Andueli

Hidhini një sy motit përpara se të bëni plane për fundjavën

Edhe gjatë fundjavës vendi ynë pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Vranësira të pakta kalimtare do ketë kryesisht në relievet malore të vendit.

Era përgjatë këtyre dy ditëve pritet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe me rrahje deri në 7m/s.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ftohta, ndërsa në vlerat e mesditës në rajonin e ultësirës perëndimore nuk parashikohet të kalojnë vlerat 22-23°C. /noa.al/

Hidhini një sy motit përpara se të bëni plane për fundjavën Read More »

Majko: ‘Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale’

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është shprehur për “Euronews Albania” se deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk duhet parë si provokim, por është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë.

“Mendoj që nuk duhet parë si provokim apo retorikë, por një fakt që politika serbe po prodhon për rajonin. Aktualisht nuk mendoj se jemi duke parë ndonjë surprizë, por vazhdimësinë e një lloj papërgjegjshmërie, e cila u deklarua më së fundmi. Është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë”, u shpreh ministri.

Ai theksoi më tej se Serbia është një nga shtet që po ar matoset më shumë në rajon dhe se ky armatim nuk beson se është për gjueti rosash.

“Besoj që cilido e ka parë që Serbia është një nga shtetet që po armatoset në mënyrën më të vrullshme në krahasim me vendet e rajonit. Nuk besoj se ky armatim është për gjueti rosash. Është një politikë që i përgjigjet pikërisht kësaj që më fund u deklarua si protokoll i konfliktit të ngrirë. Mendoj që teknologjia serbe për të krijuar fqinj me status gjysmë shtetëror duke filluar nga Bosnja tek Kosova dhe tani mesa duket do të kapë edhe Malin e Zi”, tha ai.

“Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe pastaj me BE-në. Mendoj që konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve është një konflikt i ngrirë. Është një konflikt që menaxhohet nga Moska dhe Vuçiç është thjesht një nënprodukt i kësaj politike.

Mendoj që deklarimet e Moskës dhe ministrisë së Jashtme të Rusisë lidhur me shkuarjen në Hagë të drejtuesve të UÇK-së e vërteton shumë qartë këtë”, tha ai më tej.

Majko nënvizoi se në gjykatë o njëra o tjetra palë meriton të shkojë, të dyja është absurde.

“Mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se ajo që po ndodh është goxha e rëndë. Tani ka filluar një proces gjyqësor, dhe të gjitha komentet tona do të ishin moment dobësie. Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale. Një gjë duhet të jetë e qartë UÇK-ja ka pasur hesape të hapura me r egjimin e Millosheviçit. O njëra o tjetra meriton të shkojnë në gjykatë. Të dyja është absurde”, tha ai.

Majko: ‘Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale’ Read More »

Ha një spec djegës dhe jeto më gjatë, përfitimet e mrekullueshme për shëndetin

Një jetë e gjatë dhe një zemër më e shëndetshme, për adhuruesit specit djegës. Konsumatorët mund të jetojnë më gjatë dhe kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ose kanceri, sipas hulumtimit paraprak që do të paraqitet në sesionet shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në vitin 2020.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ngrënia e specave djegës, ka një efekt anti-inflamator, rregullatori antioksidues, antikanceroz dhe glukozës në gjak për shkak të kapsaicinës, e cila i jep specit djegës intensitetin kur hahet.

Për të analizuar efektet e specit djegës në vdekshmërinë e të gjitha shkaqeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare, studiuesit vërejtën 4,729 studime nga pesë baza të të dhënave globale shëndetësore (Ovid, Cochrane, Medline, Embase dhe Scopus). Analiza e tyre përfundimtare përfshin katër studime të mëdha që përfshinin rezultate shëndetësore për pjesëmarrësit me të dhëna mbi konsumin e djegës.

Të dhëna për shëndetin dhe dietën nga mbi 570,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali, Kinë dhe Iran u përdorën për të gjetur ndryshime midis atyre që e konsumojnë dhe ata që nuk e kanë përdorur kurrë ose rrallë.

