Aurora

Arrestohet në Gjermani “peshku i madh” Arbër Çekaj i kokainës së Maminasit !

Pas dy muajsh në arrati është bërë i mundur arrestimi i Arbër Çekajt.  Ky arrestim i bujshëm u paralajmërua pak minuta më parë nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Arbër Çekaj është pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia, brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere në vendin tonë.

Sasia rekord 613 kg kokainë u sekuestrua në Maminas në datë 28 shkurt në një kontenier me banane të ardhur nga Kolumbia.

Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Kohë më parë diplomati amerikan Donald Lu është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është “peshk i madh” dhe u bëri thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.

Arrestohet në Gjermani “peshku i madh” Arbër Çekaj i kokainës së Maminasit ! Read More »

“Mëso të flasësh në television dhe të kesh etikë”, pas kritikave të ashpëra të gazetares reagon Ronela Hajati

Deklarata e Ronelës në “Thumb” ku shprehej se nuk shkon dot në Eurovizion pasi personat që përzgjedhin këngën fituese në “Festivalin e RTSH-së” dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë, bëri që dje gazetarja Kozeta Kurti t’i kthehej Ronelës me një status të gjatë.

Kurti e kritikonte këngëtaren të flasë me edukatë, me etikë e të bënte 1 të miliontën e babit të saj.

“Mos thuaj për babain ‘vdiq’. Bëj në muzikë një të miliontën e tij. Se ai prandaj nuk ‘vdiq’ por u nda nga jeta’ Mëso të flasësh në television, mëso të mos e quash punën tënde ‘gjëja’, mëso të kesh etikë”, shkruante ndër të tjera Kozeta Kurti.

Një ditë më pas ka reaguar edhe Ronela e cila në një postim në Instastory , ka thënë disa fjalë, por më pas i ka fshirë.

“Kam luftuar gjithe jeten per kete muzike qe te me doni ju, sepse tek ju prezantohem.. dhe me prek çdo fjale qe degjoj si te mire dhe jo! Kam dhene shpirtin tim duke punuar dite e nate qe femije per kete muzike me aq sa kam mundesi pa e lavderuar kurre veten time Kurre!… Shikoj perdite vrer qe villet per te gjithe ne pergjithesi! Le te marrim nje moment dhe te duam nje sekonde me shume njeri-tjetrin! Nuk na gjen gje”, shkruan Ronela.

“Mëso të flasësh në television dhe të kesh etikë”, pas kritikave të ashpëra të gazetares reagon Ronela Hajati Read More »

Deputeti i PS-së Fidel Ylli tregon ‘luftën’ me veten (Foto/Video)

Ai është një personazh që ka spikatur në Shqipëri në disa sfera. Në sport, ku sot mban titullin “Mjeshtër i Sportit”, në biznes, por dhe në politikë. Fidel Ylli, fillimet e tij i ka patur në sportin e mundjes, më pas do të ndodhte kalimi në biznes dhe më pas në politikë, ku sot ai është deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit. Ai ishte i ftuari i radhës në studion e “Rudina” në “Tv Klan” për të folur jo vetëm për profesionin dhe arritjet e tij, por edhe për jetën private.

Në daljet e fundit të tij është vënë re një rënie drastike nga pesha dhe vetë deputeti sqaroi në detaje se përse ndërmori këtë hap. Ai tregoi se para 10 muajsh peshonte 110 kilogramë, por sot është 30 kile më pak.
“Në Korrik bëj një vit që kam nisur aktivitetin fizik, kam 10 muaj që merrem me sport. Pasi mbarova fushatën e Qershorit, bëra një takim në Durrës me të gjithë njerëzit e sportit.

Unë kam shumë shokë atje dhe i mblodha një ditë bashkë me kryetarin e Bashkisë jashtë stadiumit dhe m’u neverit vetja.

Ishte Qershor, temperatura ishte 35 gradë dhe unë isha veshur me një xhup, mbuloja barkun dhe më vinte zor nga vetja dhe thashë: Unë t’iu flas këtyre për cilësinë e jetës? Unë jam bërë vetë ku thërret qameti.
Kam qenë maksimumi 85 kile. E pashë veten në një gjendje që s’di të them dhe thashë: Unë të gjitha i kam, familjen e kam, punët i kam shumë mirë, unë s’po gëzoj asgjë, unë s’merrja dot frymë dhe kundërshtar më të madh në jetë kam veten time.

Mora një vendim drastik për të ndryshuar cilësinë e jetës time. Jo vetëm sporti, por ushqimi dhe regjimi janë baza. Unë në 10 e gjysmë jam në gjumë dhe në 6-të të mëngjesit dal për aktivitet fizik nga Liqeni i Tiranës. Në darkë ha shumë pak, ndonjë frut, shikoj ndonjë emision sportiv dhe bie të fle. Ky regjim filloi edhe me nxitjen e bashkëshortes time. Unë dikur merrja një grusht ilaçe, sot nuk përdor asgjë”, tha Ylli. /tvklan.al

Deputeti i PS-së Fidel Ylli tregon ‘luftën’ me veten (Foto/Video) Read More »

Nuk është Mario! Njihuni me 18-vjeçarin shqiptar që po ‘çmend’ botën me talentin e tij

Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve qeshin kur shohin fotografitë e gjimnazit, imazhi i një adoleshenti është bërë viral nga aftësitë e tij për të konturuar fytyrën.

Kevin Kodra, 18 vjec është bërë i famshëm në Instagram për mënyrën se si përdor grim në fytyrën e tij. Nga fotografitë e tij arrijmë të kuptojmë se është shqiptar pasi mban varësen me flamurin shqiptar në qafë, edhe pse është rritur në Toronto të Kanadasë.

