Aurora

Pamje të impiantit modern të përpunimit të ujrave të zeza në Vlorë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur të thotë mirëmëngjesi ditën e sotme me një video  të impiantit modern të përpunimit të ujrave të zeza në Vlorë.

Ja statusi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të impiantit modern të përpunimit të ujrave të zeza në Vlorë, që vihet në punë përpara nisjes së këtij sezoni turistik, ju uroj një ditë të mbarë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155731711281523/?t=0

Pamje të impiantit modern të përpunimit të ujrave të zeza në Vlorë Read More »

Shkarkohet gjyqtari i Apelit, Besim Trezhnjeva

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva.

Vendimi është dhënë sot në KPK. Sipas anëtarëve të këtij institucioni, Trezhnjeva nuk justifikon dot pasurinë e tij.

Gjithashtu gjyqtari i Apelit, mësohet se ka gënjyer edhe në formularin e deklarimit të pasurisë.

Tre ditë më parë, pas seancës dëgjimore, gjyqtari Besim Trezhnjeva u shpreh se pasuria e tij ishte e ligjshme dhe ishte vendosur nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.

Shkarkohet gjyqtari i Apelit, Besim Trezhnjeva Read More »

Vlorë: Zonat e mbrojtura, alternativa të larmishme për turizmin

Zonat e Mbrojtura në Qarkun e Vlorës vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ato përfaqësojnë në vetvete resurse të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore, që tërheqin në vazhdimësi turistë vendas dhe nga vende të tjera të botës.

Zonat e Mbrojtura në Qarkun Vlorë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 65.000 ha, administrohen dhe monitorohen nga Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlorë. Në to përfshihen, Parku Kombëtar Detar “Karaburun Sazan”, Parku Kombëtar “Llogara”, Parku Kombëtar “Butrint”, Peizazhi i Mbrojtur “Vjosë-Nartë”, Rezervati Natyror i Menaxhuar “Karaburun” dhe ai “Rrëzomë”. Për gati dy vite është punuar fort që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Parku Kombëtar Detar “Karaburun- Sazan” përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme edhe në drejtim të zhvillimit të turizmit. Mjafton të sjell në vëmendje faktin që, sezonin e kaluar veror ai u vizitua nga 15.000 turiste, për të kuptuar këtë dimension. Dhe po të vazhdoj me këtë argument, numrin më të madh të turistëve e kanë zënë ata shqiptarë me rreth 60 % dhe 40 % të huaj, pre të cilëve pjesa më e madhe italianë.

Ky park detar, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ofron alternativa turistike nga më të ndryshmet. Veçojmë këtu gjiret e mrekullueshme përgjatë vijës bregdetare ku përfshihen, Gjiri i Shën Vasilit, Gjiri i Shën Janit, Gjiri i Gramës, formacionet gjeologjike të veçanta dhe unike në llojin e tyre, të cilat kurorëzohen më shpellën e Haxhi Alisë, si një nga shpellat më të mëdha në territorin e Shqipërisë dhe me vlera historike dhe gjeologjike të jashtëzakonshme. Në këtë mjedis, peizazhet nënujore janë gjithashtu të një cilësie të jashtëzakonshme, me shkëmbinjtë, shpellat nënujore, shoqërimet e faunës dhe florës, dhe në disa vende të alternuara edhe  me mbetje arkeologjike. Dua të theksoj se, kjo është njëkohësisht edhe zona më e mirë dhe më mbresëlënëse e bregdetit shqiptar, ku ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë për zhvillimin e veprimtarive argëtuese, por jo vetëm, detare, si ato të zhytjeve me bombolë oksigjeni/scuba diving. Parku vletrësohet si një vendbanim për një numër të konsiderueshëm llojesh të rralla, të rrezikuara dhe të kërcënuara të faunës dhe florës në shkallë globale, rajonale dhe kombëtare. Numërohen të paktën 36 lloje detare, të cilat janë me rëndësi ndërkombëtare dhe që i përkasin listave të llojeve të rrezikuara dhe/ose të mbrojtura nga disa konventa, të cilat janë të pranishme në zonën Karaburun-Sazan.

Por, jo vetëm kaq. Kjo zonë është vizituar herë pas here edhe nga delfini i zakonshëm (Delphinus delphis), delfini turishkurtër (Tursiops truncates), si dhe breshka e detit (Caretta caretta).

