Andueli

Hapet spitali ‘Covid -4’, kapaciteti dhe kategoria e pacienteve që do të trajtohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me një dalje publike sot në mbrëmje tha se është hapur edhe spitali “Covid -4”.

Ministrja ishte në spitalin “Covid- 4”, ku edhe njoftoi për hapjen e tij, i fundit dedikuar COVID-19 në vendin tonë.

Pas spitalit ”Infektiv”, ”Shefqet Ndroqit” dhe Covid-3, sipas ministres, spitali Covid -4, me kapacitet prej 100 shtretërish, do të shërbejë për pacientët që kanë kaluar fazën e rëndë të sëmundjes.

Duke u përgatitur për skenarë të tjerë, Manastirliu tha se deri tani situata mbetet nën kontroll, pasi në spitalet Covid janë të shtruar 491 pacientë.

Ministrja Ogerta Manastirliu lidhur me spitalin Covid-4, përmes një statusi në Facebook bëri publik edhe pamjet me stafin mjekësor, ku tha se, ”që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit”.

“Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë.”

“Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm”, u shpreh ministrja. /NOA.al

Hapet spitali ‘Covid -4’, kapaciteti dhe kategoria e pacienteve që do të trajtohen Read More »

Vendoset fati i Rudina Hajdarit pak muaj para zgjedhjeve, larg Tiranës

Partia e sapokrijuar në Shqipëri “Nisma Thurje”, ku është bërë pjesë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka ndërtuar strategjinë e saj dhe ka ndarë detyrat kryesore para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Kreu i Nismës, Endri Shabani ka zbuluar se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar, dhe deputetja Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.

“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”, – tha Shabani, duke shtuar se ai vetë nuk do të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore.

Endri Shabani deklaroi se bashkëpunimi me Hajdarin, ka nisur kur deputetja ka qenë bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë”, – u shpreh Shabani për Report.

Lidhur me angazhimin në politikë, ai tha:

“Kemi bërë edhe një sondazh për të parë se çfarë duhet të bënim për tu futur apo jo në zgjedhje. Propozimi i qytetarëve ka qenë që duhet të futemi”.

Sakaq, Rudina Hajdari refuzoi të ndiqte deputetët e tjerë të PD-së, për të djegur mandatet dhe është aktualisht pjesë e Kuvendit, në atë që konsiderohet “opozita e re parlamentare”./NOA.al

Vendoset fati i Rudina Hajdarit pak muaj para zgjedhjeve, larg Tiranës Read More »

Dimri ‘troket’ zyrtarisht, këto janë dy qytetet që u zbardhën nga manteli i bardhë

Dimri në Kukës, Has e Tropoje ka “trokitur” sot zyrtarisht. Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në zonat e larta malore në lartesitë 400 m mbi nivelin e detit.

Lartësia e borës është 1-4 cm. Si rrjedhojë mali i Gjalicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit
Reshje bore ka edhe në shpatet malore të segmentit Fushë-Dugagjin të Rrugës së Kombit, e cila nuk paraqet probleme në lëvizjen e automjeteve pasi bora nuk ka krijuar shtresë.

Po kështu është zbardhur dhe mali i Hasit e rrugët nacionale ku lëvizja në këto akse dhe ato bashkiake deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës
Mjetet dhe forcat janë në gatishmëri, për përballimin e situatave të mundshme nga firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale të Qarkut Kukës.

Nga informacionet e marra nga përgjegjësit e Emergjencave Civile të bashkive të qarkut deri tani nuk ka probleme.

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe në Kosovë . Reshje bore ka në Brezovicë, Sharr të Prizrenit.

Dimri ‘troket’ zyrtarisht, këto janë dy qytetet që u zbardhën nga manteli i bardhë Read More »

Gruaja përballet me burrin live në emision: ‘Për çfarë më ke sjellë këtu, të më ulësh autoritetin mua si burrë?’

Një grua është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar bashkëshortit të saj të birësojnë një fëmijë sepse prej 17 vitesh martesë ata nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë. Burri nuk është dakortd të birësojë një fëmijë sepse do që të ketë një fëmijë nga gjaku i tij.

Polikseni: Jam drejtuar këtu për të më dhënë një rrugëzgjidhje. Kam sjellë bashkëshortin për një arsye familjare. Kemi 17 vite martesë dhe kemi dëshiruar të kemi një fëmijë. Nuk na erdhi, një vit, dy vit, tre vite. Vazhduam kurat, ilaçet por nuk na vinte fëmija.

