Aurora

Intriga që i prishi qetësinë dhe dashurinë Ilir Metës

A do të rikthehet pas sqarimit të ambasadorit Lu, sërisht qetësia dhe dashuria në Presidencë? Këtë nuk mund ta dijmë. E vetmja gjë që dihet me siguri absolute deri tani, është vetëm fundi i Adriatik Llallës.
Shkruan Alfred Peza

Presidenti i Republikës ka reaguar në stilin e tij të njohur tashmë për të gjithë, në mënyrën impulsive e flakë për flakë, menjëherë pas raportit të publikuar nga organizata “Freedom House” për Shqipërinë. Një reagim që me siguri e detyron të “bëhet pishman” ca kohë, duke u rikthyer në periudhat e gjata të “qetësisë dhe dashurisë”. Të cilat ndërpriten sërisht krejt parpritur, për një arësye të ngjashme me këtë të kësaj radhe, e kështu pambarimisht.

Shkak për prishjen e “qetësisë dhe dashurisë” këtë radhë u bënë ato rreshta të raportit ku flitej për të: “Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste. Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”.

Kaq ka mjaftuar për ta bërë Presidencën që ta japë komentin e saj, ende pa u lexuar dhe shpërndarë mirë lajmi rreth gjetjeve të raportit: “Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.”

E gjitha kjo u shoqërua menjëherë me botimin e një letre që ish Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dërguar në maj të 2017 Kongresit të SHBA e cila gjendet aty online prej shumë kohësh. U bë shumë kujdes që lajmi të fokusohej tek ajo pjesë ku Llalla shkruan se ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i paskërkësh kërkuar “pa prova dhe fakte” arrestimin e Ilir Metës kur ai ka qenë Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë.

E shoqëruar kjo më pas me daljet publike të drejtuesve të LSI dhe njerëzve të tjerë rrotull Metës, më shumë sesa raporti i radhës i një organizate që e realizon këtë çdo vit e për gati çdo vend të globit, të krijohet ideja se brenda rreshtave për Shqipërinë, sapo ishte zbuluar një konspiracion i madh amerikan, me bashkëpunim me njerëz të brendshëm në Tiranë, kundër kreut të shtetit dhe ish Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nëse i qëmton faktet dhe dokumentat, ndjek kronologjinë e zhvillimeve dhe rrugën se si u “mbështet” këtë radhë alarmi i shtuar i Presidentit nga mediat, atëherë kuptohet që të gjitha rrugët e intrigës fillestare, të çojnë tek burimi. I cili është ish- Kryeprokurori Adriatik Llalla. Me sa kuptohet tashmë, për të shpëtuar karriken e tij që rrezikohej nga reforma në drejtësi që po realizohet me ndihmën e SHBA dhe BE, ai ka tentuar që të bëjë atë që dinë të bëjnë më mirë gjithmonë, intrigantët turkoshakë të Shqipërisë e mendjengushtë të kësaj bote.

Duke e kuptuar se “reforma amerikane” do ta nxirrte jashtë, ka besuar se shpëtimi mund ti vinte vetëm nga politika shqiptare. Për këtë, Adriatik Llalla ka shpikur gënjështrën se Ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës. “Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”,- shkruan Lu.

Në këtë rast mes Lu-së dhe Llallës, do të doja shumë që ti besoja një shqiptari. Po kur mendon se ish Kryeprokurori ka gënjyer për diplomën e shkollës së mesme dhe pas kësaj drejtoi organin e akuzës për të shpikur gjithë këtë intrigë që ka bërë lëmsh Republikën, atëherë me keqardhje, por na duhet që ti besojmë ambasadorit të SHBA.

A do të rikthehet pas sqarimit të ambasadorit Lu, sërisht qetësia dhe dashuria në Presidencë? Këtë nuk mund ta dijmë. E vetmja gjë që dihet me siguri absolute deri tani, është vetëm fundi i Adriatik Llallës.

Intriga që i prishi qetësinë dhe dashurinë Ilir Metës Read More »

Amerika kërkon kokën e Ilir Metës/ Pse hesht Arta Marku për Presidentin?

Pas publikimit të raportit amerikan Freedom House, ku theksoi se Ilir Meta është njëriu më i korruptuar në Shqipëri, ka rënë një heshtje totale në Presidencë dhe në Kryeministri.

Kjo heshtje funebre, ka prekur edhe Prokurorinë e Përgjithshme. Edhe pse raporti u publikua nga Zëri i Amerikës, asnjë fjalë nuk është folur nga Organi i Akuzës.

Adriatik Llalla ishte zari i Ilir Metës dhe i dha në duar Prokurorinë. Por Arta Marku nuk është e Ilir Metës.

