Petro Koçi krijoi një parti të tijën, para zgjedhjeve të vitit 2013, por më pas ai e shkriu forcën politike që krijoi me Partinë Socialiste, ku nisi karrierën politike.
Patro Koçit iu besua më pas posti i zëvendës-ministrit të Mbrojtjes,
Sakaq, përmoes këtij posti, Petro Koçi ka marrë një tjetër post politik.
Koçit i është besuar drejtimi i degës së Partisë Socialiste në Fier.
Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e PS, Adelina Rista. “Nga sot, PETRO KOÇI në krye të Partisë Socialiste Fier!Shumë urime dhe suksese! SUKSESE PS!”, shkroi Rista.
Emërimi i Petro Koçit në krye të socialistëve të Fierit vjen para zgjedhjeve të përgjithshme të 24 prillit.
Fieri konsiderohet një ndër bastionet e së majtës.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar çështjen e detit. Nëse ai do të ishte kryeministër, çështja e detit në Shqipëri-Greqi nuk ekzistonte. Kështu deklaroi sot në studion e emisionit “Zonë e Lirë”.
“Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht, fqinjët të respektuar, të nderuar, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dy këto vende… Kemi firmosur një marrëveshje në 2009 dhe i kam qëndruar gjithmonë asaj marrëveshje. Problemi është këtu, imagjinojmë se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo kundër Turqisë, nuk duhet të imagjinohet. Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim në interesin e saj kombëtar, Shqipëria uron që të zgjidhet konflikti nëpërmjet dialogut.
Po të isha kryeministër unë, në mënyrë absolute çështja e detit në Shqipëri-Greqi nuk ekzistonte. Dy qeveri greke njëra pas tjetrës, të dyja pranuan të shkojmë në Gjykatë. Erdhi Rama dhe tha ‘jo, s’kam punë me Gjykatat’. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen atëherë, isha kundër atij vendimi të Gjykatës. Asgjë nuk ka ndryshuar në raportin me detin në këndvështrimin tim. Këta pasi negociuan 2 vite, u detyruan t’i thonë palës greke se tani ne kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese… Greqia pranoi negociatat me Shqipërinë me 6 milje”, tha Berisha.
Dhia “Kuqja e Matit” është një nga shumë burimet gjenetike autoktone të vendit tonë. Ajo e ka origjinën nga zonat e bashkisë Klos, qarku i Dibrës.
Kuqja e Matit është një racë tipike lokale për rajonin e Matit për shkak të adaptimit dhe performancës së saj të mirë me relievin, kushtet gjeografike e klimatike si dhe bimësinë që e karakterizon këtë zonë.
Kuqja e Matit është menaxhuar historikisht nga fermerët në zonë, duke transferuar traditën dhe njohuritë e tyre nga një brez në tjetrin.
Kjo racë është e adaptuar më së miri dhe është gjithashtu rezistente ndaj sëmundjeve dhe parazitëve. Në veçanti, me ngrohjen globale, adaptimi dhe rezistenca e kësaj race në kushte më të ngrohta është mbresëlënëse.
Një tjetër vlerë e shtuar e kësaj race, është dhe përmbajtja në nivel mjaft të kënaqshme e yndyrës dhe proteinës të cilat variojnë 3.28% deri 3.71% proteinë dhe 2.6% deri në 6.18% yndyrë.
Blegtorët e kësaj zone, vitet e fundit me mbështetjen financiare të qeverisë përmes Skemës Kombëtare, po orientohen në ruajtjen dhe zhvillimin e tufave të dhisë së racës “Kuqja e Matit”, prodhimi i qumështit dhe nënprodukteve të saj janë mjaft të kërkuara nga tregu dhe konsumatorët.
Në kuadër të projektit PNUD “Forcimi i burimeve njerëzore, kuadrit ligjor dhe kapaciteteve institucionale për zbatimin e Protokollit të Nagojës”, i mbështetur nga GEF (Global Environment Facility) në bashkëpunim me Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe me qëllim ruajtjen e biodiversitetit dhe vlerave gjenetike autoktone, Shoqata Kombëtare e Blegtorëve Shqiptarë (LEAA) ka realizuar projektin ”Identifikimi dhe sjellja në vëmendje të publikut dhe politikëbërësve te Vlerave të Dhisë “Kuqja e Matit”.
Valbona Ylli, drejtoreshë e projektit LEAA, shprehet se projekti synon të mbrojë këtë racë autoktone që është në rrezikun e saj të zhdukjes apo dhe të problematikave të tjera. Edhe pushteti lokal është mjaft i interesuar për mbrojtjen e dhisë “Kuqja e Matit”.
