka…

Kjo eshte jeta,shpesh here e pa drejte..
Por ne duhet gjejme pa tjeter ,force, kurajo te vazhdojme kete rrugetim qe kemi nisur …..
Ju perqafoj…. ❤ ❤❤❤❤❤

Fotografia e Maya Alickaj

Maya Alickaj : Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija… Read More »

Saimir Tahiri jep dorëheqjen, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë për ngjarjen më të rëndësishme sot në Shqipëri.
Prestigjiozja amerikane, Washington Post, ka publikuar një raportim të Associated Press për vendimin e Saimir Tahirit që të dorëzojë mandatin e deputetit.

“Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ka dhënë dorëheqje si deputet për të lejuar hetuesit që të provojnë përfshirjen e tij të supozuar në një rrjet të trafikimit të drogës.
Saimir Tahiri tha të enjten se heq dorë nga ky post në mënyrë që hetimi të mos interferojë me rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

“Tahiri, që ka shërbyer si ministër i Brendshëm nën qeverinë socialiste nga viti 2013 deri në vitin 2017, akuzohet për lidhje të dyshuara me një grup të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kanabisit.

Disa nga liderët e grupit janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali.

Tahiri ka mohuar lidhjet me grupin.

Vitin e shkuar, parlamenti i hoqi imunitetin Tahirit, në mënyrë që prokurorët të mund ta pyesin dhe t’i kontrollojnë banesën.
Shqipëria pret që Këshilli Europian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në qershor”.

Saimir Tahiri jep dorëheqjen, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja Read More »

Për kaq shumë vite na kanë fshehur të vërtetën rreth uthullës së mollës. Mos e përdorni më për dobësim

Uthulla e mollës është një nga lëngjet më të përdorura për dobësim, edhe nga personazhe të famshëm si, Scarlett Johansson, Miranda Kerr apo Beyonce.

Por bazuar në studime shkencore, nutricionistët thonë se ajo nuk është “kura magjike” që ndihmon të bini në peshë.

Në një studim të kryer në Japoni me 176 njerëz që u ndanë në dy grupe, ata që pinë dy lugë uthull molle për tre muaj nuk kishin ndonjë ndryshim të madh me ata që nuk pinë.

Asnjë lloj uthulle nuk mund të përdoret si një dietë apo jetë sendentare, megjithatë mund t’i shtohet mjaft mirë sallatës, por nuk duhet menduar si një kurë për dobësim.

Për kaq shumë vite na kanë fshehur të vërtetën rreth uthullës së mollës. Mos e përdorni më për dobësim Read More »