Andueli

Rama për BE-në: I ka ngecur ora nuk i dinë mirë gjërat për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për TV shtetëror spanjoll e cila u transmetua sot, disa ditë pasi u zhvillua vizita e tij në Spanjë.

Edhe në këtë intervistë, Rama fashikullin BE-në duke vlerësuar se detyrat nuk i ka bërë Brukseli dhe jo Tirana.

“Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufinj evropianë, jemi një organ i trupit të Evropës dhe njëkohësisht jemi të iz oluar nga po ky trup, diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është gjëja më e përshtatshme as për sigurinë dhe as për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit, të mos jetë totalisht e integruar po të jetë një zonë gri si të thuash, ku aktorë të tjerë mund të zhvillojnë lojën e tyre”, tha z.Rama ndër të tjera në intervistë.

Kurse aku zoi zyrtarët evropianë se u ka ngecur ora në të dhënat që kanë për vendin tonë:

“Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën, me nje informacion që ende nuk është fluid, i rrj edhshëm. Por mund t’ju them se tashmë po e thonë të gjithë, edhe një numër përherë e më i madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet nga larg për Shqipërinë dhe realitetit të saj. /noa.al

Rama për BE-në: I ka ngecur ora nuk i dinë mirë gjërat për Shqipërinë Read More »

Epoka e bollëkut, lamtumirë/ Ja pse cmimet e karburanteve do të vazhdojnë të mbeten të larta

“The Economist”

Gjatë pjesës më të madhe të dekadës së fundit, fjala më e përdorur në sektorin e energjisë ishte “bollëk”. Një industri që kishte synuar prej kohësh të raciononte prodhimin e lëndëve djegëse fosile për të mbajtur çmimet e larta, u gjend befas me sasi të mëdha furnizimesh të tepërta, pasi bumi i naftës argjilore në SHBA, e uli çmimin e naftës në të gjithë botën.

Ndërkohë burimet e energjisë së pastër, si era dhe dielli, nisën të konkurronin fort me lëndëtdjegëse të tjera të përdorura për prodhimin e energjisë, si qymyri dhe gazi natyror. Megjithatë javët e fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës, është mungesa dhe jo bollëku energjetik. Në pamje të parë, manifestimet e saj janë kryesisht pa lidhje me njëra-tjetrën. Shoferët britanikë po vuajnë aktualisht për shkak të mungesës së drejtuesve të kamionëve qëfurnizojnë pikat e karburanteve. Ndërprerjet e energjisë në disa pjesë të Kinës, po ndodhin pjesërisht nga përpjekjet e vendit komunist për të frenuar emetimet e gazrave serrë në atmosferë.

Pakësimi i rezervave të qymyrit në stacionet energjitike në Indi, lidhet me një rritje të çmimit të importeve të mallrave. Megjithatë, një faktor themelor pritet që ta përkeqësojë akoma më shumë mungesën në vitet e ardhshme:një rënie e investimeve në puset e naftës, në rrjetet shpërndarëse të gazit natyror, si dhe në minierat e qymyrit.

Kjo tendencë është e kundërt me periudhën e bollëkut, dhe vitet e investimeve të mëdha. Por kjo krizë është gjithashtu rezultat i presioneve në rritje për të de–karbonizuar ekonomitë kombëtare. Këtë vit, mungesa e investimeve është një nga arsyet kryesore pse janë rritur çmimet e të 3 produkteve energjetike kryesore.

Nafta e kaloi kufirin e 81 dollarëve për fuçi pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj si Rusia, të cilët janë pjesë e aleancës OPEC+, i rezistuan thirrjeve për të rritur prodhimin, gjatë takimit të tyre më të fundit të 4 tetorit.

Kjo krizë me pasoja inflacioniste, nuk do të jetë aspak pozitive për një botë që e siguron ende nga lëndët djegëse fosile pjesën më të madhe të energjisë. Por të paktën ajo mund të përshpejtojë kalimin në burime më ekologjike dhe më të lira të energjisë.

