Ndonëse për shkak të pandemisë, për artistët ky vit nuk ka qenë shumë i mirë, e kundërta ka ndodhur me Dua Lipën, e cila po shënon sukses pas suksesi.
Këngëtarja është nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Përmes një postimi në rrjete sociale.
Dua është shprehur se i duket e pabesueshme kjo që po ndodh dhe është e shokuar.
“Kjo është e pabesueshme! Gjashtë nominime Graammy! Çfarë jete! Nuk mund ta besoj! Gjashtë nominime! Zemra po më rreh fort dhe jam në shok total! Po dridhem! Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!”-shkruan Dua.
Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë:
“Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Don’t’ start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tain.
/NOA.al
Një vizitë surprizë kanë pasur sot pacientët, mjekët dhe infermierët e spitalit Covid 2 në Tiranë, te Sanatoriumi.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve i kanë surprizuar të gjithë, ndërsa kanë mbajtur një koncert para ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Koncerti u zhvillua në ambientet e jashtme të spitalit, ndërsa pacientët dhe mjekët e ndoqën nga ballkoni. Ata nxorën telefonat e tyre duke filmuar koncertin, ndërsa disa ia morën edhe valles.
Një gjest në shenjë mbështetjeje të të sëmurëve që po luftojnë me Covid në spital dhe mjekëve, të cilët prej muajsh tashmë, janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin. /noa.al/
Sot në ditën ndërkombëtare të dh unës ndaj grave, Po licia e Shtetit ka bërë një bilanc për vi ktimat që kanë humbur jetën si pasojë e dhu nës.
Përmes një postimi, Ministria e Brendshme ka treguar se në vitin 2020 u v ranë 6 gra, të cilat kishin qenë vi ktimë e dhu nës.
Ndërkohë që 2098 gra të tjera iu janë drejtuar institucioneve për të kërkuar mbrojtje. Nga d enoncimet në po lici, janë a rrestuar 532 dh unues të grave.
“Thyej heshtjen! D enonco dh unën! 6 gra nuk i mbijetuan dhunës gjatë vitit 2020. 2980 të tjera e de noncuan dhu nën. 532 dh unues u a rrestuan.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dh unës ndaj Grave, ditë në të cilën nis edhe fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dh unës me bazë gjinore, Po licia e Shtetit, si një ndër institucionet kryesore për parandalimin e dhunës dhe marrjen në mbrojte të personave të dh unuar, apelon për të gjithë qytetarët që të d enoncojnë çdo rast dh une në P olicinë e Shtetit, në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital.
Ne jemi të gatshëm çdo ditë, 24/7, në krah të personave të dhu nuar, së bashku me të gjitha institucionet e tjera që kanë detyrimin ligjor për të parandaluar dhe trajtuar dh unën me bazë gjinore”, njofton po licia.
/NOA.al
Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ishte sot e ftuar në “Pasdite me Rudinën” në Tv Klan, ku ka ndarë me shikuesit edhe momente nga jeta e saj private.
Pak kohë më parë, ajo humbi të atin, për të cilin shpesh bën edhe postime në rrjete sociale.
E pyetur se cila është këshilla e babit që mban gjithmonë me vete, Rudina është përlotur dhe ka treguar një histori, në kohën kur ai ishte drejtor shkolle.
Rudina Magjistari: Cila është këshilla që mban gjithmonë me vete prej tij?
Rudina Dembacaj: (Përlotet) Kjo krenari që më buron, më buron vetëm sepse jam vajza e tij. Dua të them një episod shumë të shkurtër me babin, kur ishte në zyrën e tij. Drejtonte një shkollë të bashkuar edhe 8-vjeçare edhe gjimnaz dhe ishte drejtor shkolle. Unë isha në 8 vjeçare dhe kuptoja shumë pak nga gjërat që ndodhnin, ose nga bisedat e tij të punës. Në 8-vjeçare erdhi një zotëri dhe tha Rexhep dua të më ndihmosh sepse ti ke ndikim.
