Andueli

Ermal Mamaqi nuk përmbahet ndaj kritikëve për kursin e trajnimit: ‘Shihemi në majë të suksesit’

ERMAL MAMAQI: Ne Shqiptaret jemi Fantastik.

Nese merresh me droge, ben vrasje, vjedhje, korrupsion per ty thone, “Hallall ja bofte Zoti”. Ama nese mbledh disa njerez dhe ndan me ta se si te tjeret mund te prodhojne sukses, atehere ke bere Blasfemi, dhe do vendosesh ne shenjester. E para Trajnimi 1 Vit per Sukses kushton 7,890 + Tvsh por Vlen me shume se 39.000 euro(link në bio). Vetem 1 nga Trajnimet e Biznesit qe kam bere kushton mbi 10K.
Eshte nje Pakete me trajnime nga me te ndryshmet dhe perbehet nga disa nga profesionistet e Shitjes, Marketigut, Meditimit dhe Vetezhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesoret jane cdo jave. Qesha shume dje me miqte e mi… Per ju qe nuk e dini, kam mbi 10 vjet qe studioj kete Filozofi te Vetezhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, Certifikuar nga njerez qe jane Autoritet ne kete industri, qe nga Vasil Naci e deri te me te miret e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj. Uroj te cliroheni nga ky ankth qe ju ka kapur nga kjo qe po bej, pasi duhet te kuptoni qe asgje e keqe nuk do t’ju vije… Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa pofesor kuzhine dhe ben nje kurs per gatimin. Ju tregoj nje fakt personal…

Ne te gjithe punet qe kam bere kryesisht artistike kam vendosur gjithmone nje sukses ose rekord dhe gjithmone ne fillim dikush ose te gjithe thone Parrullen : U bo ky…Ky qe ishte kamarier, ose ky qe ishte DJ. Dhe e thone si te ishte turp. Ne fakt per mua eshte krenari dhe nje nga pikat me te forta qe provoj qe keto formula suksesi qe mesojme, funksionojne. Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0.

Dikush qe eshte shume i pasur, nuk di si te flase ne publik. (kete mesojme ne) Dikush ka shume vlera/aftesi dhe nuk di si t’i shese ose te prodhoje biznes. (kete mesojme ne) Dikush do te mesoje si ta filloje rrugen e permiresimit. (kete mesojme ne) Dikush do te mesoje si jete i lumtur me ate qe ka. (kete mesojme ne) Ju ftoj qe te beheni pjese e Trajnimeve tona te Suksesit per Seancen Falas dhe nese ju pelqen mund te beheni pjese e Trajnimit *Mendo, Ndrysho, Fito* qe do te jete online ne dt 12 dhe 13 Dhjetor. Nje Trajnim qe ka transformuar jetet e me shume se 2000 Personave. Shihemi në majë të suksesit.

Ermal Mamaqi nuk përmbahet ndaj kritikëve për kursin e trajnimit: ‘Shihemi në majë të suksesit’ Read More »

Si parashikohet të jetë moti për javën që vjen, mbani cadrën me vete

Moti i thatë dhe temperaturat që luhaten këto ditë nuk do të jenë të tilla me fillimin e javës së re.

Nesër vendi pritet të karakterizohet nga vranësira, në të gjitëh vendin.

Kurse java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në zonat midis Vlorës, Gjirokastës dhe Fierit, ku sasia e reshjeve pritet të jetë 10 mm, madje deri në 20 milimetra shi në orë, në zona të caktuara.

