Në ditëlindjen e aktorit të njohur të humorit Bes Kallaku, ku ishin të ftuar mbi 30 personazhë të njohur, e pranishme ishte edhe moderatorja Arbana Osmani.
Mes të ftuarve ishin edhe presidenti Ilir Meta si dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Mes artistëve dhe këngëtarëve, moderatorja Arbana Osmani ishte e ftuar bashkë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
Dihet që shumë prej tyre, madje edhe lokali, u gjobitën nga policia pasi nuk respektuan masat anti-Covid. Sipas rregullores së re, nuk lejohen grumbullimet për më shumë se 10 persona.
Pas gj obës, shumë artistë, apo sportistë si Andi Lila, reaguan duke e marrë ose me sportivitet gj obën, ose duke u ankuar ndaj qeverisë.
Pas publikimit të lajmit, ka pasur nga ata persona që kanë komentuar në profilin e moderatores Arbana Osmani, duke e kritikuar atë.
“Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve ‘kini kujdes’ dhe në krahun tjetër shfaqesh në “party” me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë”, – shkroi një komentuese, në foton e fundit të moderatores.
Por në vend të një përgjigjeje, nëse me pjesëmarrjen ajo e ka thyer ligjin e masave anti-Covid, apo nëse policia e ka gjobitur pa të drejtë atë, Arbana Osmani, fajësoi lajmet që qarkulluan lidhur me festën e zhvilluar nga Bes kallaku, për ditëlindje.
“Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”, – tha Arbana, shkurt dhe prerë./NOA.al
Ky burrë është 80 vjeç, e çdo mëngjes insiston t’i japë mëngjesin gruas së tij…
Kur e pyetën: “Pse gruaja juaj është në një azil pleqsh – ai u përgjigj -sepse ka humbur kujtesën”.
Atëherë e pyetën: “A do të shqetësohet gruaja juaj nëse një mëngjes nuk do t’ia dërgonit ushqimin?”
Ai tha: “Ajo nuk mban mend, ajo nuk di as kush jam unë, ka pesë vite që nuk më njeh fare.”
Sa gjë e mrekullueshme…edhe pse nuk të njeh ju vazhdoni t’ia dërgoni mëngjesin?
Plaku buzëqeshi, e shikoi në sy e i shtrëngoi dorën…
Pastaj tha: “Ajo vërtet nuk e di kush jam unë, po unë e di se kush është ajo.”…/Web/
Gjatë një konference për mediat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar arsyen pse nuk është uruar fizikisht pas rikonfirmimit në krye të partisë nga presidenti Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj.
Gjithsesi, ajo ka pohuar se kreu i shtetit është kënaqur shumë kur e ka parë në fotografi nga mediat që Kryemadhi kishte vendosur maskë për t’u mbrojtur nga Covid 19.
Kryetarja e LSI-së, gjithnjë ka dalë kundër paralajmërimit të autoriteteve shëndetësore në vend për vendosjen e maskës në publik.
Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili në konferencat për shtyp tregohet i kujdesshëm për të respektuar protokollin shëndetësor anti-Covid. Por këtë herë gjërat kanë ndryshuar.
“Kur kanë ardhur proces verbalet e Poliçanit dhe Skarparit, kanë qenë në fakt me emrin Monika Ramazan Kryemadhi dhe në kllapa Meta, – thotë ajo. – Në fakt presidenti nuk më ka uruar menjëherë, sepse ka qenë në Dibër të Madhe në Manastir në një aktivitet që zhvillohej atje. Por për një gjë ishte shumë i lumtur, që unë vendosa maskën gjatë procesit të votimit, ishte një arritje për të. Ka qenë shumë i kënaqur, atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, por është debat interesant, sepse unë maskën anti-Covid e vendosa nga që ma kërkuan drejtuesit e partisë dhe jo sepse e thotë Edi Rama”.
Më pas, kryetarja e rikonfirmuar e LSI theksoi se, fakti që votimi u bë ‘online’ shtoi edhe numrin e pjesëmarrësve.
“Pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave në këtë proces nuk mund të them se ishte një nga bizhutë e këtij procesi, por ishte thelbi i tij. Pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave tregon energjinë e LSI, tregon që LSI është një parti që ecën me hap të shpejtë, rritet me hap të shpejtë dhe mbi të gjitha, ajo që është më e rëndësishme për të gjithë ne, është për të kuptuar që asnjë nuk mund të vegjetojë në LSI, por duhet të ecë me ritme të shpejta që të kapim sfidat që kanë të rinjtë dhe të rejat, fëmijët tanë. Kjo është pika kryesore e këtij procesi, unë po them një provë gjenerale e LSI për zgjedhjet e 25 prillit”, – përfundoi Kryemadhi. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-Covid, për të shmangur një përkeqësim të situatës në vend. Në një bashkëbisedim me mediat, Rama u shpreh se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja te qytetarët, por edhe në ekonominë e vendit.
