Andueli

Fotoja e vecantë para 32 viteve, Presidenti Meta takon ish-trajnerin e shtangës

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot kohën kur merrej me sport.

Presidenti ndau foton e rrallë të asaj kohe, teksa tha u takua me Ferid Berberi, “ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë”.

“I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi”, – theksoi Meta.

“Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive”, shtoi presidenti.

‘E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit”.

“Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve”.

“Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!”, – u shpreh kreu i shtetit krahas fotove, me trajnerin e peshëngritjes.

/NOA.al

Fotoja e vecantë para 32 viteve, Presidenti Meta takon ish-trajnerin e shtangës Read More »

Rama: ‘Është shumë e tu.rpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat

Edi Rama thotë se Ilir Meta ka dalë nga shinat e funksionit të tij si kreu i shtetit, një ditë pas deklaratave se mazhoranca është një organizatë kr.iminale.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se Meta “ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të deg.raduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon”.
Keni një koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta i cili e quajti maxhorancën organizatë kr.iminale?

Rama: Është vërtet fat.keqësi që përshkallëzimi i dh.unës verbale dhe i ma.rrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e tu.rpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon.

Është vërtet për të ardhur keq.

Rama: ‘Është shumë e tu.rpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat Read More »

Dentisti i heq pacientes nervat e 28 dhëmbëve/ ‘Ik se të th eva brinjët’

Emisioni “Stop” këtë të hënë ka publikuar den.oncimin e një qytetarje nga Fieri, e cila nuk ka dashur të indentifikohet. Qytetarja shprehet se ka pasur një problem me dhëmbët dhe ka shkuar tek stomatologu Artan Canaj, për të trajtuar një situatë paradontoze.

“Unë shkova me idenë se ai do më ndihmonte, se kisha një problem me mishrat e dhëmbëve. Unë kam shkuar me panoramex dhe ai filloi me ngordhjen e nervave të dhëmbëve, por unë kam pasur shqetësime dhe nuk më dha asnjë antibiotik. Më pas unë kam pasur një infeksion të plotë, mu shkaktua nga gabimi i mjekut Canaj me heqjen e nervave”, ka treguar qytetarja.

Sipas zonjës trajtimi ka zgjatur rreth 2 muaj dhe dentisti Canaj i ka hequr të gjithë nervat e 28 dhëmbëve. Një tjetër stomatologe shprehet se mjekimi që është bërë për zonjës ka qenë i gabuar dhe ndaj dhe i është shkaktuar infeksioni.

“Ke ardhur dhe më ke thënë: po më dhëmbin. S’kam shumë kohë, që i kam hequr nevat dhe të ishin infektuar. I kam hequr vetëm të parët, që ishin me infeksion, që dukeshin, s’mbante më pilafi ujë. Kishte dhi.mbje shumë. Nuk e di shkakun fiks-fiks, por dhe ato kur dilnin, ishin me granuloma rreth e përqark, me gingiva.

Kanalet e patrajtuara deri në fund. Ka doktori faj, ka, ka fajet e tij, por nuk e di, çfarë ka dashur të arrijë ai me këtë lloj trajtimi, që i ka bërë pacientit, atë nuk e di. Por për paradontozë, e ka të shprehur vetëm në pjesën e sipërme, këtu. Por jo në pjesën e poshtme. E dashur, u ka hequr 28 dhëmbëve nervat. Urdhëro, janë 28 dhëmbë të hequr nervat”, shprehet dentistja.

“Stop” ka shkuar edhe dentisti Artan Canaj, i cili ka patur një sjellje agr.esive ndaj zonjës dhe grupit të xhirimit, duke thënë madje se zonja është së.murë e nuk e njeh fare.

Gazetarja: Doktor si jeni?

Dentisti Artan Canaj: Dil jashtë! Dil jashtë, se këtu je në pronë! Jashtë, se të thy.va brinjët!

Gazetarja: Një sekondë.

Canaj: Dil jashtë, hajde! (deno.ncueses) jashtë, se të thy.ej brinjët, ec! Ik mos të shoh më, se të griva!

Gazetarja: Qetësohuni vetëm pak, se nuk e kuptova këtë agre.sivitetin tuaj!

Canaj: Hajde shpirt! Fol, si është problemi!

Gazetarja: Ça problemi ka?

Canaj: Ça problemi ka ajo? As nuk e njoh fare. Nuk e njoh fare.

Gazetarja: Nuk ka qenë pacientja juaj?

Canaj: As dua t’ia di fare shpirt, nuk merrem me njerëz mendorë unë. Po të jemi privatisht bashkë, do thuash “paske të drejtë, o Tani, jo o doktor”

Gazetarja: Edhe nëqoftëse filmon, duhet të njohësh 2 palët!

Gazetarja: Patjetër! Prandaj kam ardhur.

Canaj: Atëhere ç’më vjen bashkë me atë?!

Gazetarja: Kam ardhur bashkë me atë. Si do të vija?

Canaj: Po leje mi zonjë, ulemi pimë kafe si të dojë shpirti jot. Unë jam shërbëtori jot.

Gazetarja: Ajo, a ishte pacientja juaj?