Në krahasim me njerëzit që rrallë ose kurrë nuk hanin spec djegës, u gjet një ulje relative e 26% të vdekshmërisë kardiovaskulare, një ulje relative e 23% të vdekshmërisë nga kanceri dhe një ulje relative e 25% e vdekshmërisë për të gjithë shkaqet.

Rezultatet, megjithatë, paralajmërojnë studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Bo Xu, kardiolog në Klinikën Cleveland në Institutin e Zemrës, kërkojnë paraprakisht konfirmim të mëtejshëm në një nivel shkencor.

Gjithashtu është e nevojshme të kuptohet nëse ka ndonjë lloj speci djegës ose sasi që mund të shoqërohet me përfitime shëndetësore. /noa.al/

Peperoncino

Ha një spec djegës dhe jeto më gjatë, përfitimet e mrekullueshme për shëndetin Read More »

Kur do vijë vaksina kundër koronavirusit në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama…

Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigjë konkrete, por tha se po përgatitemi për kohën e duhur.

“Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë.

Rama: Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.

Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë.

Kur do vijë vaksina kundër koronavirusit në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama… Read More »

Mos e parkoni makinën poshtë pemës kur bien gjethe, mund ta pësoni keq

Në muajt e vjeshtës gjethet e pemëve bien duke krijuar një mozaik të këndshëm me pamjen që na ofrojnë.

Shpesh ndodh që ta parkoni makinën tuaj poshtë ndonjë peme dhe më vonë e gjeni të mbuluar nga gjethet.

Mos e bëni më. Gjethet krijojnë atmosferë, por edhe probleme për makinën tuaj.

Sidomos në pjesën e përparme ku mund të depërtojnë poshtë kofanos dhe të bllokojnë vrimat e ajrit që futet brenda makinës.

Por po ashtu, mund të bllokojnë edhe tubat e kalimit të ujit kur bie shi.

Kështu që, kontrollojeni herë pas herë makinën pasi e keni lënë poshtë një peme. /noa.al/

autumn leaves on windscreen of parking car in a quiet, peaceful street

Mos e parkoni makinën poshtë pemës kur bien gjethe, mund ta pësoni keq Read More »

Përfitimet shëndetësore të frutave agrume

Agrumet rriten në pemë dhe shkurre dhe origjinën e kanë nga rajoni i Himalajeve. Këto fruta rriten në të gjithë botën, gjatë gjithë vitit veçanërisht në vende si Azia Juglindore, Australia dhe Papua Guinea e Re, në varësi të stinës në klimat subtropikale dhe tropikale.

Varieteteve të ndryshme të agrumeve janë portokall, limon, lime, mandarina dhe grejpfrut. Limonët ofrojnë mjaft përfitime shëndetësore, sepse ato janë të pasura me acid citrik, i cili dihet se është një antioksidant i fuqishëm, ndërsa portokallet janë një burim i mirë i vitaminës C, transmeton arbresh.info.

Por se cilat janë të mirat shëndetësore që sjellin këto fruta, mund të lexoni më poshtë:

Vitamina dhe minerale

Një portokall me madhësi të mesme ka marrjen e nevojshme ditore të vitaminës C të nevojshme për të mbrojtur trupin kundër sëmundjeve që ka lodhjen si simptomën e saj kryesore. Vitamina C mban sistemin imunitar dhe lëkurën në gjendje të mirë. Për më tepër, magnezi, kaliumi, fosfori dhe bakri në agrumet luajnë një pjesë të madhe në procese të caktuara trupore. Agrumet gjithashtu dihet se përmbajnë një kombinim të shëndetshëm të flavonoideve dhe karotenoideve që mbrojnë trupin kundër sëmundjeve të dëmshme.

Parandalimi i kancerit

Agrumet veprojnë si antioksidantë dhe parandalojnë kancerin duke bllokuar në mënyrë efektive shprehjen e gjeneve kanceroze. Edhe agrumet shkatërrojnë kancerogjenët me këtë metodë. Kanceri i gjirit, kanceri i stomakut dhe pankreasit mund të parandalohet nëse agrumet konsumohen rregullisht. Madje, sipas një studimi një qitro mjafton për të zvogëluar rrezikun e kancerit të mushkërive.

