Nje ak sident eshte raportuar mbremjen e sotme ne aksin rrugor Elbasan-Papërr.
Raportohet se në fshatin Papërr një makinë është përmb ysur në mes të rrugës. Shoferi i kësaj makine raportohet se ka shpëtuar pa dë mtime të r ënda.
Mesohet po ashtu se p olicia ka shkuar ne vendin e ngjarjes per te hetuar rrethanat e plota.
/Faxweb.al
Porti i ri i jahteve në Vlorë tashmë njihet si zhvillimi më i bujshëm i turizmit elitar në Shqipëri dhe kushdo pret me interes zbatimin e projektit.
Marina Vlorë në qytetin bregdetar është marrë përsipër nga kompania Brunes, për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë lokale dhe më gjerë.
Projekti ambicioz kurorëzon përpjekjet për ta bërë vendin pjesë të destinacioneve më të famshme turistike dhe misioni nisi me konceptimin nga ana e kompanive të specializuara ndërkombëtare.
Marina Projects Ltd është kompania angleze që realizoi dizajnin e portit të ri turistik.
Ekspertët e saj kanë hartuar masterplanin që shërbeu si bazë e mëvonshme e të gjithë projektit.
Anglezët e Marina Projects njohin shumë mirë këtë industri dhe kanë bashkëpunuar prej 20 vitesh në projekte të suksesshme në të gjithë botën.
Së fundmi ata janë familjarizuar me detin Adriatik, me anë të projektimit të dy marinave në Malin e Zi.
Marina Vlorë ka nisur udhëtimin për t’u shndërruar në nyjen qendrore të zhvillimit të turizmit elitar në Shqipëri, me një investim prej 26 milionë euro.
Infrastruktura e portit ekzistues do të përshtatet dhe zgjerohet për të krijuar kushtet e ankorimit të mjeteve turistike.
Gjithashtu do të ngrihen diga mbrojtëse dhe pontile pluskuese. Gjatë fazës së punimeve pritet të punësohen deri në 500 persona, në disa profile inxhinierike dhe shërbime mbështetëse nga më të ndryshmet.
Shëtitorja “Lungomare” që do të vazhdojë nga porti aktual, në drejtim të pyllit të Sodës, përfshin hapësira të konsiderueshme publike dhe zona të gjelbra, të cilat plotësohen me shërbimet që Marina Vlorë do të ketë në dispozicion të të gjithë qytetarëve.
Ekonomia e Vlorës do të përfitojë rreth 4,3 milionë euro në vit nga të ardhurat prej portit të ri turistik kur të jetë plotësisht funksional.
Aktivitetet kulturore dhe sportive që do të zhvillohen në ambientet e Marinës Vlorë do të mirëpresin banorët e qytetit dhe turistët.
Të gjithë elementët premtojnë cilësi superiore në çdo moment që njerëzit do të kalojnë pranë kësaj marine./noa.al
Moderatorja e Fax News, Aida Shtino ka ‘rrëfyer’ jetën e saj profesionale në një intervistë për emisionin “Ka Motorr” me Ana Haxhimalin.
Moderatorja tregoi se ishte ftesa e Preisdentit te Fax News, Kasem Hysenbelliu që e bindi t’i bashkohet Fax News në një emision ndryshe nga ai që kishte drejtuar prej disa vitesh, Njerëz të Humbur.
Aida Shtino tha se kjo ishte një sfidë e rë për të, por ajo nga natyra është njeri kokëfortë që i shkon gjërave deri në fund .
Duke folur për “Njerëz të Hu mbur”, Shtino u shpreh se edhe sot njerëzit e pyesin se çfarë u bë me vogëlushen Bleona Mata apo të tjerë persona të h umbur.
Flet Aida Shtino
Pata një ftesë nga Presidenti i ndjerë Kasem Hysenbelliu. Ishte një periudhë pushimi, dhe hapi tjetër që do bëja ishte një emision që nuk do kërkoja njerëz të humbur por identitetin tonë të humbur. Unë kuptova nga dita në ditë se ne nuk njohim historinë tona.