“Është absolutisht e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar dhe qytetare e këtij vendi të vetëdijësohet që kanë një rol për të luajtur në këto dy drejtime. Së pari, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të miqve dhe gjithashtu të japin një kontribut për të ndihmuar në luftën që bëhet në vijën e zjarrit, ku trajtohen pacientët e prekur me Covid dhe kanë simptoma të rënda. Qoftë edhe për të shmangur një mbyllje, që do të kishte pasoja të padëshirueshme në çdo aspekt, sigurisht edhe në atë ekonomik”, deklaroi Rama.
Më pas, Rama theksoi se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nexhtë, por një hapësirë që kanë mënyrën e vet të rrezikut, që sipas tij, do të thotë se “masat duhet të vijojnë të merren në çdo shkollë, siç po ndodh aktualisht. Pastaj, nëse mbyllen, është një vendimarrje që i takon autoriteteve tona, nuk na takon ne si qeveri”. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një shfaqje të shëmtuar pjesëmarrjen e presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi në festën e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku pak ditë më parë.
Rama tha se është e papranueshme që kundërshtarët e tij politikë marrin pjesë në aktivitete të tilla, ku vendi po përballet me shifrat në rritje të Covid-19 dhe ku është e ndaluar të grumbullohen më shumë se 10 persona.
“Kam parë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga Presidenti i Republikës, zonja e parë dhe çeta e tyre, që ndërkohë është shumë e qartë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë së 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa dhe dasma deri edhe ceremonitë e dh imbshme mo rtore me shumë familjarë. Por ata na u shfaqen në një spektakël të pështirë, të karshillëkut, jo vetëm me ligjin, por me shëndetin e të tjerëve, këtë kam parë, – u shpreh Rama. – Shëndeti është mbi të gjitha dhe sot s’ka asnjë aktivitet tjetër, përfshirë aktivitete elektorale që mund të diskutohen si me ndonjë rëndësi që vë në diskutim shëndetin, për më tepër nuk jemi në fushatë elektorale, thjesht na duhet të reduktojmë aktivitetet me më shumë se 10 persona”, tha ai.
Po licia e Tiranës pak ditë më parë, gjobiti me 1.000.000 lekë pronarin e lokalit ku po zhvillohej festa e ditëlindjes me 30 të ftuar në Laknas, duke arsyetuar se ishte thyer protokolli anti-Covid, ku lejohen vetëm 10 vetë. Lidhur me këtë ngjarje u pezulluan gjithashtu edhe 6 p olicë. /noa.al/
Njihuni me beqarin e “Love Story”, princi modern që do të rrëmbejë zemrat e shumë vajzave. Kështu e bëri produksioni nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, prezantimin e 33-vjeçarit e ardhur nga Gjermania.
Që pas shfaqjes në premierën e së hënës në spektaklin “Love Story”, djali më fizikun perfekt po komentohet si beqari më yll i momentit. Djaloshi që i ka bërë të gjithë ta diskutojnë, është ai që do t’u japë mundësinë 18 vajzave të njihen dhe të dalin në takime romantike me të.
Ish-futbollisti tashmë biznesmen është xhentëlmeni që ka bërë për vete mijëra shikues e më në fund nuk është më i panjohur. Ai jeton e punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, është një financier dhe sipërmarrës i suksesshëm i disa bizneseve.
Pasioni i tij është sporti dhe kjo duket qartë nga fiziku i tij, ndërkohë që sapo ka fituar titulli “princi modern”, pasi 18 vajza kanë hyrë në garë për të. Saimiri është në kërkim të dashurisë së jetës dhe do ta gjejë atë në sytë e gjithë botës, pas këshillës nga e ëma e tij, e cila i ka vënë detyrë që të martohet me një vajzë shqiptare.
Gjatë klipit prezantues, folën për këtë vendim të tij dy prindërit dhe motra më e vogël, e cila i këshilloi vajzat që ta kenë kujdes vëllain, edhe pse në fillim nuk ishte dakord që ai të merrte pjesë në një format të tillë.