Alfredi: Për çfarë më ke sjellë këtu?

Polikseni: Alfred, kemi 17 vite martesë?

Alfredi: Pse më ke sjellë këtu në Tv Klan?

Polikseni: Për të bërë një fëmijë bashkë. Kemi tentuar nëpër doktora, sa ilaçe kam bërë unë, ti mi di.

Alfredi: Jam shumë i revoltuar për çfarë më ke sjellë këtu, të më ulësh autoritetin mua si burrë?

Polikseni: Dua ta shohin të gjithë shqiptarët, ta bëja publikë. Prita të respektova, si një femër shqiptare si unë nuk i bën të gjitha këto sakrifica për një fëmijë.

Alfredi: Për çfarë sakrifice?

Polikseni: 5 herë operacion në trupin tim për shkak të dëshirës për të bërë fëmijë.

Alfredi: Për çfarë na solle këtu?

Polikseni: Për të mirën e të dyve, të birësojmë një fëmijë.

Alfredi: Çfarë birësimi, ne presim fëmijën tonë, gjakun tonë. Unë si burrë nuk jam dakort, dua të presim fëmijën tonë, gjakun time.

Polikseni: Kam 17 vite që presim.

Alfredi: Kur pritëm 17 vite të presim dhe këto vite të tjera.

Eni Çobani: Pse e ke të vështirë?

Alfredi: E kam të vështirë zonja Eni që të rris fëmijën që ka lindur tjetri, nuk e rris dot se nuk është gjaku im, si t’i them hajde tek babai atij fëmijë se nuk e ka gjakun tim.

Polikseni: Prandaj e bëra publikisht?

Alfredi: Që ta shikojë dhe familja ime që janë dy pleq, kam dy pleq në shtëpi unë?

Polikseni: Edhe unë prandaj po mendoj për ata dy pleq të tu sepse më kanë ndejtur në çdo seancë tek ndërhyrjet që kam bërë.

Eni Çobani: Je e emocionuar.

Alfredi: Është e emocionuar sepse ka sjellë burrin tek Klani.

Polikseni: Jam e emocionuar dhe të kam sjellë për mirë.

Alfredi: Ia ke ul autoritetin burrit, e ke çuar në 0 fare, ke bërë gabim që më ke sjellë këtu.

Gruaja përballet me burrin live në emision: ‘Për çfarë më ke sjellë këtu, të më ulësh autoritetin mua si burrë?’ Read More »

Si të gatuajmë Fasule pa shumë mundim

Përbërësit
500 gr fasule
1.5 litra ujë
2 kokrra qepë
2 karrota
salcë domate ose spece
2 speca
majdanoz
kripë
2 gjethe dafine
Përgatitja
Fasulet pastrohen, lahen dhe lihen në një enë qelqi me ujë, një natë para se ti ziejmë. Në mëngjes, derdhim ujin dhe i hedhim në një tenxhere me ujë të nxehtë.
I lemë fasulet sa të marrin valën e parë. I kullojmë dhe në tenxhere hedhim masën e ujit të cilin e kemi vluar.
I hedhim brenda qepët, karrotat, selino dhe i lemë të ziejnë.
Koha e zierjes së fasuleve varet nga lloji i fasules dhe nëse është e re apo e vjetër. Megjithatë fasulet që vihen në ujë që në darkë, duan 30 minuta në tenxhere me presion.
Pasi fasulet kanë zier, përgatitim salcën.
Në një tiganë me vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët, ose një të bardhë preshi. Hedhim salcën. Më pas këtë masë e hedhim në tenxheren me fasule. E rregullojmë me kripë dhe e trazojmë.
Fasulet i lemë 5 minuta të ziejnë bashkë me salcën.
Fasulet shoqërohen me turshi ose ullinj.

Si të gatuajmë Fasule pa shumë mundim Read More »

Arditi ulet në krevatin e Jonidës dhe i thotë: Lejohet kaq apo jo?

Sot në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi. Një pjesë të intervistës Arditi dhe Jonida e kanë realizuar në shtëpinë e këngëtares, ku moderatori shkon tek dhoma e saj e gjumit dhe e zgjon nga gjumi.

Ardit Gjebrea: Mirmëngjes!Jonida Maliqi: Po ti çfarë do këtu?
Ardit Gjebrea: Elegante që në mengjes, e bukur e mirë, kështu fillon dita?

Jonida Maliqi: Ëhë (qesh).

Arditi ulet në krevatin e Jonidës dhe i thotë: Lejohet kaq apo jo?
Jonida Maliqi: Sigurisht, ç’është kjo surprizë e këndshme?