Në fillim ka pasur mosbesim se isha gazetare femër, investigative. Nga natyra jam pak kokëfortë dhe i çoj gjërat deri në fund, edhe sikur të gjithë ti kisha kundër. Sigurisht kisha një staf të përkushtuar. Kur gjetëm personin e parë aty morëm forca dhe vazhduam udhëtimin prej shumë vitesh. Ka lënë mbresa te mua dhe më ka ndryshuar jetën, nga historitë që dëgjoja çdo ditë dhe nga kërkimet që bëja, me thënë të drejtën jam bërë njeri më i mirë. Ne shpeshherë shqetësohemi për gjëra që nuk janë shumë të rëndësishme dhe kur vjen momenti që një një nënë kërkon fëmijën që nuk e ka parë prej vitesh.
Tani që e mendoj them si e kam përballuar. Mundohesha mos ti marr shumë emocionalisht gjërat. Ne punonim deri në 12 të natës. Në ekran dilnim vetëm ditën e premte . Historitë ishin shumë të ndërlikuar. Ka qenë vështire sepse ka pasur raste që kemi qëndruar 6 orë live, dhe regjizori më thoshte Aida mbylle se shkoi vonë. Kur vija në shtëpi aty më rrinte mendja. Është e pashmangshme që të shkëputesha nga Njerëz të Humbur. Dhe kur dilja me familjen time të gjithë më pyesnin çfarë u bë për Bleonën. Jo vetëm Bleona, unë kam kërkuar shumë fëmijë të hum bur në emision.
Vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj, është arr estuar këtë të enjte nga Po licia e Shtetit.
34-vjeçari, Henri Haxhiraj, ra në pr anga së bashku me 3 persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Identiteti” të zhvilluar nga Po licia e Lezhës, në bashkëpunim me Departamentin e Pol icisë Kr iminale, Drejtorinë e Forcës Operacionale, DVP Tiranë dhe DVP Elbasan.
Katër të arre stuarit aku zohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prod himin e dokumenteve të të falsifikuara, ma shtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të pali gjshëm të kufijve.
Ata kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mas htrimit të këtij grupi.
“Gazeta Shqip” raporton se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur, e cila së fundmi ishte edhe pjesë e formatit televiziv “Big Brother VIP” Sheila Haxhiraj.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër koronavirusit në vendin tonë.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se shifrat e larta të infektimeve, që ditët e fundit kanë arritur nivel rekord nga varianti Omicron, nuk duhen parë me frikë, por me një shtim të vëmendjes dhe kujdesit ndaj respektimit të masave.
“Treguesit flasin për një tjetër valë. Shifrat nuk duhen parë me frikë, por me një shtim më të madh të vëmendjes dhe kujdesit. Komiteti mendon se niveli i masave mbrojtëse që kemi sot është në përputhje me situatën epidemiologjike”, tha Rakacolli.
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gabimi më i madh në jetën e tij është se nuk ka kandiduar përballë Bashës në momentin kur ai ka refuzuar të japë dorëheqjen.
“Synimi im ka qenë mbrojtja e interesit kombëtar.
Ky është një projekt që tre jetë t’i kisha ia kushtoja këtij projekti. Edi Rama kishte parim të politikës së jashtme zero pro blem me fqinjët. Projekti im merr fund minutën e fundit të jetës sime.
Do vazhdoj aq sa do pranojnë shqiptarët. Gabimi im ndër më të mëdhenjtë e jetës time është se në momentin kur më tha nuk jap dorëheqjen duhet t’i thoja duhet të përballemi. Por unë kisha premtuar që largimi im është pa kthim”, tha Berisha në RTK.
Një 57-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kryefjalë në mediat botërore, për shkak se në trupin e tij është transplantuar zemra e një derri.
Kjo pro cedurë është zhvilluar për herë të parë dhe është shpresëdhënëse për njerëzit që vu ajnë nga sëmundjet e zemrës.
Mirëpo, një zhvillim kaq i madh në botën e mjekësisë nuk është mirëpritur nga hoxha kosovar, Shefqet Krasniqi. Sipas tij një veprim i tillë është “deg radim dhe haram”.
“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe myslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e deg radu fjalën e zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është de gradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Klankosovën.
Sipas tij, mjekimi me gjëra të ndaluara është haram, madje në këtë rast edhe më “haram” se alkooli.
“Kjo mund të jetë edhe më e rëndë se pirja e alko olit për mjekim, pasi alkooli mund edhe të pastrohet nga trupi, ndërkaq kjo mbetet. Pra me e nda trupin me derr është haram. Jo vetëm unë po asnjë mysliman nuk mundet me u pajtu me këtë”, ka thënë Krasniqi.