Kryetari i bashkisë Klos, Ilmi Hoxha, ka mirëpritur ndërhyrjen e projektit dhe në bashkëpunim me skemat e subvencionit siç tha ai, “krahas investimeve në infrastrukturë që po ndërmerr qeveria, synojmë të nxisim fermerët në shtimin e këtyre tufave me këtë racë dhe në promovimin e produkteve të bulmetit nga “Kuqja e Matit”. /atsh
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës, si dhe do të kalojë kufijtë e vendit tonë.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.
“Vlora do të kthehet vit pas viti në një nga motorët më të fuqishëm të industrisë së turizmit shqiptar, duke rritur më tej punësimin, të ardhurat dhe vlerën e pasurive të paluajtshme të zonës. Ky park do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren, ku më në fund do të dalë në dritë shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë, e fshehur pas gardheve e kioskave prej dekadash të tëra; do mbillen shumë pemë e gjelbërim dekorativ, në një tjetër hapësirë fantastike për banorët, vizitorët dhe turistët”, – tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “projekti do të sjellë lidhjen e bukur mes bulevardit të ri të Lungomares dhe do të krijojë një hapësirë krejt ndryshe e të re për gjithë banorët, por edhe për vizitorët e ditës dhe turistët në Vlorë duke iu ofruar një mundësi të gjithëve pavarësisht moshave për të pasur më shumë hapësirë dhe më shumë ndërveprim me njëri-tjetrin, sepse jam i bindur se ky park do të jetë shumë i jetuar gjatë çdo dite”.
“Kjo është shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë dhe për fat të keq për shumë shumë kohë është një shtëpi që ka mbetur e vetmuar ndërkohë që duhet të jetë e hapur e plot me njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Mënyra sesi është rrethuar dhe ka humbur pas gardheve e kioskave e ka bërë të pamundur që edhe kjo shtëpi e vogël në përmasë, por kaq e rëndësishme nga pikëpamja historike të jetë pjesë e rasteve që e bën Vlorën të vizituar jo thjesht për detin, diellin, por edhe për historinë e saj”, – nënvizoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “projekti është pjesë e zinxhirit që i kalon përmasat e ngushta të një qyteti kur vjen puna tek aspektet e veta urbanistike e arkitektonike, njësoj si Lungomare, si sheshi ‘Skënderbe’, si shëtitorja pranë detit në Himarë, njësoj si një sërë projektesh të tjera do ti kalojë kufijtë e vendit, do shikohet në publikime urbanistike e arkitekturore e do jetë pjesë e konkurseve të mëdha ndërkombëtare siç ishte Lungomare apo sheshi ‘Skënderbe’ që fitoi çmimin si hapësira më e bukur publike e ndërtuar në Europë”.
“Ne me këtë projekt rrisim edhe hapësirën e gjelbër të zemrës së qytetit dhe krijojmë një mundësi urbanistike të re për të lidhur gjithë aksin kryesor”, tha Rama./atsh
Kryeministri Edi Rama sot nga Vlora, ku mori pjesë në prezantimin e projektit të bulevardit të ri që do të ndërtohet pranë Lungomares, në fjalën e tij, nuk u ndal vetëm tek ky projekt.
Rama foli edhe për fushatën elektorale, para zgjedhjeve të reja paralamentare të 25 prillit 2021.
Rama foli kryesisht për masat financiare, që u morën gjatë pandemisë, si dhe ato që pritet të miratohen për bizneset dhe rritjen e pagave për mjekët, duke iu dhënë përgjigje kritikave. Po ashtu shprehu bindje për një fitore historike të PS-së, në zgjedhjet e ardhshme.
“Atyre që thonë pse u kujtove tani, u them që unë jam kujtuar edhe kur zotrote flije gjumë, çdo ditë e çdo natë,” – tha Rama. – “Por të rrisësh kontributet nga shteti për njerëzit, të heqësh komplet TVSH-në, tatimin e fitimit mbi një kategori siç është ajo e sipërmarrësve të vegjël, nuk është fjalë goje dhe nuk bëhet se do t’i ta bësh, por sepse do dhe mund ta bësh kur janë krijuar kushtet për ta bërë”.
Lidhur me vendimet e fundit, Rama tha se ky është një “detyrim më i madh në kushtet kur i kemi parë me sytë tanë, ata që nuk duan sdo shikojnë kurrë sado që Zoti ua ka dhënë të dy kokërdhokët e syve, se çfarë janë mjekët në vend, pyll pa derra nuk ka, ka mjekë, infermirë, në çdo fushë njerëz që fusin duart në xhepat e njerëzve, por janë këta që i kemi ringritur nga gremina që po e përballon me dinjitet e sukes goditjen tronditëse të virusit, ama sot ne kemi munëdësi të bëjmë edhe këtë, pra të rrisim edhe pagat dhe kjo nuk ka lidhje se ne kemi zgjedhje në prill, fare”, – tha Rama.
