Andueli

Konkurentja e ‘Love Story’ vendos papritur të heq dorë nga emisioni,tregon cfarë nuk shkoj mes saj dhe Sajmirit

Nata e 8-të e spektaklit Love Story në Tv Klan u shoqërua me një dinamikë ngjarjesh, teksa Saimiri kishte rezervuar 3 takime me 3 nga vajzat.

Valentina, Arjana dhe Generda ishin konkurrentet të cilat shkëmbyen biseda e momente të këndshme me 33-vjeçarin.

Mirëpo Valentina vendosi papritur që të hiqte dorë nga emisioni.

Ajo u shpreh se Saimirit i uron suksese, por ajo mendon se nuk përshtatet me të.

“Dua të jem e sinqertë. Dua të falenderoj produksionin që më dhatë mundësinë të isha këtu. Vajzave dhe Saimirit i uroj sukses. Saimiri është një djalë shumë i mirë por unë nuk përshtatem me Saimirin”, deklaroi Valentina.

Ndërkohë, Saimiri u shpreh se duke qenë se ishte nata e parë e hyrjes së vitit 2021, kishte vendosur të mos eliminonte asnjë vajzë.

“E vlerësoj shumë sinqeritetin tënd. Sot meqë ishte nata e parë e Vitit të Ri, kisha menduar të mos eliminoja asnjë nga vajzat. Kisha fshehur një trëndafil”, u shpreh ai.

Konkurentja e ‘Love Story’ vendos papritur të heq dorë nga emisioni,tregon cfarë nuk shkoj mes saj dhe Sajmirit Read More »

Presidenti Ilir Meta: ‘Ja përse u theva me Nanon’

Presidenti Ilir Meta është këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” në një intervistë të plotë të jetës politike.

Ndër të tjera, Meta ka folur edhe për raportet me Fatos Nanon dhe arsyet e thyerjes mes tyre.

Sipas Metës, gabimi kryesor i Fatos Nanos ishte që pas vitit 2004 u dha tërësisht pas pushtetit.

“Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen. Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte”, tha Meta./noa.al/

Ish kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i LSI Ilir Meta, gjate ceremonise se festimit te pervjetorit te 235 te Pavaresise se Shteteve t렂ashkuara te Amerikes, ne ambientet e Galerise se Arteve.

Presidenti Ilir Meta: ‘Ja përse u theva me Nanon’ Read More »

Olta Xhaçka merr zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme

Olta Xhaçka ka marrë këtë të martë zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme. Nga ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua një ceremoni për kalimin e stafetës, ku pjesëmarrës ishin përveç Xhaçkës edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Ish-ministrja e Mbrotjes merr detyrën e kryediplomates pas dorëheqjes së Gent Cakajt, ndërsa në krye të ministrisë që ajo ka drejtuar u votua Niko Peleshi.

Gjatë prezantimit të ministres së re, Rama theksoi se ndihet i lehtësuar që detyrën do ta marrë një politikane me përvojë si Olta Xhaçka.

“Jam i lehtësuar sot që këtë angazhim mund t’ia kaloj Olta Xhaçkës dhe nga ana tjetër më vjen mirë që kemi pasur, jo vetëm një dakordësi, por edhe një qasje të përbashkët me Gentin, në kushtet kur tani ministria ka nevojë që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë, pasi pas sfidës së kapërcyer me shumë sukses të kryesimit të OSBE-së, duhet të përgatisim e t’ia dalim sfidës jo më pak të lehtë, të të qenit pjesë e tryezës së Këshilit të Sigurimit të Kombeve teë Bashkuara”.

Kryeministri Rama ka falënderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë, duke thënë se ai e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar.

Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Ndërkaq ai shtoi se Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar, por sipas tij, ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.

“Faleminderit për përkushtimin në krye të kësaj detyre, duke qenë i detyryar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar, si rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. S’kam nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj, në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion janë përballur me profesionalizëm dhe sukses”, – shtoi ai.

Ndërkohë, Cakaj në fjalën e tij ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë e pamundur.

“Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndiej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur, them se pa mbështetjen e kryeministrit, misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes, por se e ndjej. S’kam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim”, ka thënë Cakaj. /noa.al/

Olta Xhaçka merr zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme Read More »

Nga sot rikthehet ora policore, zgjatet lëvizja e qytetarëve

Festat mbaruan, ndërsa masat për të shmangur grumbullimet dhe frenuar përhapjen e koronavirusit, u lehtësuan.

