Kryeministri Edi Rama ndryshon qëndrim për sa i përket mundësisë së rikthimit të një karantine të dytë në vend, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Më herët, Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur dhe të prerë se nuk do të ketë rimbyllje të vendit. Këtë të Shtunë, në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, ai zbuti qëndrimin, teksa u shpreh se “duhet të parandalojmë karantinën e dytë”, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit të izolimit.
“Ishte e parashikueshme që me ardhjen e vjeshtës numrat do rriteshin e teksa në disa vende po rikthen masat dhe po rikthehet kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ne duhet me çdo kusht të parandalojmë një karantinë të përgjithshme të dytë. Një karantinë e përgjithshme e dytë do ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe shtetin”, tha Rama.
Kryeministri Rama dje pas mbylljes së punimeve të Asamblesë së PS publikoi një video me një prej ‘këngëtarëve’ që qëndrojnë në stolat e Liqenit.
“Ju përshëndesim nga liqeni i Tironës, pas Asamblesë s ëPartisë Socialiste me këtë mjeshtrin këtu”, thotë Rama në videon e mëposhtme. Por ky person nuk është dhe aq i panjohur për qytetarët e Tiranës.
Ata e kanë njohur menjëherë dhe thonë se bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Shpëtim Levendi, për të cilin në komente i bëjnë apel Ramës që ta ndihmojë sepse bixhozi e ka katandisur në atë gjendje.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë bilancin e dy mandateve apo tashmë 7 viteve qeverisje në krye të vendit prej 2013.
Sipas Ramës, mandati i parë ishte për të ndalur hemoragjinë dhe dëmet në financat e shtetit kurse mandati i dytë ishte rivendosja e rregullit si në financat apo dhe në shumë sektorë të tjerë.
Rama thekson se mandati i dytë prej 2017 ishte një mandat ku qeveria forcoi organizmin e një trupi që lëngonte prej 7 viteve më parë.
Ndërkohë ai thekson se mandati i tretë PS dhe qeverisë nuk i duhet për vete, por sepse PS është e vetmja e mirë e politikës shqiptarë dhe jo e keqja më e vogël e vendit.
”Sot jo sot, por prej disa vitesh s’ka më fatura aforfe, s’ka më radha në shi. Pa llogaritur transformimin e vazhdueshëm në investimet e munguara qysh nga koha e elektrifikimit të vendit. Për të mbyllur këtë proces, nuk kanë mjaftuar në asnjë sektor, dhe kjo është arsyeja pse duhet të marrim mandatin e tretë.
Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemoragjinë, pasi rivumë rregull në financat, pasi ju dhamë njerëzve të jashtëzakonshëm disa instrumente më shumë, ishte mandati ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vite më parë, edhe pse na është dashur të përballemi përveçse me problemet e përditshme, edhe me me probleme të krijuara për të na rënë ndesh, edhe me probleme që i ranë në kokë Shqipërisë dhe popullit shqiptar jashtë vullnetit të njerëzve, qoftë tërmeti dhe qoftë virusi, që futi botën në një pandemi të frikshme e të rrezikshme.
Ne sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë, siç thashë është mandat i forcimit dhe ecjes pas një paralize nga ku ne e nisëm këtë përpjekje, arrijmë të rrisim pagat ndërkohë që nuk më rezulton që ndokush e ka bërë këtë. Të rrisim pagat si asnjëherë më parë për mjekët e bluzat e bardha në Shqipëri sepse e meritojnë patjetër. Por edhe sepse e konsiderojmë të domosdoshme që këtë mundësi që e kemi krijuar ta vëmë në dispozicion të tyre dhe arsimtarët. Dy kategori të gjera në shoqërinë tona që janë dhe në dy fronte të vështira sot. Pikiërisht prej kësaj përballje.
As i prekëm rrogat e pensionet, as i bëmë bisht zotimit tonë për të kaluar nga një sistem taksimi të padrejtë, pasi ulëm taksat për 97% të shqiptarëve. Por puna jonë nuk është mbyllur. Këto të gjitha janë arsye sepse pse ne na duhet një mandat i tretë jo për veten, por për Shqipërinë.
Që Shqipëria të kalojë jo nga ecja por në vrapim. Dhe janë sot kushtet që pse Shqipëria duhet të kalojë në një tjetër nivel shpejtësie, e kusht tjetër veç PS.
Ne s’jemi e keqja më e vogël, jemi e vetmja e mirë në politikën shqiptare. S’jemi më e mira e mundshme, dhe kjo është arsyeja se pse kjo familje politike ka potencial për shumë më tepër, për shumë më tepër besnikëri ndaj atyre që meritojnë më shumë, edhe në aspektin e përfaqësimit. Ndaj bindjes që gjithë shqiptarët do e votojnë prap PS.”- tha Rama.