Më kanë futur djalin në b urg për vj edhje. Babi e pyet po çfarë ka vj edhur djali jot? Djali ishte 19 vjeç dhe kishte vj edhur lopën e komshiut dhe erdhi me shumë shpresa tek babi. Babi me gjithë forcën e tij dhe pjesën e tij babaxhane e nxorri nga zyra dhe pasi e nxorri nga zyra zotëria në fjala e fundit që tha, ishte Rexhep ke të drejtë le të rrijë aty dhe ta bëjë mësim. Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në një mënyrë absolute.
Unë ditën e fundit kur e përcolla në banesën e fundit babin, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte “edhe malësor edhe europian vetëm ty të kam njohur”. Mendoj që është shumë i pakrahësueshëm dhe dashtë Zoti ose unë ose motra të bëjmë ndonjë djalë që t’i ngjajë të paktën një 30%-sh, të ketë atë burrërinë e tij.
Arjoni u shpreh se nuk e beson deklaratën e bërë nga Sindi, e cila tha në hyrjen e emisionit “Përputhen, se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie me një mashkull.
Ai u pyet nga Ana Kauri, në takimin që kishin së bashku.
Sindi, sqaroi edhe njëherë se deklarata e saj ka qenë e vërtetë, duke shtuar se “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” dhe nëse do të ishte e kundërta deri më tani do të kishte dalë ndonjë gjë në dritë.
“Çfarë të bëj unë t’i mbush mendjen njerëzve që nuk kam pasur të dashur. Ne na shikon e gjithë Shqipëria dhe të gjithë ata që na njohin, nuk kam atë inteligjencë që të vija këtu do të gënjeja, ku e di shumë mirë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Siç kanë dalë për personazhe këtu foto, për histori që kanë pasur më parë do të dilnin edhe për mua”, – tha Ana./NOA.al
Gazetari i njohur investigativ në vend, Artan Hoxha ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij e kanë kaluar Covid-19.
Në një postim në Facebook, Hoxha thekson se beteja e tij me virusin nuk ishte aspak e lehtë, duke falënderuar stafin mjekësor për punën e bërë.
“Covid-19 nuk është një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptarët e vënë përfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpresës”, – shkruan mes të tjerash gazetari..
Postimi i Artan Hoxhës
Thefsh qafën Covid-19….
Pas dy javësh të trazuara, në betejë individuale dhe familjare, e përballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë që rëndom po cilësohet, si virusi i shekullit.
Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse….përkundrazi, s filitëse dhe e l odhshme…
Vetëm kur krijuesi të bën një “xhiro” nga “honet e q oftëlargut”, e kupton vlerën e vërtetë të jetës, të bashkëshortes, të familjes, të fëmijëve, të prindërve, të miqve dhe shokëve, gjithkujt që të ndodhet pranë..
Papritmas, gjendesh në një sh kretëtirë të f rikshme, mes teje dhe krijuesit. Aty të vetmit engjëj mbrojtës, për dreq nuk janë propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e ditës, që të fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…
Aty nuk vlejnë mjekët e cirkut politik, “heronjtë” e Whatsapp- it, “mjekët biznesmenë”, që na i servir regjia e shëmtuar e propagandës qeverisëse, apo që i dëgjojmë tek na mjegullojnë më keq çdo natë nga studiot vezulluese të ekraneve kombëtare…
Më duhej ta provoja vetë, se heronjtë e vërtetë me bluza të bardha, ata të heshturit, që bëjnë detyrën e tyre në këto ditë të trazuara, që shpëtojnë jetë njerëzish dhe mbjellin shpresë pikërisht aty ku duket se oksigjeni është zh dukur, janë krejt të tjerë…
Falënderimi dhe mirënjohja në keto raste, për heronj të tillë të heshtur, është shumë pak
Dua ta nis mirënjohjen time nga doktor Genti Huti, një shkodran, që për zotin “të tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e përkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.
