Andueli

Ambasada e SHBA ben njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane njofton se më 14 shtator rinis procesi i aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Përmes një njoftimi të postuar në faqen zyratre në Facebook, ambasada bën me dije se afati i fundit për të aplikuar është 30 shtatori.

“Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.

Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020. Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator.

Më tej ambasada jep detaje lidhur me vizat imigruese dhe kriteret që duhet të plotësojë secili aplikant për të përfituar një vizë imigruese në SHBA.

“Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i ambasadës.

Ambasada e SHBA ben njoftimin e rëndësishëm Read More »

Vizita e Ramës në Athinë pritet me interes të veçantë

Burimet sqarojnë se Athina është e interesuar që me Tiranën zyrtare të ketë një dialog gjithëpërfshirës, madje është e vendosur që të lëshojë pe në disa prej problemeve të hapura mes dy vendeve, mjaft që edhe Tirana zyrtare të dëshirojë një zgjidhje të drejtë të problemeve mes dy dy vendeve.

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë po pritet me interes të veçantë nga politika greke. Ndonëse ajo është në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE, mbërritja e kreut të qeverisë shqiptare pritet të ringjallë shpresat se të dy vendet do të nisin një fazë të re afrimi mes tyre, e cila pritet të kulmojë me përfundimin e bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve, një proçes i iniciuar në 2014 prej qeverisë se kaluar greke dhe kabinetit Rama me Ditmir Bushatin në krye.

Burime tepër të besueshme të Top Channel në Athinë thanë se pas pakësimit të retorikës nacionaliste në të dy anët e kufirit tashmë janë pjekur kushtet që të dy vendet të përfundojnë disa marrëveshje mes tyre, ku heqja e ligjit të luftës dhe ajo e demilitimit të ujerave territoriale si dhe traktati i ri i miqësisë strategjike mes dy vendeve do të jenë në krye të agjendës.

Burimet sqarojnë se Athina është e interesuar që me Tiranën zyrtare të ketë një dialog gjithëpërfshirës, madje është e vendosur që të lëshojë pe në disa prej problemeve të hapura mes dy vendeve, mjaft që edhe Tirana zyrtare të dëshirojë një zgjidhje të drejtë të problemeve mes dy dy vendeve.

Mbas përkeqësimit të marrëdhënieve me Turqinë, Athina ka synuar ngritjen e një fronti europian, por edhe ballkanik që do të tentojë të pakësojë influencën turke në rajon,ndaj mbështetja greke ndaj integrimit europian të Shqipërisë pritet të jetë e pa kufizuar.
Në këtë kontekst, Athina zyrtare pritet të bëjë disa lëvizje diplomatike në rajon,ku synon të rrisë mbështetjen e saj ndaj forcave pro europiane në Ballkanin perëndimor, madje Athina është e vendosur të ketë një qasje të re me faktorin Shqiptar në rajon,duke parë që ky i fundit,është kthyer në faktor qeverisës ne Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut edhe më gjerë.

Kjo qasje e re, mund të konkludojë deri në formimin e një marrëdhënie të re të besimit mes grekëve dhe shqiptarëve në rajon,me pikë kulmore të saj,njohjen e Kosovës nga Greqia.

Vizita e Ramës në Athinë pritet me interes të veçantë Read More »

Basha: I kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha, thotë se masat e që ka marrë qeveria aktuale janë gjysmake.

Kreu i opozitës Lulëzim Basha ka reaguar së fundmi në lidhje me vendmin që ka marrë qeveria për hapjen e shkollave më 14 shtator.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha, thotë se masat e që ka marrë qeveria aktuale janë gjysmake. Po ashtu ai i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19 tek nxënësit.

Postimi i Bashës

Shpreh dhe njëherë shqetësimin për masat gjysmake të marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor. Ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.
Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.

Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne. Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor. Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojë shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës.

Është koha të merren masa urgjente dhe konkrete për të mbrojtur jetën e nxënësve, mësuesve dhe të gjithë shqiptarëve. Rifillimi i shkollës është proces jetik për fëmijët dhe familjet shqiptare, dhe ky proces ka nevojë për kujdes dhe impenjim serioz nga strukturat shtetërore.

