Andueli

Maliqi: Largohem përfundimisht nga politika, nëse nuk fiton opozita e bashkuar

Gjatë ditës së sotme po mbahet seanca plenare në Kuvend për votimin e kodit të ri zgjedhor.

Në fjalen e tij deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi është shprehur se me votimin e kodit të ri zgjedhor po shkelet marrëveshja e 5 qershorit.
Gjithashtu Maliqi u shpreh se nëse fiton PS-ja do të largohem përfundimisht nga politika.

“Sot një seancë turpi, e pështirë, çfarë do që të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor tregojnë frikën e tyre, ku janë këta që morën tepsinë dhe timonin, këta që kishin gjysmën e parlamentit, pre ndryshojnë koalicionet, pse nuk i hapën listën, pse kanë frikë se parlamentin, bandat i kanë. Ju sot po gënjeni dhe po mashtroni të gjithë shqiptarët, po shkelni marrëveshjen e 5 qershorit, po mbyllni Shqipërinë, por çfarë do që të bëni fitorja do jetë plebishitare, nëse nuk fiton opozita e bashkuar, unë do largohem përfundimisht nga politika”, tha Lefter Maliqi.

Maliqi: Largohem përfundimisht nga politika, nëse nuk fiton opozita e bashkuar Read More »

Rama: ‘Shembullin më të keq e jep Presidenti i Republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral…’

Nga seanca e sotme e Kuvendit, përballë deklaratave të opozitës parlamentare, Kryeministri Edi Rama nuk la pa shigjetuar Presidentin Ilir Meta.

Gjithçka duke iu referuar fjalës së tij në konferencën e sotme për mediat me Presidentin e Bosnjës, ku komentoi votimin që pritet të ndodhë sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Shembullin më të keq e jep Presidenti i Republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral që të përmbahet të paktën në krahun e një homologu që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krahë me një të huaji të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhesh dhe depresiv për kundërshtarët”, u shpreh Rama.

Sipas tij Ilir Meta del e flet në emër të Kushtetutës dhe shqiptarëve, që mbase i shkon me viktimat e OFL që sipas tij i takon skutave, por jo me Partinë Socialiste dhe popullin shqiptar, “që do afishoka emrat e deputetëve publikisht të cilët do të marrin jo vetëm kosto politike dhe morale nëse votojnë sot:.

“Me cilat mjete të dhunshme, apo me armët që do rrëmbeheshin në 2017-ën. Shqipëria ka nevojë për të gjithë pa dyshim, por unë nuk jam udhëheqës i PS që të ushqejë partitë e vogla dhe koha ka treguar se partitë e vogla nuk kanë sjellë asgjë të mirë për Shqipërinë, por se janë grupe shantazhierësh që kanë shqyer më shumë se të mëdhatë shtetin. Janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri, për ta bërë pastaj degë të thesarit të atij që ka vulën”, deklaroi Rama.

Më tej shtoi se opozita dhe Ilir Meta duan të mbledhin njerëz dhe të thonë “turru, kapi, mblidhi, silli dhe pastaj të vij kush të vij këtu, për tu turrur, për të kapur, mbledhur dhe për të çuar te shtëpia”.

Duke iu drejtuar opozitës në parlament, ai tha se Partia Socialiste nuk është shërbëtore e tyre, por e popullit.

Më tej tha se, “E dini pse ne e kemi udhëhequr dhe do e udhëheqin vendin, jo se jemi të rënë nga qielli, pa gabime apo pa të meta, por se ky popull nuk është budalla. Çdo individ që flet në emër të popullit, qoftë në krye të vendit apo në rrjetet sociale, është i destinuar të marrë dënimin. Duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë votat, nuk merrni vota ju as me lista të hapura, apo të mbyllura, se ju kujtoni se shqiptarët janë budallenj. Për sa kohë që mendoni se shqiptarët janë budallenj, ju s’keni shans ta konkurroni PS”.

Ndër të tjera tha se “Nuk ka problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë fare përshtypje”.

Rama: ‘Shembullin më të keq e jep Presidenti i Republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral…’ Read More »

Meta: ‘Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa Rama’

Presidenti Ilir Meta reagon ndaj deklaratës së bërë nga Kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se “Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën”.

