Aurora

Banane në mëngjes? Asnjëherë më! Organizmit po i bëhet një dëm shumë i madh

Edhe pse banania njihet për vlerat e veçanta ushqyese për trupin e njeriut, dietologët janë të mendimit se ky produkt nuk duhet konsumuar në mëngjes.

Ata japin edhe arsyet se përse nuk duhet të hani banane në mëngjes.

Bananet kanë në përbërjen e tyre mesatarisht 25% sheqer, që japin energji në momentet e para, por të lënë në një gjendje gjumi dhe lodhjeje vetëm pak më vonë. Probleme mund të sjellin edhe në aparatin tretës.

Për shkak se përmbajtja e lartë e sheqerit prish nivelin e insulinës, ju duhet ta mbani nën kontroll gjendjen e sheqerit gjatë gjithë ditës për të mos prishur ekuilibrin.

Koha më e mirë për të ngrënë banane është 45 minuta pas ushtrimeve fizike. Kjo sepse muskujt duhet të plotësohen me yndyrën që kanë djegur.

Banane në mëngjes? Asnjëherë më! Organizmit po i bëhet një dëm shumë i madh Read More »

E dini pse ju vijne faturat e larta te energjise elektrike? Mësojeni tani dhe mos e harroi kurrë

Pajisjet elektrike dhe gabimet që bëjmë me ato

  1. Ngrohës me ujë të ngrohtë

  2. Karikuesi i telefonave celularë

  3. Priza të kondicionimit të ajrit

Për aq kohë sa s[inat vendosen në prizë, pajisja elektrike do të konsumojë energji, ashtu siç do të jetë në modalitetin e gatishmërisë. Ka pasur shumë zjarre elektrike kryesisht të shkaktuara nga aparatet elektrike që kanë mbetur në gatishmëri dhe kjo është e vërtetë, sidomos kur janë të shqetësuar për kondicionerët.

Profesionistët theksuan se pajisjet elektrike me telekomandë konsumojnë më shumë energji elektrike dhe janë një rrezik për sigurinë, prandaj është më e sigurt të heqësh pajisjen nga priza kur nuk është në përdorim. Ndani këtë artikull për të përhapur ndërgjegjësimin në rreziqet që të mos i heq pajisjen elektrike nga priza elektrike.

E dini pse ju vijne faturat e larta te energjise elektrike? Mësojeni tani dhe mos e harroi kurrë Read More »

Dallëndyshja të fut tritolin. Paguani 3000 euro nëse doni shtëpinë tuaj. Zbulohet zhvatja që IKMT i bën qytetarëve

Dallëndyshja, është një zog që njihet nga e gjithë bota që ndërton folenë e saj, por kjo e jona të fut tritolin dhe shemb ndërtesa.

Dallëndyshja e Shqipërisë nuk ndërton por shkatërron. E kemi fjalën për Dallëndyshe Bicin, jo për zogun në këtë rast.

Ajo u emërua nga Edi Rama në krye të IKMT dhe puna e saj ishte vendosja e tritolit në ndërtesat pa leje.

Në fakt nuk u kursyen edhe ato me leje.

Dallëndyshja nuk do t’ia di, nuk njeh askënd para ligjin. I vetmi që thyen ligjin janë 3 mijë eurot.

Sipas qytetarëve dhe denoncuesve pranë Pamfleti.net, që IKMT të të falë dhe të mos shembë banesën apo biznesin, duhet të paguash minimumi 3 mijë euro. Ka raste që pagesa shkon deri në 10 mijë euro.

Tarifa varet nga lloji dhe sipërfaqja e ndërtesës.

Pra, nëse jeni pa leje, bëni mirë që të numëroni mbi 3000 euro dhe të paguani, në të kundërtën tritoli do ju shëmbë gjithçka.

Sipas denoncuesit, ata që të vendosin gjobën janë specialistët e IKMTI. Shpesh here IKMT është akuzuar për prishje selektive.

Ndërkohë që në një rrugë IKTM rrafshonte disa biznese apo banesa, është parë që një ose dy i kanë shpëtuar. Jo sepse ishin në rregull me ligjin, por sepse kanë paguar lekët dhe i kanë mbyllur gojën Dallëndyshes.

