Është kjo një tjetër anë e medaljes, në shoqërinë tonë.
Ajo duket se është lodhur, jo vetëm për të siguruar prodhimet bujqësore, por edhe për t’i sjellë nga fshati deri në kryeqytet.
Është një nga shumë gra shqiptare që nuk kanë mënyrë tjetër për të mbajtur veten dhe familjen.
Edhe pse ka qenë disi me fat pasi nuk i është afruar ndonjë polic bashkiak, apo tatimor, për t’i hedhur mallin në rrugë, atë e ka zënë gjumi.
Është ky realiteti që qëndron përballë politikave të ndjekura në tërë këto vite, apo përballë njerëzve që punojnë ditë dhe natë dhe merren me punë të ndershme.
Asnjë mjek nuk ishte në gjendje të kuptonte origjinën e sëmundjes së saj. Derisa në moshën 18-vjeçare ajo filloi të studionte mjekësi dhe të diagnostikonte vetë sëmundjen e saj.
Është historia e Israa Altayeh, një vajzë jordaneze që vuante nga dhimbje të forta të kyçeve, humbje të vetëdijes dhe simptoma të tjera të rënda, pa ndonjë arsye të dukshme, që në moshë të hershme. Historia e saj ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.
Duke mos gjetur zgjidhje pavarësisht kontrolleve mjekësore të kryera edhe jashtë vendit, Israa filloi të studionte tekstet mjekësore dhe si përfundim e zbuloi vetë se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë njerëz në botë.
Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse dhe përfshin simptoma që variojnë nga problemet e kyçeve, të lëkurës e deri te sistemi i tretjes, shkruan Class. Të njëjtat çrregullime që vajza vuante prej moshës 10-vjeçare. Tani për tani nuk ka ndonjë kurë specifike për këtë gjendje.
Për problemet që ajo kishte me stomakun, mjekët duhet ta pajisnin vajzën me një tub ushqyes të lidhur me zorrën e hollë.
“Kam marrë ushqim dhe ilaçe të veçanta për gjendjen time nga Amerika dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga errësira”, -tha Israa duke ndarë përvojën e saj edhe përmes rrjeteve sociale.
Vlonjatët janë teje krenarë për qytetin dhe identitetin e tyre “lab”, siç u pëlqen edhe shqiptarëve nga qytete të tjera t’i quajnë! Vlora është një ndër ato qytete shqiptare, që ka se për çfarë të dallohet: për historinë dhe rolin e saj në vendosjen e Pavarësisë, apo për bukuritë natyrore që ofron. Megjithatë, veçantitë e Vlorës nuk mbarojnë vetëm këtu!
Bregdeti i Vlorës karakterizohet nga një larmi habitatesh, nisur nga fakti se Adriatiku dominohet nga bregdeti i ulët, ranor, me gjire, kepe dhe laguna interesante, ndërkohë që e kundërta ndodh me Jonin shkëmbor, me gjire e plazhe me gurë, me shpella e zgavra të shumta. Bota bimore përgjatë vijës bregdetare shqiptare paraqitet me një bio-diversitet të lartë që pasqyrohet edhe nga numri i konsiderueshëm i algave të kuqe, të murrme e të gjelbra dhe prania e disa llojeve të bimëve me farë. Specialistë të mjedisit në qytetin e Vlorës shtrojnë domosdoshmërinë e ruajtjes së standardeve mjedisore në hapësirën detare, përmes aplikimit të formave bashkëkohore në këtë fushë, mes të cilave përfshihet krijimi i Zonave të Mbrojtura Detare. “Invertebrorët detarë përbëjnë pjesën më të madhe të faunës detare dhe janë shumë pak të njohur në Shqipëri, megjithëse janë përcaktues të strukturës trofike brenda ekosistemit dhe influencës në ciklin e dioksidit të karbonit në det”. Pyjet në Gadishullin e Karaburunit janë konsideruar si pyjet më të mirë të ruajtur në Shqipëri. Një diversitet i lartë i llojeve të bimësisë karakterizon shpatet e kodrës dhe habitate të tjera të gadishullit dhe të ishullit. Një numër i konsiderueshëm i llojeve bimore tokësore, të cilat i përkasin Librit të Kuq të Florës së Shqipërisë janë të pranishme në këtë zone. Kjo zonë është mjaft e pasur me habitate bregdetare dhe detare. Ne pjesën perëndimore të Ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit, në ujërat detare të kësaj zone, është regjistruar prania e breshkave ujore mishngrënëse, delfinit dhe Foka mesdhetare. Prania e tyre është një rast shumë i rrallë, të cilat janë ndër llojet më të kërcënuara në shkallë globale, si dhe shumë lloje të tjera si lloje të ndryshëm peshqish, korale, barërat detar dhe specie të tjera të rëndësishme detare me interes ndërkombëtar, që janë të mbrojtura nga disa konventa ndërkombëtare (Barcelona, Bonn, CITES, Bern).