Canaj: Edhe njëherë pijmë kafe, këto lëri tani!

Gazetarja: Kam një ankesë nga zonja, që ka ardhur, ka bërë disa punime këtu.

Canaj: Po ç’merrem me zonjën tani! Të lutem shumë! Nuk merrem me zonjën unë. S’e njoh fare, troç. Edhe nëqoftë se e filmon, pijmë kafe, si të dojë qejfi, qysh, tek…

Gazetarja: Pa pirë kafe.

Canaj: Pijmë kafe! Flasim! Unë nuk merrem me njerëz, që pandemia ka bërë punën e vet.

Gazetarja: Mendoj, që do ishte më mirë të pranonit punimin, që keni bërë dhe pse e keni bërë?

Canaj: Nuk e njoh fare! Të lutem gazetare! Je shumë e nderuar në punën tënde fisnike.

Gazetarja: Paradontoza, si trajtohet doktor?

Canaj: Të lutem! Jam në punë, punën e ke të shenjtë. Mirupafshim!

Pasi kësaj ngjarje të pakëndëshme me doktorin Artan Canaj, ne biseduam me stomatologun kirurg Bashkim Murati, i cili shpjegon, se çfarë është paradontoza, e cila nuk kurohet me heqjen e nervit. Sipas Muratit, nervat e të gjithë dhëmbëve nuk mund të hiqen, pasi trajtimi jo korrekt, sjell infeksion dhe rëndon këtë patologji.

Dentisti i heq pacientes nervat e 28 dhëmbëve/ ‘Ik se të th eva brinjët’ Read More »

Horoskopi ditor/Parashikimi për të gjitha shenjat, si do të shkoi shëndeti,puna,dashuria…

Dashi

Hëna është e favorshme: një lajm i shkëlqyeshëm për ndjenjat, dashuria është në plan të parë. Në frontin e punës, shmangni polemikat e panevojshme. Shpesh zemëroheni për gjëra vërtet të parëndësishme.
Demi

Mëngjesi për ndjenjat fillon pak i nënshtruar, por pasditja do të jetë më mirë. Ata që kanë jetuar një dashuri të vështirë në të kaluarën nuk duhet të kthehen në mënyrat e vjetra. Në frontin e punës, është koha e duhur për t’iu përkushtuar diçkaje të re nëse keni një biznes të lidhur me kontrata.

Binjakët
Në dashuri, pjesa e parë e ditës është paksa e vështirë, por mos u shqetësoni. Nga nesër gjithçka do jetë më normale. Në frontin e punës, komunikimi me të tjerët është më i vështirë në mëngjes.

Gaforrja

Lerini të gjitha akuzat pas. Kjo është një ditë e mirë për të folur, mos e shtyni deri nesër. Në frontin e biznesit, kushtojini vëmendje çështjeve ligjore. Nëse duhet të takoni një person të rëndësishëm, caktoni një takim të hënën e datës 26.

Luani

Nëse keni përjetuar një krizë dashurie duhet të përpiqeni të kuptoni pse. Në frontin e punës, janë mundësi të shkëlqyera. Por kujdes nga polemikat dhe njerëzit ziliqarë.

Virgjëresha

A është partneri larg? Ndoshta ka një rënie të lehtë dhe disa probleme. Në frontin e biznesit, duhet të rimerrni disa nga paratë që keni humbur në muajt e fundit.

Peshorja

Sot është një ditë intriguese – madje mund të takoni një person interesant. Takime të veçanta edhe në punë. Sot përpiquni të konkludoni dhe të realizoni gjithçka që është e rëndësishme.

Akrepi

Lajm i mirë për zemrat e vetmuara, ata së shpejti mund të përjetojnë emocione të veçanta dhe intriguese. Në frontin e punës, bëjini gjërat me qetësi dhe pa nxitim, veçanërisht nëse duhet të realizoni një projekt.

Shigjetari

Mundohuni të gjeni qetësinë e brendshme: është thelbësore të përballeni me këtë periudhë. Kur bëhet fjalë për punën, nëse duhet të flisni për gjëra të rëndësishme, duhet të prisni. Ju nuk jeni aq të bindur për atë që mendoni!

Bricjapi

Hëna është e favorshme dhe nga nesër ajo do të hyjë në shenjën tuaj të zodiakut: një lajm i shkëlqyeshëm për dashurinë. Në frontin e punës, shtyni atë që nuk ju intereson. Dhe përpiquni të planifikoni ngjarjet për javët e ardhshme!

Ujori

Venusi do të kthehet i favorshëm nga data 28. Pas një periudhe të vështirë në dashuri, tani mund të gjeni pak qetësi. Sa i përket punës, duhet të zhvilloni një strategji fituese. Mundohuni të mos ndryshoni gjithmonë mendje.

Peshqit

Mundohuni të shtyni fjalimet e komplikuara dhe të mos humbni durimin. Në frontin e punës, një zgjidhje do të vijë deri të dielën. Përpiquni të gjeni qetësinë e mendjes.