Kështu, duke filluar nga sot iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora po licore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24 dhjetor dhe jo më në 20:30.

Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ, ndërsa personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari, duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga vendi ishullor përmes rrugëve të tjera.

Më 24 dhjetor u mbyllën shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online ditën e sotme (5 janar).

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, ky kufizim do të jetë i vlefshëm deri në një afat të pacaktuar. /noa.al/

Nga sot rikthehet ora policore, zgjatet lëvizja e qytetarëve Read More »

Erion Dasho: ‘Edhe sa kohë do ta durojnë mjekët dhe infermierët shqiptarë një a gresion’

Nga Erion Dasho

Vitin e kaluar, në QSUT “Nënë Tereza” janë pushuar nga puna dy mjekë dhe një kryeinfermier me motivacionin: “Kritika publike në drejtim të QSUT-së”. “Mosmarrje leje para daljeve mediatike”.

Me të tillë “argumentë” që evokojnë akuzat mbi të cilat stiseshin gjyqet gjatë regjimit të kaluar, Dr. Petrit Vargu, Dr Ilir Allkja dhe Z. Elson Jaçaj e shohin sot veten të larguar prej sistemit shëndetësor publik.

Po a është rastësi kjo armiqësi e hapur e kësaj administrate ndaj bluzave të bardha?!

Le të shkojmë pas në kohë!

1 Kjo qeveri zhbëri ministrinë e Shëndetësisë, duke e bashkuar atë me ministrinë e Çështjeve Sociale dhe duke krijuar një mamuth totalisht të pamenaxhueshëm! Ky krim administrativ që do të kërkojë vite dhe mund për t’u riparuar, flet më qartë se çdo propagandë për prioritetin e ulët me të cilin kjo administratë e sheh shëndetësinë!

2 Prej shtatë vitesh ministria dhe institucioni lider i shëndetësisë shqiptare, QSUT-ja, drejtohen nga jo-mjekë! Sikur të mos mjaftojë kjo, në ministri sot janë të punësuar vetëm 2 mjekë, një prej të cilëve, specialist dinjitoz dhe me përvojë, ka mbushur prej vitesh moshën e pensionit.

3.Gjatë viteve të drejtimit të kësaj qeverie, mjekët dhe infermierët u bënë objekt persekutimi, duke nisur nga gjyqet e linçimet publike dhe duke përfunduar tek emisionet televizive.

4.Së fundi, gjatë kësaj qeverisjeje, shëndetësia iu shit oligarkëve në formën më të hapur, atë të koncesioneve abuzive, të cilat edhe kur ishin të justifikuara teknikisht, u kontraktuan me çmime disa herë më të larta se tregu.

Për kompensim, qeveria përdori pa kursim bojën dhe barin. Sot kur viziton spitalet shqiptare dhe sheh bojën e mureve, të duket vetja si në një spital europian. Kur gërvisht pak sipërfaqen dhe sheh në brendësi të sistemit, e kupton se cilësia e shërbimit na afron shumë më tepër me Afrikën.

E parë nën këtë retrospektivë, Petriti, Iliri dhe Elsoni nuk duhet të çuditen që në vendin me më pak mjekë dhe infermierë se çdo vend tjetër europian, ata e gjejnë veten të papunë!

Këto janë pasojat e një qeverisjeje që e ka parë dhe do ta shohë bluzën e bardhë si armike!

Sot, më tepër se kurrë, mjekët dhe infermierët duhet të pyesin veten:

“A duhet të vazhdojnë bluzat e bardha, shoqatat, urdhrat profesionalë, sindikatat, etj. të qëndrojnë pasivë përkundrejt linçimit të kolegëve me akuza të tilla absurde?!”

“Edhe sa kohë do ta durojnë mjekët dhe infermierët shqiptarë një agr esion të tillë?!”

