Andueli

‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’ mbushi sot 37-vjec/ kush ishin mjeshtrat që ngritën emisionin ikonë

Sot bëhen plot 37 vjet nga nisja e emisionit më të dashur dhe më të njohur sportiv, “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Emisioni që nisi në Radio Tirana, drejtuar nga Ahmet Shqarri, për shkak të kohës kur nuk kishte edhe mënyrë tjetër informimi, tërhiqte sportdashësh nga të gjitha trevat shqiptare.

Përvjetorin e emisionit të njohur e ka kuajtuar sot Sefer Kikija, gazetari sportiv i Elbasanit, pjesë e këtij emisioni. Ndër të tjera ai zbuloi se sigla që niste emisionim ishte e kompozuar nga mjeshtri i madh, Shpëtim Saraçi.

“Historia flet….; “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, – shkroi Sefer Kikija, nga Italia ku jeton sot, teksa solli detaje dhe nostalgjinë e këtij emisioni, aq të dashur dikur për shqiptarët.

NGA SEFER KIKIJA

2 Tetor 1983 – 2 Tetor 2020… Plot 37 vjet me pare, gazetari sportiv, i mirenjohuri AHMET SHQARRI do te ideonte, projektonte dhe Niste ne Radio Tirana, emisionin sportiv te titulluar “Nga njera ndeshje ne tjetren”. Nje nder emisionet me te degjuar ne Shqiperi. Nuk kishte familje shqiptare, qe sapo fillonte ky emision, hapnin radiot dhe degjonin zerin brilant te Shqarrit. Te tjeret nepermjet radiove te dores, nepermjet kasetofoneve te makinave ndiqnin këtë emision. Pas siglës muzikore të kompozuar me plot finesë nga maestro Shpëtim Saraçi, do të vinte zëri i kthjellët, plot timber dhe i qartë tek thoshte… “Mirëdita të nderuar dëgjues, unë Ahmet Shqarri ju përshëndes nga studio nr 1 e Radio Tiranës…, nisim transmetimin e emisionit sportiv “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.

“Falë punes se kordinatorit teknik Fatmir Dizdari dhe teknikut Rubin Kristo, linjat jane gati…Luhen ndeshjet e javes se peste te kampionatit, dhe ka takime te rendesishme……Ne Kavaje, Besa- Vllaznia, radiokronist do te jete Fatmir Efica; ne Durres, Teuta-Flamurtari, radiokronist Bujar Qesja; ne Peqin nje ndeshje e rendesishme, Shkumbini- Tirana, do te jene dy radiokroniste elbasanas, Sefedin Allkja dhe Sefer Kikija…; në Tiranë, Dinamo-Lushnja, radiokronist Ismet Bellova dhe Veli Rada…; në Gjirokastër, Luftëtari-Partizani, radiokronist Frederik Fico…; në Korçë, Skënderbeu-Flamurtari, radiokronist Vladimir Ngjela…; në Fier, derbi i Myzeqesë, Apollonia -Lushnja, radiokronist Arbër Emiri dhe Mikel Mbricaj… E kështu, niste ky emision i shumëpritur nga dashamirësit e futbollit shqiptar.

“Duke qenë pjesëe këtij emisioni, për shumë vite, falenderoj dhe i uroj jetë të gjatë Shqarrit, përshendes ish-kolegët dhe drejtuesit e tanishëm, gazetaren sportive Ajna Erga Kënga, te madhin Shpëtim Gjoshi si analist dhe drejtues, por dhe një tjetër personazh, ikonë e gazetarisë sportive, Bashkim Tufa. Respekte dhe mirënjohje…

/NOA.al

‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’ mbushi sot 37-vjec/ kush ishin mjeshtrat që ngritën emisionin ikonë Read More »

Astrit Patozi: Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur

Nga Astrit Patozi

Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur, që është caktuar të miratohet të hënën si reformë zgjedhore, me shumë gjasa mes debatesh dhe kundërshtish të ashpra.

Për të kaluar herësin e partisë kandidatit i duhet, njësoj si më parë, të kaptojë 9 male dhe të marrë ndoshta më shumë se 9 plagë, dhe prapë të mos e kapërcejë dot listën e kryetarit.

Ndryshimi i vetëm është se, pasi të zgjidhen ata që ka caktuar partia, do të ketë edhe dy tabela emulacioni për secilën kategori, një për fituesit dhe një tjetër për humbësit.

Për atë, që rreshtohet i pari tek humbësit, do të ndahen dekorata ose fleta lavdërimi. Ndërsa atij më të pavotuarit nga fituesit do t’i thyhet nota në sjellje, por deputet do të jetë prapë.

Puna është se ai, që ndan dekorata (Presidenti i Republikës), sot shkumbëzonte si asnjëherë tjetër dhe paralajmëronte pasoja të rënda, në rast se listat nuk hapen realisht. Ndërsa ata që caktojnë listat dhe pritet të ndeshen për jetë a vdekje më 25 prill ishin të qetë dhe të patrazuar nga komploti antikushtetues, që mori sot vulën finale në komisionin e ligjeve.

Njëri duke shëtitur rrugëve të Elbasanit, si për ditë vere, ndërsa tjetri duke premtuar për herën e 15-të në Tiranë se do të heqë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Dhe hajde shpjegoje pastaj politikën e madhe në vendin e shqiponjave.

Astrit Patozi: Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur Read More »

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të Presidentit Ilir Meta se Shqipëria ka humbur miliona euro prej gjyqeve të humbura në arbitrazh, në konferencën e përbashkët me homologun e Kosovës, Avdullah Hoti.

