Andueli

11 sekretet e të lindurve në Nëntor

Të lindurit e nëntorit cilësohen si njerëz që janë ndryshe nga të tjerët e janë të vështirë. Mos u dekurajoni! Ka gjëra të mira që fliten lart e poshtë edhe për ju!

Janë të vështirë për t’u kuptuar. Janë mendimtarë të mëdhenj dhe gjithmonë shohin përpara. Janë unikë dhe brilantë. Kanë ide të jashtëzakonshme. Mund të bëhen mjekë shumë të zotë. Janë dinamikë dhe me personalitet.

Janë të fshehtë, kureshtarë, por dinë se si t’i gërmojnë sekretet. Janë gjithmonë duke menduar. Pak llafazanë, por të dashur. Janë bujarë, shumë të duruar, por shpeshherë bëhen kokëfortë dhe të pashpirt. Pjesa më e madhe e të lindurve në muajin nëntor janë ata që i përkasin shenjës së Akrepit. Për ta ka shumë përcaktime, të mira dhe të këqija, por karakteristikat kryesore që i bëjnë ata të dallueshëm nga të tjerët, janë disa.

Nëse kanë vullnet, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të arritur atë që duan. Asnjëherë nuk heqin dorë. Vështirë të zemërohen, nëse nuk ndihen të provokuar. U pëlqen shpeshherë të rrinë vetëm. E motivojnë veten dhe nuk i vlerësojnë lavdet.

Janë të gjallë, dashurojnë fort, janë emotivë, por janë të pasigurt në marrëdhënie. Janë romantikë të përbetuar. Janë punëtorë dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur sekretet. Shumë të besueshëm dhe gjithmonë në gjendje për të kontrolluar emocionet. Janë të paparashikueshëm.

Ka edhe 11 karakteristika që nuk i dinit:

1. Plutoni është planeti më intensiv i të lindurve në muajin nëntor, meqenëse pjesa më e madhe e tyre i përkasin shenjës së Akrepit. Ata kanë të trashëguar një vullnet të fuqishëm, tërhiqen shumë nga e panjohura.

2. Profesionet që mund të bëjnë më mirë të lindurit e nëntorit janë: mjekësia, policia, metafizika, politika dhe gjithçka që ka lidhje me hetimet e përgjithshme.

3. Sipas Astrologjisë Hyjnore, tipari pozitiv i tyre njihet si “shqiponja”, ndërsa negativi është “hardhuca”.

4. Natyra e tyre është mjaft mistike, madje cilësohen si më të fshehtë se të gjitha shenjat e tjera të ujit.

5. Karakteristikë e të lindurve të nëntorit (kryesisht Akrepit) është ndjeshmëria dhe krenaria. Ata e përdorin shigjetën helmuese gjithmonë kundër vetes, sepse nuk dorëzohen kurrë.

6. Shenja e tyre ka një fuqi absolute krijimi ose shkatërrimi, duke përfshirë edhe seksin.

7. Mesazhi është mjaft i qartë kur përfaqëson një të lindur në nëntor. Askush nuk ka shans të matet me komandën e Plutonit.

8. Të fortë, mistikë dhe shumë dominues. Këto veti i bëjnë ata të kenë gjithmonë një mendje praktike dhe një intuitë të pagabueshme.

9. Të lindurit e nëntorit kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar dhe drejtuar në mënyrë konstruktive emocionet e thella, si dhe të përdorin aty ku duhet pushtetin e Plutonit për mirëqenien e shoqërisë – misioni unik i jetës së tyre.

10. Femrat e lindura në shenjën e Akrepit cilësohen nga Astrologjia Hyjnore si “la femme fatale”, sepse janë sensuale, klasike, intelektuale, shumë të rezervuara dhe super magnetike. Për të arritur qëllimet e tyre, ato dinë të përdorin me mjeshtri fuqinë e brendshme seksuale dhe bukurinë fizike.

11. Megjithatë, edhe pse njihet si një shenjë e fuqishme, Akrepi është shumë i dobët sa u përket çështjeve të zemrës. Këtë të fundit, e kanë copë-copë nëse dashurojnë… Sepse dinë të dashurojnë prej vërteti. Si shumë rrallë njerëz e bëjnë!

11 sekretet e të lindurve në Nëntor Read More »

Kryemadhi: ‘Ne do jemi tr itol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës’

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se më 25 prill do të marrë fund tranzicioni shqiptar.

Nga Durrësi, ku shpërndau karta anëtarësie për të rinjtë, Kryemadhi u shpreh se vendi nuk mund të mbahet peng nga një njeri, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Durrësi di të durojë, por di edhe të ndëshkojë në momentin e duhur. Ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të vijnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë realitetin. Në Durrës, ka beton, Durrësi përmbytet. Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Europën”.

Kryemadhi theksoi se vendi nuk mund tëbllokohet nga një kryeministër si Rama, duke penguar sipas saj integrimin dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.