Pas përfundimit të Asamblesë socialiste që u zhvillua në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, Rama ka gjetur kohë të dalë edhe një xhiro nga kodrat e këtij liqeni.
Aty ka takuar edhe një qytetar i cili me kitarën e tij mundohet të fitojë të ardhura për të fituar bukën e gojës.
“Ju përshëndesim nga liqeni i Tironës, pas Asamblesë së Partisë Socialiste me këtë mjeshtrin këtu”, thotë Rama në video.
Ndërkohë qytetari me kitarë vazhdon gjatë gjithë kohës të këndojë këngën “Ku t’ka lala moj picirruke”.
Pak pasi mbaroi fjalimin në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama mori përgjigje nga Presidenti Ilir Meta.
Ky i fundit reagoi në Facebook mbi deklaratat e Kryeministrit që tha se Ilir Meta është bërë qesharak duke dhënë dekorata për heronjtë e popullit.
“O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim:
“Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT”, ka shkruar Meta.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalës që mbajti sot pasdite në Asamblenë e PS-së, ku pritej që kryeministri Edi Rama të ishte më i ashpër me Presidentin Ilir Meta sesa me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka qenë i menjëhershëm regaimi i Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së tha se Rama ia ka përmenduar emrin aq shumë sot, “sa nuk më ka thënë Meta “Të dua”,” – tha ajo.
Monika Kryemadhi teksa doli menjëherë në konferencë për shtyp, në një kohë kur Basha nuk e ka bërë ende një përpjekje të tillë, tha se “dua të ndaj me ju që LSI vazhdon të ngrihet në përgjegjësinë e asaj force politike që në 2010 i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave që bllokohej prej vitesh nga Rama sepse thoshte se do ikim 1 mln shqiptarë nga vendi”.
“Dhe në të vërtetët gjatë kohës kur ai qeverisi me LSI, por nga 2017 kur mori kazanin tepsinë, kusinë rritja ishte në stratosferë”, – theksoi Kryemadhi.
Ajo i është përgjigjur akuzave të shumta që ngriti Rama ndaj Metës dhe LSI.
“Dua të them dhe ripërsëris edhe njëherë mospranimin e një mandati të dytë me sektin e rilindjes sepse kjo do të ndante zullumin dhe llumin që Rama ka futur”, – tha Kryemadhi.
“Falenderoj mbështetësit e LSI të cilët i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimin e tij ia kushtonte atyre dhe Monikës”.
“Aq herë sa më ka përmendur emrin Rama nuk më ka thënë Meta “Të dua”. Të gjithë e mbajnë mend mirë se si klithte nëpër gazeta për nxjerrjen jashtë ligjit të PS”.
“Kjo urrejtje psiqike e Edi Ramës nuk mund ta fshehi. Sot dua të them disa gjëra meqënëse përmendeshin në listën e gjatë të premtimeve të Ramës”, – u shpreh Kryemadhi.
“Sot mbas një kohes shumë të gjatë dëgjova me ëndje fjalë në panik e sipër të kryetarit të rilindjes dhe kryeministrit në ikje” – tha Kryemadhi.
“Historinë e tij ai e ka mbaruar me PS të cilët panë fytyrën e vërtetë të tij dhe panë kush është partia që ka vlerat e majta” – shtoi kryetja e LSI.
Kryesisë së PS-së i kishte mbaruar mandati 4 vjeçar, por pas mbledhjes së Asamblesë gjatë ditës së sotme, teksa pritej të zgjidheshin anëtarët e rinj të saj, afati është shtyrë pas zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që kjo Kryesi të vijojë edhe për një vit punën, duke lënë gjatë fushatës në “ankth” drejtuesit e rinj të mundshëm të kësaj partie.
Mësohet se më i interesuari për ato pak ndryshime që mund të ndodhin sot në Kryesinë e PS-së ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shihet si pasuesi i kryeministrit Edi Rama në parti, pas largimit të këtij të fundit.
Me këtë Kryesi Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në mbyllje të Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama, pas shumë zërave që qarkullonin ditët e fundit, zbuloi se paraardhësi i tij në parti, Fatos Nano, nuk do të rikthehet si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Rama vlerësoi Nanon si liderin historik të së majtës, ndërsa vëmendjen e fokusoi te procesi i përzgjedhjes së kandidadëve të rinj për deputetë, në listat e PS-së, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Ai ftoi këdo që dëshiron t’i bashkohet PS-së, në një garë të hapur, që tha se do të zhvillohet në përzgjedhjen e kandidaturave, proces që do të nisë shumë shpejt, edhe për rivlerësimin e ministrave dhe të deputetëve, si dhe garantoi po ashtu, se kjo parti do të ketë sërish skuadrën më të fortë, për të garantuar fitoren e një mandati historik.
Kush janë anëtarët e Kryesisë së PS, që u zgjatet mandati edhe për një vit: