Fjalë të shumta kanë qarkulluar ditët e fundit nga brenda administratës, fjalë që thonë se lideri suprem i shqetësuar nga data e afrimit të zgjedhjeve u ka kërkuar kartat e identitetit të të afërmve për të siguruar sa më shumë vota për një mandat të tretë të shumë-ëndërruar.
Në lidhje me këtë gjë, ka folur edhe Kryemadhi në News 24, e cila rrëfeu se një mik i përbashkët i saj dhe i Ramës i kishte rrëfyer se këtë të fundit nuk e zë gjumi natën pasi është i shqetësuar.
“Kisha dëgjuar miqtë, që nuk është mirë, është nervoz, ka p anik, ka f rikë, nuk flet natën. Nuk e besoja, sepse mendoja që papërgjegjshmëria e tij është e madhe dhe se kupton, që po shkon drejt greminës. Por e pashë dje në Asamble dhe është shumë rëndë,”-u shpreh ajo.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka folur për vendimin më të fundit të kryeminsitrit Edi Rama për maskë të detyrueshme brenda dhe jashtë.
Kryemadhi ka thënë se me këtë vendim Rama do të bëjë presion tek qytetarët dhe të kuptojë se sa ata respektojnë dhe si reagojnë ndaj diktatit të tij.
Për më tepër ajo tha me humor se prej vitesh nuk ka asnjë kontratë uji e dritash në emër të saj, dhe nëse gjobitet për mosvendosjen e maskës, ajo i shkon ose bashkëshortit të saj Ilir Metës, ose nënës së saj.
“Unë s’kam asnjë kontratë uji, s’ka ku të më gjobisë dhe do gjobisë o Ilir Metën, o nënën time.
Kështu gjobiti Rama gjithë bizneset. Po ato bizneset do ia kthejë paratë, apo shkuan për konçesione.”- tha Kryemadhi.
Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali reagon ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dekoroi dëshmorët e rënë.
Spiropali thotë se 100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit.
Më tej shigjeton Presidentin duke deklaruar se “100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t’u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale”.
Më tej shton se parashikon që deri në 25 prill “Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit”. /noa.al
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Presidentin e Republikës për takimet e tij “në skuta me kriminelë”, dhe ironisë mbi dekoratat, ka reaguar sërish kreu i shtetit.
Kryeministri e akuzoi ditë më parë se Presidenti ka takuar persona të skeduar nga OFL, kurse Presidenti duke injoruar ironitë e tij të fundit mbi dekoratat, tha se është i gatshëm të përballet publikisht për këtë, duke i kërkuar kreut të qeverisë të caktojë orën dhe ditën.
“O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë? Malet tona më të larta!”- shkroi Meta në një tjetër reagim pak çaste më parë.
Ush-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj iu përgjigj po ashtu kryeministrit, pas krahasimit të Monika Kryemadhit me Mbretëreshën Teuta, duke thënë se Rama e ka ndarë mendjen t’u shkaktojë humor shqiptarëve.
“Edi Rama e paska ndarë mendjen ti shkaktojë humor shqiptarëve sot e me kalimin e orëve duket se i shtohen edhe dozat e budallallëqeve që thotë, edhe pse tani nga fundi një gjë e qëlloi në shenjë” – tha Mehmetaj.
“Shumë mirë bëri që e përmendi Mbretëreshë Teutën, asaj nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama. Përfundimisht është i mbaruar”- shkroi në reagimin e saj ish-deputetja.
Në vijim të konferencës për masat anti-Covid, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ditën e mërkurë do të miratohen masat ndëshkimore për ata që nuk mbajnë maska.
Ai deklaroi se që nga dita e enjte, të gjithë do të jenë me maskë sapo nxjerrin kokën nga shtëpia.
“Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do të ketë më mundësi për ti shmangur do ti zbatojmë me OSHEE në faturën e dritave. Të mbledhim të gjithë mendjen, përfshirë dhe mua, maskën kudo, përveçse në shtëpi”, u shpreh Rama.
Më tej shtoi se në aktin normativ që do të miratohet të mërkurën do të ketë përjashtime specifike të cilat do të detajohen.
Ai paralajmëroi se maska do të jetë e detyrueshme të paktën deri në shkurt, kur del dielli dhe gjethi, tha Kryeministri./noa.al
Kryedemokrati Lulzim Basha votoi ditën e sotme për listën e kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, në njësinë nr.8 në kryeqytet.
Ai tha se procesi i votimit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë është zhvilluar në gjithë Shqipërinë dhe sot kulmon dhe përfundon në Tiranë.
