Aurora

Keni dhembje stomaku? Ja si ta qetësoni në kushte shtëpie

Shumë personave i ndodh të hasen me dhembje të shpeshta stomaku gjatë gjithë kohës, por jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë në mënyrë të menjëhershme tek mjeku. RevistaWho.Com ju vjen në ndihmë me disa mënyra se si në kushte natyrale në shtëpi mund të kuroni dhembjen e stomakut.

Soda: Ju nevojitet vetëm gjysmë gote ujë dhe gjysmë luge çaji sodë, i përzieni dhe e pini. Këtë mund ta përsërisni pas 4 orësh në qoftë se dhembja ju rikthehet.

Bananet: Në qoftë se keni dhembje të shpeshta stomaku, hani gjatë ditës 2-3 banane. Përmbajtja e tyre e kaliumit ndihmon në absorbimin e lehtë të ushqimit dhe tretjen më të mirë. Ato gjithashtu kanë potencial të lartë antioksidant.

Çaji i kamomilit: Ngroheni për rreth 15 minuta dhe filloni ta konsumoni, pasi ky çaj ul aciditetin e stomakut dhe ndihmon në sistemin tuaj të tretjes. Rekomandohen 2-3 filxhan në ditë.

Çaji i xhinxherit: Mund ta realizoni vetë në shtëpi si çdo çaj normal dhe ta konsumoni. Efektet gastroproteknike të çajit nxisin lëvizjen e stomakut dhe për këtë nuk ka nevojë të përdorni ilaçe.

Vaji i ullirit: Ju nevojitet vetëm 1 lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër ta përdorni përpara se të keni ngrënë vaktin ushqyes. Vaji i ullirit ndihmon në tretje duke stimuluar trupin për të prodhuar enzima të mjaftueshme për të tretur mirë ushqimin. Kjo bën që dhe stomaku të mos lodhet.

Kos i thjeshtë organik: Rekomandohet të hahet 2-3 gota kos në ditë, pasi ndihmon në tretjen dhe në kontrollimin e baktereve jo të shëndetshme të stomakut.

Keni dhembje stomaku? Ja si ta qetësoni në kushte shtëpie Read More »

Haradinaj uron 28 Nëntorin: Sot jemi një në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi

Kryeministri Ramush Haradinaj  uroi festën e flamurit, 28 Nëntorin duke thënë se kjo ditë shënon rimëkëmbje, na kujton se kush jemi dhe e mban kombin të bashkuar.

“Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mban bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koicidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tha se “28 Nëntori” i bekuar, është historia e lavdishme dhe synimi për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

“Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë”,  përfundoi i pari i ekzekutivit. /KosovaPress

Haradinaj uron 28 Nëntorin: Sot jemi një në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi Read More »

Basha: Jemi gati për të luftuar kundër krimit në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar sot pasdite për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8. tek gjimnazi “Partizani”, duke shtuar se opozita do të jetë gati për të luftuar kundër krimit në politikë.

“Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr. 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD. Kjo do t’i hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do t’ua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për t’i çliruar nga zgjedha e krimit dhe korrupsionit”, – tha Basha. /atsh

Basha: Jemi gati për të luftuar kundër krimit në politikë Read More »

Rama uron shqiptarët me një foto të veçantë

Ditën e sotme shqiptarët në të gjithë botën festojnë 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë.

Në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urimi i parë vjen nga  kryeministri Edi Rama me një foto të veçantë.

Rama uron shqiptarët për Ditën e Flamurit mo foton nga takimi i dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, mbajtur në Pejë, teksa dy kryeministrat bashkojnë duart mbi flamurin kombëtar, në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme.

“MIRËMËNGJES, dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT”, shkruan Rama. /atsh

Rama uron shqiptarët me një foto të veçantë Read More »

” Se për flamur dhe për vatan, ne edhe jeten kemi me dhanë.”

Nga Genc Demiraj

Flamuri…

” Se për flamur dhe për vatan, ne edhe jeten kemi me dhanë.” Ky ka qenë kapitali më i madh moral i shqiptarit ndër shekuj. Shenjtëria e së cilës u transmetua brez pas brezi deri më sot. Flamur dhe atdhe të unifikuara në një. Kur përmend flamurin ke përmendur atdheun , kombin dhe gjithëshka që të zgjon identitetin tënd kombëtar..
…Nuk dihen fillesat dhe historia e krijimit të flamurit. Thonë se ka lindur bashkë me krijimin e turmave, grupeve njerëzore në prehistori apo fiseve të më vonëshme. Ku i pari grupit, e mbante lart si shenjë dalluese të përkatësisë së fisit. Domosdoshmërisht, flamuri duhej mbajtur lart dhe i pa përkulur sepse simbolikisht lartësia e qëndrimit të tij do të kuptonte fortësinë dhe mosnënshtrimin e grupit. Bukuria e valvitjes së tij, krenarinë dhe dinjitetin fisnor dhe larg o zot, rrëzimi dhe përdhosja e flamurit do të ishte rrënimi dhe tragjizmi më i madh. Këto ishin vlerat e simbolit dhe të të shenjtit flamur. Me çdo çmim ai duhej mbajtur lart, duke kaluar dorë më dorë gjer tek frymëmarrësi i fundit. Nderi më i madh dhe vlerësimi më i çmuar, ishte të jepje jetën për flamurin…
“Rreth flamurit, rreth flamurit bashkohu o shqiptarë…” Dhe historia na ka treguar se vetëm rreth këtij flamuri, shqiptarët janë bashkuar dhe me të në ballë kanë luftuar për këto troje.
” Shqipëri o shkëmb e gurë, vritesh pritesh për flamurë, bota hiq e tinë vurë…” Keshtu ka vazhduar epopeja legjendare e shqiptarit, ku edhe emrin e mori nga krenaria e simbolit te tij, shqiponja. Mijëra e mijëra jetë janë flijuar për lirinë dhe krenarinë e flamurit. Mijëra e mijëra këngë, legjenda dhe vargje janë thurrur për të. Ai është i paprekshëm dhe i pavdekshëm… Kryeshenjti i gjithë shenjtorëve, ku përpara tij dhe për të, besa merr vlera, gjaku të ndizet dhe trimëria merr krahë…
Ky është flamuri ynë i kuq dhe me zhgabën e zezë dy krenore, flamuri i lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve… Flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, që shumë kohë e mbajti në gji…”dhe më 28 Nëntorë, tek lulishtja me avlli, flamurin ngriti përpjetë dhe tha : – Do behet Shqipëri… ”
… Dhe i mblodhi, plaku i bardhë, gjithë shqiptarët rreth flamurit këtu në të bukurën Vlorë. Të gjithë bashkë, toskë e malësorë, me flamur të kuq në dorë, me atë kryekurorë, më 28 Nëntorë…