Më tej i bënë thirrje që të mos guxojë të vërë dorë mbi marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, shkruan Meta.

Ky reagim vjen pasi Rama tha sot në parlament se “Presidenti i Republikës si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral që të përmbahet të paktën në krahun e një homologu që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krahë me një të huaji të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhesh dhe depresiv për kundërshtarët”.

Meta: ‘Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa Rama’ Read More »

Rama: ‘Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës, nuk i ka dhënë asnjë njeriu tjetër çfarë i ka dhënë Ilir Metës’

“Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës, nuk i ka dhënë asnjë njeriu tjetër çfarë i ka dhënë Ilir Metës! E ka bërë Kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President. Çfarë duhet të bëjnë më shqiptarët për Ilir Metën?”

Është kjo pyetja e që bëri Kryeministri Edi Rama për mediat jashtë parlamentit, pas deklaratës së kreut të shtetit, i cili e paralajmëroi se nëse preket 5 qershori, do e ketë në çdo shesh.

“Një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari gjërat. Pse? Çfarë do më Ilir Meta nga Shqipëria?”, tha Rama.

Ndërkohë në parlament tha se “Ilir Meta është zhveshur komplet nga kostumi i Presidentit dhe ka filluar ngre shtanga në Presidencë”.

Rama: ‘Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës, nuk i ka dhënë asnjë njeriu tjetër çfarë i ka dhënë Ilir Metës’ Read More »

Aktori Julian Deda uron vëllain për ditëlindje por i bën edhe një kritikë

Ditën e sotme, vëllai i aktorit Julian Deda, muzikanti Mario Deda, feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të shënuar për vëllanë e tij, Juli i ka bërë një urim të gjetur, teksa ndan një fotografi nga një video-telefonatë e tyre.

Ai e quan të vëllanë artist, punëtor, ndërsa i bën edhe një kritikë, duke i kujtuar që ti shkurtojë telefonatat e gjata.

“Vëlla, me që ke ditëlindjen sot, po të them diçka. Të du fort, je artist, je punëtor, je i thjesht, je familjar por ke një problem të vogël, çdo telefonatë e jotja zgjat mbi 53 minuta, është shumë o vlla. Fillo shkurtoji pak se u rrite tashti. U bëfsh 100 vjeç Maestro Deda, bashkë me familjen tënde të mrekullueshme. Love you Bro…!”, shkruan Juli. /noa.al

Aktori Julian Deda uron vëllain për ditëlindje por i bën edhe një kritikë Read More »

24 vjeçari dashurohet me korçaren, e gënjen për punën dhe rrogën e tij/ Çfarë ndodhi më pas? (video)

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë Ramiz Debreshi, 24 vjeç me origjinë nga Dibra, por që ka jetuar në Durrës së bashku me prindërit.

Prej disa kohësh ai jeton me të dashurën në qytetin e Korçës.
Ai ka ardhur të rrëfejë historinë e tij me Katerinën të cilën për shkak të disa gabimeve që ka bërë e ka zhgenjyer shumë.

“Unë në vitin 2016 punoja si agjent shitjesh për produkte ushqimore dhe në një dyqan përballë shkollës, shikoj një vajzë që më la shumë përshtypje.

Pas 2 javësh kthehem në Korçë dhe pashë të njejtën vajzë prap.

Thashë do interesohem dhe gjej një person që e njihte atë vajzë. E marr në kafe dhe pa i rënë në sy i them shiko kjo vajza nuk më duket vajzë e mirë, ai më tha e ke shumë gabim, është një vajzë shumë e mirë dhe është nga një fshat i quajtur Zvirinë.

Në atë moment e kuptova që ishte nga Zvirina dhe do e dija se ku do e prisja e ku do e shihja. Ajo shkonte vazhdimisht në shkollë me biçikletë dhe i them që e di që biçikleta jote nuk ka frena, por bëj si të bësh ndalo dhe të flasim pak. Ajo ma kthen duke thënë nuk kam asnjë interes nga biseda jote.