“Kam kujtime që nuk do ti harroj kurrë. Faleminderoj cdo njeri që më ka mbështetur cdo ditë. Nga miqtë te familja, përfshirë ju ndjekës, nga thellësia e zemrës sime”, shkruajti ai në fotografinë e diplomës.

Pamja e tij u bë virale brenda 24 orëve duke arritur 18 mijë pëlqeime dhe 800 komente që e pyesnin për teknikat që përdor në grim.

Ndër shqiptarët e njohur në të gjithë botën për mënyrën e aplikimit të grimit është Mario Dedivanovic dhe Ariel, por Kevin ka dicka të vecantë pasi preferon të lyejë veten dhe të përdorë qerpikë false.

Nuk është Mario! Njihuni me 18-vjeçarin shqiptar që po ‘çmend’ botën me talentin e tij Read More »

Edhe pse i sëmurë, Braho gjen forcë dhe shkon takon Ruçin. A do futet në Kuvend?

Një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se Spartak Braho është drejt rikthimit në parlament.

Aktualisht, Braho është duke zhvilluar një takim me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë ish-ministri Saimir Tahiri nuk e ka dërguar ende zyrtarisht letrën e dorëzimit të mandatit të deputetit. Pritet që kërkesa e tij për heqjen dorë nga mandati të dorëzohet sot.

Braho, dje tha se do ta mendojë nëse do të futet në Kuvend, por gjasat tregojnë se ai do ta prnaojë, edhe pse kohët e fundit nuk ka patur një shëndet të mirë.

Edhe pse i sëmurë, Braho gjen forcë dhe shkon takon Ruçin. A do futet në Kuvend? Read More »

Donald Lu nxjerr emrat e rinj: Ja politikanët kriminelë në Shqipëri

Një ditë pasi Saimir Tahiir dorëzoi mandatin e deputetit që të përballet me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Në një takim me shoqërinë civile, Lu tha se e mirëpret vendimin e Tahiri për të përballur me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë, por ndërkohë pa nxjerrë edhe emrat e politikanëve të inkriminuar.

Disa prej tyre, Lu i ka bërë publike edhe me herët.

“Shoqëria civile drejtohet kryesisht nga gra dhe të rinj me energji, entuziazëm dhe optimizëm. Shoqëria civile mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm si rojtare kundër korrupsionit. Kur e thashë këtë e dija se kishte nejrëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta.

Ata thanë se shoqëria civile është blerë nga socialistët, demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe, shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në tre vitet e fudnit. Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frrokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.

Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashki.Për reformën në drejtësi, mbaj mend që fëmijë, pensionistë, mësues, drejtues të OJQ, njerëz të zakonshëm u mblodhën para Kuvendit me 21 korrik 2016 në piskun e vapës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre të miratonin këtë reformë dhe sot OJQ po vëzhgojnë vettingun dhe krijimin e KLGJ,KLP, SPAK dhe BKH.

Për zgjedhjet e vitit të shkuar OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve por edhe monitorimin e marrëveshjes së 18 majit që solli shumë ndryshime të ndërlikuara administrative në javët para zgjedhjeve. Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për të gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera por nuk duhet të bëhemi dembelë.

Ka ende shumë për të bërë. Prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme. Cila është sfida kryesore sot?Do të ishim shumë të lumtur që shoqëria civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të “peshqve të mëdhenj”kriminalë. Shqipëria ka mbëshetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani që u arrestua në Shqipëri me 22 mars. Urdhër arresti janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Bali dhe Arbër Çekaj por ata duhet të kapen.“-tha Lu.

Donald Lu nxjerr emrat e rinj: Ja politikanët kriminelë në Shqipëri Read More »

Deputetja shqiptare publikon foto me bashkëshortin e saj, tregon me çfarë emri përkëdhelës i thërret (Foto)

Duda Balje është një nga deputetet më të komentuara në mediat rozë. Stili i saj dhe eleganca bën që ajo të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Biondja flokëgjatë, përveç bukurisë që tregon përmes fotografive të postuara në rrjete sociale, ajo shpesh me ndjekësit ndanë edhe fotografi e momente me personat e zemrës.

Së fundmi deputetja ka postuar një fotografi ku shfaqet në krahët e bashkëshortit të saj, ku në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “My boy”.

Siç duket kjo është fjala përkëdhelëse me të cilën ajo e thërret bashkëshortin e saj.

Deputetja shqiptare publikon foto me bashkëshortin e saj, tregon me çfarë emri përkëdhelës i thërret (Foto) Read More »

Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, 7 arreste/ Reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar me një sqarim pas lajmit të dhënë nga mediat italiane lidhur me operacionin për një grup kriminal që trafikonte droge me avione të vegjël nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas policisë shqiptare, bëhet fjalë për një operacion të vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë shqiptare, ndërkohë që së fundi priten arrestet pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Lidhur me lajmin për operacionin antidroge në Itali, rezulton se është procedim i disa viteve më parë dhe po zbatohen fletë arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

Operacioni eshte i vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar ne bashkepunim me Policinë shqiptare.

Operacioni/ Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, 7 arreste:

Pritet ekzektimi i 7 arresteve pas një superoperacioni antidroge në Bolonja të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se aksioni policor ka nisur që në oret e para të mëngjesit të sotem dhe ka objektiv një grup kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria në Itali me avion.

Pjesë e aksionit janë karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës. Policia njofton se ka sekuestruar sasi te konsiderueshme të kokainës, marihuanës dhe hashash.

Dyshohet se transporti behej me nje avion te vogel permes ajrit nga Shqiperia ne Itali e më pas aty përpunohej, ndahej dhe trafikohej në zona të tjera.

Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, 7 arreste/ Reagon Policia e Shtetit Read More »