Andueli

A është e këshillueshme të hahet banane me stomakun bosh?

Banania është një frut ekzotik me vlera të pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut.

Ndodh që këtë produkt mund ta konsumoni në mëngjes, me stomakun ende bosh.

Por, ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të mos e bëni më diçka të tillë.

Ata thonë se edhe në mëngjes mund ta hani 1 banane, por të shoqëruar me ushqime të tjera.

Përshembull, ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos. /noa.al/

A është e këshillueshme të hahet banane me stomakun bosh? Read More »

Apel i Eugena Tominit: ‘Nëse mjeku këshillon për shtrim në spital, nuk duhet të hezitojni’

Specialistja e ISHP-së Eugena Tomini, në një intervistë televizive tha se aktualisht vendi është në një situatë me rrisk të shtuar sa i përket COVID-19.

Ajo apeloi njerëzit që në momentin kur u këshillohet që të shtrohen në spital, mos hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Aktualisht kemi një situatë me intensitet të lartë shfaqjes së COVID-19. Shifrat e fundit tregojnë një ulje. Drejt ezaurimit të kapaciteteve të COVID 3. Aktualisht kemi dhe një numri të lartë vdekjesh që vijnë si pasojë e komplikacioneve. Jemi në një risk të shtuar sa i përket COVID-19. Kemi shfaqje të infeksioneve respiratorë të poshtme dhe të sipërme. Shfaqet me intensitet të ulët por paralelisht me COVID-19. Grip akoma jo i konfirmuar në vend.

Është një situatë e ndikuar edhe nga shfaqjet mediatike, parjes së faqeve mediatike të ‘facebook’, rrjeteve sociale, i ndikuar dhe nga daljet televizive, më mirë të trajtohemi në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familje, një ndjenjë frike ndaj vajtjes në spital e ka sunduar popullatën. Ne bëjmë thirrje për mos hezitim të spitaleve tona. Dhe familjarët duhet të bindin për shkuarjen në spital.

Ndiqemi hera-herës dhe me këshillime të mjekut të familjes por nëse mjeku këshillon për shtrim në spital, nuk duhet të hezitojmë.

Të mos neglizhojmë shenjat, të ndjekim sistemin e monitorimit, të mos trajtohemi sipas rekomandimeve të sistemit shëndetësor”, deklaroi Tomini për News 24.

Sa i përket shkollave dhe përhapjes së COVID-19, ekspertja e ISHP-së tha se fëmijët janë transportues të virusit por nuk kanë atë nivel transportueshmërie si adultët. /noa.al/

Apel i Eugena Tominit: ‘Nëse mjeku këshillon për shtrim në spital, nuk duhet të hezitojni’ Read More »

Festa e Pavarësisë kalon oqeanin, edhe ujvara e Niagarës ndriçohet me ngjyrat kuq e zi

Festimet për 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kanë kaluar çdo kufi, duke mbërritur nga njëri cep i botës tek tjetri.

Pas qiellgërvishtësit të Dubait dhe urës së Bosforit në Stamboll, edhe ujvara e Niagarës në Kanada është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi.

Ngjarjen e ka bërë me dije ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, i cili ka publikuar një sërë pamjesh. Vende të ndryshme kanë uruar Shqipërinë në nder dhe respekt të ditës së Pavarësisë.

“Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë, i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik! Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!”, – shkruan ambasadori Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça. /noa.a/

Festa e Pavarësisë kalon oqeanin, edhe ujvara e Niagarës ndriçohet me ngjyrat kuq e zi Read More »

Ja cfarë i ndodh lëkurës suaj kur pini cigare

Kur dikush përmend efektet e cigares në lëkurën tuaj, cila është gjëja e parë që ju vjen ndërmend?

Shumica prej nesh ndoshta mendon për rrudhat. Disa nga toksinat në tymin e cigareve dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, të cilat janë përbërës fibrozë të lëkurës që e mbajnë atë të fortë dhe elastik.

Ky dëmtim përshpejton plakjen e lëkurës, duke i bërë duhanpirësit më të prirur për rrudha në fytyrat dhe trup. Tymi i cigares dëmton gjithashtu lëkurën në mënyra të tjera që ndikojnë në pamjen e jashtme dhe rrezikojnë jetën e pirësit.

“Këmbët e sorrës” janë një lloj i zakonshëm i rrudhave që zhvillohen në skajet e jashtme të syve. Për duhanpirësit, këto rrudha zakonisht fillojnë shumë më herët sesa për njerëzit e tjerë, të cilët i zhvillojnë ndërsa plaken.