1. DET, DIELL DHE PLAZH
Arsyeja kryesore përse Vlora tërheq turistë, është padyshim për shkak të plazheve të saj. Mund të bëni plazh brenda qytetit të Vlorës, për të patur më afër edhe hotelet, baret, restorantet dhe gjallërinë e qytetit, ose mund të lëvizni me makinë pak më tutje. Gjetja e hoteleve për të qëndruar gjatë pushimeve verore nuk është aspak e vështirë, si në Vlorë, ashtu edhe në rrethinat e saj. Një plus për hotelet është edhe afërsia e tyre me detin, si dhe plazhet private, kështu që turistët nuk kanë përse të lodhen duke kërkuar një plazh perfekt. Nëse plazhi privat i hotelit nuk ju mjafton, mos u shqetësoni aspak: mjafton të keni një makinë dhe dëshirën për të eksploruar, dhe mund të kaloni çdo ditë të pushimeve tuaja në nga një plazh të ri. Ku do të ishte qejfi i pushimeve pa pakëz eksplorim dhe aventurë brenda tyre? 2.
2.SPORTE UJORE PËR AVENTURIERËT DHE PESHKIMI
Nëse nuk keni provuar asnjëherë sporte të tilla si zhytje, hedhje me parashutë, rafting, lundrim me kajak etj., atëherë keni provuar shumë, shumë pak aktivitete mahnitëse! Ne ju këshillojmë të mos humbisni më kohë, e nëse keni frikë, mposhteni frikën tuaj dhe përqafojeni aventurën! Ju premtojmë që do t’ia vlejë!Në Vlorë mund të provoni për herë të parë zhytjen në ujërat e pastra të Rivierës tonë. Nëse preferoni paragliding, apo hedhjen me parashutë, , e cila organizohet në Vlorë një cdo vit për profesionistët apo edhe amatorët! Mos u shqetësoni: nëse nuk keni provuar kurrë hedhje me parashutë, një profesionist ju shoqëron gjatë gjithë fluturimit tuaj. E vetmja gjë që ju duhet të bëni, është të qetësoheni, të merrni frymë thellë dhe të shikoni bukuritë e natyrës vlonjate. Na besoni, syri juaj nuk do të ngopet kurrë! Nëse dëshironi të mos jeni as në ajër e as nën ujë, por mbi ujë, atëherë udhëtimet me kajak gjatë Rivierës Shqiptare që ofron ky vend janë të duhurat për ju! Kajaket nuk janë e vetmja gjë që ofron por edhe: rafting, çiklizëm, kanoe, ture kulturore etj. përfshihen gjithashtu në shërbimet e këtij vendi. Mjafton vetëm që t’i vini gishtin një eksperience dhe gjithçka tjetër do të jetë gati për ju!
Sipas nenit 39 të LIGJIT Nr. 64/2012 për peshkimin, i cili lejon dhe kategorizon llojet e peshkimit në: a) Peshkim amator, peshkim i kohës së lirë, me grepa ose mjete të tjera, peshkimi jo tregtar, i paorganizuar i palidhur me ngjarje ose gara të përcaktuara, pa mjete lundruese. b) Peshkim sportiv, peshkim i organizuar që përfshin garimin e lirë midis peshkatarëve për të zënë individin (peshkun) më të madh të disa llojeve, numrin më të madh të individëve ose peshën më të madhe të përgjithshme në varësi të rregullave të çdo gare të veçantë.c) Peshkim turistik, peshkim i kryer nga peshkatarë profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit çlodhës, të konsideruar si palë e tretë, e cila organizon ekspeditat e peshkimit.