Por nuk dihet pse hesht Arta Marku, pas akuzave të rënda që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që dihet, është se organi i akuzës duhet të nisë menjëherë hetimet kundër presidentit të vendit Ilir Meta.

Ndërsa kryeprokurorja Arta Marku duhet të tregohet e gatshme për hetimin e plotë të njëriut që Amerika e quajti më të korruptuarin në vend.

Amerika kërkon kokën e Ilir Metës/ Pse hesht Arta Marku për Presidentin? Read More »

Pihet në pranverë, parandalon kancerin, hipertensionin dhe diabetin! Ju duhet vetëm 1 gjethe e vetme

Gjethet e ullirit janë produkte të cilët na ndihmojnë për të të parandaluar një sërë sëmundjesh të ndryshme siç mund të përmendim infeksionet e mushkërive, gonorreja, tuberkuloza, gripi, meningjiti, hepatiti B, urdhja.

Gjethet e ullirit janë një mundësi e mirë për të larguar infeksionet në traktin urinar, por edhe te infeksionet kirurgjikale. Substancat në gjethet e ullinjve forcojnë sistemin imun, ngritin energjinë e organizmit, luftojnë viruset dhe parazitët, ulin shtypjen e gjakut, ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Për të përgatitur një çaj nga gjethet e ullirit është e nevojshme që në një gotë nevojiten rreth 15 deri 20 gjethe të thara të ullirit. Vloni ujin, hidhni gjethet dhe e vloni edhe për 2 deri 3 minuta. Lini gjethet të qëndrojnë në ujë edhe për 10 minuta e më pas i nxirrni. Çajin mund ta pini të ftohtë ose të ngrohtë, me mjaltë. Limon apo pa asgjë. Ky lloj i çajit shëron shumë sëmundje. Ka shije të ëmbël, e më së miri është ta pini në pranverë, nga gjethet e freskëta.

Pihet në pranverë, parandalon kancerin, hipertensionin dhe diabetin! Ju duhet vetëm 1 gjethe e vetme Read More »

Shumica e shqiptarëve i injorojnë, por ka ardhur koha të përballen më këtë para se pasojat të jenë fatale

Në mungesë të njohurive të duhura mbi problemet dentare si dhe të një regjimi të përditshëm të pastrimit të duhur të tyre, shumica e shqiptarëve kanë patur dhe kanë probleme me dhëmbët.

Rritjen e ndërgjegjësimit për një pamje dhe higjienë më të mirë orale e tregon edhe shtimi në masë i numrit të klinikave dentare që operojnë në vendin tonë.

Por e vërteta është se dhëmbët duan një pastrim dhe mirëmbajtje të përditshme sa më të hershme për të mos shkuar problemi deri në kosto financiare të mëdha.

Justifikimi ynë kur përfundojmë me dhëmbë të prishur e që rrezikojnë të na sëmurin krejt trupin është mungesa e parave për t’i trajtuar si dhe lënia pas dore.

Mos harroni, sa më shumë të rëndohet gjendja e një dhëmbi aq më shumë rritet kostoja për rregullimin e tij dha sa më shumë të shtyhet zgjidhja e problemit aq më i rrezikshëm bëhet ai për dhëmbët e tjerë dhe jo vetëm.

Ja cilat shenjat që mund të jeni një prej tyre.

Mishrat e kuqe ose të fryrë

Inflamacioni në formë të mishit të dhëmbëve në ngjyrë të kuqe, të fryrë ose të butë mund të jetë një shenjë e sëmundjes periodontale (më mirë e njohur si sëmundja e dhëmbëve).

“Inflamacioni ose shqetësimi shkaktohet nga bakteret që grumbullohen rreth dhëmbëve dhe përhapen kur nuk hiqen mekanikisht nga pastrimi me fill dentar, larja e rregullt dhe pastrimi në një klinikë dentare”, – thotë Mazen Natour, një prosthodontist në New York City.

Është e rëndësishme që të trajtohet që të mos përparojë në periodontitis, një formë më serioze e sëmundjes së mishit të dhëmbëve që shkakton lëvizjen e dhëmbëve dhe formon “xhepa” që mund të infektohen.

Gjak në gropëza

Nëse pështyni gjak pas larjes me furçë dhëmbët, tregohuni të vëmendshëm. “Gjakosja pas larjes së dhëmbëve është një shenjë e madhe dhe mund të sinjalizojë gingivit”.

Gingiviti është një formë e butë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve që shkakton gjakderdhjen e mishrave, sidomos pas larjes ose pasi hahet.