Horoskopi ditor/Parashikimi për të gjitha shenjat, si do të shkoi shëndeti,puna,dashuria… Read More »

Pipero: ‘Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje…’

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 296 persona të tjerë pozitiv me koronavirus, një shifër rekord kjo që nga fillimi i pandemisë.

Kjo ka shtuar frikën në radhët e qytetetarëve. Rreth kësaj teme, mjeku, Pëllumb Pipero foli në emisionin ‘Ilva Now’ në ‘Euronews’ ku mes të tjerash tha se rritja e rasteve nuk është aq shqetësuese, por shtoi se me shqetësim duhet parë rritja e të shtruarve në spitale.
“Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme.

Ne jemi koshientë, që vatrat kryesore që transmetohet virusi janë familja, brenda të njëjtës familje, janë të rinjtë, janë restorante, lokalet, baret. Respektimi i protokolleve strikte, kufizimi i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca nëpër lokale. Janë një sërë protokollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat, unë mendoj se jo tani, por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme, dhe të nevojshme,”

“Normalisht unë mendoj se shifrat tek ne janë pothuajse në ato ritme që janë edhe në vendet e tjera të rajonit. Në të gjithë rajonin numri i rasteve të infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme, çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë. Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve, ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19.
Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital se sa numrat pozitivë. Numri i rasteve të shtruara është relative, çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë”, përfundoi Pipero.

Pipero: ‘Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje…’ Read More »

Rama: Aplikoni, kush do të bëhet deputet i PS-së në kuvendin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kryesisht të rinjve për të aplikuar dhe për t’u bërë kandidat për deputet i Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha se ftesa është për këdo, jo vetëm të rinjtë, që kanë ambicien e kurajën për ta provuar veten në rrugën e politikës.

Kjo thirrje vjen si strategji e PS-së për të hapur garën e deputetëve para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” Rama shprehet se në këto zgjedhje të rinjtë do të kenë më shumë forcë se më parë se mund të zgjedhin deputetin që duan si dhe mund të bëhen pjesë e skuadrës që do të fitojnë në 25 prill.

Rama: Aplikoni, kush do të bëhet deputet i PS-së në kuvendin e ardhshëm Read More »

Si ndikon ngjyra e syve tek secili prej nesh

Që nga vargjet e famshme të këngëve të dashurisë , te historitë e legjendave antike, ngjyra e syve ka mahnitur audiencën gjatë gjithë kohës. Origjina dhe përbërja gjenetike e lidhur me ngjyrën e syve e bën ngjyrën e syrit më komplekse sesa një koleksion i thjeshtë i tipareve estetike.

Megjithatë, gjenet dhe përqendrimet e pigmenteve janë dy faktorë të rëndësishëm në përcaktimin e ngjyrës së syve. Disa ngjyra të syve janë më të rralla se të tjerat dhe mund të lidhen me gjenetikën ose origjinën familjare dhe trashëgiminë.

Hannah Scanga, MS, një këshilltare gjenetike në UPMC Eye Center, shpjegon, “Dy gjenet kryesore që ndikojnë në ngjyrën e syve, kryesisht sytë kafe dhe blu, janë OCA2 dhe HERC2. Gjenet shtesë ndikojnë në ngjyrat e tjera të syve dhe variacionet specifike, duke përfshirë sytë jeshilë ose lajthi dhe unazat e arta. ” Shkalla e ngjyrës së syve nga më e zakonshmja te më e pakta është kafe, blu, lajthi, jeshile dhe argjendi.

Sipas Ellen Mitchell, MD, “Përqendrimet e pigmentit melaninë në irisin e syrit janë përcaktuesi kryesor i ngjyrës së syve. Sasi më të larta të melaninës çojnë në ngjyra më të errëta ndërsa sasi më të ulëta rezultojnë në ngjyra më të lehta të syve ”.

Dr. Mitchell vazhdon, “Lipokromi i pigmentit gjithashtu luan një rol në përcaktimin e ngjyrës së syve, veçanërisht sytë e gjelbër”.

Ngjyra e syve gjithashtu mund të ndryshojë për shkak të faktorëve si madhësia e nxënësit, emocionet dhe mosha.

Sidoqoftë, nëse këto ndryshime janë drastike ose ndodhin vetëm në njërin sy, kjo mund të tregojë një gjendje mjekësore dhe duhet të diskutoni për simptomat me një mjek.

/NOA.al

Si ndikon ngjyra e syve tek secili prej nesh Read More »

Rama, naftëtarëve: ‘I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkë’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Reagimi i tij vjen pasi ditën e sotme u raportua gjendja e përkeqësuar e grave që prej ditësh janë në grevë.

Në rrjetin social “Twitter” Rama i bën thirrje atyre që ta ndërpresin grevën e të ulen në bisedime.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter””

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja!

“Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!”.

Rama bëri edhe një thirrje për naftëtarët grevistë.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, – shkroi Rama.

Sot nëfatëtrët i bënë thirrje grave deputete, ministreve ai edhe ambasadores së SHBA-së Yuri Kim që të reagojnë dhe kjo situatë të marrë zgjidhje.

/NOA.al

Rama, naftëtarëve: ‘I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkë’ Read More »