Aurora

Mediat në Suedi: ”Mario u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”

Vrasja e Mario Majollarit, nga hasmi është pasqyruar në mediat suedeze. 28-vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur në Shqipëri, pasi kërkesa për azil i ishte refuzuar. “Shqiptari u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”, është titulli i medias suedeze

“Ai vazhdimisht thoshte që nëse do ta kapnin, do ta qëllonin”, shprehet Anders Hedqvist, i cili ishte menaxheri i vendqëndrimit të azilit ku rrinte Mario Majollari, gjatë kohës që kërkesa e tij ishte në proces.

Në maj të 2014, Mario aplikoi për leje qëndrimi në Suedi, por autoritetet vlerësuan se 28-vjeçari nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se ai thoshte vazhdimisht se ishte kërcënuar kur babai i tij u arrestua.

Në gusht të 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist.

Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të.

Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion.

Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se ”pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”. Zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: ”Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.

Mediat në Suedi: ”Mario u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra” Read More »

Opozita i “ofron” miell Ramës, përjashtohet Noka dhe Salianji (Fotolajm)

Opozita ka bllokuan seancën plenare, dhe gjatë kohës që kreu i kuvendit Gramoz Ruçi po i jepte të drejtën e fjalës ish-kryeministrit Berisha, deputeti i PD-së Flamur Noka dhe Klevis Balliu i ka ”ofruar” miell kryeministrit Rama, por ky i fundit është shfaqur i qetë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës për të mbrojtur Ramën, kurse kryertari i Kuvendit Ruçi ka kërkuar ndërprerjen e seancës.

Kreu i kuvendit, kërkoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka dhe të Ervin Salianji, nga punimet e Kuvendit.

Opozita i “ofron” miell Ramës, përjashtohet Noka dhe Salianji (Fotolajm) Read More »

Ruçi mbyll kamerat e TV, Berisha video Live nga kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha, është live në facebook nga salla e kuvendit, ku kërkon përjashtimin e ish-kryeministrit Edi Rama.

Kur në kuvend kreu Gramoz Ruçi ndërpret seancën herë pas here, ish-kryeministri Berisha tregon live në facebook se çfarë po ndodh në kuvend.

”Nxirre jashtë njeriun që meriton të thirret sot nga çdo shqiptar, Trap, trap dhe vetëm trap. Njeriun që urren Kukësin si urrente i ati i ti Havzi Nelën, se Kuvendi do ta nxjerrë atë me lecka, jashtë Edi Rama, kjo është fjala ime”,ka thënë Berisha.

https://streamable.com/nhv4d

https://streamable.com/ynfpf

Ruçi mbyll kamerat e TV, Berisha video Live nga kuvendi Read More »

Tensionet në Kuvend/ Pas përjashtimit të Nokës, Berisha-Ruçit: Nxirre Ramën jashtë (Video)

Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me tensione, ndërsa deputeti Flamur Noka dhe Klevis Balliu hodhën miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Pas këtij momenti Berisha ka publikuar live një video në faqen e tij në Facebook nga Kuvendi ku i bën thirrje Rucit që të përjashtoje.

“Përjashto Ramën nga parlamenti. Zoti Ruci përjashto Ramën nga parlamenti se nuk ka diskutim në Parlament. Ta nxjerrë Ramën jashtë… Kjo është rezistencë në parlament. Të nxjerrim jashtë Edi Ramën. Ja çfarë thotë një qytetar: Revolucioni u s’postua në parlament. Hapni “Facebook”-et të tërë të komunikojmë me popullin se i ka nxjerrë mediat jashtë”- thotë Berisha në video.

https://streamable.com/nhv4d

 

https://streamable.com/ynfpf

Tensionet në Kuvend/ Pas përjashtimit të Nokës, Berisha-Ruçit: Nxirre Ramën jashtë (Video) Read More »

Mrekulli: Për herë të parë balena flet gjuhën e njerëzve

Balenat njihen për aftësitë e tyre mbresëlënëse të komunikimit që i lejojnë të flasin me njëri-tjetrin edhe kur janë 100 milje larg.

Një eksperiment i ri ka treguar se gjitarët janë të aftë për të imituar gjuhën e njerëzve, gjë që besohet të jetë e kufizuar për elefantët, zogjtë e delfinët.

Shkencëtarët thonë se kanë regjistruar një balenë vrasëse, të quajtur ‘Ëikie’ duke përsëritur fjalët ‘hello’ dhe ‘bye, bye’ , duke numëruar deri në tre e duke thënë emrin e trajneres.