Për fat të mirë, është zakonisht e kthyeshme me pastrimin e përditshëm dhe pastrimin me fill dentar, si dhe pastrimet e rregullta nga një dentist.

Lëvizja e dhëmbëve

Dhëmbët e lirshëm që lëvizin pak, kur shtyhen lehtësisht nga gjuha ose gishti juaj, janë një shenjë se sëmundja mund të përparojë, – thotë Dr Vernon.

“Vrimosja” e dhëmbëve

Buzëqeshni plotësisht dhe hidhni një sy në pasqyrë: nëse vëreni hapësirat ndërmjet dhëmbëve që duken si trekëndësha të vegjël të zinj, kjo është një shenjë se dhëmbët po vrimosen.

Formimi i pllakëzave

“Kombinimi i vizitave dentare rutinore (në mënyrë ideale çdo gjashtë muaj) dhe pastrimi i përditshëm edhe me fill dentar mund të parandalojnë ndërtimin e pllakave, të cilat këto të fundit kontribuojnë në sëmundjen e dhëmbëve”, – thotë Dr. Natour.

Pllaka është cipa ngjitëse që formojnë dhëmbët – nëse nuk pastrohen në mënyrë adekuate nga pastrimi i rregullt dhe filli dentar, ajo mund të shndërrohet në tartar, e cila mund të mbajë baktere.

Humbja e dhëmbëve

Sëmundja e patrajtuar e dhëmbëve mund të çojë në simptoma më serioze të tilla si humbja e tyre, – thotë Dr Natour.

“Ky inflamacion i hershëm do të përparojë, dhe nëse mbetet i pakontrolluar dhe i ushqyer nga burimet e ndryshme të sheqernave nga dieta jonë, do të zhvillohet në një bakter më agresiv”, – thotë ai.

Dhëmb i ndjeshëm

Ndërkohë që ndjeshmëria e dhëmbëve mund të thotë që ju jeni thjesht po përdorni një furçë të papërshtatshme, ajo është gjithashtu një simptomë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

“Lëvizja e mishit të dhëmbëve ekspozon rrënjën e dhëmbit ndaj kavitetit oral, e cila do të fillojë t’i bëjë dhëmbët më të ndjeshëm ndaj ushqimit dhe pijeve të nxehta dhe të ftohta”, – thotë Dr. Natour.

Erë e keqe e gojës

Nëse nuk keni pasur kurrë një erë kronike të keqe të gojës, por vini re se papritmas duket të jetë vazhdimisht pak më pak e freskët, mund të jetë një shenjë e sëmundjes së dhëmbëve.

Dr. Vernon thotë se duhet të kujdeseni për një aromë të ngjashme me alkoolin ose me mollët e kalbura, që shkaktohet nga bakteret që emigrojnë nën indin e dhëmbëve, një zonë e vështirë për t’u arritur nga furrat e dhëmbëve dhe pastruesit e dhëmbëve.

Kërcëllima e dhëmbëve

Ndërsa jo teknikisht një simptomë e sëmundjes së dhëmbëve, krcitja ose shtrëngimi i dhëmbëve tuaj është një faktor rreziku.

Këto veprime vënë forcë të tepruar në indet mbështetëse të dhëmbëve, duke përshpejtuar shkallën në të cilën ata janë shkatërruar.

Pirja e duhanit

Në rast se keni nevojë për një arsye tjetër për të lënë cigaren, kini parasysh këtë:

Studimet kanë treguar se duhanpirësit kanë më shumë tartar se jo-duhanpirësit, një pararendës i sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

Plus, produktet e duhanit dëmtojnë dhëmbët dhe mishrat, duke siguruar një derë të hapur për bakteriet që shkaktojnë infeksionet që mund të shkaktojnë sëmundjet e dhëmbëve.

Shumica e shqiptarëve i injorojnë, por ka ardhur koha të përballen më këtë para se pasojat të jenë fatale Read More »

Putini i Surrelit

Freedom House është as më pak e as më shumë por Departamenti i Shtetit në hije.

Një organizatë që paralajmëron apo pas lajmëron politikën zyrtare të Shteteve të Bashkuara.

E themeluar nga Eleneore Rusvelt, e shoqja e famshme e presidentit më të suksesshëm të SHBA-së, FH përbën jo thjesht një zë, por një qëndrim që paraprin zhvillimet.

E tillë mund të quhet edhe panorama që Freedom House ofroi për Shqipërinë:  e zezë sterr.

Ndryshe nga Kosova kurtha se demokracia ka pasur një progres të lehtë, për Shqipërinë kjo organizatë theksonte se demokracia ka bërë në vendnumëro.

