Andueli

Këngëtarja: Covid-19 po më pengon të martohem,dua të ftoj 2000 në dasmë

Rovena Stefa përveç jetës së saj profesionale, ka folur edhe për jetën private ku ka pranuar se është në një lidhje, por për shkak të pandemisë nuk mundi dot të bënte një dasmë.

Ajo shprehet se dëshiron një dasmë madhështore dhe sapo të mbarojë pandemia do e bëjë.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”.

Në studio ajo foli fillimisht për këngën e saj më të re me titull “Le të thyhen gotat (2021)”, të cilën e ka publikuar në ditët e fundit të vitit që lamë pas.

Lidhur me dasmën tha:

“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem,”- tha këngëtarja. /NOA.al

Këngëtarja: Covid-19 po më pengon të martohem,dua të ftoj 2000 në dasmë Read More »

Operacioni anti-d rogë/ Ministri Çuçi: G odasim këdo

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar pas operacionit të SPAK-ut ditën e sotme, ku u ekzekutuan 23 vendime të GjKKO për kultivim lëndësh nar kotike dhe u vunë në pr anga disa po licë dhe zyrtarë, të dyshuar si të përfshirë.

Ai përgëzon strukturat e angazhuara në këtë mega-op eracion, sipas tij, i shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve nar kotike, e deri tek zyrtarët e Poli cisë së Shtetit.

“Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të ka nabisit në vend. Ky h etim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga P olicia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekz ekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Ko rrupsion dhe Kr imin e Organizuar, – thotë Çuçi. – Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-ope racion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve n arkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Po licisë së Shtetit, që duke shp ërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kri minal”.

Ministri Çuçi “shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të god itur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në pal igjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë”, shkruan ai. /noa.al/

Operacioni anti-d rogë/ Ministri Çuçi: G odasim këdo Read More »

Kryemadhi: Opozita e bashkuar merr 100 mandate në zgjedhjet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar se do të hyjë së bashku me PD në disa zona të caktuara në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një intervistë për “Syri”, Kryemadhi tha se kjo gjë do ë bëhet pasi ka bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.

“Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta.

Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.

Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI. Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë.

Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Opozita e bashkuar merr 100 mandate në zgjedhjet Read More »

P rotestoi pro-Trumpit i veshur kuq e zi: ‘Jam anti-k omunist’

John Alite, i cili është me origjinë shqiptare, tërhoqi vëmendjen në pr otestën e dh unshme të zhvilluar në SHBA nga mbështetësit e Trumpit, të cilët nuk ishin dakord për certifikimin e Joe Biden si president i ardhshëm.

Alite shpjegoi arsyen se pse vendosi të dilte në pr otestë i veshur kuq e zi, me një tutë sportive që identifikonte ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.

“Sepse në një kohë kur Shqipëria ishte një vend ko munist, familja ime u persekutua nga regjimi ko m unist, ato u bu rgosën dhe si Shqipëria në të shkuarën, nuk dua ta shikoj SHBA-në t’i kthehet ko muni zmit. Apo në një vend si Kina ko muniste, kur nuk ke lirinë e fjalës dhe ne nuk mund të flasim për mënyrën se si flasim tani. Kjo është Amerika, njerëzit kanë vde kur për këtë vend dhe disa njerëz nuk e lejojnë këtë gjë“, u shpreh Alite.

Më tej, ai shtoi se nuk doli të pr otestonte për të mbështetur Donald Trump, por për demokracinë e vendit, teksa hodhi ak uza ndaj presidentit të sapo certifikuar Joe Biden, duke e cilësuar si një ko munist.

“Nuk jam një aktivist politik, jam anti-ko munist, anti-socialist, besoj në lirinë e këtij vendi kur u ndërtua, për mundësinë që iu ofron njerëzve ky vend, sepse për shkak të gjithë njerëzve që kanë hu mbur jetën gjatë luftërave, kjo gjë e bëri një prej vendeve më të veçanta në botë. Donald Trump është thjesht një simbol për ne, nuk ka rëndësi nëse është ai, apo Micki Mouse, ne besojmë në liri, besojmë ideologjinë e lirisë”, – thotë ai për ‘Abc news’.

