Vajza e ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, Kejda, feston 22-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar për të, Bregu ka ndarë një fotografi selfie të së bijës në pasqyrë, bashkë me një dedikim të veçantë.
Ajo thotë se e bija është shumë më shumë nga ajo që sheh në fotografitë selfie.
“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë❤❤❤. Është zemra jote prej ari dhe vetëironia që të bën të bukur. Gëzuar Ditëlindjen Kejda”, shkruan Bregu. /noa.al
“Lulzim Basha është shalqin me provë!” Kështu tha Kryeministri Edi Rama, lidhur me planet e rimëkëmbjes së prezantuara ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha, përballë krizës së koronavirusit.
Sipas tij, kreu i opozitës është “i pangrënshëm”, duke thënë se nuk është i ardhur nga Hëna, po ka qenë në provë disa herë dhe se shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti e provuar.
“Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e opozitës së bashkuar në këtë vend, të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarë. Kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe atyre, apo mes meje dhe shalqinit me provë që është në krye të opozitës, por është betejë e jona me vetveten dhe kohën”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha se kur e sheh se e ka të pamundur të marrë atë që shpreson, “Lëshohet si Sudja dhe Vehbiu, kap ça të kapësh”, duke e krahasuar me drejtuesit e dy firmave piramidale. /noa.al
Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi prerazi mundësinë për rihapjen e kazinove në vend.
Nga konferenca e sotme për mediat, ai tha se nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri, por se është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të licencës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë e shumë vitesh në mes të Tiranës, dhe duke pritur cilindo që të bëjë ofertë në një zonë të caktuar, siç është përcaktuar.
“Janë vetëm kufijtë e një perimetri, nuk do të hapen kazino! Në ligjin ekzistues, përcaktohet e drejta e kazinove në struktura me 5 yje, apo në zona të veçanta për zhvillim apo për turistët, gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do ta shtrojmë masivisht. Nuk ka hapje kazinosh. Në hotelet me 5 yje po”, u shpreh Rama.
Ai tha se licencë për kazino në rast kërkese, do marrin vetëm brandet ndërkombëtare.
Sipas tij, zërat për rihapje kazinosh janë “komplet fake news”. /noa.al
Për herë të parë pas ngjarjes së 24 shtatorit në Elbasan, bashkëshortja e Lefter Zhidrus, Floresha Zhidru foli për Report Tv. Ajo shpjegoi dinamikën e ngjarjes ditën ku i shoqi mbeti i vrarë.
Ajo shpjegoi se gjithçka shkonte normalisht dhe se bashkëshorti nuk ishte i dhunshëm, madje duke u shprehur se nuk e kishte denoncuar kurrë për dhunë.
Floresha thotë se bashkëshorti u nis për në Tiranë për të marrë materiale për punën e tij por kur u kthye në shtëpi ishte shumë i tensionuar.
“Në orët e para të mëngjesit u ngritëm dhe vajza niset në shkollë. Ikin bashkë me burrin në punën e tyre. Në Tiranë merr materiale për punën dhe kthehet në shtëpi i tensionuar. Vajza vjen përpara. Nuk ishte parë kurrë në atë gjendje.
Nuk mora vesh nga ai. Tensioni i komshinjve. Ora 12 erdhi në shtëpi. Mos më fol më thoshte. Shkaku vetëm i gjyqit. Ishte përmendur gjyqi. Me komshinjtë. Kjo ka ardhur nga gjyqet zvarritjet.
Kjo diskutohej për natë. Si zvarritet çështja. Vazhdoi agresivitetin e vetë. Vajza doli jashtë e para. Mami dil jashtë. Dolëm jashtë dhe kjo ishte e gjitha vetëm që të qetësoheshim. Policinë e njoftoi vajza”, shprehet Floresha.
Pas dhunës policore që përjetuan në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku naftëtarët kërkonin me të drejtë tu jepeshin pagat e prapambetura prej një vitit, sot vendosën të futen në grevë urie si e vetmja rrugë që u ka mbetur për të fituar të drejtën e tyre.