Dhe është përqëndruar  pikërisht tek një pikë: mosfreskimi i elitave dhe riqarkullimi në krye të shtetit dhe klasës politike të njëjtat fytyra dhe fenomene që e kanë lënë prapa këtë vend për 27 vjet.

Dhe thelbi i kësaj qëndron tek fraza: Arritjet në luftën kun”, si edhe nga “zgjedhja  me një shumicë të thjeshtë në parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohëshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit.

Shkurt dhe shkoqur: SHBA, nuk e njeh Ilir Metën si President legjitim të Republikës, siç edhe ArtaMarkun edhe pse e ka mbështetur nuk e sheh si zgjidhje përfundimtare, por si një situate që“minon seriozisht besueshmërinë e institucionit”.

Në mënyrë të qartë raporti flet për kapjen e shtetit tashmë nga një person, i cili është as më pak e as më shumë por “Putini shqiptar”.

“Strategjia e qeverisë kundër korrupsionit u përqendrua pothuaj se ekskluzivisht tek korrupsioni administrative dhe neglizhoi korrupsionin politik dhe publik-privat, si kapja e shtetit”, thotë raporti që thekson se “institucione kyçe të anti-korrupsionit si Prokurorja e Përgjithshme e përkohëshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektori i Përgjithshëm i Deklarimit dhe Kontrollit të Pronave dhe Konfliktit të Interesave nuk paten pavarësi pasi janë zgjedhur me shumicë të thjeshtë parlamentare të së njëjtës parti që u duhet ta kontrollojnë”.

Ndërsa duke folur për kapjen e shtetit, raporti thotë se ende nuk ka masa rregulluese për lobimin, nuk ka kufizime për zyrtarët që kalojnë në sektorin privat pas jetës publike – përveç drejtorëve të policisë – dhe një kuadër të pamjaftueshëm ligjor për konfliktet e interesave.

Po pse procesi demokratik është i bllokuar në Shqipëri?

Kjo sepse modeli që Edi Rama ka zgjedhur, është të paktën ai i Milo Gjukanoviçit në Mal të Zi, i cili ka fiks 30 vjet që drejton vendin e tij duke kapërcyer çdo record botëror.

Fati i Milos ka qenë vetëm se opozita e tij është filoruse, por procesi politik realisht është i ngulfatur, megjithëse nuk ka peshë pasi malazezët nuk janë faktor demografik në rajon.

Kurse shqiptarët janë kombi i dytë pas serbëve dhe ndalja e procesit demokratik destabilizon jo vetëm jetën e shqiptarëve këtu, por edhe jashtë kufijve zyrtarë.

Me një metodë të ngjashme me Gjukanoviçin, Rama ka sjellë një frymë mjaft të rëndë: o je me të o kundër. O je kazan, ose shqipëria që ai do.

Ndërkohë që në qeveri ka marioneta, në parlament është thyer çdo record i zërave të përfaqësuesve të popullit.

Nga deputetët e mazhorancës nuk flet as kush përveç Taulant Ballës dhe Erion Braçes.

Asnjë parlament nuk ka qenë i tillë: të keqen e parlamentit një partiak të Enver Hoxhës, pasi atëherë deputetët e ardhur nga kooperativat dhe SMT-të, të paktën flisnin për hallet e njerëzve të tyre. Për të folur flisnin më shumë se ata të sotmit.

Nuk ka qenë kurrë në këtë derexhe sistemi demokratik i vendit, kur në se flitet në panele o shahet, ose lavdërohet Lideri i Madh.

Nuk ka mendim ndryshe, nuk ka mendim alternative, nuk ka rrugë të tretë, të katërt, të pestë etj.

Gjithçka, bëhet me dy variante. Siç ndodhi me Rrugën e Kombit: o pro ose kundër tarifës 5 euro.

Kur mund të diskutohen qoftë tarifa më të ulëta, qoftë trau që mund të vendosej në Morinë dhe jo në Kukës, duke shmangur kështu shqetësimet e zones së Kukësit, pra duke e bërë tarifë për atë që përdor në total rrugën e Kombit.

Por jo kush të lë të diskutosh ndryshe, ka vetëm dy rrugë: e liderit dhe kundraliderit.

Fiks si Vladimir Putini, por që tek ne nuk rri në daçat periferike të Moskës, por në “daçën” e tij misterioze në periferi tëTiranës, në Surrel…/Pamfleti.com

Putini i Surrelit Read More »

Majlinda Bregu bëhet nostalgjike, tregon si dukej kur ishte 21 vjeç kur punonte në TVSH (foto)

Para se të zinte një vend në Parlamentin e Shqipërisë dhe të luftonte për Integrimin e vendit në BE, Majlinda Bregu ju ka folur shqiptarëve nga studio e lajmeve.