Vret qelizat e pashëndetshme të trurit

Sëmundjet e Alzeihmer dhe Parkinson janë dy nga llojet më të zakonshme të sëmundjeve neurodegjeneruese që mund të parandalohen nga konsumi i flavonoideve në agrumet.

Humbja e peshës

Portokallet janë një burim i bollshëm i fibrave. Është një fakt i njohur se fibra është e nevojshme për të përmirësuar funksionet e sistemit të tretjes, duke shkaktuar humbje peshe si rezultat. Fibra mbush stomakun dhe ul ndjeshëm oreksin. Një limon përmban 12 kalori dhe një portokall përmban 62 kalori. Një studim i fundit ka gjetur se njerëzit që konsumojnë rregullisht limon dhe portokall kishin peshë më të ulët në krahasim me ata që nuk i konsumonin.

Ndalon formimin e gurëve në veshka

Sipas një studimi që vëzhgoi formimin e gurëve në veshka për një periudhë prej 40 vjetësh, u zbulua se njerëzit që konsumojnë agrume rrallë janë më të prirur për të vuajtur nga gurët në veshka sesa ata që konsumojnë rregullisht agrume. Përmbajtja e ulët e citrateve në urinë është e lidhur me një lloj të veçantë të gurit në veshka. Citrat mund të rriten natyrshëm pa u drejtuar në shtesa të citrateve të kaliumit. Prandaj, konsumi i agrumeve mund të konsiderohet një ilaç natyral kundër gurëve në veshka.
/NOA.al

Përfitimet shëndetësore të frutave agrume Read More »

Dhjetë p olicë humbin jetën nga Covid, ja sa të tjerë po kurohen…

P olicia e Shtetit shqiptar po vuan pasoja të rënda nga prekja e efektivave të saj me k oronavirus.

Raportohet se gjatë kësaj periudhe pandemie kanë humbur jetën 10 punonjës po licie.

Gazetarja Anila Hoxha detajon se nga 10 po licë që kanë ndërruar jetë deri tani, prej tyre 9 janë po licë me uniformë dhe 1 agjent civil.

Ata kanë humbur jetën pasi u infektuan gjatë kryerjes se detyrës.

Sakaq, tre po licë gjenden në këto momente në spitalet Covid.

Ndërkohë që 271 po licë janë të karantinuar aktualisht nga Covid si të infektuar.

Vetëm sot që flasim, janë raportuar nga radhët e po licisë si të prekur, edhe 24 persona. /noa.al/

Dhjetë p olicë humbin jetën nga Covid, ja sa të tjerë po kurohen… Read More »

Moderatorja shqiptare shpreh zemërim pas gjobës: ‘Sapo kalova dy patrulla unë rrëshqita anash si skuthe…’

Modelja dhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira, ka shprehur zemërimin e saj pas gjobës që mori mbrëmë për shkak se ka thyer rregullat e vendosura nga qeveria shqiptare për ndalim-qarkullimin pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, në kuadër të masave anti-Covid.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, bukuroshja e ekranit, pranon se është kapur nga policia dhe më pas u ndëshkua, teksa ecte në rrugë pa maskë pas orës 22:00 të mbrëmjes. Ajo u shpreh se e ka kaluar koronavirusin, ndaj nuk përbën rrezik për të infektuar të tjerët.

“Ky muhabeti i karantinës në orën 22:00 paska qenë serioz, s’paska qenë një shaka. Sepse sapo kalova dy patrulla, të parës i shpëtova pa marrë gjobë, sepse para meje ishin dy çuna dhe një grua që po merrnin gjobë dhe unë rrëshqita anash si skuthe dhe bëra sikur nuk i pashë dhe të dytën tek lagjia, ku më thanë që sapo kisha bërë dy shkelje, kisha kaluar orarin dhe s’kisha maskë, – tregon Shkira. – Nëse unë e kam kaluar COVID dhe s’ka kush të ma ngjisë dhe kujt t’ia ngjis pse duhet ta mbaj maskën? Dhe nëse unë jam vetëm në rrugë, pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je vetëm në shtëpi, e përdor prezervativin,”- i shpreh ajo. /NOA.al/

Moderatorja shqiptare shpreh zemërim pas gjobës: ‘Sapo kalova dy patrulla unë rrëshqita anash si skuthe…’ Read More »