“Pjesëmarrja masive është tregues i pjekurisë politike dhe i vendosmërisë që të bëjmë realitet sot brenda radhëve tona atë që do bëjmë realitet për shqiptarët nesër. Kjo është një garë dhe festë demokracie. Beteja e vërtetë na pret. Kjo është një betejë ku demokratët shqiptarë janë të vetëdijshëm për urgjencën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm një rotacion karrigesh, por ndryshim real në modelin e përfaqësimit dhe qeverisjes nesër”, u shpreh Basha.
Ai shtoi se modeli që është nisur dhe do të përfundojë, demokratizimi i Partisë Demokratike, do të vazhdojë në mënyrë që zëri i çdo qytetari shqiptar të ketë peshën e saj dhe qeveria e ardhshme të mos jetë peng i një grushti njerëzish, që sipas tij, janë pasuruar në mënyrë marramendëse.
Lidhur me të skualifikuarit nga gara, mes tyre Klevis Balliu në Pogradec, ai tha se nuk kanë të humbur, “Janë pjesë e burimeve njerëzore të Partisë Demokratike për të drejtuar nesër”. /noa.al
Në një konferencë të posaçme për mediat lidhur me situatën e Covid-19 në vend, kryedemokrati Lulzim Basha tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, miratuan paketën e katërt për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, ndërsa qeveria shqiptare asgjë.
Ai tha se nga mosmarrja e masave Banka Botërore dha parashikim se 41.5% e popullsisë me më pak se 5 dollarë të ardhura në ditë, do të zhyten më thellë në varfëri.
Sipas tij, sado të fshihen shifrat e të infektuarve, qytetarët e sëmurë nuk fshihen dot dhe se “Blerjet me listë në farmaci janë sot rregulli, jo përjashtimi. Po rritet në mënyrë të frikshme numri i njerëzve që marrin ilaçe me liste. Kemi propozuar rimbursimin e plotë të paketës së trajtimit të pacientëve me Covid në kushtet e shtëpisë”.
Lideri i opozitës tha se ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë në 8.4%, ku ndonëse borxhi po rritet, tha se këto para qeveria nuk i çon tek qytetarët.
Basha deklaroi se kriza nuk përballohet me gënjeshtra dhe teatër të dalë mode dhe se qeveria shqiptare është e vetmjanë botë që dhe në situatë si ajo e tërmetit nuk e ndal vjedhjen.
“Dy javë pas shpalljes së planit tonë, kemi një qeveri të vendosur të injorojë nevojat e shqiptarëve dhe të vazhdojë vjedhjen. Kërkoj një bashkim të madh shqiptarësh që ta nxjerrim vendin nga kjo gjendje. Moszbatimi i planit me 5 pika e ngarkon, Edi Ramen dhe ministrat e tij me përgjegjësi penale. Nda i bëj thirrje të ndalë menjëherë pagesat korruptive nga thesari i shtetit”, deklaroi lideri i opozitës.
Basha deklaroi se plani i PD parashikon çekun prej 1.000 euro për biznesin e vogël për të lehtësuar barrën e pagesave dhe shpenzimeve të papërballueshme për 6 muajt e ardhshëm; Pagesën mujore prej 160 mijë lekësh të vjetra për ata që kanë humbur vendin e punës, si minimum konsumi për 6 muajt e ardhshëm; -Pagesa mujore prej 200 mijë lekësh për çdo punonjës që biznesi rikthen në punë gjatë 6 muajve të ardhshëm dhe shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për pensionistët për shpenzimet shëndetësore shtesë gjatë 6 muajve të ardhshëm. /noa.al
Presidenti Ilir Meta deklaron se qytetarët nuk duhet të lejojnë të shtypen nga abuzuesit me pushtetin.
Duke folur mesditën e sotme nga Malësia e Madhe, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut, ai kërkoi që të punohet për një Shqipëri të lirë e demokratike.
“Ta bëjmë vendon tonë të dashur për të jetuar të ardhmen europiane të fëmijëve tanë këtu, të mos lejojmë të shtypemi nga padrejtësitë shoqërore, apo të vuajmë nga varfëria e pamerituar, apo nga dhuna shtetërore apo papërgjegjshmëria e atyre që abuzojnë me pushtetin. Sot jemi në një betejë për liri mendimi, ekonomi më konkurruese dhe më gjithëpërfshirëse, vetëm demokracia dhe sovraniteti i popullit janë garancia për mbrojtje të përhershme të sovranitetit të atdheut dhe interesave kombëtare”, u shpreh Meta.
Ai tha se le të jetë shembulli i qëndresës së Koplikut për të rinjtë për tu përballur me sfidat e kohës, të punojmë bashkë të rrëzojmë çdo pengesë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. /noa.al