Ndërkohë, e ëma, një bionde sharmante, u shpreh se edhe pse djali jetonte i vetëm, ajo sërish nuk rrinte pa i gatuar kekun e tij të preferuar apo pa i bërë gati valixhen kur ai nisej për një udhëtim, si ky i fundit në Tiranë, ku misioni i tij është të gjejë gruan e jetës.
Nga ana tjetër, babai, të cilin Saimiri e cilësoi modelin e tij, u shpreh se me të birin janë më shumë si shokë sesa si babë e bir. Por edhe pse nga produksioni nuk u përmend fakti që Saimiri është djali i dy prindërve të divorcuar, në klipin e transmetuar në ekran, ra në sy që intervistat prindërit e tij i dhanë të ndarë dhe nga ambiente të ndryshme.
Për këtë histori personale të mbajtur të fshehtë, burime për “Panorama Plus” kanë treguar se e vërteta është që prindërit e tij janë të divorcuar dhe kanë rënë dakord jo më njëri-tjetrin, por secili me djalin, që ai të merrte pjesë në këtë program.
Lind pyetja se ç’e shtyn një djalë me një histori divorci të familje të besojë në dashurinë e përjetshme, aq më tepër ta kërkojë atë në një show?
Gjithsesi, përgjigjen ndoshta do ta japë vetë Saimiri në javët në vazhdim, ndërkohë që sa u përket preferencave për partneres e tij, ai tha se nuk ka rëndësi nëse ajo është brune apo bionde, mjafton ta tërheqë dhe të jetë një “lady” në plot kuptimin e fjalës.
E për ta plotësuar përshkrimin e tij, “Panorama Plus” sjell detaje të pathëna deri tani në program. Ai ka një profil në internet si futbollist, në pozicionin e mbrojtësit në fushë.
Ndër të tjera shkruhet se ka lindur në 27 gusht 1988 në Tiranë dhe në moshën 8-vjeçare është vendosur me familjen në Manhajmi të Gjermanisë.
Është 1.89 m i gjatë dhe përveç skuadrave gjermane, në 2010 ka luajtur për Tiranën, që e kujton si eksperiencën më të bukur në karrierën e tij si futbollist.
Saimir Kasemi, “dhëndri” i spektaklit “Love Story” e thënë me gjuhë të thjeshtë është “syper ylli”, që po kërkon nuse në ekran. Biznesmeni 33-vjeçar po hedh kërë hap të rëndësishëm në moshën që konsiderohet “mosha e Krishtit”, ndërkohë që model jete ka vetëm babanë e tij, Petrit Kasemi.
Është pikërisht djaloshi beqar, i cili për plot 15 javë do t’ju mbajë para ekranit me pranimet dhe refuzimet e tij. Saimiri ka një histori të gjatë jete për të rrëfyer.
Nga ato që ngjajnë me të paktën treçerekun e familjeve shqiptare që kanë një histori emigrimi, ama është edhe mjaft e veçantë në rrugëtimin unik që Saimiri dhe familja e tij kanë bërë gjatë këtyre dekadave të vështira për të gjithë shqiptarët.
Ai është larguar në Gjermani me familjen kur ishte vetëm 8 vjeç. Asokohe, natyrisht, nuk i kuptonte aq mirë vendimet e prindërve dhe familjes, por vite më vonë, do ta vlerësonte shumë sakrificën e tyre për një të ardhme më të mirë, që ai ka sot.
Saimiri është diplomuar për financë dhe së bashku me familjen ka në zotërim disa biznese të suksesshme në Gjermani, në sektorin e restoranteve, por po ashtu menaxhon edhe një kompani taksish. Veç profesionit, i pëlqen shumë të udhëtojë dhe të merret me aktivitet fizik, kryesisht palestër.
Modeli që e ka frymëzuar gjithmonë ka qenë babai i tij. Futbolli ka qenë ëndrra e tij e parë, ka luajtur me skuadrat gjermane si Manheim dhe Stuttgard, por emocionin që i ka dhënë momenti kur ka luajtur për skuadrën e Tiranës, ka qenë i pakrahasueshëm. Biznesmeni që ka lënë pas disa histori dashurie, si u bë pjesë e “Love Story”?
Lind pyetja se ç’e shtyn një djalë si Saimiri që në dukje ka gjithçka, të vijë dhe të kërkojë partnere në një show televiziv. Vetë Saimiri tha se kishte marrë një ofertë të tillë më parë nga një televizion gjerman, por që e kishte refuzuar pasi partneren do ta ketë shqiptare. Që në fillim nëna dhe babai e mbështetën dhe i dhanë bekimin e tyre, ndërsa motra ishte pak skeptike për këtë pjesëmarrje.