Më në jug të Shqipërisë gjendet Parku Kombëtar i Llogarasë.  Ky park, me klimën e tij të pastër dhe bukuritë natyrore që ofrojnë faqet me pisha të formave nga më interesantet, si dhe falë ndikimit të erës, është i veçantë për faktin se ofron kushtet për një turizem gjithëvjetor. Në këtë park veçojnë elementë të tillë si Monumenti i Natyrës, “Pisha flamur”, që ndodhet në pjesën veriore të tij. Në parkun Llogara ka përfunduar ndërtimi i ekspozitës së turistëve e cila do të konsistojë në presantimin e vlerave naturore dhe turistike me të rëndësishme dhe më përfaqësuese të parkut, me qëllim imformimin dhe edukimin. Praktikisht, kjo ekspozitë do të jetë një përmbledhje e vlerave natyrore dhe turistike të parkut.

Një destinacion shumë i rëndësishëm turistik për sezonin veror 2016, ka qënë Monumenti i Natyrës “Syri i Kaltër”. Vetëm për sezonin që lamë pas, ky monument natyre është vizituar nga 28.521 vizitorë. Ndërkohë që Parku Kombëtar i Butrintit ka numëruar 126.563 vizitorë. Shumë interes kanë shfaqur edhe monumente të tjera të natyrës si “Kanionet e Gjipesë”( kryesisht nga të apasionuarit për climbing dhe hiking), “Përroi i Palasës”, Ishujt e Ksamilit, Pylli i Zvërnecit etj.

Vlorë: Zonat e mbrojtura, alternativa të larmishme për turizmin Read More »

Qahia – Shija tradicionale e sofrës së Çamërisë

Qahia është një gatim autokton, tradicional i hershëm i kuzhinës shqiptare.

Receta e përgatitjes së saj është shumë e njohur si traditë e çamërisë por gjithashtu gjerësisht përgatitet edhe në Kosovë, konkretisht zona e Prizrenit.

Ashtu si dikur edhe sot, qahia mbetet një ndër gatimet më karakteristike të amvisave të çamërisë dhe atyre të Kosovës.

Ju sugjerojm më poshtë recetën autentike të përgatitjes së Qahisë krejt lehtë në shtëpi.

I quajtur edhe si byreku i butë me 16 petë, ky gatim  i përsosur kërkon pak përkujdesje dhe durim nga amvisat gjatë përgatitjes dhe me patjetër do të mbledhë gjithë familjen rreth tryezës për ta shijuar.

Sipas traditës së sofrës çame, Qahia shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me dhallë të freskët si dhe sallata me turshi të ndryshme shtëpie.
Përgatitja e Qahies në Shtëpi
Përbërësit
1 kg miell

2 filxhanë qumësht

3 vezë

Kripë

300 gr gjizë ose djathë i thërrmuar

150 gr gjalpë të freskët ose 3-4 lugë vaj ulliri (Për një gatim të shëndetshëm AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit)

2 lugë gjelle maja buke
Përgatitja
Si fillim në një gotë me pak ujë të vakur hidhni majanë që të tretet.

Më pas, në një enë të madhe hidhni miellin, shtoni pak vaj ulliri, kripën, qumështin, majanë e tretur dhe përziejeni të gjitha bashkë.

Ju udhëzojm që të punoni masën me duar derisa brumi të bëhet homogjen.

Pasi keni përgatitur brumin, mbulojeni me një pecetë kuzhine dhe lëreni në një vend të errët që të pushojë përreth 30-40 minuta.

Në këtë mënyrë brumi do të dyfishojë masën e tij.

Ndërkohë, në një tas rrihni vezët bashkë me gjizën apo djathin e thërrmuar.

Më pas, ndajeni brumin në 16 toptha të vegjël, të cilët do t’i hapni në formën e petave përmes një petësi kuzhine.

Vendosni petat në tepsinë e lyer me pak vaj. Secilën petë që shtroni në tepsi spërkateni me pak gjalpë të freskët.

Pasi të keni shtruar petën e katërt hidhni një shtresë të hollë të gjizës apo djathit të thërrmuar me vezë. Kështu vijoni derisa të përfundoni vendosjen e të 16 petëve.

Spërkateni në fund me gjalpë dhe priteni në formën e katrorëve të vegjël ose rombit. Futeni të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën prej 200 C derisa të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Qahia – Shija tradicionale e sofrës së Çamërisë Read More »

2 ushqimet që kur bëhen bashkë SHKATËRROJNË kancerin e zorrës së trashë

Kombinimi kos me brokol mund të parandalojë – madje edhe të trajtojë – kancerin e zorrës, sugjeron një studim i ri. Hulumtuesit shkencorë nga Singapori kanë zbuluar se kosi i përzier me këtë “supeushqim” ka zhdukur 75% të tumoreve tek minjtë dhe më shumë se 95% të qelizave kancerogjene të zhvilluara në laborator.