Në fund, Alite i kthehet edhe një herë aku zave ndaj presidentit të zgjedhur amerikan: “Biden është i kor ruptuar, çdo gjë në lidhje me zgjedhjet ishte një ma shtrim. I gjithë sistemi është i ko rruptuar. Unë e di që kam qenë pjesë e ma fias dhe ata janë duke luajtur me të njëjta rregulla që kam luajtur unë atëherë. I tërë shteti është i ko rruptuar dhe ha rrojmë për Kushtetutën tonë mbi çfarë është ndërtuar ky vend”.

John Alite, është me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Nju Jork, djali i një taksixhiu , i besuari i John Gottit, bosit të organizatës maf ioze më të famshme në botë.

Dikur pjesë e mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e tr adhtoi më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej ga ngsterëve më të njohur shqiptarë në botë. noa.al/

P rotestoi pro-Trumpit i veshur kuq e zi: ‘Jam anti-k omunist’ Read More »

Rama në Athinë, zbulon temat e bisedës me kryeministrin Grek

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeqytetin grek, Athinë, ku do të takohet me homologun e tij Kiriakos Mitsotakis.

Në një postim në Twitter, Rama ka treguar dhe temat e diskutimit që do flasë me kryeministrin grek.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, – shkruan Rama.

Në Athinë, Rama do të takohet me kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, ndërsa takimi është jo-zyrtar.

Sipas burimeve, një ndër temat që priten të diskutohen në takime, është edhe ajo e çështjes së detit Jon për kufirin detar mes dy vendeve.

Vizita e Ramës në Athinë vjen pas vizitës zyrtare në Ankara, ku u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme./noa.al/

Rama në Athinë, zbulon temat e bisedës me kryeministrin Grek Read More »

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëmtim në aksin Borsh-Sarandë

Si pasojë e motit të keq në vend, reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar dëmtim në aksin Borsh-Sarandë.

Nga pamjet shihet se rruga është çarë, ndërkohë që u rikonstruktua këtë vit. Për rrjedhojë aksi është i pakalueshëm nga mjetet e tonazhit të rëndë.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor ka bërë këtë njoftim në lidhje me këtë ngjarje. “Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.

Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim. Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. /
noa.al/

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëmtim në aksin Borsh-Sarandë Read More »

Shije që nuk harrohet/ Supe me lulelakër dhe patate të ëmbël

Përbërësit

1 lulelakër
2 patate të ëmbla
1 patate
1 qepë
3 lugë vaj ulliri
600 ml lëng pule
1 thelpi hudhër
Kripë, piper

Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën lehtë. Shtojmë më pas patatet të prera në kubikë dhe lulelakrën. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të ziejë për rreth 20 minuta.

Pasi supa të jetë gati e kalojmë në blender duke shtuar pak vaj ulliri dhe e servirim me pak djathë parmixhano ose kos të kulluar.

Shije që nuk harrohet/ Supe me lulelakër dhe patate të ëmbël Read More »

Vlerat ushqimore të brokolit

Brokoli përbën një burim të pasur me lëndë ushqyese dhe sidomos me vitamina C, A, B1 e B2. Janë evidentuar efekte të rëndësishme antikancerogjene, si në rastet e kancerit të zorrës së trashë, të mushkërive, gjirit; dhe e tëra kjo, i kushtohet përshpejtimit të eliminimit të ekstrogjenit.

Njihen po aq mirë vetitë e përgjithshme antivirale, parandaluese të ulçerës dhe rregulluese të nivelit të përmbajtjes së insulinës, por edhe glicemisë (apo sheqerërave) në gjak. Uji që merret nga zierja e brokolit, për praninë e gazrave me përmbajtje squfuri, gjë që dallohet edhe nga era karakteristike e zierjes si edhe tek lakra, është mjaft i dobishëm për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës.

Në bazë të studimeve të ndryshme epidemiologjike, konsiston se brokoli ka veti të theksuara antikancerogjene. Mekanizmi lidhet ngushtë me vetitë e tij shumë të efektshme për stimulimin e veprimit mbrojtës dhe ndihmesës ndaj organizmit në proceset e dezintoksikimit dhe eliminimit të kimikateve të dëmshme si dhe hormoneve të rrezikshme.

Nga një numër studimesh të kohëve të fundit, rezulton se brokoli favorizon “mirëqenien kardio-vaskulare”, duke parandaluar fillimet e iktusit dhe infarktit dhe se, falë veprimit të sulforafano-s, prania e brokolit në dietë ndihmon organizmin për rritjen e sintetizimit të një proteine që mbron arteriet nga pllakat shtresuese përgjegjëse për arteriosklerozën.

Vlerat ushqimore të brokolit Read More »