Qëndra e Peshkimit në Radhimë, është një kompleks peshkimi i cili ofron për qytetarët jo vetëm peshkun më të freskët i cili mbërrin çdo ditë nga varkat e peshkimit të peshkatarëve te zonës. Kompleksi ofron dhe parkim për mjetet detare si dhe udhëtime turistike .Në këtë qendër mund te shikoni dhe shumë specie te veçanta detare në akuariumet e përshtatura me ujë deti. Gjithçka brenda rregullave dhe pa dëmtuar ekosistemin dhe detin e Vlorës.
3.LLOGARA, VLORË
Nuk jemi duke folur vetëm për rrugën sfiduese të Llogarasë, në të cilën djemtë kanë fort dëshirë të provojnë veten dhe aftësitë e tyre si shoferë! Mund të jetë një eksperiencë mjaft e bukur për ta (dhe pakëz e frikshme, mbase), por rruga është gjëja më e paktë që mund t’i shijosh një bukurie të tillë si Llogaraja e cila është një ndër parqet natyrorë më të rëndësishëm të vendit tonë, e meriton plotësisht famën që ka: kudo në Llogara të zë syri gjelbërim, me pemë konifere si pisha e zezë dhe frashër. Edhe fauna nuk ngelet pas për nga shumëllojshmëria, me kaprojtë, thëllëzat, shqiponjat, lundërzat, dhitë e malit, ketrat etj. Këto kafshë mund të gjenden edhe në zonën turistike të Llogarasë, e cila ka edhe shtëpi pushimi prej druri, gjelbërim mahnitës dhe ajër të pastër malor. Ndër monumentet natyrore në Llogara mund të vizitoni Pishën “Flamur”, e cila ka marrë formën e një flamuri për shkak të erërave të forta që fryjnë në atë zonë. Shpella e Lepenicës është një tjetër zonë që nuk duhet lënë pa u vizituar, sepse në muret e saj gjenden shkrime që nga kohët prehistorike. Të tjera shpella janë shpella e Shëngjergjit, e cila thuhet se përdorej nga mbretëresha Teutë e Ilirisë, dhe shpella e Haxhi Alisë, që vizitohet vetëm nga deti, nga Vlora në kepin e Gjuhëzës.
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një reagim mbi pasojat ekonomike të pandemisë, tha se “parashikimet e muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë tepër shqetësuese”.
Presidenti u shpreh se Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon.
– “Si pasojë dhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat”.
“Qytetarët shqiptarë, jo vetëm do të varfërohen më shumë, por dhe do të kenë një barrë më të lartë të borxhit për të paguar”, – nënvizoi kreu i shtetit.
Meta bëri krahasime me vendet fqinj.
“Konkretisht të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikohen të arrijnë në 4898 USD/për frymë, ndërkohë që:
Në Malin e Zi në 7933 USD/për frymë,
Në Serbi në 7497 USD/për frymë
Në Maqedoninë e Veriut në 6019 USD/për frymë.
“Varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit. Sipas parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2020 (pa llogaritur detyrimet e shumta të Qeverisë) do të arrijë në rreth 83.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto”, – u shpreh Meta, duke bërë edhe një analizë të dhënave ekonomike.
“Ndërsa të Ardhurat për Frymë në vitin 2020 do të ulen në rreth 425 USD krahasuar me vitin 2019, Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 373 USD krahasuar me vitin 2019”.
“Në vitin 2020 Të Ardhurat për Frymë do të ulen në nivelin 4898 $ USA krahasuar me 5323 $ USA në vitin 2019”.
“Ndërsa Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 4079 $ USA, krahasuar me 3606 $ USA në vitin 2019”.
“Këto të dhëna tregojnë qartë që rritja e Borxhit Publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, por përkundrazi po thellon papunësinë dhe varfërinë në vend”, – theksoi kreu i shtetit.
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot ekipin e inspektorëve të Task-Forcës për masat anti-Covid, me qëllim për të diskutuar për menaxhimin e pandemisë në vend. Ai foli edhe për situatën më të fundit Covid, ku sërish kritikoi rolin e Presidentit.
“Vetëm presdenti ynë i quan masat shantazh të qeverisë”, tha Rama.
