Andueli

Erion Veliaj prezanton në ekipin e tij, këngëtaren e mirënjohur Irma Libohova dhe ish-futbollistin e kombëtares sonë, Gjergj Muzaka

Erion Veliaj ka prezantuar në ekipin e tij, gjatë fushatës së Partisë Socialiste, një ish-futbollist të kombëtares sonë, Gjergj Muzaka, si dhe këngëtaren e mirënjohur, Irma Libohova.

Gjergj Muzaka dhe Irma Libohova janë bërë zyrtarisht gjatë dy ditëve te fundit pjesë e fushatës së Veliajt.

Emra të njohur nga bota e sportit dhe e artit po i bashkohen fushatës së kryebashkiakut të Tiranës, si pjesë e strategjisë së Erion Veliaj, për të siguiruar mandatin e tretë të PS-së.

“E lindur, rritur dhe ende banore e Njësisë 10 (dikur lagjja 5), një kënd i kësaj njësie do të mbajë firmat e artistëve që banojnë këtu, pjesë e të cilëve jam edhe unë. Faleminderit Njësisë tonë dhe Bashkisë së Tiranës! Dua të kujtoj, me këtë rast, se në këtë lagje kanë jetuar artistë të mëdhenj si: Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Mentor Xhemali, Skënder Sallaku, Gaqo Çako etj”, – tha Irma Libohova, teksa u bë sot pjesë e ekipit te Veliajt.

“Irma Libohova, diva dhe ikona jonë e skenës, vendosi emrin e saj, përkrah emrave të tjerë të shquar të artit shqiptar , në këndin e krijuar enkas për ta, si mirënjohje për çfarë i kanë dhënë Tiranës dhe Shqipërisë me talentin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit Irmës dhe gjithë artistëve!”, – u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj, teksa nuk e fshehu entuziazmin për faktin që Irma Libohova u bë pjesë e fushatës së tij.

Një ditë më parë Erion Veliaj prezantoi në ekipin e tij një emër të njohur të futbollit tonë, Gjergj Muzaka, i cili ka luajtur gjatë viteve të fundit me Partizanin, Tiranën dhe Skënderbeun, si dhe ka qenë pjesë e Kombëtares kuqezi.

“Sportistët e talentuar si Muzaka, më frymëzojnë pafund me mentalitetin fitues dhe pasionin me të cilin i bëjnë gjërat. Ai e di se veç puna dhe besimi në forcat e tua të çojnë përpara!”, tha Veliaj.

“Mirë se erdhe në familjen e madhe të PS-së, aty ku puna shpërblehet dhe fitorja shihet si mundësi për të bërë edhe më shumë për qytetin dhe Shqipërinë”.

Veliaj me këto afrime pretendon se pos fidon rivalët, të cilët gjithashtu po afrojnë në radhët e tyre emra sportistësh dhe artistësh.

/NOA.al

Erion Veliaj prezanton në ekipin e tij, këngëtaren e mirënjohur Irma Libohova dhe ish-futbollistin e kombëtares sonë, Gjergj Muzaka Read More »

Historia e trishtë e 43-vjeçarit, shkoi vetë në spital dhe u kthye me ar kivol

Më 23 dhjetor të vitit 2018 u nda nga jeta Besnik Rama. 43-vjeçari v diq në ambientet e spitalit të Fierit. Ai u paraqit në spital në orën 01:00 të mëngjesit, ndërsa doktorët dhanë lajmin në orën 07:00 se kishte ndërruar jetë.

43-vjeçari vuante vetëm nga diabeti, prandaj dhe dyshimet janë shtuar. Familja pretendojnë se mjekët kanë falsifikuar regjistrat e tyre se duan të fshehin ngjarjen, ndërsa kamerat e sigurisë ende nuk i janë vënë në dispozicion. Familjarët kërkojnë drejtësi për të djalin e tyre.

Nga ana tjetër, Prokuroria nuk ka dënuar mjekët, madje nuk ka marrë për bazë provat filmike të orarëve të fundit të 43-vjeçarit. Prokuroria në vendimin e parë është bazuar te provat filmike, ndërsa në vendimin përfundimtar ku ka lënë të lirë mjekët, nuk ka marrë parasysh provat filmike. Askush nuk u dënua për ndarjen nga jeta në spital të Besnik Ramës. Famljarët e konsiderojnë skandal të madh diçka të tillë.

Kjo ngjarje e rëndë është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut nga emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel. Në një lidhje të drejtpërdrejtë, prindërit e Besnikut, Drita dhe Bajram Rama, shprehen se nuk do të ndalen për të gjetur të drejtën.

I përlotur, babai i Besnikut shpreh se drejtësia nuk ekziston. Sipas tij, këtu fukarai dhe ai që nuk ka dikë në krah, nuk i jepet e drejta. Madje ai tha se mjeku ka ofenduar gruan e tij, duke i thënë se ka llafe shumë.

