Andueli

Kapshticë/ Qytetarët të revoltuar: I bëmë njëherë tamponët, nuk kemi para tepër t’i bëjmë serish

Të bllokuar mbeten familjarë me të moshuar, fëmijë, të sëmurë, në pritje për të kaluar sot kufirin e Kapshticës, me Greqinë.

Gjatë ditës së sotme pika Kufitare në Kapshticë vijon të ketë radhë të gjata të udhëtarëve, duke rikthyer kështu në vëmendje kaosin e pak ditëve më parë.

Mësohet se është pezulluar puna nga autoritetet greke dhe nuk lejohet asnjë qytetar të kalojë kufirin për shkak të plotësimit të kuotës, ndërsa skadimi i afatit të tamponit mbetet një tjetër problem.

Shqetësimi kryesor i qytetarëve mbetet afati i skadimit të tamponit, pasi ata tregojnë se nuk kanë mundësi ta bëjnë sërish dhe kërkojnë që të mos pengohen për të kaluar.

“Vij nga Korça, kisha radhën për të ikur sot. Tamponët i kemi bërë. Nuk e di tani si do veprohet. Nuk kam më para për të bërë sërish tampon”, – u shpreh për “ABC news” një qytetare.

Po ashtu qytetarët e bllokuar tregojnë se pavarësisht se e kanë realizuar tamponin, kuota për të kaluar 300 persona është plotësuar dhe kjo ka sjellë edhe bllokimin e tyre ,të cilët vijojnë të presin në temperatura të larta në pikën Kufitare në Kapshticë.

“Nuk kam mundësi të bëj sërish tampon, jemi 5 anëtarë në familje”, tregon një tjetër qytetar, ndërsa bën thirrje që qeveria të ndërhyjë pasi i kanë realizuar të gjitha procedurat e kërkuara. Ata shtojnë se do të qëndrojnë në kufi deri sa të kalojnë edhe nëse do të duhet të qëndrojnë me ditë.

Disa prej qytetarëve janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se për të kaluar duhet të plotësohej një kuotë prej 300 personash sot në Kapshticë.

/NOA.al

Kapshticë/ Qytetarët të revoltuar: I bëmë njëherë tamponët, nuk kemi para tepër t’i bëjmë serish Read More »

Berisha reagon për kufirin detar/ Ja cfarë thotë…

Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbi pretendiemt e fundit të Greqisë, se “zgjerimi nga 6 ne 12 milje i kufirit detar nga Greqia, Shqipëria humbet vetëm në territor aq sa pushton det kalimi nga 6 ne 12 milje”.

“Kështu, në zonat me distance 12-24 milje, që janë dhe zonat që besohet se kanë triliona euro depozita gazi dhe nafte, me zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 milje ato kalojnë në territorin e saj duke bërë që Shqipëria të humbasë trilionë euro nga ky zgjerim.”

Ish-kryeministri fajësoi Edi Ramën, pasi pretendoi se e rrëzoi marrëveshjen e kaluar, për të cilën beson se do të ishte në dobi të Shqipërisë.

“Marrëveshja u arrit dhe u firmos në vitin 2009 nga të dy qeveritë. Nuk po ndalem këtu në rolin që luajti Zografi Bis në anulimin me Gjykate Kushtetuese, për llogari të palës së tretë të marrëveshjes së vitit 2009, e cila në bindjen time më të thelle ishte një histori ëin-ëin, pra marreveshje nga e cila fitonin padisktutim të dy palët”.

“Por dua të sqaroj se, pas rrëzimit të marrëveshjes së vitit 2009, qeveria shqiptare, e detyruar të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese, nuk pranoi rinegocimin e marrëveshjes por u kërkoi autoriteteve greke t’i drejtoheshim bashkarisht për këtë çështje Gjykatës Ndërkombëtare të Detit”.

Reagimi i plotë nga Berisha

Greqia ndryshon rregullat ne mes te lojes!

Republika Helene, e cila nga viti 1936 i ka njohur vetes si gjeresi te ujrave territoriale 6 milje detare, vendosi qe, per zgjerimin e atdheut helen me mbi 12500 km katror, t’i zgjeroj ne 12 milje ujrat e saj territoriale. Ky zgjerim behet edhe ne raport me Shqiperine.