Ndërkohë, në orët e mëngjesit të datës 7 dhjetor parashikohen reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Thuajse e tëra java do të karakterizohet nga reshje shiu, që në zonat malore pritet të shoqërohet edhe me reshje dëbore./NOA.al

Si parashikohet të jetë moti për javën që vjen, mbani cadrën me vete Read More »

Opinion nga Flutura Açka: Sa më shpejt të heqim dorë nga ‘dhuna se ksiste’ mediatike që emetojmë aq shpesh në ekranet tona aq më të lehtë do t’ua bëjmë ligjeve të veprojnë, shoqërisë të emancipohet, vetes të…

OPINION Nga Flutura Açka

Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh biseda normale), m’u kujtua personazhi i romanit të famshëm “Turpi” të J.M. Coetzee, ku profesor Luri hyn në një spirale tronditëse të jetës së tij, vetëm sepse nuk kërkoi ndjesë për një veprim seksist të tij ndaj një kolegeje. Kështu edhe programi “Open” i së martës nuk do të ishte mbyllur befas, nëse njëri prej të ftuarve, zoti Çupi, do të kishte kërkuar ndjesë për nxitimin e “asaj fjalës” që nuk donte ta thoshte aty publikisht, fjalë që besoj se nënkuptonte ngjyrime seksiste ndaj zonjës Duma, një politikane me emër dhe kurajoze, fjalë të përafërta me ato që ai hodhi pa drojë (përkundër çdo norme etike dhe njerëzore) të zezë mbi të bardhë ca kohë më parë për gazetaren e njohur Sonila Meço, radhë që zgjuan një valë lëndimi në mjedisin shqiptar të medias, por jo vetëm. Kështu ka ndodhur më herët kur janë fyer nga kolegë të tyre dhe politikanë edhe me kolege të tjera, si Beti Njuma, Anila Basha, apo zonja Hajdari etj.

Nuk po i shkruaj këto radhë të mbroj zonjën Duma, profili politik i së cilës me aq sa vërej unë, nuk është duke pritur mbrojtjen time, dhe as të hedh gurë mbi palën tjetër në emër të ndonjë aleance feministe. Unë nuk jam shkrimtare që pëlqej të ngjitem në trenin feminist të botës, i cili besoj se ne shqiptarkave na ka kaluar me kohë, për shkak se atëbotë kur duhej ta bënim, vishnim kominoshe. Ishte koha kur Gerd Brandenberg do të shkruante satirën e saj “Gratë e Egalisë”, duke provokuar klimën letrare dhe shoqërore europiane, tek ua ndërronte vendet dhe rolet sekseve, dhe duke shpjeguar sjelljet e tyre në rolet e reja që u kishte dhënë ajo si shkrimtare.

Por pavarësisht kësaj, që të jem e shkujdesur kur në debat me të, një gruaje i nënkuptohet, ose kur ajo kërcënohet në një emision ku flitet për temë politike, se do t’i përmenden gjëra që kanë të bëjnë me çështje ekstrapolitike të debatit, pra, personale, private, që lidhen me fizikun dhe të qenit grua, nuk e bëj dot, edhe pse nuk është çudi që fjalët e mia shumë të kursyera këtu, mund të më kthehen edhe mua në popla kokës nga ushtria vuajeriste shqiptare, që merret vetëm me zejen e mbledhjes së malcimit.

Madje një herë, një miku im publicist më kujtoi në shkrimin e tij të nxituar të botuar muajt e fundit, se “do të bëja më mirë të shkruaja për birin tim të vdekur, pasi ishin tekste të mrekullueshme, sesa të flisja për politikën”, duke e nënkuptuar se isha grua, nënë dhe se politika dhe gjykimi për mbrapshtitë e saj ishte sport burrash. Ndjesën e tij të thellë, e pranova, por nuk e kam më mik; nxitimi i tij eci më shpejt se logjika e pranimit të së drejtës sime për të folur publikisht, qoftë edhe për qortime politike.