Bajrami u bëri apel autoriteteve përkatëse që ta shikojnë këtë çështje me drejtësi. “Jam 70 vjeç, nuk i kam mundësitë që të bëj vetëgjyqësi. Ata po tallen me ne. Neve nuk na kanë pyetur fare në gjyqe, nuk na kanë pyetur si prindër të Besnikut se çfarë kemi për të thënë”, tha ai.

Sipas 70-vjeçarit, gjykata dhe prokuroria është bërë palë me anën dëmtuese. “Se si është puna e dinë ata”, shtoi ai.

Ndërsa e ëma e v iktimës tha se djali i saj ka ndërruar jetë vetëm nga neglizhenca e mjekëve në spitalin e Fierit.

“Nuk kemi fuqi. Kam vajtur në 6.30 në spital, atëherë më lajmëruan. Shkoi më këmbët e tij dhe më erdhi në shtëpi me ar kivol. Mjeku as bluzën nuk e kishte veshur, rrinte me duar në xhepa. Djali thoshte çfarë më bëtë, isha mirë. Nuk e lë sa të jem gjallë. Vd ekja e djalit erdhi nga neglizhenca”, tha Drita. /NOA

Historia e trishtë e 43-vjeçarit, shkoi vetë në spital dhe u kthye me ar kivol Read More »

Përdorimi i kafesë sjell dobi apo dëme në shëndetin tuaj

Shumë njerëz pinë deri në 3 apo 4 gota kafe në ditë duke e konsideruar të mirë për shëndetin e tyre.

Kafeja është e pasur me antioksidantë duke reduktuar kështu rrezikun e shumë sëmundjeve, si diabetin e tipit 2, sëmundjen e mëlçisë, kancerin kolorektal, kancerin Alzheimer dhe atë të lëkurës.

Megjithatë, ajo gjithashtu përmban kafeinë, një nxitës që mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Kafeina është substanca psikoaktive e konsumuar më së shpeshti në botë.

Pijet joalkoolike, çaji dhe çokollata përmbajnë kafeinë, por kafja është burimi më i madh i saj.

Kafeina bllokon funksionin e një neurotransmituesi frenues (hormon i trurit) i quajtur adenozinë.

Duke bllokuar adenozinën, kafeina rrit aktivitetin në trurin tuaj dhe liron neurotransmetues të tjerë si norepinefrina dhe dopamina.

Kjo zvogëlon lodhjen dhe ju bën të ndiheni më të vëmendshëm.

Ka edhe disa aspekte negative që lidhen me pirjen e kafesë, por kjo varet nga individi.

Konsumimi i kafeinës mund të shkaktojë ankth, gulçime të zemrës dhe madje sulme paniku.

Nëse jeni i ndjeshëm ndaj kafeinës, shmangni kafenë plotësisht.

Një tjetër efekt anësor i padëshiruar është se kafeja mund të prishë gjumin.

Nëse ajo e zvogëlon cilësinë e tij, mos e konsumoni atë para se të shkoni në shtrat.

Kafeina gjithashtu mund të ketë efekte direkte në rritjen e presionit të gjakut, edhe pse këto zakonisht zhduken me përdorim të rregullt.

Megjithatë, mund të vazhdojë një rritje e lehtë e presionit të gjakut prej 1-2 mm / Hg.

Një çështje tjetër me kafeinën është se ajo mund të çojë në varësi.

Kur njerëzit konsumojnë rregullisht kafeinë, ata bëhen tolerantë ndaj tij.

Mirëpo, edhe heqja dorë nga kafeina shkakton dëmin e vet.

Fillojnë të shfaqen simptoma të tilla si dhimbje koke, lodhje dhe nervozizëm, gjendje kjo që mund të zgjasë për disa ditë.

Ka disa gjëra që mund të bëni për të maksimizuar efektet e dobishme shëndetësore të kafesë.

Kafenë duhet ta konsumosh çdo ditë në sasi të caktuara dhe të mos e teproni me përdorimin e tij.

/NOA.al

Përdorimi i kafesë sjell dobi apo dëme në shëndetin tuaj Read More »

Kryeministri Edi Rama takon ‘fansin’ e vogël para selisë së PS

Kryeministri Edi Rama njihet si një njeri pa komplekse, sidomos në marrëdhëniet me publikun edhe në rrugë.

Teksa ka dalë jashtë selisë së PS për mbledhjen e përjavshme me shtabin e partisë, Rama ka takuar një “fans” të vogël që i është shfaqur përballë.

Vogëlushi ka marrë vëmendjen e merituar nga kreu i qeverisë, i cili e përshëndet duke bërë edhe qepalla me të. /NOA/

Kryeministri Edi Rama takon ‘fansin’ e vogël para selisë së PS Read More »

Viti i ri akademik nisë këtë sezon në kushte të pazakonta/ Studentët protestv para kryeministrisë

Viti i ri akademik do të nisë këtë sezon në kushte të pazakonta, pasi për shkak të situatës së rënduar nga Covid 19, mësimi do të zhvillohet online. Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, fakultetet në kryeqytet sot do të nisin zbatimin e këtij urdhri e për pasojë janë mbyllur edhe konviktet, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid.