Ne aparence, sipas Konventes se “Monetgo Bay” per Detin, Greqia ne kete rast aplikoi nje te drejte qe neni 3 i ligjit nderkombetar te Detit i njeh çdo vendi. Por kjo eshte vetem ne aparence!

Ne realitet, disa nene te tjera te kesaj konvente si neni 15 e te tjera, te cilat Greqia per zmadhimin e atdheut helen nuk i perfilli, rregullojne e kufizojne ushtrimin e kesaj te drejte. Ato percaktojne kushtet per zbatimin e nenit 3 te Ligjit, te cilat ne rastin e kufirit detar me Shqiperine nuk ekzistojne.

Por une nuk do te ndalem ne analizen e aspektit ligjor te ketij vendimi as dhe ne aktin e tradhetise se larte kombetare qe Zografi Bis kreu me njohjen e ketij vendimi te njeanshem te fqinjes tone.

Por dua te theksoj se ky vendim i Greqise, pas 84 vitesh, per Shqiperine eshte demtues dhe ne raport me klimen konfliktuale qe ekziston ne rajon konkretisht midis Turqise dhe Greqise, eshte problematik dhe me implikime seroze.

Ne raport me Shqiperine.

Se pari, ky vendim per zgjerimin e atdheut helen nga qeveria greke merret ne nje kohe kur dy vendet tona jane te angazhuara qe nga viti 2008 ne negociata per arritjen e nje marreveshje, e cila zgjidh perfundimisht problemet e kufirit, shelfit dhe zones ekskluzive ekonomike midis dy vendeve ne Detin Jon.

Marreveshja u arrit dhe u firmos ne vitin 2009 nga te dy qeverite. Nuk po ndalem ketu ne rolin qe luajti Zografi Bis ne anullimin me Gjykate Kushtetuese per llogari te pales se trete te marreveshjes se vitit 2009, e cila ne bindjen time me te thelle ishte nje histori ëin-ëin, pra marreveshje nga e cila fitonin padisktutim te dy palet.

Por dua te sqaroj se, pas rrezimit te marreveshjes se vitit 2009, qeveria shqiptare, e detyruar te zbatoje vendimin e gjykates kushtetuese, nuk pranoi rinegocimin e marreveshjes por u kerkoi autoriteteve greke ti drejtoheshim bashkarisht per kete çeshtje Gjykates Nderkombetare te Detit.

Pas nje hezitimi fillestar, u ra dakord me dy qeverite greke qe pasuan ne ato vite njera – tjetren qe bashkerisht ti drejtoheshim Gjykates Nderkombetare te Detit per problemin pasi ajo ishte zgjidhja e vetme e mundshme per te gjithe ata qe donin nje zgjidhje.

Kjo sepse pala shaiptare nuk mund te shkelte vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe sepse pala greke nuk mund te perfillte diktimin e vendimit te kesaj gjykate per metoden qe duhej perdorur ne negociata.

Ne kete rast, palet vendosen te paraqiteshin ne gjykate, padyshim me kuadrin ekzistues ligjor nderkombetar, mbi te cilin ishte bazuar marreveshja e vitit 2009, pra Shqiperia me 12 dhe Greqia me 6 milje gjeresine e ujrave territoriale.

Vullneti i shprehur nga te dy palet per tju drejtuar gjykates nderkombetare deshmonte angazhimin e tyre te vendosur e serioz per zgjidhjen e problemit por edhe besimin e tyre se marreveshja e firmosur ne vitin 2009 ishte e drejte. Te dy palet besonin se ndryshimet e percaktimeve te marreveshjes nga Gjykata Nderkombetare nuk mund te ishin dhe nuk kishte asnje motiv per te qene thelbesore.

Por me te ardhur ne pushtet, Zografi Bis percaktoi si perparesi marredheniet e tij me Vuçiçin dhe, per shkak te lidhjeve patologjike qe kishte me Papandreun, acaroi pa asnje motiv, siç e pohoi dhe vete me vone, marredheniet me qeverine e Ciprosit, e cila arkivoi ne katakombat politike Pasokun e Papandreut.

Vite pasi erdhi ne pushtet, Zografi Bis nisi negociatat per marreveshje deti me Greqine.