” Se për flamur dhe për vatan, ne edhe jeten kemi me dhanë.” Read More »

Nxirrnin gurë gëlqerorë në malin e Tomorit, 5 nën hetim

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, ka nisur hetimet për 5 persona, pasi akuzohen se kryenin aktivitete të paligjshme në Malin e Tomorit, duke nxjerrë gurë gëlqerorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se materialet janë referuar për shtetasit me inicialet I. L., 42 vjeç, banues në Poliçan, B. L., 43 vjeç, banues në Berat, C. Q., 41 vjeç, banues në Poliçan, A. B., 32 vjeç, banues në Çorovodë si dhe S. Q., 59 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Punësim i paligjshëm”. Policia e Beratit do të vazhdojë të marrë masa për të gjithë ata shtetas që shkatërrojnë dhe ndotin mjedisin si dhe zonat e mbrojtura

Nxirrnin gurë gëlqerorë në malin e Tomorit, 5 nën hetim Read More »

Moti i keq, probleme në Portin e Vlorës dhe Sarandës

Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë kësaj së marte kanë sjellë probleme në Vlorë dhe Sarandë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar udhëtimin për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike. Era është e fortë ndërsa dallgët në det shkojnë deri në 8 ballë. Ndërkohë pritet që gjendja të rregullohet vetëm pas orës 22:00 të natës.

Gjithashtu edhe në Sarandë era e fortë ka sjellë vështirësi në lundrim, por nga Kapiteneria e Portit nuk raportohet për pezullim të lundrimit. Dallget në det të hapur shkojn deri në 4 balle, ndersa moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne disa akse te qytetit duke e bërë të veshtire kalimin si për kembesoret dhe automjetet.

Moti i keq, probleme në Portin e Vlorës dhe Sarandës Read More »

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.

Por për personat që vuajnë nga tensioni i gjakut përdorimi i saj bëhet pak specifik dhe kërkon kujdes në përdorim.
Problemet me presionin e gjakut që shkaktojnë tensionin ndahen në dy lloje, në atë të hipertensionit që ka të bëjë me presionin e lartë në gjak dhe tensionin e ulët që ka të bëjë me nivelin e ulët të presionit në gjak.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion me vlerë në lidhje me ndikimin e hudhrës në të dyja këto raste, kur është efektive dhe rastet kur nuk është.

Hudhra për Tensionin e Lartë Të Gjakut
Përdorimi i hudhrës për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut është një nga kurat më të lashta popullore.

Kur trupi rrit prodhimin e një enzime të quajtur angiotensin, e cila ndikon menjëherë në rritjen e presionit të gjakut, zemra pompon gjakun më fortë nëpër arteriet e trupit.

Çka jo vetëm mund të dëmtojë arteriet e trupit por mund të krijojë gjithashtu depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm.

Lënia pas dore e këtij problemi mund të sjellë sulme në zemër, goditje por edhe probleme të tjera akrdiovaskulare.

Por cila është sasia e duhur që duhet të përdorni?
Pavarësisht se hudhra është jashtëzakonisht shumë efektive për uljen e tensionit të lartë, sasia e konsumit të saj nuk duhet tepëruar sepse mund të çojë në uljen e tensionit duke krijuar sërish problem shëndetësor.

Sasia e rekomanduar nga ekspertët mjekësorë, të cilëve u referohet AgroWeb.org është nga 1-1.5 gr hudhra në ditë (apo çerekun e një thelpi hudhre. Sipas rekomandimeve hudhrat duhen përtypur të freskëta dhe nuk duhet të jenë të gatuara.

Përtypja e hudhrës së freskët do të çlirojë në maksimum alicilinën, e cila ndikon në uljen e presionit të gjakut.

AgroWeb.org ju bën të ditur se efektet e plota të saj në organizëm do të ndihen pas një ore kur niveli i gjakut do të stabilizohet.

Nëse konsumimi i hudhrës shkakton siklet për shkak të aromës, për të eliminuar erën e keqe të gojës nga hudhra klikoni këtu.

Hudhra për Tensionin e Ulët të Gjakut
Kur bëhet fjalë për personat që vuajnë nga presioni i ulët në gjak, pra tensioni i ulët, hudhra mund të shndërrohet në armikun kryesor të shëndetit në vetëm pak minuta.

Siç behët e ditur edhe nga informacioni i mësipërm, konsumimi i hudhrës ëhstë kategorikisht i ndaluar për personat që vuajnë nga presioni i ulët i gjakut.

Për të mësuar mbi ushqimet më të mira që trajtojnë në mënyrë natyrale problemet me tensionin e ulët të gjakut klikoni këtu. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: National Library of Medicine

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra Read More »