Vetëvlerësimi dhe konfidenca jonë rritet kur ne ndihemi bukur, si brenda dhe jashtë. Duhet të fiksoni se të gjithë jemi të bukur, por ndonjëherë na nevojitet një shtysë e vogël për ta vënë re!
Ja disa këshilla që do ju bëjne të ndiheni dhe dukeni mirë:
Bëni një kompliment
Kur ju komplimentoni dikë, ju ndihmoni edhe vetveten. Kjo sepse kur lumturoni dikë, ju ndiheni mirë edhe për veten tuaj. Të ndihmosh të tjerët është gjithmonë dicka e bukur!
Një gjumë i mirë
Pa gjumë të mjaftueshëm, ndjesia e të dukurit bukur nuk do të jetë e mjaftueshme përgjatë ditës suaj!
Kujdesuni për trupin tuaj
Dhjetë minuta ushtrime në ditë është më mirë se asgjë!
Megjithatë kini parasysh se cdo gjë që ju bën të jeni vetvetja është unike dhe e bukur kurdoherë!
/NOA.al
Presidenti Ilir Meta, i ka bërë sërish sot thirrje qeverisë, që të shtojë testimet dhe të rrisë buxhetin shëndetësor, për të përballuar si duhet krizën që ka shkaktuar pandemia.
Meta bëri po ashtu thirrje që të gjithë të vendosin maskat.
“Të shtohen testimet”.
“Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor”.
“Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë”.
“Të gjithë të vendosin maskat”.
“Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”, – u shpreh Presidenti përmes një reagimi në Facebook.
/NOA.al
Arbana Osmani dhe Albana Osmani janë ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Ato për më shumë se 10 vitesh kanë punuar së bashku në një televizion, por edhe pse shfaqeshin në një ekran, duket se moderatoret nuk kanë pasur ndonjëherë shoqëri.
Mungesa e një miqësie mes tyre u zbulua nga emisioni “Shiko Kush Luan” me rubrikën “Paintball” Albana Osmani është e ftuara që do realizojë sfidën dhe në të është shprehur për Arbana Osmanin.
Teksa e qëllon, ajo tregon se nuk ka pasur kurrë miqësi me të, pavarësisht se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë.
“S’ka pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por…” është shprehur Albana teksa ka ‘qëlluar’ Arbanën.
Sakaq, moderatorja Arbana Osmani e ka kaluar fundjavën në një zonë malore, ku ka shijuar gatimet tradicionale./NOA.al
Prej javësh, qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të përpjekjeve të ethshme të qeveritarëve që rreken t’u mbushin mendjen se përgjigja shqiptare ndaj COVID shkëlqen.
Në fillim ishte studimi i revistës prestigjioze “The Lancet” që e nxirrte Shqipërinë vendin me shëndetësinë më të mirë në Ballkan. Duke harruar se Ballkani nuk ka vetëm Bosnjë e Mal të Zi, por edhe Kroaci, Rumani e Turqi, klasifikimi i “The Lancet” u propagandua si arritja më mbresëlënëse e shëndetësisë rilindase.
Dyshimet e para lindën kur Shqipëria ishte klasifikuar më mirë jo vetëm se Turqia, por edhe se Belgjika dhe Australia. Petët e lakrorit u zbuluan kur vetë autorët sqaruan se këto klasifikime ishin bërë mbi bazën e informacioneve (lexo: “gënjeshtrave”) të dhëna nga marifetçinjtë shqiptarë të shifrave.
Më pas ishte vizita e Drejtorit Rajonal të OBSH-së që u shit si konfirmim i sukseseve të qeverisë në përpjekje për kontrollin e COVID-it. Dr Kluge takoi qeveritarë e mjekë, vizitoi spitale dhe laboratorë dhe bëri atë që ka për mision e detyrë organizata e vet – inkurajimin e përpjekjeve të çdo qeverie nëpërmjet diplomacisë shëndetësore.
Në fund të vizitës së Dr Kluge doli qartë se i vetmi vlerësim pozitiv i ekipit të tij ishte marrja në kohë e masave të karantinës në muajin mars, një masë për të cilën edhe sot ka konsensus të gjërë se ishte e saktë, por që nisi të bëjë efektin e kundërt kur u teprua në muajt në vijim për t’i lënë vendin dështimit të madh që nisi në maj e qershor.