Më tej nga Vlora, ku ka kandiduar si deputet, Kryeministri Rama deklaroi i sigurt se PS do të fitojë zgjedhjet për një mandatin e tretë historik.
“Zgjedhjet ne i fitojmë si me këto, si pa këto, kjo nuk diskutohet. Se përtej denglaxhinjve dhe atyre që kanë pakënaqësit të natyrshme, nuk ka qenë e lehtë për asnjë familje, të përballojë gjithë këtë stres, që nga nëntori kur ta tërmeti, populli është shumë i mënçur. Populli do flasë prapë, siç ka folur dhe do flasë drejt dhe do t’i japë zotit atë që është e zotit, Çezarit atë që i takon Çezarit”, tha Edi Rama, duke shprehur bindjen e plotë, se i takon edhe një mandat tjetër.
Kryeministri përkundrejt zërave të fundit rikonfirmoi sot se ai do të kandidojë sërish në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.
“Në Vlorë kam qenë edhe më parë se të bëhesha kryetar, në Vlorë isha edhe kur u bëra kryetar i PS-së,” – tha Rama dhe, – “në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër dhe në Vlorë do jem edhe kur të mos jem më kryeministër, madhe do jem më shumë atëherë se do të kem më pak angazhime”.
Ai nuk fshehu edhe pretendimet e kundërshtarëve apo kritikëve, që e inatosin më shumë.
– “Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë as metra, aq sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri” – theksoi Rama.
Kryeminsitri Rama u fol se do të kandidonte në Durrës, ose Tiranë, në zgjedhjet e ardhshme, por nga Vlora ku ishte sot, ai zbuloi se do të kandidojë sërish aty, madje aty sheh edhe frymëzimin nga ku beson se do t’i burojë edhe “fitorja e mandatit të tretë historik” të socialistëve.
Sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike të ditëve të fundit nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në rradhët e qytetarëve. Ekspertët shprehen se vendi ynë klasifikohet tek zonat me aktivitet sizmik të konsiderueshëm, ndaj edhe fenomene të tilla mund të konsiderohen normale.
Profesori Llambro Duni, për “RTV Ora”, sqaron se lëkundjet e njëpasnjëshme në vendin tonë nisën mëngjesin e së enjtes dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë asaj dite. Por, ai thotë gjithashtu se kjo është një vatër e re dhe nuk ka lidhje më atë të 26 nentorit.
“Seria e re e ngjarjeve sizmike ka filluar dje në mëngjes në orën 01:25 me një tërmet të madhësisë 4.5, në veri të Cërrikut. Është pasuar nga dy ngjarje të tjera më të vogla, dhe dje në mbërmje ka pasur një ngjarje tjetër të madhësisë 4.2 e cila është pasuar me disa lëkundje më të vogla. Tërmetet e djeshme nuk kanë lidhje me vatrën e ekspozuar në nëntor të vitit të kaluar, por është një vatër e re”.
Pavarësisht shqetësimit të qytetarëve, sizmiologët kërkojnë prej tyre të jenë të qetë.
Nderkohë, nga ana e Institutit të Sizmiologjisë, në mënyrë të vazhdueshme bëhen kontrolle në stacionet sizmiologjike të vendit.
“Ne bëjmë kontrolle rutinë në stacionet tona, me qëllim që ato të jenë në gjendje pune. Kjo po ndodh aktualisht, monitorojmë çdo ngjarje që ndodh”.
Edhe njëherë, specialisti përsërit se tërmetet janë të paparashikueshëm. Ndërkohë, lidhur me aplikacionet, profesor Duni shprehet se qytetarët nuk duhet të panikosen. Ai këshillon gjithashtu që për bazë të merren informacionet e institucioneve zyrtare.
Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njofton se ka rinisur procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane më 14 shtator, si dhe kur është afati i fundit.
Në njoftim ftohen të interesuarit që të kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020.
Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparësitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje, shikoni këtu.
Ftohet që të mbahen parasysh që shërbimet rutinore në lidhje me vizat e tjera emigruese ose jo-emigruese mbeten të pezulluara.
Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).
“Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese”, njofton ambasada.
Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka nisur zbatimi i programit të qeverisë për nxitjen e punësimit.
Sipas kryeministrit, “kushdo që ka larguar punonjës për shkak të pandemisë COVID-19, tani është koha për t’i ripunësuar”.
Pas njoftimit të kryeministrit, të shumta kanë qenë dhe reagimet në rrjetet sociale. Një qytetar denoncon një drejtor që është dën uar me b urg, por është akoma ne detyrë. Rama i kthehet se më shumë drejtorë duhet të dënohen. Ai ka su lmuar dhe opozitën duke rikujtuar periudhën e vr asjes së katër qytetarëve në bulevard ku asnjë nuk u dën ua.