Zonja Bregu është bërë nostalgjike për vitet kur jepte lajmet në TVSH dhe ishte vetëm 21 vjeç.

“Çfare kthimi ne kohe! 1995 ose 21 vjec. Part time ne TVSH, full time studente. Mire qe kishte Eleni Toroveci nje buzekuq ekrani per te gjitha”- ka shkruar ish deputetja krah fotos së saj.

Image

Majlinda Bregu bëhet nostalgjike, tregon si dukej kur ishte 21 vjeç kur punonte në TVSH (foto) Read More »

U kapën me heroinë e kokainë 2 mln paund, katër shqiptarë dënohen me 67 vite burg

Katër shqiptarë janë dënuar me 67 vite burg, pasi iu sekuestruan 50 kg heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë paund të destinuara për tregun vendas. Hetimet filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar. Autoritetet britanike deklarojnë se droga me vlerë prej më shumë se 2 milionë paund është hequr nga rrugët e Londrës.

Të dënuarit
Valjet Pepaj 28 vjeç nga Shqipëria u dënua me 27 vite burg
Edi Vyzaj 30 vjeç nga Shqipëria u dënua me 18 vite burg
Gafur Salih 47 vjeç nga Maqedonia u dënua me 22 vite burg
Bastri Nuhi 39 vjeç nga Maqedonia u dënua me 31 muaj burgim

Ndërsa në fund të vitit të kaluar po në Britaninë e Madhe janë dënuar edhe dy shqiptarë të tjerë dhe një irakian po për trafik të kokaine dhe heroine.

Rezart Pepaj 25 vjeçar nga Shqipëria u dënua me 7 vite burg në 2017
Yassir Thamer 32 vjeç nga Iraku u dënua me 6 vite burg në 2017
Lajdon Vengo 29 vjeç nga Shqipëria u dënua me 7 vite burg në 2017


Valjet Pepaj


Rezart Pepaj


Edi Vyzaj


Bastri Nuhi


Gafur Salih

U kapën me heroinë e kokainë 2 mln paund, katër shqiptarë dënohen me 67 vite burg Read More »

Gruaja e mësuesit: Po bënim lojë, jemi demokratë, burri ka dhënë …

Pas denoncimit që u bë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me video erotike të mësuesit të shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, e cila përfundoi tek telefonat e nxënësve të tij, vjen reagimi i bashkëshortes së Fatmir Dervinës.

Kjo e fundit i ka kthyer një përgjigje ish-Kryeministrit në komentin e postuar prej tij.

Bashkëshortja e Dervinës thekson se video ishte bërë për lojë nga të dy, ndërsa shtoi se mësuesi e kishte postuar në ‘Facebook’ padashje.

Gruaja e mësuesit shprehet se sot burri i saj nuk kishte shkuar në shkollë dhe se donte të jepte dorëheqje. Po ashtu ajo tha se si familje ishin demokratë dhe se e kishin mbështetur gjithmonë Berishën.

Komenti i bashkëshortes së mësuesit

“I nderuar zoti Berisha, sa per dijeni: Jam bashkeshortja e profesorit nga Fushe Kruja. Dua t’ju bej me dije se videoja ishte nje loje midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetedije ne Facebook duke menduar se ma ka dërguar mua ne Messenger, shpreh keqardhjen qe ndodhi kështu, te njejten vuajtje ka dhe im shoq i cili nuk ka vajtur sot ne shkolle dhe ka pranuar te jape dorëheqjen ndërsa ne lidhje me shprehjet qe me akuzoni se jam socialist nuk është aspak e vërtetë per shkak se sot une po vuaj pasojat pasi ne periudhen tuaj bashkëshorti im ka qene drejtues shkolle dhe dua tju bej me dije qe jo vetem familja ime por i gjithe farefisi i bashkëshortit dhe une si shkodrane e flakte qe jam madje edhe pothuajse gjithe qyteti i Shkodres kemi qene dhe jemi pas teje dhe une perfaqesoj te gjithe Shkodren demokrate. Pranoj qe ishte nje gabim padashje duke qene se im shoq nuk është aq specialist ne përdorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar. Nuk ju kemi braktisur ne kohet me te vështira, kemi qene dhe do jemi gjithmone me ju. Ju lutem gjykoni si një prind dhe jo si nje politikan. Faleminderit per mirekuptimin”.

Gruaja e mësuesit: Po bënim lojë, jemi demokratë, burri ka dhënë … Read More »