Unë nuk kam njohje personale me zotin Çupi, por si koleg i respektuar i fjalës qysh në orët e para të demokracisë, do të kisha pritur prej tij një ndjesë njerëzore, jo aq për debatin e shëmtuar të asaj nate, por për qasjen e tij të përsëritur seksiste publike. Pak javë më parë një gazetar i njohur i kulturës në Holandë dha dorëheqjen, sepse guxoi të kërkonte një kafe “të gjatë” me një shkrimtare, para se të botonte shkrimin lëvdues për veprën e saj në gazetë. Akuza që iu bë, ishte: Kishte paragjykuar personazhin e shkrimit të tij si femër dhe jo si shkrimtare, si trup e vrimë dhe jo si tru e ndërgjegje. As falja publike që bëri nuk mundi ta shpëtonte; ai u përjashtua nga rrethi mediatik dhe kritik dhe do t’i duhen vite ta rikuperojë karrierën e tij të shkëlqyer pas këtij gabim fatal. Por natyrisht, unë po flas për një shoqëri të shëndetshme, e cila betejat e civilizimit dhe të emancipimit nuk i ka pasur të lehta dhe ku “shovinizmi mashkullor” ka pasur dikur po këto shenja që manifeston “shovinizmi YNË mashkullor”, të cilin e gjej të vështirë të europianizohet.

Sikur të nisnim edhe ne me “përjashtime” të tilla nga ekranet tona, njëfarë bojkoti qoftë dhe të përkohshëm të eksponentëve, kur ata shfaqin hapur qasje seksiste, do t’i kishim shërbyer shumë më shumë kësaj shoqërie se me ligjet në mbrojtje të grave dhe përqindjet bajate të pjesëmarrjeve në jetën politike. Duke filluar mbase nga vetë zonja Vasili, në emisionin e së cilës kam qenë shpesh e ftuar veçmas për tema të tilla të ndjeshme; le ta fillojë ajo e para bojkotin deri në ditën e ndjesës publike. Sepse, dukshëm kjo gjë tani po kthehet në fenomen në ekranet tona.

Pra, siç thashë, dëshiroj të merrem me fenomenin, jo me individin, pasi të tillë kam njohur në jetën time plot dhe madje jam prej atyre grave që jam “lënduar” në publik në mënyrën më monstruoze të mundshme prej eksponentëve më radikalë të këtij “shovinizmi mashkullor”, për të cilët të vetmin portretizim që do të bëja, është se gjymtyrën erektike nuk e kanë në vendin ku ia ka caktuar nëna natyrë, por në tru. Për të thënë më të voglën, sepse çështja është shumë më e thellë dhe vjen prej një mentaliteti të kalçifikuar tashmë në shoqërinë shqiptare, ku “gruaja nuk është dhimbje”, po të përshtas siç duhet një thënie të Hemingueit për qasjen personale dhe shoqërore ndaj saj. A nuk kemi ndërtuar ne në të vërtetë një shtet ku dominon Phalloskracia? Këtë soj demokracie do të më duheshin ditë që ta shpjegoja, ndaj dua të kthehem te argumenti i këtij shkrimi.

E gjitha duket se fillon nga leximi i keq prej shekujsh i kodit tonë, Kanunit, dikur gjëja e shenjtë dhe shumë e lavdërueshme e rregullimit të jetës sonë shoqërore. Kanuni thotë “grueja asht shakull për me bajt”, dhe këtu fillon edhe keqkuptimi ynë shekullor. Ka burra shqiptarë që këtë e kanë lexuar së prapthi, se gruaja është shpinë për të duruar, dhe e shfaqin këtë qasje edhe në sjelljen e tyre, por ka të tjerë që e kanë lexuar së mbari, dhe mendojnë se gruaja është si një placentë erëmirë ku fermentohet pjesa më e bukur e tyre. Mjerisht, pas kaq incidentesh të përsëritura, kam keqardhje të them se zoti Çupi nuk hyn te këta të dytët, edhe pse unë do të kisha dëshiruar që publicistët, njerëzit e letrave dhe ata që shënjojnë me fjalën e tyre publike, të ishin të gjithë në këtë aradhë të respektuar burrash, të cilët kanë admirimin tim, admirim që e kanë dukshëm edhe librat e mi.