Siç u përmend më lart, dëmtimi i kolagjenit dhe elastinës është një faktor i madh në plakjen e parakohshme të lëkurës. Por shtrëngimi i enëve të gjakut i shkaktuar nga pirja e duhanit gjithashtu luan një rol. Enët e ngushta të gjakut pengojnë rrjedhën e gjakut dhe oksigjenin nga arritja e qelizave të lëkurës, duke rezultuar në plakjen e lëkurës.

Dëmtimi i lëkurës në lidhje me pirjen e cigares mund të shkaktojë rënie të lëkurës në pjesë të tjera të trupit. Në veçanti, gjoksi dhe krahët shpesh preken nga humbja e elasticitetit të lëkurës për shkak të pirjes së duhanit.

Shtrëngimi vaskular i shkaktuar nga toksinat në tymin e cigares ka një efekt negativ në shërimin e plagëve. Mungesa e rrjedhës së gjakut ngadalëson aftësinë e trupit për të riparuar veten.

Shumica e mjekëve do të rekomandojnë me forcë, ose madje do të kërkojnë që pacientët që pijnë cigare ta ndërpresin atë para një procedure kirurgjikale për shkak të ndikimit të toksinave të cigareve në shërimin e plagëve. Pirja e cigares gjithashtu rrit rrezikun e infeksionit të plagës, dështimit të rekuperimit të lëkurës, vdekjes së indeve dhe formimit të mpiksjes së gjakut.

Shenjat kanë tendencë të jenë edhe më të theksuara. Ka gjithashtu prova që pirja e cigares mund të rrisë rrezikun e strijave, të cilat janë gjithashtu një formë me dhëmbëza që zakonisht shkaktohet nga shtimi i shpejtë i peshës.

Gjithashtu dhe toni i lëkurës së duhanpirësve mund të jetë i pabarabartë dhe i zbehtë, duke tentuar drejt një toni portokalli ose gri. Mungesa e oksigjenit në qelizat e lëkurës pa dyshim që luan një rol, së bashku me efektet negative të kimikateve të tjera të shumta në duhan. Tymi i cigares është i ngarkuar me mbi 7,000 kimikate, përfshirë 250 që janë helmuese dhe 70 që shkaktojnë kancer.

Ekspertët e shëndetit këshillojnë se lënia e duhanit është zgjedhja më e mirë që mund të bëjnë duhanpirësit. Por për ata që nuk heqin dorë rekomandohet kalimi në alternativat pa tym si IQOS ose cigaret elektronike. Pasi tymi i çliruar nga djegia e cigares përmban toksina të dëmshme, të cilat janë përgjegjëse jo vetëm për plakjen e lëkurës por dhe për sëmundjet e lidhura me duhanpirjen.

Ndaj produktet alternative eliminojnë tymin e bashkë me të dhe shmangien e mbi 90% të elementëve të dëmshëm që gjenden në tym.

Po pas lënies së duhanit çfarë përmirësimesh mund të prisni të shijoni në lëkurë?

Ndërsa rrudhat që janë zhvilluar mund të mos zhduken plotësisht, kthimi i rrjedhjes normale të gjakut në qelizat e lëkurës do të sjellë oksigjen dhe lëndë ushqyese atje ku duhet të shkojnë dhe lëkura juaj do të fillojë të duket e shëndetshme edhe një herë. Prodhimi i kolagjenit dhe elastinës do të ndihmojë, pasi ato nuk pengohen më nga toksinat në cigare.

Ja cfarë i ndodh lëkurës suaj kur pini cigare Read More »

Sot, më 29 nëntori shënohet 76-vjetori i festës së Çlirimit të Shqipërisë

Sot, më 29 nëntori shënohet 76-vjetori i festës së Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane dhe gjermane.

Gjatë L uftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi k ryengritje të ar matosur kundër pu shtimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pu shtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pu shtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga p ushtimi gjerman.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Politika shqiptare e feston sërish e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.

Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i nd ezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, r egjimi ko munist ka fa lsifikuar historinë. /noa.al/

Sot, më 29 nëntori shënohet 76-vjetori i festës së Çlirimit të Shqipërisë Read More »

Harrojini ditët e ngrohta, zbuloni çfarë ndodh me motin nga dita e nesërme

Prej së dielës temperaturat në mbarë vendin do të pësojnë ulje.
Kjo rënie do të sjellë edhe flokët e dëborës në veri dhe veri-lindje të vendit sipas meterologes Adiola Bani. Vlerat minimale do zbresin në -6 gradë celsius.

