Andueli

Valbona nën magjinë e dëborës

Lugina e Valbonës këto ditë të para të 2021, të magjeps me bukurinë e bardhësisë së ofruar nga flokët e dëborës që kanë zbardhur malet e larta dhe pishat.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri Valbona ka pritur vizitorët e parë që po shijojnë pamjen që ajo ofron.

Ky park kombëtar nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror, por edhe atë të dimrit. Ndërkohë që turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet Shqiptare.

Këtu bukuritë e natyrës marrin formën e majave shkëmbore të larta e imponuese me faqe të veshura me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e lumit të Valbonës.

E parë nga lart të ofron imazhin e një krateri gjigand të zbukuruar mrekullisht me të gjitha ngjyrat e natyrës së gjallë. Në hyrje të kufirit lindorë, në afërsi të Shoshanit, të impresionon një peizazh i rrallë për nga bukuria.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte./atsh

Valbona nën magjinë e dëborës Read More »

Rita Lati nuk e duron dot maskën: Lyem dhe ngrefem kot kur s’më shikon njeri.Kjo nuk më pëlqen fare

Aktorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Rita Lati, ka dhënë urimet e saj në këtë vit të ri 2021 përmes emisionit Rudina në Tv Klan. Pikë së pari, aktorja e nis nga situata e pandemisë së Covid-19, që ishte dhe kryefjala e këtij viti që lamë pas, duke shprehur dëshirën që të marrë fund sa më shpejt.
Rita thotë se rregullat që imponon kjo pandemi e kanë privuar nga shumë gjëra dhe i kanë kufizuar mënyrën e jetesës.

“Jam shumë e lumtur që më jepet mundësia të bëj një urim special në këtë kohë kaq të trishtuar. Sepse ja për shembull, kjo gjëja këtu, kjo maska, edhe pse e kam bërë të bukur, ma shpifi. Do të thotë që ky vit që vjen, e para gjë të më heqi këtë që ma nxiu jetën. Po s’më duken buzët e kuqe, lyhem kot unë tani edhe ngrefem kot unë tani kur nuk më shikon njeri. Kjo nuk më pëlqen fare.

E dyta, do të thosha sa më shumë pozitivitet, sa më shumë dashuri, se na i ka marrë puthjet ky viti që iku. S’kam puthur dot moj motër, Rudina më qa hallin, as Rozën s’jam ngopur ta përqafoj dhe ta puth, asnjeri! Imagjino… që të na lërë të lirë të puthemi e të përqafohemi, të shtrëngohemi, dua muzikë, dua lokale, dua të mbledh shoqet, të çmendemi, të kërcejmë, të shijojmë. Mos lakmojmë, mos shikojmë katin e 13-të që ka shumë, por shikojmë dhe katin e 3-të që ka pak më pak dhe janë të lumtur.

Kjo është filozofia e jetës time, të shijoj atë që kam, të ndjehem mirë me atë që kam, të bëj buzët e kuqe, të rregullohe, të vë qerpikët, se tani jam me syzë, të ndjehem bukur, të ndjehem mirë, të jap pozitivitet, të kem afër njerëz që më duan, sepse kush nuk më do lëshon një kimi që Rita e ndjen edhe…. Dua dashuri, dua harmoni, dua veç të mira të jap kësaj bote dhe të më japi. Jam munduar shumë, kam arritur në këtë pikë që dua të shijoj çdo gjë, çdo grimcë të vogël, një buzëqeshje kur jepet me shpirt, këta desha të them, të tjerat ju i dini vetë. Në këtë moshë që jam unë tani dhe disa nga shoqet e mia, mendoj që nuk ka shumë kohë për të thënë. Por të shijojmë, të ecim para, ta marrim me pozitivitet, me energji, me dashuri, të shijojmë çfarë kemi rreth e rrotull dhe të ndjehemi mirë me veten tonë, të kemi fëmijët mirë, gjithë të dashurit e zemrës mirë. Ju dua shumë”, është mesazhi i aktores Rita Lati. /tvklan.al/

Rita Lati nuk e duron dot maskën: Lyem dhe ngrefem kot kur s’më shikon njeri.Kjo nuk më pëlqen fare Read More »

Vlorë/ Nis jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku ka nisur jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, me tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare, të cilat do të pasohen nga projekti përmbyllës i furnizimit me ujë 24 orë të krejt Vlorës, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW).

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, kryeministri Rama u njoh me projektin që po zbatohet aktualisht për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Leli tha se “investimi për përmirësimin me ujë të pijshëm të qytetit do të përmirësojë më shumë se 50% garantimin e furnizimit me ujë në gjithë territorin e bashkisë së Vlorës”.

“Është një investim, vlera e të cilit është rreth 5.2 miliardë lekë, ku parashikohet një kanalizim i dedikuar për të shkuar nga burimi i ujit në depot e qytetit. Investim, i cili ne parashikojmë të përfundojë përpara sezonit të ardhshëm turistik. Është në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”, tha Leli.

Leli theksoi se “ky është një nga ato investime që përmirëson ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm, i cili në fakt ka pasur gjithmonë probleme”.