Do të sillja për shpjegimin e këtyre dy qasjeve të ndryshme shembuj nga letërsia shqipe. Nuk besoj se është e shpeshtë në historinë e letërsisë së një vendi që të jetë botuar ndonjë roman me thirrjen qysh në titull “Sikur të isha djalë” si ai i Haki Stërmillit tonë. Duke veçuar me një admirim të pashoq autorë shqiptarë si Migjeni, Mjeda, De Rada, Kuteli, Poradeci, Marko, Camaj etj., pjesa tjetër e letërsisë shqiptare është e mbushur me gra të përdala, me turiste spiune, me plaka të rrjedhura nga trutë, me heroina kantieresh e tekstiliste që zbulojnë armikun e klasës, me vajza viktima të nekrofilisë mashkullore, me sanitare që përdhunohen pareshtur nga të zotët, dhe sa e sa deformime të papranueshme për humanizmin që duhet të përshkojë letërsinë. Kjo ndodh, sepse kjo është qasja ndaj gruas në kulturën shqiptare, qyshkur kanë vdekur xhentëlmenët e vjetër të letrave shqipe që sapo përmenda. Madje në intervistën e një shkrimtari jo shumë të ri, e gjeta thuajse skandaloze shprehjen e tij se “gratë janë të zonja vetëm për fëmijë, lot dhe ditarë dashurie”, duke përjashtuar në mënyrë të shëmtuar peshën e saj në jetën publike, qoftë edhe si publiciste, shkrimtare, intelektuale, opinionformuese, politikane, zanat ky i fundit, me ç’duket, shumë “i dyshimtë” për të në jetën shqiptare.

Madje kjo ndjesi m’u krijua edhe duke lexuar romanin e fundit të mikut tim dhe publicistit të njohur Mustafa Nano “Një javë në Manastir”, për të cilin kam bindjen se është një kontribut shumë i vyer në zhanrin e romanit historik dhe do t’ia kisha rekomanduar kujtdo që ta lexonte. Në roman, nuk ka asnjë figurë femre, ose vetëm ndonjë figurë fare e parëndësishme femre (një fallxhore, një grua që po pjell, vjehrra e saj që po pret të renë të pjellë dhe fare-fare zbehtë figura e një gruaje politike, me gjasë Parashqevi Qiriazi), në kohën kur Manastiri i atyre ditëve ishte një qendër diplomatike europiane dhe vetë Parashqevia ka një rol jo të vogël në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare. Unë nuk e ndaj dot nëse kjo i vjen autorit për shkak se ajo ka qenë shoqëria shqiptare e atyre viteve dhe ai ka qenë vendi i gruas në shoqërinë shqiptare, apo autori nuk ka dashur ta fusë gruan në punët e burrave. Unë do ta kisha dashur që nga një publicist i hapur, kurajoz dhe një njeri emancipues me fjalën e tij, siç është zoti Nano, ta kishte mbajtur me hatër gruan në këtë roman. Por, e kam thënë edhe herë tjetër publikisht, se një shpurë xhentëlmenësh të rinj po i vijnë Shqipërisë, edhe në media, edhe në letërsi, edhe në politikë, për të cilët “gruaja është dhimbje” dhe mushti erëmirë i jetës së tyre dhe i jetës sonë të përbashkët.

Ndaj, sa më shpejt të heqim dorë nga “dhuna seksiste” mediatike që emetojmë aq shpesh në ekranet tona, nga lëndimi që na vjen nga krenaria e shovinizmit mashkullor, aq më të lehtë do t’ua bëjmë ligjeve të veprojnë, shoqërisë të emancipohet, vetes të purifikohemi dhe ekranit të qetësohet. Le ta fillojnë të parët këtë lëvizje emancipuese njerëzit e medias, analistët dhe shkruesit, vëmendja ndaj fjalës dhe veprimeve të të cilëve, edhe pse e padukshme në rrathët që krijon në pellgun e shoqërisë shqiptare, është aq e madhe, sa është gati-gati vendimtare. Ndaj një ndjesë publike mbi incidentin e së martës, përtej përligjjes për shkak të gjaknxemjes, do të ishte një shenjë e lavdërueshme në këtë b etejë të përbashkët emancipuese tonën./NOA.al