Nuk zgjati shumë, sepse shpejt edhe ajo u bind se ky program vlente për Saimirin, por dhe vëllai i saj ishte i duhuri për programin. Saimiri është një poliglot që flet 4 gjuhë të huaja, por me siguri, deri në fund, do të perfeksionojë më shumë gjuhën e dashurisë. I rritur, edukuar, shkolluar dhe me karrierë në Gjermani, ai vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri.
Sa i përket tipit, konsiderohet një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me shpirt të ndjeshëm dhe empatik. Protagonisti 33- vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie, por beson fort te dashuria e vërtetë.
Familja e tij ka qenë entuziaste kur mësoi pjesëmarrjen e tij në këtë spektakël dhe e kanë mbështetur idenë që ndoshta Saimiri në Gjermani do t’u kthehet me një partnere nga Shqipëria. Sa i përket përzgjedhjes në paskuintat e “Love Story” ka plasur sherri i madh mes vajzave.
Janë motrat binjake Silvana dhe Albana Xhani, të cilat kanë denoncuar faktin që pas mbylljes së puntatës së parë vajzat e kanë pushtuar Saimirin me prekje e ngacmime, kush e kush t’i tërhiqte vëmendjen.
Dy motrat që kanë hyrë në këtë garë për këtë “princ modern”, kanë kritikuar edhe Saimirin, pasi e kanë cilësuar si një mashkull të dobët që pranoi sjelljen e konkurrenteve, që sipas motrave, ishte e degraduar.
“E lëshoi veten”, thanë motrat binjake, duke u shprehur të zhgënjyera nëse nga një mashkull i tillë mund të pritet seriozitet dhe besnikëri.
Motrat binjake e nxorën edhe Saimirin në ‘tabelën e turpit’, ndërkohë që morën edhe përgjigjen nga rivalet të cilat thanë “se të dyja motrat janë të marrosura pas Saimirit njësoj! Le të shohim se si do të vazhdojë kjo “luftë”!
Ditën e sotme, në media kanë qarkulluar lajme se Anxhela Peristeri do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision. Për më tepër, është publikuar dhe një listë, sipas të cilës këngëtarja ka marrë 322 pikë nga juria e Festivalit të Këngës.
Si qëndron e vërteta? I kontaktuar nga “Abc Neës”, drejtori i RTSH-së, Martin Leka ka deklaruar se fituesi nuk është shpallur, pasi festivali nuk është zhvilluar ende.
“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.
Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë”, është shprehur ai.
Një nga konkurrentet më të njohura të Për’puthen Ana nuk është paraqitur në emisionin e sotëm, pasi u largua papritur të premten.
Kujtojmë se e gjitha filloi pas takimit të Fatjonit me Melisën, gjë që duket mos t’i ketë pëlqyer shumë Anës, e cila teksa komentonte takimin e tyre u shfaq me disa rezerva. Ajo madje tha edhe se Melisa shihet si “objek seksi” nga Fatjoni.
Ndër të tjera, ajo kishte shkruar edhe disa kritika për Fatjonin që do i lexonte live në emision, por për shkak të kohës televizive iu kërkua nga produksioni ta lexonte të hënën, pra sot.
Mirëpo, Ana nuk e ka pranuar këtë vendim, ajo u largua nga skena, por para se të dilte g oditi me sh uplakë Fatjonin.
Ditën e sotme në nisje të emisionit Bora tha se Ana nuk kishte pranuar të rikthehej në “Për’puthen”, të paktën këtë episod.
Sipas asaj që tha moderatorja, Ana nuk kishte dashur të fliste me asnjë, teksa produksioni kishte komunikuar me shoqet e saj, që kishin pohuar se Ana dëshironte të qëndronte vetëm.
Nuk dihet ende nëse Ana do largohet përfundimisht nga “reality” apo do rikthehet kur të ndihet gati, por mbetet për tu parë.
Fatjoni, nga ana tjetër, tha se nuk e justifikonte veprimin e saj dhe se e respekton Anën si individ por shtoi se nuk ka shkuar në emision për të, por për të gjitha vajzat.
Kujtojmë se Ana është kapur disa herë mat me reperin e njohur Bardhi, duke bërë që të aludohet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi por asnjëri prej tyre s’ka reaguar rreth këtyre zërave.
/NOA.al