Lë te marrim fillimisht naftën, një industri që ka nevojë për ri-investime të vazhdueshme, në mënyrë që të funksionojë normalisht. Një rregull i përgjithshëm, është që kompanitë e naftës supozohet të ndajnë çdo vit rreth 4/5 e shpenzimeve të tyre kapitale vetëm për të ndalur shterimin e nivelit të rezervave të tyre.

Megjithatë, niveli vjetor i kësaj industrie ka rënë nga 750 miliardë dollarë në vitin 2014 (kur çmimet e naftës i tejkaluan 100 dollarë për fuçi), në rreth 350 miliardë dollarë këtë vit.Ndërkaq banka e njohur amerikane “Goldman Sachs”, thotë se gjatë së njëjtës periudhë, rezervat kanë rënë nga 50 në rreth 25 vite.

Një krizë e furnizimit me naftë, u shmang përkohësisht vitin e kaluar për shkak të pandemisësë Covid-19. Por sapo ekonomia botërore të nisë të rimëkëmbet, do të jetë vetëm çështje kohe para se kriza të shfaqet në formën e saj të plotë.

Zakonisht industria i përgjigjet kërkesës së madhe dhe çmimeve më të larta duke investuar për të kryer më shumë shpime për më shumë naftë. Por kjo gjë është më e vështirë në epokë ede–karbonizimit të ekonomive. Së pari, kompanitë e mëdha të naftës si ExxonMobil dhe Royal Dutch Shell, janë nën presion nga investitorët për t’i trajtuar investimet në naftë dhe gaz si peshqit 1-javorë.

Kjo ndodh sepse aksionerët e tyre mendojnë se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin dhe pastaj do të bjerë, duke i bërë joekonomike projektet afatgjata. Ose sepse ata do të preferojnë të ruajnë aksionet tek kompanitë që mbështesin kalimin tek energjia e pastër.

Ndonëse çmimet po rriten, investimet në sektorin e naftës duket se nuk do të rriten. “The Economist” ka analizuar parashikimet e shpenzimeve kapitale të 250 prodhuesit më të mëdhenj të mallrave në botë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2019.

Ndërsa kompanitë minerare dhe ato bujqësore parashikojnë rritje të mëdha të investimeve, ato në energjitikë pritet të bien me 9 për qind. Një faktor tjetër që po pengon investimet nësektorin e naftës është sjellja e vendeve të OPEC+.

Gjysmë–dekada e çmimeve relativisht të ulëta gjatë “epokës së bollëkut”, e cila arriti kulmin me një rënie të çmimeve në fillim të pandemisë, i boshatisi arkat e shteteve. Kjo i reduktoi fondet për investime. Ndërsa çmimet po rriten, prioriteti i qeverive nuk është të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit të naftës, por të rrisin buxhetet kombëtare.

Për më tepër, prodhuesit shtetërorë janë të shqetësuar se një shpërthim i ri i rasteve meCovid-19 mund të godasë sërish kërkesën. Dhe siç deklaron Osvald Clint nga “Bernstein”, një kompani investimesh, shumë njerëz po pyesin “E pse të mos nxisim për disa kohë çmimete larta?”.

Në çdo rast, edhe nëse situata do të frymëzonte investime të reja, do të duheshin disa vjet që të arrihej një rritje domethënëse e prodhimit. Investimet më të pakta në sektorin e naftës, kanënjë ndikim direkt edhe në prodhimin e gazit natyror, që shpesh është një nënprodukt i shpimeve për naftën e papërpunuar.

Shtojini kësaj edhe një mungesë të terminaleve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) për transportimin e gazit nga vendet ku qasja mbetet relativisht e lehtë (Amerikë), dhe në ato ku është më e vështirë (Azi dhe Evropë). Duke pasur parasysh kohën e gjatë që duhet për të ndërtuar pikat e reja të shpimit, mungesa e kapaciteteve të mëdha rezervë në Amerikë, pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2025.

Investimet tek sektori i nxjerrjes së qymyrit janë më të pakt nga të gjithë sektorët e energjisë. Edhe në Kinë dhe Indi, të cilat kanë termocentraleve të reja me qymyr, prirja është kundër karburanteve fosile. Një rënie e investimeve, mund të bëjë që disa investitorë të naftës, gazit dhe qymyrit, të duket si banditë.