Opinion nga Flutura Açka: Sa më shpejt të heqim dorë nga ‘dhuna se ksiste’ mediatike që emetojmë aq shpesh në ekranet tona aq më të lehtë do t’ua bëjmë ligjeve të veprojnë, shoqërisë të emancipohet, vetes të… Read More »

Këngëtarja Rovena Stefa ‘m allkon’ Canin: ‘Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt emisionin’

Disa muaj më parë komentet e moderatorit Arian Çani, bënë bujë pasi u shpreh se Ballkani ka qenë i gjithi helen.

Lidhur me këtë pretendim këngëtarja Rovena Stefa reagoi publikisht, madje ashpër, duke theksuar se nuk ishte dakord me të, madje ka kërkuar edhe bojkotimin e emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Fjalëve të saj të ashpra, për të cilat tha se nuk jo vetëm që nuk ishte penduar dhe së asgjë nuk është thënë në gjaknxehtësi e sipër, Rovena Stefa i përforcoi, duke iu qëndruar atyre një për një.

“Jo, unë nuk kam asgjë me Çanin, kam qenë edhe e ftuara e tij. Nuk kam folur vetëm unë për Çanin, kundra deklaratave për helenikët. Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në b urg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu”, tha ajo.

Rovena Stefa e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, më pas, u shpreh se një person publik, nuk duhet të shprehet në mënyrë të tillë, atij ose duhet t’i mbyllet emisioni ose të marr një gjobë.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse do të shkonte sërish në emisionin ‘Zonë e Lirë’, këngëtarja u përgjigj: Jo, jo, nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë”.

Më tej ajo tha se shpreson “që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Rovena Stefa./NOA.al

Këngëtarja Rovena Stefa ‘m allkon’ Canin: ‘Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt emisionin’ Read More »

Lajmi i mirë për emigrantët shqiptarë, ja si do të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kerkuar qe emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit duke votuar permes postes përmes postës.

Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha kohë e pa mjaftueshme për ti kryer të gjitha proceset e nevojshme.
KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për tu zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës velerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.

Në këtë mënyrë, grupi i punës ka hedhur poshtë idenë e votës nëpër ambasada për shkak të numrit të kufizuara të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt.

Sipas rrugës së shtruar nga KQZ, emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania. Më pas, ai duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.
Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.

Megjithatë, grupi i punës në KQZ, thotë se ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen:

– Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë; – Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit / mbërritjes në KQZ; – Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme; – Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit. Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një emigranti mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë.

Lajmi i mirë për emigrantët shqiptarë, ja si do të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit Read More »

Moti/ Parashikimi i motit për fundjavën

Meteoalb parashikon një mot të kthjellët sot në të gjithë Shqipërinë, ndërsa temperaturat do të luhaten nga vlera minimale e 0 gradë deri në atë maksimale të 16 gradëve në mesditë.

Ndërkohë që e diela sjell të tjera ‘zhvillime’ në qiell, pasi dita do të mbizotërohet nga kthjellimet, por në mbasdite vrasësirat do të shtohen.
Për më shumë ndiqni parashikimin e Meteoalb:

Moti/ Parashikimi i motit për fundjavën Read More »

Kisha e Laçit ofron ‘mrekulli për të gjithë’/ Kundër pandemisë dhe stresit

Pavarësisht pandemisë, shumë pelegrinë dynden në Kishën e Shën Antonit, në majën e një mali shqiptar. Besimtarë ose ateistë, myslimanë apo të krishterë, të gjithë kërkojnë ngushëllim, mbase edhe ndonjë një mrekulli, për të lehtësuar ankthin e tyre.

