Andueli

Emocione të forta në BBV! Beniada ngelet pa fjalë nga kënga e Ponit

Këngëtarja e njohur Poni i ka dedikuar këngë Beniadës, e cila është finaliste në Big Brother VIP.
“Vajzë shqiptare” titullohet kënga, e cila është frymëzuar nga Beniada dhe Poni thotë se i dedikohet bukurisë shqiptare. Sapo dëgjoi emrin e saj në këngë, Beniada nuk mbajti dot lotët.

“Poni je më e mira në botë, nuk ka si ty”, tha Beniada teksa kërcente.

Kujtojmë se një natë, Poni hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe këndoi për Beniadën, e cila e pëlqen shumë muzikën popullore shqiptare, ndonjëse është rritur dhe ka zhvilluar karrierën në Itali.

Emocione të forta në BBV! Beniada ngelet pa fjalë nga kënga e Ponit Read More »

E imituan në emision, Arbana Osmani ‘habit’ me reagimin

Në një kohë kur flitet shumë për konkurencën mes televizioneve dhe medias, Arbana na tregoi se jo vetëm nuk ka të tilla ndjesi, por e shijon shumë imitimin që i bëjnë në ‘Klanifornia’, spektakli i humorit në Klan TV.
Ajo ka treguar me një video se mbrëmjen e së dielës u shkëput pak nga shtëpia BB për të parë skeçin ku imitohet spektakli, nën emrin “Daja i Madh VIP”. Moderatorja dëgjohet në sfond duke qeshur me performancën e aktorëve të humorit, që mesa duket e ka argëtuar shumë.

Dikur për të tilla skeçe e performanca, ka pasur edhe de bate publike, por Arbana nuk është bërë pjesë e këtij grupi. Moderatorja e ka marrë si përherë me sportivitet dhe këtë lojë aktorësh në Klan.

E imituan në emision, Arbana Osmani ‘habit’ me reagimin Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar tregon ofertat e ‘çm endura’ që i bënte pasanikja greke

Këngëtari Devis Xherahu i ftuar sëfundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ zbuloi se si një greke shumë e pasur, e cila punonte për një shtëpi diskografike në Greqi, i kishte kërkuar të kishin diçka më tepër se miqësore së bashku, dhe në të ardhmen ai mund të kishte benefite në karrierën e tij.
“Ajo sigurisht që ma tha në një mënyrë të rafinuar. Më tha këto të zakonshmet: Shtëpia ime është këtu, jam vetëm, a do të vish për kafe?

Sigurisht që unë si korçar që jam, e anashkalova me shumë lezet dhe pa e ofenduar.”, u shpreh ai.

Këngëtari i njohur shqiptar tregon ofertat e ‘çm endura’ që i bënte pasanikja greke Read More »

Beatrix largohet nga Shqipëria, ‘kapet mat’ duke prerë biletën e avionit (foto)

Mori për ‘ters’ batuta e Ermal Mamaqit dhe reagimet e banorëve për Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja duket se ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Shakaja e cila u bë brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka bërë që këngëtarja të presë biletën e avionit dhe të largohet.

Ishte Ermal Mamaqi që nisi të ngacmonte Donaldin duke përmendur Bora Zemanin, teksa i tha se do ta marrë në filmin e tij. Duke e marrë situatën me sportivitet, Donaldi ia ktheu se duhet ta paguajë mirë. Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrasë” dhe Trixën gabimisht në film shkaktoi më tej të qeshura.

Kjo skenë e ka lënë të mërzitur këngëtaren, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët, duke shmangur kështu dhe takimin me të dashurin e saj. Ende nuk ka një reagim nga vetë Beatrix.

Beatrix largohet nga Shqipëria, ‘kapet mat’ duke prerë biletën e avionit (foto) Read More »

Helikopteri transporton me urgjencë në QSUT gruan shtatzënë

Një grua shtatzëne transportohet me urgjencë me helikopter në spital.

Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet se si helikopteri i shëndetësisë ulet në QSUT, dhe më pas gruaja nxirret nga mjeti i fluturimit me barrelë.
Mësohet se shtatzëna është sjellë nga rrethet pas një komplikacioni shëndetësor.

Fill pasi e kanë nxjerrë nga helikopteri, gruaja është nisur me urgjencë drejt maternitetit.

Helikopteri transporton me urgjencë në QSUT gruan shtatzënë Read More »

Arjola e thotë ‘troç’, cili nga çiftet e krijuara në BBV është i vërtetë?

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri të premtën shkëputi rrugëtimin e saj në BBV.
Sot ajo ishte e ftuar në Fan Club, dhe shpalosi gjëra nga shtëpia, shkruan lajmi.net.

E pyetur nga moderatorja e programit, se cili nga çiftet e krijuara në shtëpinë e BBV-së, ajo tha shumë thjesht që Einxhel dhe Dagz-i, janë çifti më i vërtetë.

Sipas saj Trixa është shumë e përfshirë por që Donaldi po bën lojë strategjike.

Arjola gjithashtu sqaroi se kishte thënë më herët se Dagz-i bën më shumë për Einxhelin por që tashmë sipas saj po shihet vërtetësia e tyre./Lajmi.net/

Arjola e thotë ‘troç’, cili nga çiftet e krijuara në BBV është i vërtetë? Read More »

Iliri i habit të gjithë me vendimin e tij

Einxhelin e Donaldin pas përfundimit të “Big Brother” do i shohim në dy emisione. Einxhelit iu realizua ëndrra për të pasur një emision televiziv që do të ndihmojë vajzat në nevojë kurse Donaldi do të moderojë emisionin “Më lër të flas” së bashku me Romeon. Por duket se së shpejti dhe Ilirin do ta shohim me emision.

Gjatë një bisede me banorët për gastronominë, Iliri shprehu dëshirën që të ketë një emision gatimi.

“Ta bëj unë një program kuzhine”, tha Iliri ndërsa Einxhel i sugjeroi të marrë dhe Meridianin.

Iliri i habit të gjithë me vendimin e tij Read More »

Nënë Liza tregon për takimin me Ramën në kryeministri: Unë e di që nuk të jep shtëpi ai

Nënë Liza u takua ditën e djeshme me Kryeministrin Edi Rama së bashku me dy banorë të tjerë të lagjes “5 Maji” për të folur në l idhje me she mbjen e shtëpive të tyre. Mbrëmjen e sotme ajo ka rrëfyer në “Zonë e Lirë” takimin me Ramën, ndërsa shprehet e bindur se kryeministri “nuk të jep shtëpi”.
“Unë e di që nuk jep shtëpi asgjë ai. Është ma shtrim. Qysh se foli, me mua nuk flitet kështu. Ky shtet nuk më gënjen më.Do i japim shtëpitë tha, pse bën lu ftë me shtetin. Ti do t’i marrësh shtëpitë tha me taksat e shqiptarëve.Nuk ka marrëveshje me asnjeri. Unë i dua me shkrim e me vulë e me firmë e me të gjitha gjërat. As është caktuar vendi”, u shpreh nënë Liza.

Kujtojmë se banorët e “5 Majit” në Tiranë po pr otestojnë prej disa ditësh për shembjen e banesave të tyre, ndërsa nga qeveria u është thënë se të gjithë do të përfitojnë banesat e reja në pallatet që do të ndërtohen sipas metrave katrorë që u përkasin.

Nënë Liza tregon për takimin me Ramën në kryeministri: Unë e di që nuk të jep shtëpi ai Read More »