Së fundmi, java që kaloi paraqiti para qytetarëve një ansambël të orkestruar politiko-teknik që nga pothuajse çdo studio televizive, u mundua çdo natë të helmonte mendjen e qytetarëve.
Paturpësia arriti në momentet kur u tentua të shpëlahej truri i shikuesve me deklarata që flisnin për luksin në spitale, shtretërit e shumtë që mezi presin të trajtojnë qytetarët, personelin e bollshëm mjekësor, faktin që gjithçka ofrohet falas, faktin që Shqipëria është (sërish) vendi më i suksesshëm në Ballkan për sa i takon vdekshmërisë, etj.
A thua se nuk janë shqiptarët që po paguajnë 15 milionë euro çdo muaj vetëm për testimin, qindra e mijëra euro për çdo pacient të trajtuar në shtëpi me skemat mashtruese të trajtimit, dhjetëra mijëra euro për çdo pacient që dërgohet në Turqi (shpesh për të vdekur atje) në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpëtim nga “parajsa shëndetësore” që ka krijuar në Shqipëri, rilindja.
Ajo që nxori zbuluar propagandën kësaj here ishin vetë shifrat e qeverisë, kur INSTAT publikoi raportin tremujor të vdekshmërisë. Në periudhën kur ministria raporton 300 vdekje nga COVID, INSTAT raporton 1,300 vdekje më tepër në raport me vitet e shkuara. Edhe sikur gjysma e tyre të jenë nga COVID, mjafton për ta kthyer Shqipërinë në 15-20 vendet me v dekshmërinë më të lartë në botë!
Në kushtet kur as testojnë, as gjurmojnë dhe as trajtojnë, pra nuk zbatojnë asnjë nga rekomandimet e OBSH-së të cilën përfaqëson Dr Kluge, përgjigja shqiptare ndaj COVID paraqitet e dështuar në çdo element.
Masat e vetme të marra gjatë javëve të fundit – gjoba për mosmbajtje maske në rrugë dhe ndalim-qarkullimi pas orës 22.00 janë qesharake dhe, siç po tregon situata epidemiologjike, pa asnjë efekt për të kufizuar përhapjen e epidemisë.
Ndërkohë është arritur në pikën ku bombolat e oksigjenit po shiten në tregun e zi për një mijë euro dhe furnizimi i pacientit me ajrin e përditshëm kalon 100 euro!
Kjo qeverie e nisi me premtimin për shendetësi falas për të arritur në pikën kur edhe ajrin, pacientët po e blejnë me pare!!!
Demagogjia dhe alibitë nuk ndihmojnë për të kontrolluar virusin! Shkenca, evidencat, përvojat e mira të botës dhe transparenca po!
Qeveritarëve të sotëm, ndoshta alibitë mund t’u hyjnë në punë më vonë! Për momentin ka nevojë për veprim të vendosur dhe masa të shpejta! Përndryshe rrezikohet të shkojmë drejt një dimri me të vërtetë të vështirë!/a.m/NOA.al
Kryeministri Edi Rama prej pasdites së djeshme ndodhet në Vlorë, zonën ku ai është edhe deputet.
Rama inspektoi dy kantiere të reja ndërtimi që janë hapur së fundmi, si Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.
“Dy zhvillime që lidhen me transformimin e madh të portit të qytetit në një port turistik, me hotele, restorante, dyqane, rezidenca të reja dhe spostimin e portit të mallrave tek Triporti, ku do të kemi një port të ri me standarde ndërkombëtare – dy investime masive këto që do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar”, tha Rama. Rama nga Vlora bëri premtimin e radhës, për ta kthyer Sarandën verën që vjen në një qytet me infrastrukturë moderne.
Gjatë këtij inspektimi nuk munguan dhe batutat e kryeministrit me qytetarë vlonjatë.
Njëra prej tyre, nuk e njohu kryeministrin.
Qytetarja: Edi Rama është ky?
Rama: Jo, po ça ti them? T’i çoj ndonjë fjalë?
Qytetarja: Bëj të fala
Rama: Patjetër
Qytetarja: Dola të të shoh nga afër se të shoh gjithnjë në televizor
Rama: Epo jam cik si i mbuluar tani se ca të bëjmë do mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.
Qytetarja tjetër: Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi.
