Andueli

Nuk ka gjë më të shenjtë se Pavarësia e Shqipërisë/ Presidenti Meta në ceremoninë e 100-vjetorit të L uftës së Dibrës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë për 100 vjetorin e Lu ftës së Dibrës.

Ceremonia u mbajt në Pallatin e Kulturës në Kamëz, ndërkohë Meta u prit në takim nga kryetari i bashkisë, Rakip Suli, foto me të cilin Meta e shpërndau dhe në Facebook.

Ne postimin e tij, Meta shkruan se nuk ka gje me te shenjte sesa pavaresia e Shqiperise, duke shtuar se per arritjen e kesaj pavaresie eshte derdhur shume gjak.

Ilir Meta: Nder dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Lu ftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pus htuesit mi zorë serbë.

Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri, që i mban gj allë traditat e të parëve dhe kujtimin e tyre të paharruar.

Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta.

I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë!

Nuk ka gjë më të shenjtë se Pavarësia e Shqipërisë/ Presidenti Meta në ceremoninë e 100-vjetorit të L uftës së Dibrës Read More »

Nis sezonin e dytë ‘LOVE STORY’,pjesëmarrëse një konkurente e divorcuar me fëmijë

Mbrëmjen e sotme ka nisur sezonin e dytë LOVE STORY në televizionin Klan. Në fillim të mbrëmjes, Alketa Vejsiu ka treguar ndryshimin që ka pësuar programi këtë sezon. Përveç shtimit të vajzave dhe djemve konkurrentë, sezoni i dytë sjell në fron 2 vajza dhe 2 djem.

Përgjatë videove të prezantimit, konkurentet vajza e djem kanë treguar mbi veten e tyre, por ajo që na ra në sy ishte Anxhela, e cila rrëfeu disa detaje interesante për jetën private. Në bashkëbisedim me Xhonin, Anxhela tregoi se është mama e një fëmije dhe është e divorcuar.

Një rast ky i pazakontë për ekranet shqiptare, por në Love Story duket se do të na duhet të përballemi me situata të paparashikuara.

Nis sezonin e dytë ‘LOVE STORY’,pjesëmarrëse një konkurente e divorcuar me fëmijë Read More »

Nënë e bijë hu mbin rrugën, u vjen në ndihmë po licia

P olicia e Tropojës u ka ardhur në ndihmë 2 turisteve gjermane, të cilat kanë hu mbur rrugën teksa shëtisnin në veri të vendit.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeçe, kanë hu mbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Menjëherë kanë nisur kërk imet nga shërbimet e Komi sariatit të Po licisë Tropojë dhe pas disa orë kërki mesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan noa.al.

Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Po licisë që i erdhën në ndihmë.

Nënë e bijë hu mbin rrugën, u vjen në ndihmë po licia Read More »

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Kokalari u shpreh se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete dhe se ajo duhet nxjerrë zvarrë nga PD, sepse po tallet me demokratët e shqiptarët.

Sipas saj, më 11 dhejtor, Basha ikën e PD vetëm forcohet akoma më shumë.

“Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike.

Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’ Read More »

Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së, ja kush është

Enkelejd Joti është zgjedhur sot si Drejtori i ri i Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Sic behet me dije ne nje njoftim zyrtar, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik votoi të hënën e 15 nëntorit, me tre të pestat e votave Enkelejd Jotin për të zëvendësuar në detyrën që mbante ish-drejtori i arre stuar nga SPAK, Thoma Gëllçin.

Enkelejd Joti aktualisht mban postin e drejtorit të QSUT-së. Ai rikthehet në skenën mediatike pasi më parë ka drejtuar televizionin Top Channel.

Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së, ja kush është Read More »

Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother/ Cfarë njoftimi ka ‘Vëllai i Madh’

“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë sërish banorët për thyerje të njëpasnjëshme të rregullave.

Mbrëmjen e djeshme ata organizuan një festë.Për të përfituar elementët e festës Pm iu kërkua që të sakrifikonte 1 banor për cdo element të zgjedhur.