Ai i nisi ato duke shkelmuar ne nje akt flagrant interesin kombetar, ujdine tashme te arritur ne mes pales shqiptare dhe pales greke per te derguar ne Hage marreveshjen e vitit 2009.

Gjithashtu ai nisi negociatat, dhe me tam tam e trumpeta, duke u bazuar vetem ne idilizmin Kocias- Bushati, pa asnje plotfuqi ligjore dhe hartat e spiunit te detit dhe ne shkelje flagrante te vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Pas bllokimit te perkohshem dhe te drejte nga presidenti i republikes te procesit dhe kerkeses se vendosur te ketij te fundit per respektimin e kerkesave te Gjykates Kushtetuese, pala greke u pozicionua preras se ajo nuk e njihte vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise pasi ai vendim ishte per palen shqiptare, e cila tashme ne menyre jo seroze ishte angazhuar per kohe te gjate ne negociata duke dhunuar nen per nen vendimin e saj.

Por megjithe keto, duhet thene se edhe negociatat Kocias – Bushati u zhvilluan ne nje kohe kur perseri Greqia i njihte vetes 6 milje detare gjeresine e ujerave territoriale dhe Shqiperia 12 milje.

Keshtu qe, me vendimin e saj per te kaluar nga 6 ne 12 milje, Greqia i ka lejuar vetes ne raport me Shqiperine te ndryshoje rregullat e lojes ne mes te lojes, gje te cilen ne boten e qyteteruar nuk ka pale te interesuar por mendoj as dhe gjykate te pavarur qe mund te pranoje. Kete e pranojne vetem tradhetaret ose te mundurit!

Se dyti, krahasimi dhe perdorimi si argument nga zedhenesit zyrtar te qeverise dhe ata jo zyrtare te lloijt te Arben Malavites, Karlo Malavites dhe Ymer Çorapes i marreveshjeve te detit qe Greqia ka firmosur me Italine dhe Egjyptin me 12 milje ujra territoriale seicili vend, eshte thjeshte nje krahasim i te pakrahasueshmeve.

Kjo sepse hapsira detare qe ndan Italine me Greqine ndryshon me hapsiren detare qe ndane Shqiperine me Greqine ne detin Jon aq sa ndryshon gjeresia prej 70 km e kanalit te Otrantos me gjeresine deri ne 6 km te Kanalin e Korfuzit.

Kurse ne rastin e Egjyptit hapsira detare qe ndan Greqine me kete vend e Detin Mesdhe eshte qindra here me e madhe se sa hapsira qe ndane Shqiperine me Greqine.

Per te lare duart si pilati pas vendimit te qeverise greke, i cili zgjeron atdheun helenik me nje siperfaqe te njejte me te Thesalise, Zografi Bis dhe vasalet e te tij mashtrojne ne menyre te paturpshme se zgjerimi i kufirit detar nga 6 ne 12 milje nga Greqia nuk ka te beje fare me kufirin ujor shqiptaro-grek, e nuk ka te beje me marreveshjen e detit.

Nje genjeshter te tille te turpshme mund te beje vetem nje apatrid qe thote “ç’me duhet mua se çfare ndodh me vendin tim”, dhe ata te cilet per nje arsye apo nje tjeter pranojne te peshtyjne surratin e tyre.

Edvin Kristaq Zografi flet sikur Shqiperia nuk ka qindra km kufij detar me Greqine por sikur ndodhet diku ne veri te Ballkanit apo ne Afriken Qendrore dhe sikur nuk ka ekzistuar nje marreveshje dhe negociata te mevonshme per marreveshjen e Detit midis te dy vendeve.

Me kete rast i them Zografit Bis si dhe kriptove te tij si ai se:

Zgjerimi nga 6 ne 12 milje i kufirit detar nga Greqia, Shqiperia humbet vetem ne territor aq sa pushton det kalimi nga 6 ne 12 milje.

Keshtu, ne zonat me distance 12-24 milje, qe jane dhe zonat qe besohet se kane triliona euro depozita gazi dhe nafte, me zgjerimin e Greqise nga 6 ne 12 milje ato kalojne ne territorin e saj duke bere qe Shqiperia te humbase trilione euro nga ky zgjerim.