Më pas vazhdoja tentativat e mia derisa e takova dhe e binda që të pinim një kafe tek Pazari i Korçës. I tregova për familjen dhe vazhduam të takoheshim më shpesh. Unë fillova të frekuentoja Korçën më shpesh dhe dilja me Katerinën, derisa arritëm në atë konkluzionin që ne vërtet po ndjenim diçka për njëri-tjetrin.

Në një nga takimet tona ka qenë edhe një përqafim i joni. E kam puthur për herë të parë në ballë sepse në ballë puthen princeshat. Në përqafimin e parë që i dhashë ndodhi një gabim. Nuk isha i drejtë dhe e kam mashtruar. Unë doja të dukesha dhe i them që ky biznesi që punoj nuk jam i punësuar por është biznesi im.

I them që të ardhurat e mia janë rreth 800 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që unë kisha një rrogë 400 mijë lekë të vjetra. Këto fjalë nuk i interesonin Katerinës. Vazhduam një lidhje normale për 3 vite dhe pa problematika të mëdha së bashku dhe në disa pjesë fillova ta gënjeja prap”, është shprehur Ramizi.

24 vjeçari dashurohet me korçaren, e gënjen për punën dhe rrogën e tij/ Çfarë ndodhi më pas? (video) Read More »

Kryeministri Rama optimist për situatën nga Covid: Nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një komunikim online me qytetarët se momentalisht mbyllja e dytë e vendit në karantinë nuk ekziston si mundësi.

Ai thekson se nuk e ka në mendje diçka të tillë po shton se vendimi varet gjithmonë nga shifrat.

Sipas Ramës Shqipëria e tregoi se pas tërmetit dhe pandemisë, ku gjithçka dukej e pamundur, po rifiton ato që humbi dhe po rimëkëmbet. Por sipas tij edhe një mbyllje e dytë si ajo e para, do ishte shumë e rëndë për ekonominë shqiptare, por jo fatale.

Më tej ai i bëri apel qytetarëve mos luajnë me zjarrin, të bëjnë detyrat kundër COVID-19, që qeveria mos detyrohet të vendosë një mbyllje të dytë si në mars të këtij viti.

QYTETARJA: Jam shumë e lumtur për heqjen e TVSH dhe tatim fitimit. Na jep lehtësira në biznesin tonë. Një mbyllje e dytë do ishte fatale.

EDI RAMA: Jam shumë dakord, do ishte shumë e rëndë, jo fatale. Sepse e pamë që sado keq të goditemi si me tërmetin, për mijëra familje që humbën shtëpitë. Kushedi sa vite e vite do desh.

Madje dhe për mijëra njerëz që humbën punën. E vërteta tregon që po rimëkëmbemi. Se shtëpitë po ndërtohen, shkollat po ndërtohen, se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim, me kohën e nevojshme, de po rikthehet më mirë, dhe më bukur, dhe më shumë qëndrueshmëri.

Ky nuk është një premtim, një fjalë e mbajtur dhe ligjëruar në parlamentin e Shqipërisë. Taksat për ju do jenë zero. Për sa më takon deri në vitin 2029. Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë.

Kryeministri Rama optimist për situatën nga Covid: Nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont Read More »

Komentuesi: ‘Kur do thyesh qafën, je bërë i neveritshëm’/ Ja si përgjigjet Rama…

Pas videos ku kryeministri i përgjigjej me video qytetarëve për shqetësimet e tyre lidhur me biznesin, ekonominë dhe mundësinë e një mbylljeje të dytë, ka vijuar duke replikuar ndaj komentuesve me shkrim.

Në dy komente bie në sy se qytetarët i kërkojnë Ramës të largohet, teksa njëri i thotë qartazi se për të ky është ‘’dimri i fundit’’ si kryeministër.
Por Rama ka theksuar se nuk ia bën dot qejfin disave të largohet pasi për të vendos populli dhe ai e jep kupën në fund. Por ai siguron se ata që mbanin karrigen me dhunë kanë ikur përgjithmonë.

Komentuesi: ‘Kur do thyesh qafën, je bërë i neveritshëm’/ Ja si përgjigjet Rama… Read More »