Zgjedhjet që ai bëri ishin këto:Birra dhe tekila,këngëtar live,sushi,aparat për foto çasti,shisha dhe balerina.Përveç këtyre elementëve të zgjedhur nuk mund të kishin të tjerë.

Në listën e elementëve ishte shënuar edhe cigarja të cilën Pm nuk e zgjodhi por banorët në festë e konsumuan.

Duke qenë se thyerja e rregullave ka qenë e vazhdueshme në shtëpinë e “Big Brother” dhe ata nuk e kanë marrë seriozisht asnjë paralajmërim që është bërë,”Vëllai i Madh” ka vendosur që të gjithë banorët që ishin pjesë e festës të shkojnë në nominim ditën e martë.

Në nominin shkojnë:Pm,Dagz,Donaldi,Semi,Kledi,Beatrix,Fifi,Sarah dhe Einxhel me Beniadën që janë tashmë në nominim.

Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother/ Cfarë njoftimi ka ‘Vëllai i Madh’ Read More »

‘P las’ keq mes Fifit dhe Ilirit: Të dhj**sha turinjtë, kur je e p…

Pasi u dënuan të gjithë për të qëndruar në dhomën e dënimeve, disa prej banorëve patën fatin e mirë që të dilnin për një moment që të festonin në oborrin e shtëpisë.
Duke qenë se Dj PM ishte ai që fitoi një lojë të zhvilluar nga “Vëllai i Madh”, ishte ai që zgjodhi konkurrentët që do të merrnin pjesë në festë, duke lënë në dhomën e dënimit katër të tjerë.

Pas përfundimit të festës, të gjithë u rikthyen në dhomën e dënimit. Por, disa prej tyre u duk se kishin pirë shumë dhe nuk ishin esëll. Njëri nga këta banorë ishte edhe këngëtarja e dashur për publiku, Fifi.

Fifi teksa ndodhej në oborrin e dhomës së dënimit për të konsumuar një cigare së bashku me Sabianin dhe me Ilirin, i tha këtij të fundit se është “balerin i dështuar”, ndërkohë që ai ia ktheu se është një “këngëtare gjysmake”.

Mesa duket ky “debat” i ka ngelur në mendje Ilirit, i cili para se të flinte vendosi ta diskutojë me Sabianin, që është njëkohësisht edhe aleati i tij në lojën në çifte.
Pjesë nga biseda:

Iliri: Ajo është tra-la-la komplet. Të dhje*sha këngët.

Sabiani: Nesër kur t’i dali pija do e mbajë mend. Mos e mbaj mendjen aty.

Iliri: Jo, jo. Thjesht ça njerëzish…

Sabiani: Tani këtu jemi këtu… S’kemi ça bëjmë.

Iliri: Zhgënjimi më i madh është ‘njerëzit’.

Sabiani: Me shaka e ka thënë. Por nuk di çfarë thotë edhe mërzitet.

Iliri: S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!

Por jo vetëm kaq, pasi edhe kur janë zgjuar mëngjesin e sotëm, Iliri ia ka kujtuar Fifit fjalët që ka thënë për të.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Për fjalët që më the jashtë

Fifi: Që ishim duke bërë hajgare përjashta

Iliri: Jo nuk janë hajgare

Fifi: A do me u kap apo e ke kështu vetë. Ti e mban mend se çfarë ke thënë. Që nuk bëhen këto dënim, e ne që jemi dënuar për ty, që kemi rrezikuar të dalim.

‘P las’ keq mes Fifit dhe Ilirit: Të dhj**sha turinjtë, kur je e p… Read More »

Kush është arkitekti që do të drejtojë Prishtinën

Kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë. Opozita ka fituar ndjeshëm ndaj VV së Albin Kurtit. Edhe Prishtina nuk do qeveriset më nga VV.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar komunën e Prishtinës, në raundin e dytë të zgjedhjeve që u zhvilluan dje. Përparim Rama kryesoi garën kundrejt Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kush është Përparim Rama?

Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976.

Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë.

Ai ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele.

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me veprën e quajtur “Punuesi i filigranit”

Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës.

Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë. Para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.

Njihet gjithashtu për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë

Kush është arkitekti që do të drejtojë Prishtinën Read More »