Basha: I kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor Read More »

Krenari/ Shqiptarja fiton ‘The Voice Kids’ në Belgjikë

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin “Top Talk”, ditën e sotme, ishte një vendim i minutave të fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej, vendim ky që u “kurorëzua” me fitore.

Krenari/ Shqiptarja fiton ‘The Voice Kids’ në Belgjikë Read More »

Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit kundër dhënies së kësaj trashëgimie arkeologjike me koncesion për menaxhim te privati

Sudiuesi Auron Tare, ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit, u shpreh kundër dhënies së kësaj trashëgimie arkeologjike me koncesion për menaxhim te privati.

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur t’ia japë Butrintin me koncesion për 10 vite kompanisë britanike “Prince & Pearce”, dhe ky duket se është një rast unik në Europë.

“Situata në 10-vjeçarin e fundit në Butrint lë për të dëshiruar, si situata e vizitorëve dhe ekspeditat arkeologjike, shkolla e restaurimit e cila nuk është më”, – thotë Auron Tare.

Më tej ai shton se kjo do t’i hapë rrugën kompanive të tjera private për të marrë në menaxhim trashëgimi kulturore, ku sipas tij nuk është çudi nëse një kompani greke merr në menaxhim Gjirokastrën apo Tepelenën.

“Megjithatë do të thosha me gjithë këtë situatën që ka trashëgimia kulturore në Shqipëri, Butrinti i qëndroi, i rezistoi”.

“Në asnjë mënyrë nuk mund t’i jepet një fondacioni të huaj për menaxhim. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë ne do të mund të kemi shumë mirë një fondacion grek që mund të marrë Gjirokastrën, Tepelenën, apo Krujën”, theksoi Tare.

Sipas ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit, teksa ishte i ftuar në “Ora News”, – “PPP në trashëgiminë kulturore është shumë e rrezikshme. Nuk mund t’u jepen të huajve. Nuk kemi një model tjetër në Europë. Ose do të pranojmë që Butrinti ka falimentuar, dhe i jepet një pale të huaj”.

“Ose themi që Butrinti është i suksesshëm, dhe nëpërmjet një fondacioni të mblidhen të gjithë ekspertët më të mirë shqiptarë. Por duhet të jetë një bërthamë shqiptare, nuk mund ta dorëzosh trashëgiminë tënde te një i huaj”, – tha Auron Tare.

/NOA.al

Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit kundër dhënies së kësaj trashëgimie arkeologjike me koncesion për menaxhim te privati Read More »

Thirrje politikaneve: Bëjini Shqipërisë një nder: Në keni moral, fe, besim, rrënjë a mend, JINI NJEREZ të mirë para se të pretendoni se jeni edhe të zotë

OPINION – Nga EDLIRA Gjoni

Partia Socialiste nuk është streha e ëngjëjve apo e elitës së këtij vendi.

As Partia Demokratike nuk është shpëtimtarja që vetëm mos ardhtë në pushtet, se do i japë secilit shqiptar nga një ‘lugë floriri’ të hajë në detin që do bëhet kos.

Jo! Te Rilindja dalin mbi ujë arrogantët me stile acarues autoriteti për karrige që edhe vetë e dinë se nuk i meritojnë. Papërgjegjshmëri akute!

Tek PD notojnë mbi ujë e nën të hije pa identitet.

Të dyja mbajnë peng gati 60% të popullatës shqiptare që nuk del fare në votime, se nuk u bëjnë duart të votojnë as për njërën palë, as për tjetrën.

Ama në Partinë Socialiste ka njerëz me mendje, punë, përqasje, produkte, gjurmë e karakter të admirueshëm. Nuk i njihni, se nuk janë (më) në majë të ajsbergut rilindas. Vetë brenda llojit, u kanë hequr zërin. Figurën. Dinjitetin, për të cilin aq shumë kemi nevojë.

Te Partia Demokratike flitet për risi me të njëjtat emra që dëgjoja në radio e shihja në ekran kur mundohesha të kuptoja 1997-ën në Vlorë. Të njëjtët që erdhën në 2005-ën, por i larguan me frymë-çlirim në 2013-ën.

Ka shumë zonja e zotërinj të djathtë që kanë finesë në mendim, analizë, ligjërim publik, përkujdesje, fisnikëri, profesionalizëm e dashamirësi për vendin. As këta nuk i njihni, se edhe nëse kanë pasur zë, i kanë zhytur, anashkaluar e shpërfillur me amatorizëm.