Por sa më gjatë që çmimet të qëndrojnë në nivele të larta, aq më shumë ka gjasa që kalimi tek energjia e pastër ta varrosë industrinë e karburanteve fosile. Ndërkohë konsumatorët, duhet të përgatiten për më shumë mungesa në treg. Epoka e bollëkut ka mbaruar. / bota.al

Epoka e bollëkut, lamtumirë/ Ja pse cmimet e karburanteve do të vazhdojnë të mbeten të larta Read More »

Vlorë/ Fi nalizohet operacioni p olicor i koduar ‘Përsëritësit’, detaje…

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësit”, zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të ndodhura në qytetin e Vlorës. Arr estohet në fl agrancë autori i dy shuar, i shp allur në kë rkim më parë për veprën pe nale “Vj edhja”.

Shp allet në kë rkim bashkëautori dhe vijon puna intensive për ka pjen e tij. Sek uestrohen në cilësinë e provës materiale disa prej sendeve të vje dhura nga këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vje dhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, ev identimin dhe ka pjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për He timin e Kr imeve në Kom isatiatin e P olicisë Vlorë fi nalizuan operacionin po licor të koduar “Përsëritësit”, si rezultat i të cilit u arre stua në fla grancë shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit u bë gjithashtu dhe ekz ekutimi i urdhrit të Pr okurorit, pasi Gjy kata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dën uar me 8 muaj bu rg, për veprën pe nale “Vj edhja”.

Si dhe u bë shpa llja në kë rkim e shtetasit E. Ç., 35 vjeç, i dë nuar më parë për veprën pe nale “Vj edhja”, banues në Vlorë. Arr estimi i shtetasit K. L, u bë pasi u k ap në fla grancë nga shërbimet e Po licisë duke vje dhur në automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Nga het imet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç, janë autorët e dy shuar të 5 vje dhjeve të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës, konkretisht vj edhjes së një automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Dh, vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e shtetasit A. K, veglave pune në automjetin e shtetasit K, Q, sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarsia” si dhe vje dhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e shtetasit E. M. Materialet proc edurale i kaluan Pro kurorisë pranë Gjy katës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën pe nale “Vj edhja” e kryer në bashkëpunim

Vlorë/ Fi nalizohet operacioni p olicor i koduar ‘Përsëritësit’, detaje… Read More »

Lajmi fundit/ Ak sident i r ëndë në vend,makina udhëtonte drejt Vlorës

Një aks ident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan–Tepelenë. Nga raportimet mësohet se një automjet ka da lë nga rruga dhe është rrotulluar të paktën dy herë.

Mësohet se në makinë kanë qene tre persona nga Saranda.

Në drejtimin e automjetit ishte një djalë, ndërsa pasagjerë ishin prindërit e tij, që udhëtonin drejt Vlorës.

Siç duket nga moti i keq dhe rruga e lagësht makina ka dalë nga rruga duke bërë dy rrotullime ne anë të saj.
Mësohet se tre personat janë pla gosur, ndërsa gruaja ka marë god itje në qafë.

Lajmi fundit/ Ak sident i r ëndë në vend,makina udhëtonte drejt Vlorës Read More »

Ja kush janë dy kompanitë turke që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë

Ditën e djeshme është shpallur edhe fituesi i tenderit për ndërtimine e tunelit të Llogarasë, i cili do të ndërtohet nga dy kompani turke. Ky tunel pritet të përfundojë për një periudhë punimesh 36 mujore, ndërkohë që vlera e ofruar nga dy kompanitë turke është 17 036 526 000 lekë (të reja), ose rreth 140 milionë euro pa Tvsh.