Ndërkohë, studentët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave të tyre, pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, për herë të dytë brenda këtij viti për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në orën 11:00, Lëvizja për Universitetin do të mbajë një protestë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të kërkojë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos pasur mundësi të paguanin as qiratë. Ndërkohë, rreth 21 mijë studentët fillojnë vitin e parë nëe të gjithë vendin. /NOA/

Viti i ri akademik nisë këtë sezon në kushte të pazakonta/ Studentët protestv para kryeministrisë Read More »

‘Do të hidhet një virus tjetër…’/ Konspiracionisti Alfred Cako zbulon planin e ardhshëm për 3 karantina

Si çdo javë tanimë, konspiracionisti Alfred Cako ishte i ftuar në studion e emisionit “E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”.

Cako paralajmëroi se sipas tij do të ketë edhe tre karantina të tjera. E para sipas Cakos do të nisë në muajin dhjetor. Ndërsa në muajin shkurt, sipas tij do të hidhet edhe një virus tjetër, i quajtur “virusi 21”.

Ka një plan për tre karantina. Është deri në fillim të dhjetorit i pari. Më pas do të fillojë përsëri, do të hidhet ajo që quhet virusi 21. Ky është të paktën plan ii nxjerrë nga një i afërmi i kryeministrit kanadez. Duan të bëjnë edhe dy karantina të tjera. Virusi që mendojnë të hedhin në shkurt, do të jetë një virus shumë i fortë, nëse Trump do t’i lejojë dhe do të ketë problem të brendshme në SHBA”, tha Cako.
Konspiracionisti Alfred Cako tha në “E Diell”, se janë bërë 4 mijë shkëmbime emailesh të Organizatës Botërore të Shëndetit, me liderë të ndryshëm botërorë.

Sipas tij, pjesë e emaileve është edhe kryeministri Edi Rama.

Në emaile sipas Cakos është zbuluar komploti që po i bëhet njerëzimit, e këtu nënkuptoi pandeminë e koronavirusit.
“Janë mbi 4 mijë emaile të OBSH-së të kapura në komunikim me Biden, Bill Gates, edhe këtë tonin këtu. Të gjitha ata emaile, çfarë kanë komunikuar për këtë komplot të madh që po i bëjnë njerëzimit, mjerë ato ku do të futen, kaq po them”, u shpreh Cako.

‘Do të hidhet një virus tjetër…’/ Konspiracionisti Alfred Cako zbulon planin e ardhshëm për 3 karantina Read More »

Ngre siparin Kupa e Republikës/ FSHF publikon rregulloren: Ndeshje teke, ekipi pritës me short

Kupa e Shqipërisë do të ngre sot siparin për sezonin e ri. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar dhe rregullat e këtij kompeticioni, që për shkak të Pandemisë COVID-19, do të ketë ndeshje të reduktuar dhe ballafaqimet do të jenë “teke”, pra vetëm me një ndeshje, ndërsa ekipi mikëpritës do të përcaktohet me short.

FSHF njofton se “departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, menjëherë pas vendosjes së datës së fillimit të Kupës së Shqipërisë bën të ditur skemën dhe rregulloren e saj për këtë edicion si më poshtë. Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë turi i 1/16 do të zhvillohen ditën e dielë (sot), ora 13:30. Për të përcaktuar ekipin pritës dhe udhëtues të turit 1/4 & 1/2 do të hidhet short i lirë.

Rregullat e kualifikimit

Përcaktimi i ekipit të futbollit i cili do të kualifikohet për turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë do të bëhet: Në rastet kur ekipet në fund të 90-të minutave të ndeshjes rezultati është i barabartë atëherë do të zhvillohen 2 x 15 min kohë shtesë. Në rast se edhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të kryhen 5 goditje nga pika e penalltise për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola. Në rast se edhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që njëri nga ekipet nuk shënon. Shpallet fituese skuadra që shënon.

Të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për sezonin futbollistik 2020/2021 do të zhvillohen me një takim.

Ngre siparin Kupa e Republikës/ FSHF publikon rregulloren: Ndeshje teke, ekipi pritës me short Read More »

Basha:Rama pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë, ndërsa numri i rasteve në vend rritet.

Lideri i opozitës deklaron se vendi ynë ka numrin më të ulët në Evropë sa i përket numrit të testimeve, ndërsa shton se spitalet janë në kolaps.

“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve”- shkruan Basha në Twitter.

Por më herët Rama postoi një video duke hedhur poshtë akuzat rivalit të tij politik që një ditë më parë e cilësonte Komitetin fasadë, pasi vendimet i merrte qeveria.

Rama në reagimin e tij jepte edhe përbërjen e Komitetit duke i shoqëruar me një CV të shkurtër të anëtarëve, si dhe akuzoi Bashën si shpifës e për këtë nuk ka sëmundje që e shoqëron.

“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm”-shkruan Rama në facebook, duke publikuar videon më poshtë:

Basha:Rama pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve Read More »