Madje Bici, është kallëzuar edhe në Prokurori nga qytetarët të cilëve pradrejtësisht, edhe pse ishin të pajisur me documente, i është shembur banesa. Kuptohet se gjykata i ka dhënë të drejtë Dallëndyshe Bicit dhe është hedhur poshtë akuza e qytetarit.

Po ku po shkojmë ne këtë shpërthime dhe tritole.

Rama në fillim të qeverisjes së tij, reklamonte çdo shpërthim të Dallëndyshes, tani çdo gjë po bëhet në heshtje.

Dallëndyshja të fut tritolin. Paguani 3000 euro nëse doni shtëpinë tuaj. Zbulohet zhvatja që IKMT i bën qytetarëve Read More »

Elbasan, dalin detaje të aksidentit. Autobusi me 25 pasagjerë

Një minibus me 25 pasagjerë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në aksin Elbasan-Qerret në fshatin Sericë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta, ndërsa disa persona u lënduan, por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Minibusi me pasagjerë ishte duke u kthyer nga Elbasani në drejtim të fshatit Sericë kur ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Terreni ku mjeti ka dalë nga rruga është i vështirë.

Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes pas aksidentit, por sipas policisë fatmirësisht aksidenti ishte pa pasoja për jetën e pasagjerëve. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për faktin se si mund të udhëtonin 25 pasagjerë në një minibus.

Nga një aksident sot në Fier humbën jetën tre persona, dy kushërinj të parë dhe e fejuara e njërit prej tyre, teksa po ktheheshin nga një dasëm.

Elbasan, dalin detaje të aksidentit. Autobusi me 25 pasagjerë Read More »

Vunoi mirëpret ‘South Outdoor Festival’ , promovim i turizmit të qëndrueshëm

Promovimi i turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës, janë në fokus të aktivitetit South Outdoor Festival – Himara 2018, që do të zhvillohet në Vuno, gjatë këtij muaji.

Nën moton “Jo vetëm det”, Vunoi mirëpret South Outdoor Festival – Himara 2018, një aktivitet i kthyer në traditë tashmë për promovimin e turizmit.

Me një arkitekturë të veçantë e të rafinuar, urbanizim, histori dhe protagonizmin në ngjarjet e mëdha të kombit, Vunoi ka një kontribut të vyer në kulturën kombëtare.

Organizimi i panaireve me ushqime të zonës dhe me produkte artizanale, do të jenë po ashtu në qendër të këtij festivali si një mënyrë për promovimin e traditës.

Në kuadër të këtij festivali pritet edhe organizimi i shumë aktiviteteve të sporteve outdoor si hiking, trekking, jeep safari, climbing, paragliding mountain bike dhe scuba diving.

Gjithashtu parashikohen dhe aktivitete të shumta për fëmijë, muzikë polifonike dhe muzikë moderne.

Vunoi është i vendosur në shpatullën e malit të Mjegulloshit, dhe karakteristikë e zonës janë shtëpitë e gurta dy ose trekatëshe.

Në këtë fshat ka qëndruar Lord Bajroni dhe piktori Eduard Lear, që u mrekulluan me ndërtimin dhe afresket e kishave. Vunoi është vendlindja e shumë personaliteteve të artit, kulturës, por edhe i patriotizmit, për të cilët vendasit ndihen krenarë.

Tunelet e gurta që mbajnë mbi vete banesa të mëdha të ndërtuara me gurë, përbëjnë një stil arkitekturor që nuk haset as në Gjirokastër e as në Berat. Ndërtimi i disa shekujve më parë që kërkon mjeshtëri të madhe inxhinerike, e cila është bërë për të shfrytëzuar hapësirën urbanistike të fshatit.

Aktiviteti i mirëoganizuar nga ana e GIZ, vitin e kaluar u zhvillua në fshatin Pilur.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1276971922437110/?t=0

Vunoi mirëpret ‘South Outdoor Festival’ , promovim i turizmit të qëndrueshëm Read More »

Vlorë: Perëndimi i diellit, peizazh mahnitës

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla e rivierës shqiptare’, të mahnit me bukurinë e tij, sidomos me afrimin e stinës së pranverës dhe verës, ku perëndimi i diellit mbi detin e kaltër është një spektakël që nuk duhet humbur.

Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, Vlora me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama sjell pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Vlora dje në muzg, Ju uroj pushim të qetë”, shkruan kryeministri.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj./ATSH

Vlorë: Perëndimi i diellit, peizazh mahnitës Read More »

A e dini se cfare ndodh me trupin tuaj nese qendroni larg ushqimeve per 72 ore ?

Ekspertët e ushqimit nuk e këshillojnë dhe thonë se ajo është e dëmshme për shëndetin, por një studim i fundit pretendon se ka vërtetuar shkencërisht efektet pozitive të mosushqyerjes për tre ditë shkruan Health.com.

Studimi është kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë së Jugut. Ata thonë se të mos ushqehesh për tre ditë me radhë, por vetëm të shuash etjen përmes ujit, “rifreskon” dhe rigjeneron sistemin imunitar.

Në studim janë përfshirë disa persona që u kanë qëndruar larg ushqimeve për 72 orë. Ata u janë nënshtruar analizave para, gjatë dhe pas përfundimit të “grevës së urisë”.

Rezultati është se gjatë dhe pas kësaj periudhe, trupi i njeriut prodhon më shumë rruaza të bardha gjaku, që janë mburoja kryesore e sistemin imunitar të organizimit tonë ndaj infeksioneve, viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme.

“Me anë të kësaj u hapet drita jeshile qelizave staminale që të pasurojnë dhe të rindërtojnë gjithë sistemin tonë imunitar”, thotë Valter Longo, profesor i shkencës së biologjisë në Universitetin e Kalifornisë dhe një ndër autorët kryesorë të studimit.

Kjo teknikë është ende në fazë studimore, por autorët e këtij studimi shprehen të bindur për rezultatet e saj pozitive edhe tek personat që vuajnë nga sëmundje të rënda, si kanceri apo dëmtimi i sistemit imunitar nga kimioterapia.

A e dini se cfare ndodh me trupin tuaj nese qendroni larg ushqimeve per 72 ore ? Read More »

Mbi 83 mijë emigrantë shqiptarë në Itali me tesera sindikaliste

Pjesëmarrja sindikaliste është një nga format e integrimit social dhe të përfshirjes së individit në jetën publike e politike të vendit.

Organizata sindikaliste është një nga instrumentet më të rëndësishëm në mbrojte të abuzimeve apo parrregulllsive në kontratën e punës mes punonjësit dhe pronarit të tij dhe emigrantët janë pa dyshim grupi social më i përfshirë në parregullsitë, paligjshmërinë, pasigurinë në sistemin e punës e në mosdeklarimin e punës së kryer.

Në Raportin e sapo publikuar të Ministrisë italiane të Puëns dhe Cështjeve sociale, konfirmohet cdo vit në rritje pjesëmarrja në organizatat sindikaliste të punonjësve emigrantë.

Aktualisht rezultojnë mbi 1 milionë punonjës emigrantë të regjistruar në një sindakatë dhe emigrantët shqiptarë renditen të dytit të numër pas punonjësve me origjinë marokene.

Sipas të dhëndave të raportit të Ministrisë italiane të Punës janë rreth 83 607 punonjës emigrantë shqiptarë të pajisur me tesera sindikaliste duke përbërë rreth 9 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve emigrantë sindikalistë.

Rreth 40 383 punëtorë shqiptarë në Itali kanë marrë teserën e organizatës më antike sindikalise italiane Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës CGIL, 30 447 janë të regjistruar në organizatën sindikaliste CISL, Konfederata Italiane e Punonjësve Sindikalsitë dhe 12 777 në UIL Bashkimi Italian i Punës.

Shpërndarja territoriale e emigrantëve sindikalistë shqiptarë është përqëndruar në rajonin e Lombardisë, Emilia Romanja, Veneto e Lazio.

Emigrantët sindikalistë në Itali janë aktualisht 1 088 141. Në vend të parë janë emigrantët me origjinë nga Maroku me rreth 87 mijë të teseruar e pas tyre janë punonjësit emigrantë shqiptarë.

Punonjësit sindikalistë emigrantë përbëjnë 9.5% të numrit të përgjithshëm të punonjësve sindikalistë italianë.

Mbi 83 mijë emigrantë shqiptarë në Itali me tesera sindikaliste Read More »