Gjatësia e këtij tuneli pritet të jetë 5.9 km, ndërsa në hyrje dhe dalje të tij do të lidhet me dy ura, njëra 100 metër dhe tjetra 40 metër. Në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, por fituese u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI” dhe ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

Pasaporta e Tenderit

Ja kush janë dy kompanitë turke që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë Read More »

Kryeministri Edi Rama përshëndet me simbole me shqiponjë e flamuj fitoren e Shqipërisë

Kryeministri Rama ka përshëndetur me simbole me shqiponjë e flamuj fitoren e Shqipërisë. Në profilin e tij në Facebook ai ka publikuar disa foto nga takimi duke u përqëndruar tek gjautja e Brojës dhe duke vënë në kokë të postimit simbolet me shqiponjë e flamuj.

Shqipëria fitoi sot me një ndeshje të bukur ndaj Hungarisë duke mbajtur ndezur shpresat për në botëror. Kuqezitë renditen të dytët pas Anglisë me 14 pikë, ndërsa presim Poloninë.

Kryeministri Edi Rama përshëndet me simbole me shqiponjë e flamuj fitoren e Shqipërisë Read More »

Si e ka emrin ai? Flamur?/ Basha i ngatërron emrin aktorit të njohur

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë konferencës, kur përmendi pr otestën kundër rritjes së çmimeve tha edhe emrin e aktorit Florjan Binaj.

Mirëpo ai e nga tërroi emrin duke thënë “Flamur”, më pas ishin të pranishmit ata që e korrigjuan.

“Ky ishte apo jo, nuk ishte ai tjetri që doli në protëstë, si e ka emrin ai aktori Binaj, Flamur Binaj? Flor Binaj, Flori”, tha Basha.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe aktori. Ai ka postuar videon nga momenti i konferencës dhe shkruan “Flamur Binaj, meme falas”.

Si e ka emrin ai? Flamur?/ Basha i ngatërron emrin aktorit të njohur Read More »

Berisha: Basha më zuri ‘pr itë’ politike dhe ai nuk e meriton të jetë më kryetar

Nga Elbasani Berisha ka deklaruar se Basha i zuri ‘pr itë’ politike dhe ai nuk e meriton të jetë më kryetar. Ai e h umbi sovranitetin e Partisë.

Shpallja non-grata më zgjoi mua. Thashë do kthehem shumë më fuqishëm së ke qenë deri më sot në mbrojtje të këtyre parimeve. Iu them gazetarëve që tani e tutje jam i hapur për ccdo funksion kushtetues në harkun e këtij vendi. Unë Lulzim Bashën mas marrjes së këtij vendimi, vendimi tjetër është që ai s’mund të ishte kryetar. Katër hu mbje njëra pas tjetrës. Vendime të pamatura. Natyrisht nuk do përzihesha në garë elektorale, por me deputetë tanë, anëtarë të këshillit kombëtar, do të ndërmarr një veprim gradual dhe largimin e tij në mënyrë të padiskutueshme, me vullnetin tuaj.

Kjo nënkuptohej në deklaratën time. Ky një ditë prej ditësh vjen e më thotë mua që erdhi filani dhe thotë ta dorëzosh. Unë i them që mandati është sovraniteti i vendit. Unë të shkelmoj sovranitetin e vendint tim forcë në botë nuk ka. As nuk e imagjinoj që të vije dikush e të më thotë të hyj apo mos hyj në parlament. Fillojnë kërcënimet, i thashë as mos e diskuto. Ata e bënë këtë për të diktuar kush do hyjë në parlament dhe kush jo. Kurrën e kurrës. Po ti ke të drejtën tënde tëe thuash nëse do hysh apo jo në vendin tim, ok. Mirë apo gabim, është puna jote.

Por të thuash nuk do thysh në parlament kalon ccdo lloj imagjinate. U përpoqën me KQZ, por ata i thanë jo. Në fund ky shpall vendimin,. Më merr në telefon 20 minuta para. Nëse ai mblidhte Këshillin Kombëtar dhe do të vendoste Këshilli, une do të pranoja, pa asnjë diskutim. Unë synoj që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar të zgjidhni ju do e pranoj me kënaqësinë më të madhe. Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.

Berisha: Basha më zuri ‘pr itë’ politike dhe ai nuk e meriton të jetë më kryetar Read More »