Ardit Gjebrea: E kemi lënë takimin poshtë tek “Jonida’s Room”, por thashë se cila është Jonida’s room e vërteta. Pse vetëm ti?

Jonida Maliqi: Pse me kë më prisje?

Ardit Gjebrea: Ti zakonisht zgjohesh vetëm?

Jonida Maliqi: Jonida’s Room përkufizon edhe punën time.

Ardit Gjebrea: Ti zakonisht zgjohesh vetëm?

Jonida Maliqi: Zgjohem me Danin.

Ardit Gjebrea: Kush nuk mungon në krevatin tënd?

Jonida Maliqi: Danushi edhe lepurushi.

Ardit Gjebrea: Edhe lepurushi, apo lepurushi është Dani?

Jonida Maliqi: (Qesh) More Ardit si e nis kështu ditën ti?

Ardit Gjebrea: Por biseda kur e niset në dhomën e gjumit si niset? (qesh) Je gjumashe?

Jonida Maliqi: Jo zgjohem nga ora 6:30-7:00.

Ardit Gjebrea: Kur fle?

Jonida Maliqi: Në orën 00:30-1:00. Mjaftohem me 3-4 orë gjumë, jam hiperaktive si natyrë

Arditi ulet në krevatin e Jonidës dhe i thotë: Lejohet kaq apo jo? Read More »

Ide për një mëngjes të mirë

Nje mëngjes i mirë fillon me produktet e qumështit si burim i mirë i proteinave dhe kalciumit, pjekurina integrale ose drithera, peme ose leng pemesh dhe disa vitamina dhe minerale.
Proteinat sigurojnë ndjenjë më të gjatë te ngopjes çka ju parandalon të konsumoni karbohidrate të pashëndetshme.
Largohuni nga mishi i përpunuar me përqindje të lartë të yndyrave; më mirë merrni produkte nga mishi pulës ose furia që janë të pasura me acide yndyrore omega-S.
Largohuni nga drithërat e përpunuara, shurupet, kremrave me të cilat lyhet buka dhe buka e bardhë sepse bazohen në karbohidrate “të shpejta”, të cilat treten për një kohë shumë të shkurtër dhe ju lënë të uritur brenda disa orësh.
Kështu për shembull, në vend të lyerjes së ëmbël dhe bukës së bardhë, më mirë merrni bukë integrale, nxeheni në toster dhe lyeni me xhem – kështu do të përmbushni nevojën për ëmbëlsi, por me më pak sheqerna të pashëndetshme./Arbresh.info/

Ide për një mëngjes të mirë Read More »

Meta kujton Margarita Tutulanin: Atdheu na duhet që të jemi të lirë

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë nga forcat n azi-fashiste, presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për brezat e rinj, që gjithnjë sipas tij duhet t’i përkujtojnë dhe nderojnë me respekt patriotët që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Meta nderoi figurat e shquara të kësaj lëvizjeje për çlirim, teksa ka kujtuar edhe Margarita Tutulanin në një episod kur i shkruante të vëllait se: “Atdheu na duhet që të jemi të lirë”.

Postimi i plotë i Ilir Metës

“Ne sot, përulemi me nderimin më të thellë para Qemal Stafës, Vojo Kushit, Margartia Tutulanit e gjithë atyre yjeve dhe Margaritave, që dhanë jetën e tyre me ndërgjegjeje të plotë, për të treguar pavdekësinë e Shqipërisë, si një shtet i lirë dhe i pavarur.

Sot, më kujtohen pikërisht ato çfarë Margarita Tutulani i shkruante në hartim në moshën 16 vjeçare vëllait të saj më të vogël, i cili e pyeste: Motër, po për çfarë na duhet Atdheu?

Ajo i përgjigjet: Vëllaçko, kur të rritesh do ta kuptosh, por Atdheu na duhet që të jemi të lirë.

Mendoj që ky mesazh vjen nga një edukim patriotik i këtyre të rinjve dhe të rejave, nga familjet e tyre, nga prindërit e tyre, nga paraardhësit e tyre.

Sot, ne jo vetëm duhet të kujtojmë këta heronj e atdhetarë, por dhe veteranë, që kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë dhe që ju urojmë jetë të gjatë, por, njëkohësisht edhe duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi edukimit patriotik të qytetarëve, të fëmijëve, të të rinjve dhe forcimit të ndenjave të atdhedashurisë.

Meta kujton Margarita Tutulanin: Atdheu na duhet që të jemi të lirë Read More »