“Ne kemi strategji të re për Durrësin. Durrësi nuk ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por edhe për dibranët, për skraparllinjtë, pukjanët, shijakasit e kushdo që jeton në në këtë qytet. Ne do jemi tr itol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës. LSI do që të bëjë Shqipërinë një vend evropian, siç e meriton rinia shqiptare. Edhe pse në këto 30 vjet tranzicion ne kemi bërë gabime”.

Kryemadhi premtoi para anëtarëve se tranzicioni në LSI ka marrë fund, por sipas saj, “ky tranzicion do marrë fund më 25 prill. Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do popullojmë vendin me të rinjtë e të reja”, deklaroi Kryemadhi. /NOA/

Kryemadhi: ‘Ne do jemi tr itol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës’ Read More »

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Do të duhet t’i përkushtoheni marrëdhënies tuaj në çift, sepse javët e fundit problemet rreth punës dhe të parave ju kanë larguar paksa nga jeta juaj e dashurisë. Ditët në vijim do të jenë perfekte për çiftet që duan ta bëjnë lidhjen e tyre zyrtare.

Demi

Do të keni një nevojë të madhe për të përjetuar emocione më të qëndrueshme dhe intensive. Ju duhet të filloni të mendoni më shumë për veten, për mirëqenien tuaj. Për këtë arsye, do të jetë e rëndësishme të qëndroni larg atyre që ju shkaktojnë humor të keq. Shmangni diskutimet!

Binjakët

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox të dielën dhe gjatë gjithë nëntorit do të ketë ide të mira, veçanërisht në punë. Plus, do të keni mbështetjen e miqve dhe kolegëve të mirë për të çuar përpara projektet tuaja. Nëntori premton të jetë një muaj plot kënaqësi!

Gaforrja

Mund të ndiheni paksa poshtë në mendime, sepse do të keni ndjenjën e nënvlerësimit. Ndonjëherë ndiheni sikur po punoni shumë, por pastaj përpjekjet tuaja nuk njihen. Ata që janë duke përjetuar një marrëdhënie konfliktuale mund të duan të shpëtojnë nga kjo situatë: jini të kujdesshëm!

Luani

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, duhet ta trajtoni veten me një të dielë relaksi dhe argëtimi së bashku me njerëzit që doni. Do të jeni akoma mjaft nervozë: do të donit të mbani shqetësimet në një distancë të sigurt me njerëzit që mund t’ju bezdisin.

Virgjëresha

Do të keni Hënën në një aspekt të favorshëm. E diela premton të jetë një ditë me forcë të madhe. Vërtetë, periudha është shumë e komplikuar dhe vështirësitë janë të shumta për të gjithë, por ju vazhdoni të mbroheni nga një qiell i bukur. Mos e harxhoni ditën kot!

Peshorja

Do të duhet të përpiqesh të qëndrosh i qetë, veçanërisht në familje. Kini kujdes të mos bini në grackën e polemikave! Në tërësi, do të jetë një e diel pozitive. Pak nga pak do të rizbuloni gëzimin për të bërë plane për të ardhmen.

Akrepi

Mund të sulmohesh nga shumë trazira të brendshme. Mundohuni të jeni të kujdesshëm, veçanërisht nëse do të punoni. Ka nga ata që do të kenë pak qetësi, nga ata që përkundrazi ndiejnë një dëshirë të thellë për të shpëtuar, për të qenë diku tjetër!

Shigjetari

E diela fillon muajin nëntor. Venusi është përsëri në favor dhe do t’ju lejojë të merrni jetën tuaj të dashurisë përsëri në dorë, për t’i dhënë asaj drejtimin që dëshironi. Thjesht përpiquni të flisni qartë dhe sinqerisht me partnerin tuaj.

Bricjapi

Do të jetë e nevojshme të përpiqeni të rigjeni qetësinë që keni humbur në ditët e fundit. Në orët e ardhshme do të dëshironi të përfshiheni, të sfidoni fatin tuaj dhe të arrini qëllimet që i keni vendosur vetes. Jeni duke rikuperuar për të rigjetur vendosmërinë e së kaluarës!

Ujori

Siç rekomandohet nga horoskopi i Paolo Fox, duhet të punoni shumë për të gjetur qetësi më të madhe dhe nëse keni nevojë të falni veten, për gabimet që keni bërë. Gjatë kësaj kohe ju shqetësojnë shumë disa mendime negative dhe disa pendime. Mos u tregoni shumë të ashpër me veten tuaj!

Peshqit

Do të jeni në gjendje të fitoni mbështetjen e Venusit për të siguruar sërish marrëdhënien tuaj si çift. Nëse kohët e fundit keni përjetuar ndonjë mosmarrëveshje, tani e tutje do të keni mundësinë të korrigjoni dhe rigjeni mirëkuptimin me partnerin tuaj.

/NOA.al

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi për të lindurit e çdo shenje Read More »

Rama zgjedh Valbonën për të kaluar fundjavën (foto)

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur këtë fundjavë në Valbonë, Tropojë, së bashku me bashkëshorten e tij, Lindën dhe djalin e vogël, Zaho.