Ndaj, nuk është problemi i qeverisjes së vendit PD-ja apo PS-ja. (lëvizjet e tjera politike, me meritë të plotë të tyre, nuk mund të merren në konsideratë).

Problemi është se modelet që promovojnë të dyja kahet janë të ulëta, demotivuese, çjerrëse, antishqiptare, abuzuese, narcize e të dëmshme. Oh sa të dëmshme!

Nuk është drama tek emrat e përveçëm, por tek sjellja e secilit, tek modeli që është mbjellë, ujitur e trashur në mënyrë kaq të rëndmotë, sa duket sikur po i zë vendit frymën.

Nuk duhen ndryshuar vetëm emrat, por edhe brenda emrave, modelet: Modeli i punës në secilin individ, majtas, djathtas e nga Hëna qoftë!

Modelin e përforcon partia ku aderohet, ama thelbin, karakterin, e ka secili të lindur, të mbrujtur e të gatuar që në vegjëli, deri në papjekuri, kur i kthehen vendit në bumerang.

Prandaj: jini njerëz për të qenë, para se të jeni militantë të dëmshëm e të rëndomtë, që mbani peng ç’ju vjen në dorë nga thesi publik!

Bëjini Shqipërisë një nder: Në keni moral, fe, besim, rrënjë a mend, JINI NJEREZ të mirë para se të pretendoni se jeni edhe të zotë!

/NOA.al

Thirrje politikaneve: Bëjini Shqipërisë një nder: Në keni moral, fe, besim, rrënjë a mend, JINI NJEREZ të mirë para se të pretendoni se jeni edhe të zotë Read More »

Ecni zbathur sa të mundeni, zbuloni përfitimet

Të ecësh zbadhur nuk është ndonjë kënaqësi e madhe, sidomos në rrugë, por në fakt ka shumë përfitime shëndetësore.

Vite më parë diçka e tillë ishte normale dhe nuk na bënte përshtypje.

Ja disa prej përfitimeve nga e ecura zbadhur.

Forcon sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e zemrës

E ecura zbathur mundëson edhe një rritje të konsiderueshme të rruazave të bardha dhe të kuqe të gjakut, duke forcuar kështu qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar.

Në momentin që rruazat e kuqe rigjenerohen më shpejt, enët e gjakut kanë pak gjasa të krijojnë bllokime.

Ulet rrezikshmëria ndaj trashjes së gjakut.

Duke ditur që venat e bllokuara dhe mpiksja e gjakut janë dy nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, e ecura zbathur e ul mundësinë e prekjes nga këto simptoma.

Rregullon ciklet e sistemit nervor

Shëtitja në parqe, apo edhe thjeshtë ecja, është parë që ka një ndikim në ekuilibrimin e emocioneve dhe sistemit nervor.

Por kontakti i drejtperdrejt me tokën bën të mundur ekspozimin ndaj valëve elektromagnetike pozitive që janë jetike për shëndetin tonë emocional dhe fizik.

Ecni zbadhur sa të mundeni, zbuloni përfitimet

Toka ka disa enzima të cilat në momentin kur janë në kontakt me lëkurën e trupit tonë, nxisin prodhimin e hormoneve që qetësojnë organizmin. /noa.al/

Ecni zbathur sa të mundeni, zbuloni përfitimet Read More »

Lleshaj: Posti im nuk do të jetë i përjetshëm. Nuk do jem i përhershëm në qeveri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pohon se nuk është i përhershëm në qeveri.

Duke folur sot nga Vlora, ku prezantoi forcat e reja “Shqiponja”, Lleshaj deklaroi se nuk do të jetë më ministër.

“Posti im nuk do të jetë i përjetshëm. Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër”, u shpreh Lleshaj.

Kësisoj ai pohon se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, s’do të jetë në qeveri, nëse Partia Socialiste del fituese.

Kjo deklaratë vjen teksa kohëve të fundit, po diskutohen gjithnjë e më shumë ndryshimet në qeveri. /noa.al

Lleshaj: Posti im nuk do të jetë i përjetshëm. Nuk do jem i përhershëm në qeveri Read More »