Ai theksoi se tani ne kemi 15 milionë euro që kanë mbërritur vetëm në 5 muajt e fundit në lagjen “Partizani”, një lagje problematike. “Po ashtu kemi përmirësimin e furnizimit përgjatë rrugës Transballkanike dhe kemi po ashtu edhe projektin e KfW, që i jep zgjidhje përfundimtare”, tha Leli.

Ndërkohë, Kryeministri Rama kërkoi të kryhet rehabilitimi i tunelit të ujit të ftohtë. “Ky është tuneli i ujërave të bardha të delirit të Saliut. Duhet të bëhet rehabilitimi, të hiqen këto pllakat e banjos dhe të bëhet e gjitha e integruar me shkëmbin dhe pjesën tjetër”, tha Rama./atsh

Vlorë/ Nis jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm Read More »

Basha: Rama dështoi në çdo sektor dhe shkatërroi ekonominë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se “Edi Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë”.

Basha shprehet se “shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Basha shprehet se “ju kujtohet ku Edi Rama premtoi uljen e kostos për shportën ushqimore. E kundërta ndodhi. Çmimet e ushqimeve që na duhet për të mbijetuar janë rritur me 40%, më të shtrenjtat në rajon. Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri. Nëse nuk e ndalim sot Shqipëria do të përballet me një krizë urie. Ne kemi një plan konkret. Ne do të rrisim punësimin. Do të krijojmë vende të reja pune. Me paga dhe pensione me të mira duke e bërë koston e jetesës të përballueshme”./atsh

Basha: Rama dështoi në çdo sektor dhe shkatërroi ekonominë Read More »

Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar

Vlorë – Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve dhe fillon bashkë me të, Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira këmbësore😊
Do të pritet kulla e asnjëherëpërfunduar në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët👍
#VLORAqëDUAM❤️🌊☀️

Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar Read More »

Ana dhe Arjoni nuk do të jenë më pjesë e Përputhen, përjashtohen

Pas publikimit të fotos ku Ana dhe Arjoni shiheshin në një shtrat, produksioni mori vendimin për t’i përjashtuar të dy ata nga Përputhen.

Në puntatën e parë në Përputhen Prime, në mbrëmjen e sotme, moderatorja Bora Zemani bëri të ditur vendimin e Produksionit.

Tashmë ana dhe Arjoni nuk do të jenë më pjesë e Përputhen.

Ndërkohë për vendimin në fjalë, Ana tha në studio se nuk u mërzit nga vendimi sepse dhe ajo vetë e donte këtë gjë duke qënë se tashmë është në një proces gjyqësor me Arjonin.

Ana dhe Arjoni nuk do të jenë më pjesë e Përputhen, përjashtohen Read More »

Rëndësia e vitaminës D në trupin tonë

Vitamina D është thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë, por nuk është e pranishme në ushqimet që konsumojmë.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se nuk është e mjaftueshme një dietë e mirë, por është e nevojshme të ekspozoni veten në diell për të qenë në gjendje për ta sintetizuar atë sa më mirë.

Mungesa e vitaminës D gjatë viteve të fundit është duke u bërë shumë më e shpeshtë, sidomos tek njerëzit e moshuar, shpesh të detyruar të qëndrojnë në shtëpi ose në azile, ku nuk mund të shijojnë mjaftueshëm rrezet e diellit, ata që nuk mund të ekspozohen ndaj diellit për shkak të problemeve dermatologjike, ose prania e sëmundjeve që ndërhyjnë në thithjen e vitaminës D, siç është sëmundja celiac.

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë? Ekspertët thonë se vitamina D është thelbësore për fiksimin e kalciumit te kockat. Natyrisht, për këtë arsye, më shumë kanë nevojë fëmijët në fazën e zhvillimit, zonjat që duhet të japin gjithçka që ju nevojitet për veten e tyre dhe për foshnjën, për ato më të vjetrat që hyjnë në menopauzë dhe kanë kocka më delikate.

Përveç garantimit të një sistemi të fortë të skeletit, vitamina D gjithashtu vepron në shumë organe të tjera të tilla si: zemra, mushkëritë dhe madje edhe në sistemin imunitar. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se vitamina D ndikon në parandalimin e sëmundjeve të caktuara, të tilla si diabeti i tipit 1, parandalon ose ngadalëson zhvillimin e kancerit duke ndaluar rritjen e qelizave dhe duke inkurajuar vdekjen e tyre të planifikuar. Nëse e gjithë kjo nuk është akoma e mjaftueshme, kjo vitaminë na mbron nga disa sëmundje të lëkurës, të tilla si psoriasis dhe dermatiti atopik.

Ndërkaq, dielli është mënyra më e mirë për t’u ngopur me vitaminën D. Natyrisht, midis punës, shtëpisë dhe familjes nuk është gjithnjë e lehtë, por t’i dedikosh pak kohë ekspozimit të lëkurës në diell është me të vërtetë e nevojshme. Një arsye e mirë për të ecur, vrapuar ose çiklizëm: si dhe duke u kënaqur, duke i bërë kockat tona më të forta si dhe mund të humbim edhe disa kilogramë.