Balena 14-vjeçare jeton në Marineland në Francë dhe është i pari i regjistruar duke folur gjuhën e njerëzve.

“Balenat vrasëse përdorin hundën për të lëshuar zhurma, sikur të flasësh me hundë, dhe ne nuk po prisnim të ishte perfekte. Por u habitëm kur pamë sa pranë ishte,” tha Dr Jose Abramson, drejtues i studimit.

Ideja e shkencëtarëve ishte që të tregonin se balenat janë të afta të imitojnë zhurmat.

 

Mrekulli: Për herë të parë balena flet gjuhën e njerëzve Read More »

Histori: Çfarë ka ndodhur më 12 prill?

Nga perandori ilir te kozmonauti sovjetik Juri Gagarin që bëhet njeriu i parë në hapësirë e deri te dënimi i Klinton

467 – Anthemius (Anthemi) vjen në krye të Perandorisë Romake të Perëndimit. Ai i përkiste familjes fisnike ilire Prokopia, nga e cila kishin dalë disa oficerë të lartë, si civilë dhe ushtarakë. Gjyshi i Anthemit, ishte nip i Konstandinit të madh.

1484 – Lindi Antonio da Sangallo i Riu, arkitekti italian, që projektoi Pallatin Apostolik dhe Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, (vdiq më 1546)

1654 – Londër. Shpallet Bashkimi i Anglisë dhe Skocisë, Mbretëria e Bashkuar miratohet nga Këshilli i Shtetit.

1857 – Në Francë, Gustave Flaubert boton romanin “Madame Bovary”, rrëfim klasik i dashurisë dhe ndëshkimit; portret i gruas dhe tradhëtisë bashkëshortore. Libri u kritikua dhe u ndalua për një periudhë.

1919 – Parlamenti britanik miraton javën 48-orëshe të punës, si dhe pagën minimale (paga më e ulët e lejueshme).

1931 – Votuesit spanjollë refuzojë monarkinë – duke shkaktuar përçarje, të cilat çuan në Luftën e Madhe Civile.

1935 – Radio. Transmetohet për herë të parë programi “Hit Parade” me këngët më mira.

1945 – Vdiq Franklin Roosevelt (63 vjeç). Rusvelti (me këmbë të paralizuara nga poliomeliti) u zgjodh president në nëntor të vitit 1932,

Ai është presidenti i vetëm amerikan, i zgjedhur për katër mandate. Pas tij, Kongresi miratoi ligjin; një president mund të zgjidhje për jo më shumë se dy mandate.

1961 –  Kozmonauti sovjetik Juri Gagarin bëhet njeriu i parë në hapësirë dhe njeriu i parë në orbitën e tokës në një anije hapësinore.

1999 – SHBA, Arkansas – gjykatësja federale Susan Webber Wright gjen fajtor presidentin Klinton për shpërfillje të gjykatës pasi kishte gënjyer në lidhje me marrëdhëniet e tij me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monika Lewinsky.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 12 prill? Read More »

Video/ Fantastike, ju prezantojmë me fshatin ku banorët flasin gjuhën e zogjve

Fshatarët turq kanë një gjuhë sekrete.

Ata përdorin një sistem të sofistikuar të fishkëllimit të njohur si “gjuha e shpendëve”.

Fishkëllimat ndihmojnë fshatarët të komunikojnë nëpër distanca të gjata dhe malore.

Kjo gjuhë deri vonë është konsideruar si gjuhë në zhdukje e sipër, ndërsa UNESCO e ka vënë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, si një gjuhë e rrallë që flitet nga më pak se 10.000 persona.

Video/ Fantastike, ju prezantojmë me fshatin ku banorët flasin gjuhën e zogjve Read More »

Priten përplasje të forta, çfarë do të ndodh sot në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare.

Në seancën e sotme pritet një përplasje e fortë ndërmjet opozitës dhe mazhorancës për mospërjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca për shkak të fjalorit jo të përshtatshëm.

Kjo është seanca e parë e Kuvendit ku opozita do të paraqitet pas protestave popullore që ka mbështetur gjërësisht, protestave kundër taksës në Rrugën e Kombit, kundër arrestimit të protestuesve dhe kundër skemës së TVSH për bizneset.

Priten përplasje të forta, çfarë do të ndodh sot në Kuvend Read More »