Në këtë vend të vogël në Ballkan, kufijtë midis feve janë porozë, paganizmi nuk është aq larg, bestytnitë dhe legjendat janë me bollëk.

Të gjitha mjetet janë ideale për t’i shpëtuar stresit të ambientit në një vend të varfër, ku, si kudo tjetër, shërbimi shëndetës po lufton me virusin.

Në majë të malit përballë qytetit të Laçit, në veri-perëndim të vendit, kisha Saint-Antoine, e quajtur kështu sepse Antoine of Padova thuhet se kishte fjetur në një shpellë aty pranë, ka tërhequr pelegrinë për shekuj me radhë.

Por, me gjithëhapjen e pandemisë në Shqipëri dhe mbarë botën, më shumë njerëz se kurrë mbërrijnë në këtë vend të lartë të sinkretizmit, ku Zoti është i njëjti për të gjithë, siç shpjegoi Afërdita Onuzi, antropologe në Universitetin e Tiranës. “Të gjithë besojnë në mrekullinëtë, që mund të ndryshojë jetën e tyre”.

Ata ndezin qirinj për të realizuar dëshirat e tyre, vendosin rroba për fëmijët e sëmurë me shpresën e një shërimi, ose lënë fotografi të të dashurve të tyre për t’ju sjellë fat të mirë.

Përtej dhimbjes trupore, ata duan të shërojnë shpirtrat e tyre, nënvizon prifti i vendit, Mirash Ivanaj.

“Njerëzit vijnë në këtë vend të shenjtë për të kërkuar zgjidhje për sëmundjet e tyre dhe për të hequr qafe frikën e tyre prej pandemisë,” i tha ai AFP.

“Ankth i tepruar”!

“Ne ndjejmë ankth më shumë se ç’duhet, ndonjëherë të tepërt, veçanërisht kur ato zgjojnë plagë të vjetra, të tilla si sëmundjet ose katastrofa të së kaluarës.” Por edhe për të rikuperuar nga Covid-19, disa vijnë gjithashtu “për të gjetur shërimin shpirtëror”, tha prifti Françeskan.

Shumë, si Ada Zdrava, një 20-vjeçare, po vizitojnë këtë vend pelegrinazhi për herë të parë, i cili mund të strehojë qindra mijëra njerëz. Ajo dëshiron të “lehtësojë ankthet e saj” dhe të promovojë “lumturinë e saj dhe të familjes së saj”.

Shqipëria dhe 2.8 milion banorët e saj kanë jetuar prej kohësh nën një diktaturë të ashpër komuniste, e cila kishte vendosur ateizmin si një dogmë, duke ndaluar çdo praktikë fetare, sikurse të gjitha format e besimit.

Në prag të rënies së regjimit në 1991, vendi rimori traditat e tij fetare të tolerancës. Një shumicë myslimane jeton së bashku me pakica të mëdha katolike dhe ortodokse, disa ndajnë festat fetare të të tjerëve, kurse martesat e përziera janë të shpeshta./Pjesë nga një artikull i AFP/NOA.al

Kisha e Laçit ofron ‘mrekulli për të gjithë’/ Kundër pandemisë dhe stresit Read More »

Adelina dedikim me fjalë të mëdha për Aurelën: ‘Disa njerëz vijnë që të na e pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin’

Njëra nga Kosova dhe tjetra nga Shqipëria, Adelina Ismajli dhe Aurela Gaçe, janë dy nga emrat më në zë të muzikës shqiptare.

Të dyja njihen për shp ërthimet në skenë dhe kanë bërë për vete shumë shqiptarë.

Së fundmi, Adelina ka bërë jë dedikim me fjalë të mëdha për Aurelën, duke e konsideruar këtë të fundit si një hënë mes yjesh.

“Disa njerëz vijnë që të na e pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell.

Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua Aurela Gaçe“, ka shkruar ajo./noa.al/

Adelina dedikim me fjalë të mëdha për Aurelën: ‘Disa njerëz vijnë që të na e pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin’ Read More »