Per ata te cilet duan te dine te verteten, Shqiperia e cila ta zeme ne nje distance 18 km midis dy vendeve do te kishte te vetat 12 milje, tani do te kete vetem 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer ne distancen 12 milje. Ne teresi, po te kemi parasysh hapesiren e kufizuar te saj ne detin Jon, Shqiperia humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar.

Ky vendim nuk ka asnje implikim per zonat si Kanali i Korfuzit ne vendet ku distanca eshte 12 milje e me pak. Kjo sepse ne kete rast secili vend do marre nga 6 milje ose barabarsisht me pak. Keshtu qe vetem apatridet ose injorantet mund te thone se vendimi i Greqise per te kaluar nga 6 ne 12 milje nuk ka te beje me ujerat territoriale apo territorin ujor detar te Shqiperise.

Ky vendim ka te beje jo vetem me territorin detar por edhe ate ajror te Shqiperise duke i shkaktuar humbje financiare vendit per shkak te spostimit te trafikut ajror ne hapsiren ajrore te Greqise.

Si perfundim, vendimi i Greqise per zgjerimin e ujrave territoriale ne detin Jon ka per Shqiperine, ne ndarjen e detit, kufirin shteteror dhe zonen ekonomike midis dy vendeve, hapesiren dhe korridoret ajrore krahasuar me marreveshjen e detit te arritur nga te dy qeverite ne vitin 2009, kohe ne te cilen Greqia njihte si ujera territoriale te saj 6 milje, efekte me pasoja te jashtezakonshme.

Me kete rast u bej thirrje autoriteteve te Greqise te mos shtrijne kete vendim ne raport me Shqiperine por te rikthehen tek ujdia e arritur me qeverite paraardhese dhe ti drejtohemi Gjykates Nderkombetare te Detit ne menyre qe te shnderrojme ujerat, qe na ndajne ne det, ne paqe, bashkepunimi te fryteshem midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.

/NOA.al

Berisha reagon për kufirin detar/ Ja cfarë thotë… Read More »

Edi Rama e uron publikisht infermieren tek Covid 2 për ditëlindje: Me fat që kemi njerëz si Luljeta

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një urim për një nga infermieret e Spitalit Covid2.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Rama i ka uruar ditëlindjen Luljeta Durajt, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi” dhe nënë e tre fëmijëve.

Teksa e ka uruar Rana shkruan se duhet të ndihemi me fat që kemi njerëz si Luljeta.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për një fundjavë të qetë për të gjithë ju, i uroj ditëlindjen një prej heroinave të heshtura, që edhe në ditëlindjen e saj është mes pacientëve që luftojnë me virusin e rrezikshëm COVID19.

Prej 18 vitesh në shërbim të pacientëve, këto janë ndër ditët e vështira për Luljeta Durajn, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, po janë edhe ditët kur mund të ndjehemi me fat, që kemi njerëz si Luljeta në vështirësinë që po kalojmë. EDHE100 Luljeta” shkruan Rama.

Edi Rama e uron publikisht infermieren tek Covid 2 për ditëlindje: Me fat që kemi njerëz si Luljeta Read More »

Vasili akuzon Ramën për marëveshjen e detit me Greqinë: Akt pabesie ndaj vendit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama se nuk kanë informuar publikun për marrëveshjen me detin me Greqinë.

Në Facebook Vasili shkruan se ky është një akt pabesie ndaj vendit.

Për të, reagimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë të frikësuara dhe të drojtura, dhe pas atyre të Greqisë.

Postimi i Vasilit:

Mungesa e transparencës për Marrëveshjen e detit si provë pabesie e Ramës!

Është fakt i pakundërshtueshem që debati, dyshimet e forta dhe hamendjet gjithëfarësh për Marrëveshjen e Detit ndizen gjithmonë pas deklarimeve publike të Greqisë Zyrtare.

Asnjëherë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Rama nuk i kë prirë me informacion për publikun për zhvillimet e procesit të negocimit te Marrëveshjes së Detit.

Asnjëherë nuk ka qenë shqiptarët që informohen të parët nga qeveria e tyre për këtë Marrëveshje.

Gjithmonë reagimi i Ramës dhe Qeverisë ka ndjekur nga pas reagimet e Athinës zyrtare.

Reagimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë të friksuara, të drojtura tamam si të zenë ne faj apo aq më keq me presh në dorë në një akt pabesie nda vendit.

Kontrasti me reagimet eksplozive në vitin 2009 kundër Marrëveshjes së Detit te asaj kohe janë si dita me natën në raport me këto të sotmet.

Vasili akuzon Ramën për marëveshjen e detit me Greqinë: Akt pabesie ndaj vendit Read More »

Zgjerimi i Greqisë, flet profesori shqiptar: Kjo marrëveshje bëhet një herë në jetë

Fjalimi i kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Parlament se Greqia do të rritet dhe ashtu siç do të marrë 12 milje nga Egjipti dhe Italia, shpreson që këtë ta arrijë edhe me Shqipërinë, futi të gjithë opinionin në një spirale patriotizmi, por edhe meraku se çfarë fshihet pas asaj marrëveshjeje për detin që shpesh nuk kuptohet qartë.

Profesori i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, Osman Metalla, ishte i ftuar në “Ditari” në A2 për të na shpjeguar në terma më të thjeshtë se çfarë kërkon Greqia dhe çfarë mund të marrë vërtet.

“Duhen sqaruar disa koncepte fillimisht. Kemi detin territorial, një zonë nga 0 deri në 12 milje dhe të gjitha shtetet bregdetare kanë të drejtë të kenë territor në det nga 0 deri në 12 milje. Ky det është territor i vendit, siç është toka. Më pas, vjen zona ekonomike ekskluzive, që nis nga pika 0 deri në 200 milje, nëse gjeografia e lejon një gjë të tillë. Tashmë, ne jemi njohur me deklaratat e kryeministrit grek që ka thënë se Greqia do të zgjerojë territorin e saj në det. Kjo është e drejta e saj, por ajo që është shqetësuese është loja e Greqisë që thotë se Shqipëria e ka lejuar Greqinë të shtyjë gjerësinë e saj në detin territorial. Këto janë deklarata jokorrekte sepse nuk e përcakton Shqipëria gjerësinë e palës greke në det. Palët negociojnë mbi bazën e deklarimeve të bëra. Pse Greqia kërkon të ndryshojë tani rregullat e lojës? Është e drejtë e saj që të zgjerohet deri në 12 milje, por këtë të drejtë nuk ka pse ta zgjidhë përmes palës shqiptare”, tha Metalla.

Sipas profesorit, “kjo është një marrëveshje që bëhet një herë në jetë dhe është shumë e rëndësishme”, duke shtuar se “është fatkeqësi që kjo marrëveshje përdoret politikisht”.

“Deti nuk është as i të majtëve dhe as i të djathtëve. Është e rëndësishme përbërja e grupit negociator, që duhet të ketë të gjithë spektrin e interesave që ka pala jonë dhe është shumë e rëndësishme transparenca e negociatave. Marrëveshja e 2009 pati problemin e transparencës dhe po i njëjti problem është për negociatat e këtyre dy viteve të fundit. Ka munguar transparenca dhe kjo shton edhe misterin dhe hamendësimet. Deri më sot, i vetmi informacion që kemi patur për marrëveshjen e detit kanë ardhur gjithmonë pas deklarimeve të ngazëllyera të palës greke. Opinioni shqiptar nuk ka as minimumin e informimit mbi vendimmarrjen e grupit negociator”, tha Metalla./A2CNN

Zgjerimi i Greqisë, flet profesori shqiptar: Kjo marrëveshje bëhet një herë në jetë Read More »

Reagon Erion Braçe: Qetësohuni, nuk na ka pushtuar kush

Pas deklaratave të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis se Greqia do t
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!ë zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon, ka reaguar zv. kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në Instagram Braçe mundohet të qetësojë ata që sipas tij e kanë kontaktuar të shqetësuar për atë çka po ndodh.

“Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det! Kujtoni se si kohë më parë ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar. Me qetësi, qartësi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!”- shkruan Braçe në postimin e tij.

Postimi i plotë i Erion Braçes: Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!

Reagon Erion Braçe: Qetësohuni, nuk na ka pushtuar kush Read More »

Homazh/ 26 gushti i Nënë Terezës dhe Migjenit, të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr

“Shën Tereza dhe Migjeni lidhen bashkë me këtë datë, 26 gushtin, atë të vitit 1910 kur erdhi në jetë nëna e madhe e të varfërve të kësaj bote dhe atë të vitit 1938, kur ndërroi jetë poeti i madh i grushtit të kësaj toke”.