Rama u shpreh se një mbyllje e dytë po tmerron botën dhe se Shqipëria një mbyllje të dytë nuk e përballon dot.
Rama është shprehur se shqiptarët duan të festojnë dhe i kërkojnë qeverisë që të ‘vrasë’ Covidin.
“Një mbyllje e dytë ka tmerruar botën jo vetëm Sshqipërinë, por presidentin Macron dhe kancelaren Angela Mercel”.
“Të gjitha janë këtë një pamje të vendosja me detyrim e makës botërisht si një përpjekje plus në këtë fazë, armiku është në ofensivën e dytë”, – tha Rama.
Pavarësisht paralajmërimit, Rama nuk e sheh një mbyllje të dytë për momentin.
Ai tha se sistemi shëndetësor duhet mbrojtur nga mbingarkimi.
“Nuk duam të mbyllemi, tju themi njerëzve që shkojnë në punën rrini në shtëpi, nuk dua të themi atyre që lëvizin dheqë livizjen e kanë të burimve të të radhurave mos lëvizni më, nuk duam të mbyllim shkollat nuk duam tut hemi studentëve që do rrinin në shtëpi. Po si mund t’i bashkojmë këto të dyja,”, – u shpreh Rama.
Kryeministri kërkoi ndihmën e të gjithëve, për të përballuar situatën. Ai tha se nuk ka asjë mundësi tjetër.
“Nëse shqiptarët duan të bëjnë aheng dhe Covidin ta “v rasë shteti” me çifte apo më keq duan të jetojnë sy hapur dhe të shohin ata që duan të shohin,” – tha Rama duke u shprehet se masat janë të nevojshme, pavarësisht se disa dilerantë flasin për diktaturë.
Ndërsa pritet që ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, të zhvillojë takimin e tij me homologun shqiptar Gent Cakaj, qytetarë të shumtë, aktivistë të vetëvendosjes dhe mbështetës të tjerë të PDIU janë mbledhur në zonën përreth ministrisë për të protestuar ndaj vizitës së zyrtarit grek.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën, ku efektivë të shumtë nuk kanë lejuar kreun e PDIU Shpëtim Idrizi dhe qytetarët të afrohet pranë Ministrisë së Jashtme.
Për mbajtjen e protestës PDIU ditën e djeshme kishte kërkuar leje pranë organeve kompetente, ndërkohë që policia ka refuzuar që ajo të mbahet pasi për shkak të epidemisë nuk lejohen grumbullimet.
“Nga kalorësi i Çamërisë, u kthye në kalin e Trojës së Greqisë. Sot ka avancuar vetëm agjenda greke. Bën ligjin për toponimet. Na u refuzua leja për shkak të Covid-19. Por kur Edi Rama bën asamblenë e PS, Covid nuk është problem. Ndërsa që ne të vendoseshim me pankarta ishte problem. Nuk e zgjodhëm ne kohën për protestë, por ministri i Jashtëm, që erdhi në kohë Covid-i për të bërë presion”, tha Shpëtim Idrizi për mediat.
“Nëse kërkojnë 12 milje, i kanë në Prevezë dhe Artë. Më vjen keq edhe për gjithë punonjësit e policisë, nuk kemi ardhur aty për ata. Tragjedia e shqiptarëve të Çamërisë sigurisht që dhemb sepse Shqipëria që kemi sot, është për shkak të sakrifikimit të Kosovës dhe Çamërisë”.
“Do të vazhdojmë të protestojmë, nuk mund të lejojmë më që idiotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri dhe eunukët që vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e shtetit shqiptar, të lejojnë të vijojë deviza e Serbisë dhe Greqisë, që “çka është e tyre është e tyre, çka është e Shqipërisë është e diskutueshme”.
Idrizi tha se Shqipëria i ka të përcaktuara dhe delimituara kufijtë tokësorë dhe detarë me Serbinë dhe Greqinë, që në vitin 1913, por sidomos me traktatin e vitit 1926, për delimitimin e ujërave të Shqipërisë dhe Greqisë.
Sakaq Idrizi, ka theksuar se protesta do të vijojë me të gjitha mënyrat ndërsa me tone të ashpra i është drejtuar efektivëve që të mos pengojnë protestën.