Zhaku, moderatorja e njohur e “Kafazit të Artë” ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një dalje pas shumë kohësh.
Ajo foli për herë të parë për krizën në çift pas lidhjes 7 vjeçare me producentin gjerman dhe ribashkimin e ëmbël.
Moderatorja Bieta Sulo e vendosi atë në disa situata të vështira, ku njëra prej tyre u shoqërua me një koment të fortë nga Zhaku.
Në momentin që ajo duhej të komentonte fenomenin e meshkujve shqiptarë që ende kërkojnë nuse te v irgjër, Zhaku tha se i kupton pasi është çështje mentaliteti.
Mirëpo nuk e kurseu as edhe këtë koment pikant.
“Tani mund të jetë e v irgjër nga poshtë, por k** nga lart”, u shpreh ajo, duke befasuar moderatoren në studio./NOA.al
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vendosi që pika kufitare e Kakavijës të mbyllet nga dita e nesërme në orën 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 Nëntor.
Arsyeja e këtij vendimi është protesta që do të zhvillohet nesër nga punonjësit e doganës greke.
Të vetmit që përjashtohen janë udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore, që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë.
Autoritetet e Po licisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Po licisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.
Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.
Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin./NOA.al
Aktorja e njohur tropojane, e cila iu bashkua PS-së për një mandat të tretë, Arjola Demiri, është emëruar drejtoreshë e Pallatit të Kulturës dhe Muzeut në qytetin e Bajram Currit.
Aktorja është pjesë e “Portokallisë”, ndërkohë flitet se pasi pranoi publikisht të bëhej pjesë e PS-së, ajo do të jetë kandidte për deputete në qarkun e Kukësit.
Bukuroshja nëna e 3 fëmijëve ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste, me besimin se kjo forcë mund të transformojë qytetin e saj të lindjes.
Gjithashtu Demiri ka shprehur bindjen se vetëm Edi Rama do ta bëjë Shqipërinë një vend të denjë europian.
Dhe ajo është shpërblyer politikisht për besimin e deritanishëm./NOA.al
Pika kufitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur ditën e nesërme për shkak të një greve të paralajmëruar nga pala greke.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të cilët kërkojnë që të lëvizin drejt vendin fqinj, se ditën e martë deri të mërkurën në mëngjes, kufiri do të jetë i bllokuar.
Sipas njoftimit për shkak të protestës së punonjësve të doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.
Ndërkohë, përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. /e.a/noa.al/
Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen”, e cila bëri bujë me përjashtimin e saj nga emisioni, ishte e ftuar “n’Kosovë show”.
Në një intervistë të gjatë, ku iu dha mundësia të tregojë gjithçka që mendon për emisionin dhe konkurrentët, ndër të tjera Shqipja bëri dhe një deklaratë “b ombë”.
Ajo tha se një nga vajzat e “Përputhen” është e lidhur jashtë emisionit. Këtë e konfirmoi edhe Lulzim Jashari, i cili ishte gjithashtu i ftuar.
“S’e kuptoj si një person që është i lidhur jashtë programit, e mban në emision”, tha Lulzimi. “Ah, i përballon dhe dy ajo”, ia ktheu Shqipja, duke zbuluar se bëhet fjalë për njërën nga vajzat, por duke mos parapëlqyer të zbulojë emrin.
Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”. Në këtë intervistë ajo tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit.
Ish Miss Shqipëria rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehërr.
E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.
“Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.
“Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.”-tha Valbona Selimllari.
Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira deri mesatare keto më të perqëndruara ditën e martë.
Më pas në ditët e tjera të javës moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura në rritje
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.
Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.
Konspiracionisti Alfred Cako, i bëri thirrje autoriteteve përmes emisionit “Rrethi Katror” në “E Diell”, që ta lejojnë atë të hyjë në ambientet e spitalit Infektiv, për të intervistuar pacientët e sëmurë.
Ai tha se kjo kërkesë është refuzuar dhe ai shprehet i gatshëm të futet në ambientet e Infektivit pa maskë, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që të gjithë kanë ngritur në këtë kohë.
“Këta kanë dhënë me qëllim mjekime të gabuara sepse qëllimi i këtyre është vdekja e njerëzve pakësimi i popullsisë dhe nuk është qëllimi i këtyre shërimi i njerëzve. Unë e kam thënë edhe më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të futem unë tek Infektivi me shoqërinë “NOVAX”, të hymë tre katër persona, të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë, pse nuk ua lënë telefonat celularë? Përse hidhen njerëzit të v rasin veten?
Më ka bërë një sfidë Silva Bino në rrejte sociale do të lëmë shumë shpejt të hysh, por nga ajo herë janë tërhequr. T’i bëj edhe një sfidë kryeministrit i cili thotë mos dëgjoni këta konspiracionistët”, tha Cako.