Kështu u shpreh sot përmes rubrikës “Homazh”, Kryeministri Edi Rama, ndërsa përkujtoi Shenjtoren shqiptare Nënë Tereza dhe Migjenin, ndër poetët e shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.

“Nënë Tereza jetoi gjatë, si një lutje pëshpëritëse, Migjeni pak, si një bubullimë buçitëse”, tha Rama.

“Ajo ishte e bardhë, nuse kokëulur martuar me kaltërsinë e qiellit, ai ishte kryeneç, siluet i zi përballë lartësisë së malit pa zë. Ajo ishte dora e shtrirë në kërkim të dritës së pafundme, ai ishte dora e mbledhur grusht në drejtim të errësirës së padurueshme. Ajo e gjeti qetësinë e pandërprerë, duke ndezur qiririn në vend se të mallkonte errësirën, ai nuk rreshti së mallkuari errësirën pa gjetur dot një dekikë qetësi”, vijoi ai.

Rama tha se “të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr, ajo i fërkonte kokën për t’i lehtësuar dhimbjen, ndërsa atij i ngriheshin flokët përpjetë prej dhimbjes së tij”. “Të dy e donin me pasion njeriun, ajo e donte atë siç ishte, ai e donte siç duhet të ishte. Të dy e donin botën më të mirë, ajo duke u gjunjëzuar devotshmërisht për ta bërë më të lehtë, ai duke u kryengritur verbalisht për ta kthyer përmbys”, shtoi ai.

Ishin të dy shqiptarë, vijoi kryeministri, “por Shqipëria ishte shumë e vogël për ta, atdheu i saj u bë bota ndërsa atdheu i tij poezia”. “Njëra besonte në një e në të vetmin Zot që e kërkonte lart në qiell, tjetri hahej me Zotat që i shihte nga lart poshtë. Për Shën Terezën, Fjala ishte Zoti dhe Zoti ishte Fjala, ndërsa Zoti i Migjenit ishte vetja dhe Zot i Fjalës ishte ai vetë”, shtoi ai.

Rama tha se “Gonxhe Bojaxhiu u vesh murgeshë dhe u bë Shën Tereza e Kalkutës. Millosh Gjergj Nikolla e flaku veshjen e murgut dhe u bë Migjeni i shqiptarëve”.

“Ajo vdiq 87 duke kuruar sëmundjet e të tjerëve, Ai 27 pa kuruar dot sëmundjen e vet”, tha ai.

“Por të dy e kapërcyen vdekjen, Ajo me fuqinë e përkushtimit të saj ndaj Zotit, përmes dashurisë qiellore për njerëzit, Ai me fuqinë e përkushtimit kundër të vjetrës, përmes fjalës për Botën e Re. Ajo vazhdon të sajën si shenjtore nga lartësia e qiellit, Ai vazhdon me të vetën si zëri i të resë nga thellësia e tokës”, tha Kryeministri. /atsh

Homazh/ 26 gushti i Nënë Terezës dhe Migjenit, të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr Read More »

‘Koko Fest’/ Korça përgatitet për Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë

Festivali i Komedisë në Korçë do të nisë në 8 shtator ndërsa për shkak të numrit të kushtëzuar të publikut secila shfaqje do të luhet për disa ditë me radhë për të krijuar mundësinë që të gjithë të shijojnë humorin e “Koko Fest”.

Prej shtatë vitesh komeditë e realizuara nga trupat teatrale nga gjithë trevat shqipfolëse, bëhen bashkë në Korçë në Festivalin e Komedisë “KoKo Fest”.

Tri skena të improvizuara në ambient të hapur, oborri i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Hani i Pazarit dhe parku “Rinia” do të mirëpresin publikun korçar dhe vizitorët.

Me pjesëmarrjen e trupave nga Korça, Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Tetova, ky festival nuk i ka ndryshuar rregullat për sa i përket garës dhe çmimeve, ku trupat profesioniste do të marrin vlerësime nga një juri e përzgjedhur./atsh

‘Koko Fest’/ Korça përgatitet për Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë Read More »