Është e mundur të sigurohet një furnizim i mirë i vitaminës D edhe duke ngrënë disa ushqime si peshqit. Në fakt, vaji i mëlçisë së merlucit dhe disa peshq yndyrorë si salmon dhe harengë janë veçanërisht të pasur, por edhe e verdha e vezës, mëlçia, mishi i kuq dhe perimet jeshile janë të shkëlqyera për të na dhënë këtë vitaminë të çmuar.

Gjithashtu, vitamina D sintetizohet nga lëkura kur rrezatimi diellor arrin një intensitet të caktuar. Pra, vera është sezoni kryesor për të bërë një stok të mirë, ndërsa në dimër fillon të mbarojë. Meqë sasia e vitaminës D që prodhon lëkura nën ndikimin e dritës së diellit ulet me rritjen e moshës, me shtimin në peshë si dhe me ndotjen e ajrit, por ajo që nuk duhet të harrojmë është që ta mbajmë trupin në formë, duke u kujdesur të mos marrim shumë yndyrë./atsh

Rëndësia e vitaminës D në trupin tonë Read More »

Sëmundjet që mban nën kontroll vitamina C

Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive dhe është një element ndihmës kundër gripit dhe rrufës.

Disa nga perimet dhe frutat te të cilat gjendet me shumicë, janë: spinaqi, specat, portokalli dhe limoni. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se kjo vitaminë është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm, i cili parandalon plakjen e qelizave si dhe mbron organizmin nga shumë patologji.

Vitamina C stimulon imunitetin: Vitamina C stimulon mbrojtjen e sistemit imunitar nga shumë sëmundje, që nga rrufa dhe i ftohti e deri te tumoret ose atakët kardiakë. Falë aftësive që ka në aktivizimin e funksionit të limfociteve, qelizat përgjegjëse për mbrojtjen imunitare stimulon prodhimin e substancave kimike mbrojtëse si interferonet. Në këtë mënyrë, na ndihmon të luftojmë rrufën, të ftohtin dhe sëmundjet e rrugëve respiratore, duke përfshirë këtu edhe astmën. Gjithashtu, ka funksion antiinflamator, antiviral dhe minimizon efektin e toksinave të duhanit, ndotjes dhe alkoolit.

Vitamina C rigjeneron indet: Acidi askorbik ose vitamina C, është shumë e nevojshme për formimin, mbrojtjen dhe stabilizimin e kolagjenit, proteina zëvendësuese në prodhimin dhe riparimin e indeve lidhëse, lëkura, enët e gjakut dhe kockat si dhe në mirëmbajtjen e kapilarëve, mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbët. Ajo ndikon edhe në shërimin e plagëve, parandalimin e hemorragjive si dhe riparimin e kockave në rast thyerjeje ose dëmtimi.

Vitamina C është antioksidues tejet i nevojshëm: Funksioni i saj antioksidues na mbron nga radikalet e lira si dhe ndihmon indet nga plakja. Duke bashkëvepruar në sinergji me vitaminën E, na mbron nga sulmi i këtyre entiteteve, duke parandaluar plakjen qelizore dhe duke kufizuar stresin oksidativ. Bashkëveprimi me këtë vitaminë, luan një rol tejet të veçantë edhe në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet. Veprimi i fuqishëm antioksidues i acidit askorbik, është efikas edhe në parandalimin dhe trajtimin e llojeve të kancerit.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se vitamina C luan rol kyç në përthithjen e disa substancave ushqyese, si hekuri, si dhe në aktivizimin e disa të tjerave, si acidi folik. Ndaj, ekspertët këshillojnë që mishin ose perimet t’i spërkatim me lëng limoni ose portokalli. Mbi të gjitha, kjo vitaminë këshillohet të merret nga ata që vuajnë nga anemia. Frutat dhe perimet janë ndër ushqimet që kanë më shumë acid askorbik ose vitaminë C: 100 g kivi përmbajnë 85 mg vitaminë C.

Vitamina C ndërhyn në sintezën e disa substancave, si: norepinefrina, hormoni adrenokortikotropik, si dhe hormonet steroide, të cilat janë substance që prodhohen në situata stresi për të reaguar ndaj rrezikut.

Aftësia e organizmit për të përthithur vitaminën C ulet si pasojë e: duhanpirjes, stresit, temperaturës së lartë si dhe përdorimit të aspirinës. Madje doza të larta mund të shkaktojnë edhe shqetësime gastrointestinale, si ngërçe dhe diarre.

Mungesa e vitaminës C sjell problem në sistemin tretës: Një ushqim i varfër me acid askorbik ose probleme metabolike në përthithjen e tij, mund të shkaktojnë fillimin e skorbutit, një sëmundje sistematike e cila shfaqet me inflamacion, gjakosje të mishrave të dhëmbëve, dobësi dhe anemi të theksuar. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se mungesa e vitaminës C mund të sjellë vështirësi në tretje, anemi si dhe shërim të ngadaltë të plagëve./atsh

Sëmundjet që mban nën kontroll vitamina C Read More »