Në fund, një falënderim të veçantë, miqve të vërtetë, që në ditë të tilla, vlejnë më shumë se një thesar.
Dhe në fund një keshillë.
Miq, të njohur, bashkëkombas!
Është në zgjedhjen tuaj të lirë të besoni ose jo, ta neverisni propagandën e shëmtuar të pushtetit dhe panikun e pakënaqësisë të opozitës në be tejën e saj për pushtet.
Unë u mundova për 8 muaj me radhë të mos i nfektohem nga Covid19, por nuk ia dola dot.
Bëni kujdes, ruhuni për shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj, sidomos të prindërve në moshë të thyer.
Covid19 nuk është një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptarët e vënë përfund nga keq-qeverisja dhe vr asja e shpresës.
Jeta e çdo njërit prej jush është shumë e shtrenjtë…
Ju lutem, kujdesuni për vete dhe të tjerët, që të mos bëheni për spital.
Për fat të keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të Covid19…
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një Seminar të OSBE-së, foli për konfiskimin e pasurive të siguruara nga k rimi, madje dha edhe një shembull konkret suksesi, duke sugjeruar qeverinë që të vazhdojë të mbështesë sekuestro të tjera të këtij lloji, me qëllim që pasuria e grabitur ose e vënë në rrugë kr iminale të rikthehet sa më parë në shërbim të popullit.
“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër k rimit të organizuar dhe k orrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë k ërcënim kr iminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”.
Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e K rimit të Organizuar dhe Ko rrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të K onfiskuara”.
Disa nga pikëpamjet që ndau ambasadorrja Yuri Kim në këtë takim:
Në këtë pikë, Shqipëria është vendi më i përparuar në Evropën Juglindore kur bëhet fjalë për të vënë në praktikë kornizën legjislative për ripërdorimin shoqëror të pasurive të konfiskuara.
Unë do të doja të përgëzoja Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Ko nfiskuara për punën e saj të shkëlqyeshme në këtë fushë si dhe angazhimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile. Ne tashmë kemi disa shembuj të mirë ku pasuritë e krimit të organizuar u vunë në përdorim të komunitetit për të cilin jam i sigurt se do të dëgjoni më shumë.
Dhe kur të ardhurat e krimit ripozicionohen për të mirë, është transformuese! Merrni për shembull një furrë buke – KeBueno në Fier, e drejtuar nga ENGIM, një nga organizatat e shoqërisë civile në këtë qark- që ka përdorur fonde nga pasuritë e konfiskuara për të punësuar dhe trajnuar vi ktimat e k rimit. Këta punonjës tani janë duke u kujdesur për familjet e tyre dhe duke kontribuar në bazën e taksave që drejton shërbimet publike në Shqipëri – duke krijuar një rreth restaurues.
Sigurisht, puna e mirë nuk ka mbaruar ende dhe ne nuk mund të kënaqemi lidhur me sukseset tona të deritanishme. Unë inkurajoj qeverinë të sigurojë që fondet që ajo drejton për projektet sociale të jenë të qëndrueshme, me synimin për të zgjeruar këto suksese në të gjithë vendin. Përmes përpjekjeve të të gjithë aktorëve të rendit të ligjit dhe shoqërisë civile, sukseset e Shqipërisë në këtë fushë mund të shërbejnë si një model për rajonin.
Kështu që unë ju përgëzoj të gjithëve për pjesëmarrjen sot; Përshëndes angazhimin tuaj të fortë për të përmirësuar regjimin e konfiskimit të pasurive, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Ju jeni duke bërë një investim të kohës dhe energjisë tuaj në një të ardhme më të ndritur për vendin tuaj. Dhe unë e lavdëroj OSBE-në për kryerjen e kësaj pune të rëndësishme përballë sfidave që sjell COVID dhe për sjelljen e një qasjeje rajonale jetike për një çështje kaq të rëndësishme./NOA.al