Brokoli përmban një substancë kimike që lufton kancerin (i quajtur sulforane), ndërsa kosi përmban probiotikë – bakteri që ndihmon për të mbajtur një balancë natyrale të organizmave në stomak dhe zorrë.

Bazuar te këto gjetje, hulumtuesit shkencorë besojnë se kosi me brokol është një “formulë për luftimin e sëmundjes”, që mund të përdoret për të parandaluar zhvillimin e kancerit dhe për të zhdukur qelizat kancerogjene pas heqjes me operacion të masës tumorale.

Duke përdorur teknika gjenetike shkencëtarët zhvilluan një probiotikë që u vendos në qelizat e kancerit të zorrës dhe sekretuan një enzimë për të konvertuar një substancë të gjendur te brokoli dhe perime të tjera të familjes së lakrës në agjentë potencial kundër kancerit.

Në testet e kryera u zhdukën pothuajse të gjitha qelizat kancerogjene të zhvilluara në laborator.

Më pas, kombinimi i kosit me këtë perime zhduki 75% të tumoreve te minjtë e prekur nga kjo sëmundje.

2 ushqimet që kur bëhen bashkë SHKATËRROJNË kancerin e zorrës së trashë Read More »

E gjuajtën me vezë, shishe e këpucë deputetja e LSI-së ankohet për Ditmirin:- Ua na lagu

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, e ka cilësuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, fytyrën më të shëmtuar të një qeveri që nuk përballon dot të vërtetat e opozitës.

Ajo ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku ministri goditi me ujë në drejtim të opozitës.

Në një status në Facebook, Caka shkruan me ironi se “DiTRIMI i Qeverisë manifeston dhe vërteton me gjeste dështimin e tij dhe të qeverisë së tij përballë Europës”.

Statusi i plotë

Një Ministër i Jashtëm, që nga pozita e karrigeve ministrore, i ruajtur dhe i mbrojtur nga Garda e Republikës, ofendon me fjalë rrugësh dhe godet Opozitën, është fytyra më e shëmtuar e një qeverie që nuk përballon dot të vërtetat e Opozitës.

Në një botë, ku ministrat e jashtëm shpërfaqin elegancë, diplomaci dhe integrim, DiTRIMI i Qeverisë manifeston dhe vërteton me gjeste dështimin e tij dhe të qeverisë së tij përballë Europës, fiks përpara momentit kyç të marrjes së përgjigjes për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Me “mea culpa-n” në Facebook, mund t’i shpëtosh përjashtimit nga punimet e Kuvendit Ditmir, por të jesh i sigurtë, që nuk do të ngelet kancelari Europiane e më gjerë, pa parë videon tënde, kur godet Opozitën!

E gjuajtën me vezë, shishe e këpucë deputetja e LSI-së ankohet për Ditmirin:- Ua na lagu Read More »

Dy krushqit shkojnë me vonesë në ‘dasëm’ dhe tallen keq me Monikën për të shpëtuar b*then e tyrë

Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto, janë dy figura shumë të rëndësishme te LSI.

Jo vetëm kolegë, por ata janë edhe krushq, pasi dihet se vajza e Haxhinastos ka për burrë djalin e Nasipit.

Dy krushqit, që kanë qënë edhe ministra të rëndësishëm në qeveri, janë në një luftë me çiftin presidencial Meta-Kryemadhi.

Prej disa kohësh, dy krushqit nuk i kanë aspak mirë punët me kryetaren e tyre Monike. Si rrjedhjë edhe me presidentin Ilir.

Ata janë deputetë të LSI dhe sa herë është e nevojshme ata dalinë në protestë, por kur vjen puna për të votuar, ata shkojnë direkt pas Ramës. Rasti konkret është kur Haxhinasto ishte pro taksës së Rrugës së Kombit duke e braktisur Monikën publikisht.

Edhe Nasipi të njëjtën gjë bën. Në Berat, LSI ka një përplasje të madhe me atë qëndroren.

Frika e dy krushqe është burgu. Rama ka në dorë dosje të rëndësishme që do ti fundoste ata. Rama ka në tavolinë dosjen e transporteve ku Haxhinasto ka bërë kërdinë me vjedhjet e rrugëve, ndërkohë ka edhe dosjen e Hipotekave që Nasipi ka bërë namin me pronat.