Rama: Po lëre mo atë çke me atë ti, ai s’di not ta kam thënë. /NOA.al
Besart Kadia, ish-ekspert ekonomik i PD-së dhe këshilltar personal ekonomik i kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, u emërua zëvendësministri i ri i Ekonomisë dhe Financave.
I rekrutuari i fundit nga Edi Rama, ka dhënë një intervistë për Arian Çanin.
I pyetur se çfarë mund t’i ofrojë ai qeverisë dhe Shqipërisë, Kadia ka thënë se flet shumë mirë anglisht dhe kjo mund të ndihmojë integrimin e vendin në BE, sepse ai mund të komunikojë me njerëz të huaj dhe të rëndësishëm.
“Një pikë e imja e fortë, është komunikimi në anglisht… Kjo mund të ndihmojë në integrimin në BE, diskutime me njerëz të rëndësishëm…”, – tha ai.
Analisti Arjan Curri e thumboi: Përkthyes e? Kjo është shumë pak…
Por ndërhyri Arjan Çani: Moooooos
Kadia ka shpjeguar edhe arsyet përse e pranoi ftesën e Edi Ramës për t’u bërë zv. ministër. Sipas Kadisë, Rama ka pëlqyer idetë e tij dhe ai do të shërbejë për të integruar Shqipërinë në BE.
Kadia tha se nuk i ka ndryshuar idetë e tij dhe shprehu gatishmërinë të bëhet edhe deputet, nëse Rama do ta ftojë.
“Unë dua të them, jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë jam zv. ministër i shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Kemi sfida për të integruar Shqipërinë në BE. Unë kam marrë përsipër të bëjë gjëra të paveshura me politikën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbështes Ramën, kur jemi në të njëjtën linjë”.
“Nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznes, pro tregut të lirë. Mendoj se Rama ka qenë konseguent, për të çuar përpara idetë. Unë nuk kam qenë dakord për shumë gjëra, por nuk jam armik me ata që mendojnë ndryshe. Përveç taksës progresive, që mendoj se është gabim, vijoj të mendoj se nuk është e duhura,“ deklaroi Kadia.
“Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, patjetër që po. Kam bërë diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia“, tha ish-eksperti ekonomik dhe këshilltari i Bashës, i cili 6 muaj para zgjedhjeve u bashkua me Ramën, për një postë me rëndësi te Financat./NOA.al
Një qytetare e Kosovës ka shprehur zemërimin e madh ndaj masave kundër Covid-19 dhe izolimit të pjesshëm, të miratuara nga Qeveria e Kosovës, që u futën sot në fuqi.
Dafina Boja ka thënë se pasi ka përfunduar orarin e punës në Prishtinë në ora 17:30, është nisur menjëherë për në Pejë.
Peja është futur në izolim në ora 19:00, prandaj Policia e Kosovës e ka gjobitur Bojën me 200 euro pak minuta pas orarit.
Boja ka reaguar në Facebook duke shprehur zemërim ndaj vendimeve të qeverisë, saktësisht ndaj kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
Masa hajgare-Shtet hajgare-popullin Zoti e shpëtoftë
Ky është shteti i Armend Zemajt!
Në ora 17:30 e kam përfunduar orarin tim të punës në Prishtinë dhe jam nisur për në Pejë në shtëpi.
Në ora 19:00 policia e Pejës në hyrje të qytetit, me urdherat e Avdullah Hotit, Armend Zemes dhe te tjerëve me shqiptuan gjobë 200 euro./NOA.al
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë inspektuar sot në mbrëmje punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë.
Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar edhe emrin që i thërret ministres Balluku.
Ai i thërret me një emër ndryshe nga sa jemi mësuar ta dëgjojmë.
Në një moment Rama dëgjohet duke i thënë: Bela, Bela!
Më tej Rama tha se Belinda është ministre që i duhet kohë e mirë por i duhet edhe kohë e keqe.
Kryeministri shtoi se “Bela” i duhet edhe shiut për energjinë por edhe koha e mirë për infrastrukturën.
Por nuk mbaron me kaq.
Kujtojmë se pak kohë më parë, ishte ministrja Balluku tha se i thërriste Ramës, shkurt KM, që do të thotë kryeministër.
Ndërkohë, Belinda Ballaku pak kohë më parë u deklarua pozitive me Covid. Ajo e kaloi shpejt dhe me shumë sukses virusin, duke u kthyer mbrëmjen e sotme në krye të detyrës./Noa