Erion Dasho: ‘Edhe sa kohë do ta durojnë mjekët dhe infermierët shqiptarë një a gresion’ Read More »

Rama i përgjigjet Metës për segmentin Vlorë-Orikum: Kam pritur…

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin Vlorë-Orikum.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter i është përgjigjur kreut të shtetit në lidhje me akuzat që ky i fundit hedh ndaj tij për shpërdorim fondesh.
Rama thotë se projekti Vlorë-Orikum nuk ka qëllime elektorale dhe se ai është bërë prej kohësh.

Duke iu përgjigjur reagimit të Presidencës, Rama ndër të tjera shkruan se qytetarët e Vlorës duhet të presin Ilir Metën për të dhënë plotfuqishmërinë për marrjen e huas.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!

Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën!

Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”, shkruan Rama.

Rama i përgjigjet Metës për segmentin Vlorë-Orikum: Kam pritur… Read More »

Rama apo Basha kryeministër?/ Për Përparim Kabon kjo është alternativa më e mirë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama kërkon të fitojë një mandat tjetër qeverisës ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha garon për mandatin e parë.

Sipas Profesorit Përparim Kabo, asnjë nga kandidatët kryesorë për kryeministër nuk meriton të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ai sugjeron një zgjidhje tjetër.

“As Rama 3, as Basha 1. Në gjykimin tim, Shqipërisë do t’i duhet një koalicion qeveritar drejtues i përbërë vetëm nga teknokratët. Forcat politike që ata drejtojnë janë tejet të konsumuara. Nuk mund të ndryshojnë atë realitet që ata vetë e kanë krijuar”, thotë Kabo.

I pyetur nëse duhen zgjidhje apo zgjedhje apo zgjedhjet prodhojnë edhe zgjidhje, Profesori përgjigjet:

“Shqipërisë i duhen zgjidhje, por në një sistem demokratik, siç është demokracia pluraliste kjo bëhet me ndryshimin e forcave politike përmes zgjedhjeve. Këto zgjedhje të shikojmë se çfarë do sjellin. Nëse do të ketë pastrim paraprak në forcat politike përmes vetting-ut politik, shpresojmë që zgjedhjet mund të ofrojnë dhe zgjidhjen.

“Nëse do të jenë të njëjtët kuaj të karrocave politike 30 vjeçare, atëherë zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje”.

Sipas Profesorit në vend nuk ka oferta politike, pasi mbeten thjesht oferta propagandistike.

“Oferta jepen përditë por problemi është sa politike janë, a kanë në thelb artin e të drejtuarit të shtetit? A ka në themel interesin publik? A ka kujdes për pasuritë kombëtare? A ka politika afatshkurtra dhe afatgjata për zhvillimin e vendit dhe për daljen nga kriza?”

Pala tjetër që kundërshton pa alternativat? Të dyja palët mua më duken si ata në fund të ditës në pazar që bërtasin hajde merreni se çmimi u ul. Thonë do rrisim pagat, ku do i gjesh ti këto para? E kanë bërë një analizë konkrete të financave publike? A je në gjendje të përcaktosh si do të jenë këto të ardhura? Me pritshmëri fiktive apo dëshira subjektive asgjë nuk ndryshon. Analiza duhet të jetë konkrete e gjendjes konkrete.

“Në këtë kuptim ofertë politike nuk shikoj. Ofertën propagandistike e shikoj dhe e dëgjoj çdo ditë”, tha Kabo, i ftuar sot në “Top Talk”, në TCH./NOA.al

Rama apo Basha kryeministër?/ Për Përparim Kabon kjo është alternativa më e mirë për shqiptarët Read More »

Çfarë ndodhi mbrëmjen e sotme në ‘Përputhen’, kush u pezullua nga emisioni?

Mbrëmjen e sotme, emisioni “Përputhen” nisi me vetëm katër vajza, nga pesë, bashkë me hyrjen më të re.

Bora Zemani njoftoi se Tea është vonuar për të disatën herë dhe për këtë arsye ajo është pezulluar nga programi
\Për këtë, Andi tha:

Nuk kam ç’të them, po e pres të vijë dhe të flas me të.Bora pyeti Arianin: Pse bëhen të pabindur pasi kapin famën
Arian Konomi: Eshtë i vështirë menaxhimi i famës, po sillet ndryshe tani që i është rritur Instagrami. Edhe grimin e bëjnë në studio private dhe jo atë të Top Channel.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e sotme në ‘Përputhen’, kush u pezullua nga emisioni? Read More »