Pra krushqit e dredhin sa herë tu thotë Rama.

Ndaj sot ata kanë shkuar në dasëm dhe janë tallur në distancë me nusen e LSI, Monikën e cila po hedh vallen nga halli. Nga halli i burgut të burrit. Epo kot nuk thojnë, i joti të bën dëmin.

Dy krushqit shkojnë me vonesë në ‘dasëm’ dhe tallen keq me Monikën për të shpëtuar b*then e tyrë Read More »

Anti-mafia, neni që do shfarosë klasën politike, si do konfiskohen vilat dhe paratë

Me pasurinë e kokave të korrupsionit do të operohet si me pasuritë e baronëve të drogës dhe grupeve mafioze, plani mban vulën e amerikanëve
Pas Byrosë së Hetimit, ligji i ndryshuar anti-mafia është tmerri i dytë më e madh për kokat e krimit dhe korrupsionit. Ligji i ndryshuar anti-mafia do të jetë baza e veprimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, për konfiskimin e pasurive të korrupsionit dhe krimit të politikanëve shqiptarë

Në ligjin anti-mafia, SHBA dhe BE kanë futur një pikë shumë të rëndësishme, e cila fundos kastën politike në Shqipëri.

Amerikanët kanë parashikuar në nenin tre të ligjit konfiskimin e pasurive të pushtetarëve shqiptarë që nga rënia e regjimit komunist. Çdo pasuri e paligjshme e kësaj klase politike, e vënë që nga rënia e regjimit komunist e deri në ditët e sotme, do të konfiskohet. Për miratimin e këtij neni është bërë një betejë e nëndheshme mes politikës së Tiranë dhe amerikanëve.

Politikanët kërkonin që ligji të mos vepronte mbi pasuritë e tyre të krijuara para miratimeve të ndryshimeve në ligj, ndërsa amerikanët kërkuan me forcë që ligji që vepronte gjatë 27 viteve të pluralizmit.

Nën kamxhikun e SHBA, parlamentarët pranuan që ligjit të veprojë që nga ’91 si dhe me pasurinë e paligjshme të politikanëve të operohet si me pasurinë e baronëve të drogës dhe grupeve mafioze.

Dyshja më e rrezikuar nga zbatimi i anti-mafia janë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, të cilat kanë deklaruar vila nga Gjiri i Lalzit e deri në Bllok, me vlerë nga 1 milion deri 1.5 milionë euro secila, ku si të ardhura Meta dhe Kryemadhi kanë vetëm paga e tyre.

Pasuria e familjes Berisha do të jetë gjithashtu në shënjestër, ku Argita dhe Shkëlzeni kanë deklaruar fitime të mëdha çdo vit, vetëm duke dhënë mend.

I rrezikuar është edhe Edi Rama, i cili ka fshehur burimin dhe faturën e banesës së çmendur në Surrel.

Edhe Lulzim Basha ka një pasuri të dyshimtë, e cila nis që nga Holanda deri në Tiranë. Këtu flitet vetëm për pasurinë e deklaruar.

Pasuria e padeklaruar, e cila dyshohet se është dhjetëra herë më e madha se pasuria e deklaruar, do të jetë objekt hetimi nga njerëzit e Byrosë së Hetimit, prokurorë të SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Ligji anti-mafia do të veprojë për të gjitha veprat e mundshme të korrupsionit dhe krimit të politikanëve shqiptarë. Objekt i ligjit janë korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, shpërdorimi i detyrës, shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shtetin etj.

Ligji anti-mafia do të veprojë pikërisht në rastin e nenit neni 257/a i Kodit Penal, për refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive.

Ligji anti-mafia nuk mund të zbatohet aktualisht, pasi prokuroria dhe gjykata janë ende në duart e Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. Ngritja e Byrosë së Hetimit, nën kontrollin e amerikanëve, do të shënojë edhe çlirimin e drejtësisë nga kasta politike e krimit dhe korrupsionit

Ngritja e Byrosë së Hetimit do të nisë gjatë kësaj vere, ndërkohë që në fund të vitit pritet të nisin hetimet e para, të cilat do të hedhin në erë këtë klasë kriminale politike, e cila ka 27 vjet që vjedh shqiptarët për t’u vjedhur votat dhe vjedh votat për të vijuar të vjedhë shqiptarët dhe plaçkitur Shqipërinë.Pamfleti.com

Anti-mafia, neni që do shfarosë klasën politike, si do konfiskohen vilat dhe paratë Read More »