“Presim që dita e sotme të jetë me kthjellime deri pas mesditës ku do të kemi shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar, por që nuk do të ketë reshje.
Ndërsa dita e diel do të paraqitet me vranësira dhe kthjellime gjatë paradites, por pasditja na sjell shpeshtim të vranësirave në zonën jugore ku presim dhe reshje të pakta dhe të izoluara të shiut.
Gjatë orëve të mbrëmjes do të kemi dhe reshje të izoluara në zonat qendrore. Sigurisht në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të borës.
Do të kemi dhe rënie të temperaturave gjatë pasdites së sotme deri në mesin e ditës së diell. Ndërsa për sa i përket fillim javës do të na sjellë mot të kthjellët, por që do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave.
Vlerat minimale do zbresin edhe -5 apo -6 gradë celsius. Ndërsa mesdita nuk do të jetë më shumë se 13 apo 14 gradë celsius.

Vetëm fillim java do na sjellë rënie të temperaturave. Do zgjasë dy ose tre ditë pasi do të kemi sërish rritje të temperaturave.
Meqë do kemi ndryshim të menjëhershëm do të kemi dhe prezencë të dukshme të reshjeve.
Në përgjithësi muaji dhjetor do jetë me temperatura tipike.
Mëngjeset -1 gradë celsius, ndërsa pasditja do jetë rreth vlerës 15 deri në 16 gradë celsius. Për sa i përket dhjetorit shpresojmë të kompensojë atë mungesën e reshjeve që kemi pasur në muajin nëntor”, tha meteorologia, Adiola Bami.

Harrojini ditët e ngrohta, zbuloni çfarë ndodh me motin nga dita e nesërme Read More »

Zbuloni parashikimin e motit për ditët e ardhshme, çfarë do ndodhë me motin

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Por fundjava vjen me surpriza, ku të dielën pritet ulje e ndjeshme temperaturash dhe reshje në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 12°C.

Zbuloni parashikimin e motit për ditët e ardhshme, çfarë do ndodhë me motin Read More »

Koço Devole sot do festonte 75-vjetorin e lindjes por nuk e mundi dot Covidin, profili i tij mbushet me urime e lot

Koço Devole edhe pse ka kaluar në botën tjetër, vijon të marrë urime për ditën e tij të lindjes. Profili i legjendës së humorit që u shua pas infektimit nga Covid-19 është mbushur me urime pr ekëse dhe përlotëse.

“Koco sot ke ditelindjen ,nuk me mjaftojne dy rjeshta per te folur per ty ,Me artin qe ke dhene dhe qe ke lene te cilesuan LEGJENDA e humorit SHQIPETARE dhe LEGJENDAT JETOLNE PERGJITHMONE ,Kam shume pak kujtime kur kemi qene te vegjel se jemi ritur me shume sakrifica nga prinderit tane,,Qe kur ishe i vogel kishe aftesi per humor ,merje nje carcaf te vjeter e beje si skene kishim nja dy kukulla prej lecke i vije ke te dy duart dhe mbrapa carcafit nzirje dy kukullat dhe sajoje figura dhe fjalet te gjith kalamajt e lagjes qeshninqe rinin ne radhe si ne cfaqe atehere fjala televizor as nuk njihej se cfar ishte,”- shkruhet në një prej tyre.
“Sot i rralli Koco Devole do festonte 75 vjetorin. Iku fizikisht por kuure sdo humbe emri dhe arti i tij,”- shkruhet në një tjetër.

Ndërkohë edhe komentet në këto urime shprehin dh imbjen e madhe që në këtë ditë kur duhej të festonte 75-vjetorin e tij të lindjes, Devole nuk është më në këtë botë.

Aktori i humorit rezultoi me COVID-19 më 20 tetor. Ai qëndroi për disa ditë në spital, dhe më pas u largua për në banesë për të vijuar trajtimin e tij, por u përkeqësua. Pas kësaj situate, Devole u shtrua sërish në spital ku edhe përfundoi në intubim pas përkeqësimit të situatës. Ai qëndroi për gati 8-9 ditë në intubim, por që nuk ia doli që të shërohej.
E ndërsa ditën e lindjes e feston në të njëjtën ditë me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
E ndërsa ditën e lindjes e feston në të njëjtën ditë me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Koço Devole sot do festonte 75-vjetorin e lindjes por nuk e mundi dot Covidin, profili i tij mbushet me urime e lot Read More »