Pa i përmendur emrin Presidentit, ai tha se i qëndron besnik bindjes se në praninë e miqve nuk flet për punët e brendshme të shtëpisë.

Por shtoi se në emër të fakteve, ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja se kemi humbur arbitrazhe, madje tha se një pjesë e njerëzve mendojnë se janë paguar edhe paratë e humbjeve.

“Po ju gazetarët dhe mediat çfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Dei më tani nuk kemi ne asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne të kemi humbur, kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit dhe avokaturës së huaj që punojnë për ti zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake, se mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë që mos t’ia kërcasin kokoshkës, por ju duhet të bëni verifikime dhe të mos mbytet për ditë në llumin e gjysmë të vërtetave, që janë gënjeshtra më të rënda”, u shpreh Rama.

Ai tha të kundërtën se Shqipëria ka fituar procese në arbitrazh, por nuk ka humbur asnjë prej arbitrazheve që diskutohen, por se vazhdojnë betejën për ti zmbrapsur.

Lidhur me Presidentin, deklaroi se nuk duhet bërë koment sa kohë nuk është vendim përfundimtar dhe se çdo koment është shkelje e procesit, duke thënë se “Imagjinoni se sa shumë autori i këtyre deklaratave e ka mendjen te Shqipëria”.

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda Read More »

Vetingu, shkarkohet drejtori i SHÇBA Fier-Berat

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shpalli vendimin për Arben Frashërin me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier – Berat, SHÇBA.

Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, Frashëri u gjet i papërshtatshëm për vijimin e detyrës, duke u shkarkuar.

Arsyet e shkarkimit pritet të publikohen nga KJV në vijim. /noa.al

Vetingu, shkarkohet drejtori i SHÇBA Fier-Berat Read More »

Rama: Ambicja jonë, të heqim përfundimisht kufirin

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën çelëse të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën, duke thënë se mbledhja e gjashtë e dy kabineteve mbahet në Tiranë, me rastin e 100-vjetorin e pavarësisë së kryeqytetit shqiptar.

Ai kërkoi që të dy vendet të investohen së bashku për 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, për të cilin tha se është ende larg në kohë, por jo aq larg sa të mos mendohet që sot për një projekt të përbashkët për rikualifikimin urban tërësor të qytetit historik të shqiptarisë.

Kryeministri Rama tha se “Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të Bashkimit Europian në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes.”

Ai tha më tej do të firmoset marrëveshja mes dy qeverive edhe për hyrje-daljen e mallrave të përbashkëta në Portin e Durrësit.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për hyrje-daljen e mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, deri para pak vitesh, shndërrimin e këtij porti në një port de facto edhe të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit që Porti i Durrësit të kthehet në një port të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon”, deklaroi Rama.

14 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid 19 /noa.al

Rama: Ambicja jonë, të heqim përfundimisht kufirin Read More »

Meta: Ne nuk do të lejojmë kurrsesi instalimin e një grushti shteti

“Nuk është Edi Rama që ka sjellë në pushtet socialistët, ai ka sjellë në pushtet bandat dhe ka përvetësuar oligarkët”.

Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat, pas pyetjes nëse gjuha e ashpër e përdorur prej tij në ditët e fundit, ka lidhje me fushatën elektorale.

Kreu i shtetit tha se socialistët e kanë marrë Edi Ramën nga refugjat dhe e kanë bërë ministër dhe e kanë mbajtur 20 e ca vjet në pushtet, por shtoi se, ai është i pashpresë në rast se humbjen e tij, kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë.

Ndaj e ftoi që “Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të bëjë listat e hapura. Me lista të hapura Edi Rama në asnjë qark të Shqipërisë nuk del deputet. Ai di shumë mirë që del jashtë kontrollit Partia Socialiste, se do të votojnë socialistët dhe jo biznesmenët, por sepse ai nuk del deputet.”.

Sipas tij, Edi Rama nëë politikë humbet si kudo, ndaj tha se është koha të mbledhë forcat dhe të ketë dinjitet për të pranuar humbjen.

Lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor, tha se kush do të shkelë 5 qershorin do e cilësojë atentat ndaj Shqipërisë dhe përpjekje për të instaluar një grusht shteti apo juntë.

“Ne nuk do të lejojmë kurrsesi instalimin e një grushti shteti. Çdo shqiptar, me votë apo çdo mjet tjetër do të vendosë rendin kushtetues që ka kaq vjet që nëpërkëmbët. Socialistët do të jenë të parët, pasi ata i dhanë Kushtetutën demokratike Shqipërisë në vitin 1998 me referendum”, tha Ilir Meta. /noa.al

Meta: Ne nuk do të lejojmë kurrsesi instalimin e një grushti shteti Read More »

Mësoni se çfarë ‘surprizash’ ka ‘rezervuar’ moti për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C deri në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 24°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

Mësoni se çfarë ‘surprizash’ ka ‘rezervuar’ moti për sot Read More »

Luljeta Bozo feston ditëlindjen/ Nusja i bën dedikimin e veçantë: Të paçim sa më gjatë, nëna ime e dytë!

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo feston sot ditëlindjen dhe një urim të veçantë ia ka bërë nusja e djalit të saj, regjisorja Alda Biba. Pas tërmetit të shtatorit dhe atij të nëntorit 2019, inxhinierja Bozo u kthye në “zërin e qetësisë” të çdo familje shqiptare.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universistetesh prestigjoze e konferenca boptrëore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul. Ti pa bujë dhuron çfarë di”, shkruan ndër të tjera regjisorja Bida për inxhinieren Luljeta Bozo.

Luljeta Bozo feston ditëlindjen/ Nusja i bën dedikimin e veçantë: Të paçim sa më gjatë, nëna ime e dytë! Read More »