Qeveria gënjeshtare e Edi Ramës, pasi i mashtori, i injoroi, i përbuzi dhe në fund i rrahu tani as nuk interesohet për jetët e tyre. Jetët e mbi 900 naftëtarëve, jetët e mbi 900 familjeve që jetojnë me ato paga që nuk jepen.
Qeveria gënjen pa turp kur heq veten nga përgjegjësia e dhënies së pagave të naftëtarëve të rafinerisë sespe:
Naftëtarët kanë kryer të gjithë proceset e nevojshme gjyqësore dhe i kanë fituar ato, pra institucionet përgjegjëse shtetërore duhet të sigurohen se vendimet e gjykatave do zbatohen duke vendosur në lëvizje të gjithë mekanizmat që lejon ligji. Por jo, qeveria nuk lëviz as gishtin e vogel për të zgjidhur problemet e naftëtarëve edhe pse nuk heziton të ngrejë krahun për ti goditur ata. Edi Rama dhe rilindasit e tjerë të tij, jo një herë por në shumë raste, publikisht e brenda zyrave të ministrive të tij (ku patjetër takimet regjistrohen) u kanë premtuar naftëtarëve se do i marrin pagat. I kanë siguruar naftëtarët se kompanitë e njëpasnjëshme që kanë blerë ARMO-n janë serioze e të fuqishme. Fjalë bosh! Mashtrime! Thjesht oligarkët e rradhës që përfitojnë në kurriz të shqiptarëve. Shteti vazhdon të jetë aksioner i ARMO Sh.a me rreth 15% të aksioneve, pikërisht për tu siguruar se pasuria jonë kombëtare do të menaxhohet drejtë e qytetarët do të marrin atë që u takon. Sot, as në rafineri nuk është investuar, as pasuria jonë nuk po trajtohet si duhet e më e keqja as qytetarët tanë nuk po mbrohem. Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një ligj për Statusin e Naftëtarit, çfarë bëhet sot me atë ligj? A zbatohet ai? A mund ti mbrojë sot statusi naftëtarët që nuk paguhen prej nje viti, e që kanë humbur vendet e punës?
Sa përmenda më sipër janë pak krahasuar me të zezat që gjenden nëse kërkon të zbulosh cka ndodhur me ARMO-n, por sot e rëndësishme është ajo që do të ndodhë me naftëtarët. Sot e rëndësishme është që ata të marrin pagat e të kthehen tek familjet e tyre. Sot e rënëdishme është që qeveria ti lër mashtrimet, ti harrojë oligarkët e tu zgjidhë hallin atyre qindra punonjësve që kanë bërë një punë të vështirë e me rrezik për jetën.
Tensioni i lartë është një prej problemeve më të përhapura te njerëzit.
Por ky shqetësim shëndetësor, në jo pak raste ka rezultuar fatal për jetën e personit që vuan.
Trajtimet janë të ndryshme, por ndoshta nuk e keni dëgjaur ndonjëherë se mund ta ulni tensionin duke ngrënë fiq.
Për uljen e tensionit të gjakut rekomandohet fiku, pasi është një nga burimet më të mira të kalciumit, mineral ky i nevojshëm për funksionin e muskujve dhe nervave.
Ky mineral balancon nivelet e lëngjeve në trup dhe rregullon rrahjet e zemrës si dhe zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në eliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës.
Por si ta përdorni?
Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni rregullisht gjatë ditës.
Fiqtë mund t’i hani në mëngjes dhe t’i përzieni me drithëra ose mund t’i konsumoni nëpërmjet vakteve.
Disa fiq të thatë mund t’i mbani në ujë gjatë natës dhe më pas lëngën e tyre ta pini esëll në mëngjes. Kështu ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij. /noa.al/
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë para Uiznës ditën e sotme, dhe më tej një përfaqësi e tyre janë futur në grevë urie.
Ata janë shprehur se në Tiranë ku protestuan pak ditë më parë, u treguan arrogantë dhe askush nuk i priti.
“Greva e urisë është zgjidhja e vetme, jemi pa bukë”, u shprehën ata.
Kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj deklaroi se do të futet në grevë urie i pari dhe se fillimisht 10 përfaqësues do të nisin të parët grevën e urisë.
Protestuesit pretendojnë se kanë disa muaj, deri në 20 rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë. /noa.al