Foton e ka publikuar vetë kryeministri, ku e shoqëron me një mbishkrim:

“Valbonë, Tropojë – Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë.”

Rama zgjedh Valbonën për të kaluar fundjavën (foto) Read More »

Cfarë duhet të bëni për të gjetur motivin e humbur

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të ambentohesh me “normalitetin e ri” që pandemia ka krijuar.

Nëse nuk keni energji dhe motivim për t’ia dalë gjatë ditës, duam t’ju sigurojmë që nuk jeni të vetmit.

Sa bukur do të ishte sikur të kishim një buton që të mund ta shtypnim kur të donim dhe ai të na furnizonte me energji, por kjo nuk është e mundur. Ama do t’ju prezantojmë me disa truke dhe këshilla të vogla që mund t’i bëni pjesë të përditshmërisë tuaj në mënyrë që të gjeni motivimin e humbur.

Bëni pushim

Po, ju meritoni të pushoni, pavarësisht se sa e ngarkuar është dita juaj. Nëse po përpiqeni të përfundoni një detyrë dhe thjesht nuk mundeni, sepse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm energji, mos e detyroni veten me zor. Niveli i ulët i energjisë është një sinjal që duhet të bëni pushim. Qoftë edhe 5 minuta do mund t’ju ndihmojnë.

Dilni jashtë

Duhet të dilni jashtë sa herë që ka diell. Edhe pse kjo nuk është gjithmonë e mundur kur punoni në zyrë, është e domosdoshme për nivelin tuaj të energjisë. Ekspozimi ndaj një doze të caktuar dielli ul prodhimin e melatoninës (hormoni përgjegjës për gjumin) dhe rrit vigjilencën. Përveç kësaj, ajri i pastër ju relakson dhe ju jep shtysën e duhur. Nëse mendoni se nuk keni kohë të dilni jashtë, atëherë mund të konsumoni vaktet tuaja në natyrë.

Bëni dush

Nëse bëni dush në mëngjes do të shikoni se energjia dhe produktiviteti juaj do të rriten në mënyrë eksponenciale. Madje uji ju zgjon më mirë sesa një kafe. Personalisht preferoj të lahem me ujë të ngrohtë dhe në fund, i dedikoj 1 minutë ujit të ftohtë. Uji i ftohtë rrit vigjilencën dhe është provuar shkencërisht se ofron dhe benefite të tjera shëndetësore.

Fikni telefonin

Telefoni ofron benefite të shumta, por gjithashtu përbën një ndër shpërqëndrimet më të mëdha të kohës sonë. Duhet të gjeni një balancë, pasi rrjetet sociale mund t’ju shpërqëndrojnë gjë që “vret” produktivitetin tuaj. Kur ndjeni se nuk jeni produktiv, fikni telefonin ose lëreni në një dhomë tjetër. Disa studime tregojnë se kur nuk e shikoni telefonin tuaj ju nuk jeni aq të tunduar për të kontrolluar rrjetet sociale dhe, si për rrjedhojë, mund të fokusoheni në punët e rëndësishme.

Jini aktiv

Nëse stresi po ju privon për të qenë produktiv, aktiviteti fizik që ka në fokus frymëmarrjen, si për shembull yoga, mund t’ju ndihmojë. Nëse kuptoni se nuk jeni produktiv për shkak të lodhjes ose mërzisë, atëherë fokusoni energjinë tuaj në cardio. Kjo do t’ju japi një zgjidhje momentale dhe pastaj duhet të flini herët në darkë./NOA.al

Cfarë duhet të bëni për të gjetur motivin e humbur Read More »

Iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, një ‘mesazh’ për lidhjen e tij me SHISH?

Një ditë pas ngjarjes, ku iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, Tahsim Banushaj, po licia ka ngritur pistën e parë të hetimit.

Edhe pse motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, është marrë në pyetje pronari i banesës, i cili jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e tij.

69-vjeçari Tahsim Banushaj ka punuar si kasap në Vlorë, ndërsa është me origjinë nga fshati Ramicë. Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës, mësohet se Banushaj kohë më parë ka qenë edhe bashkëpunëtor i SHISH-it, çka mund të jetë një nga pistat e hetimit të Policisë së Vlorës. Këta të fundit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse mund të jetë një “mesazh” për lidhjen e tij të mëparshme si bashkëpunëtor me këtë institucion.

Ndërkohë, pronari i banesës ka folur rreth momentit kur edhe është dëgjuar shpërthimi dhe frikën e atyre çasteve. Për fat dëmtimi ka qenë vetëm në derën kryesore të banesës.

“Ishim në gjumë. Nga ora 3 e mëngjesit dëgjojmë si krismë, shpërthim. Obobo i thashë gruas, tërmet. Dolën edhe komshinjtë nga banesat e tyre dhe po pyesnin për shpërthimin. Mendova se mund të kishte ndodhur diku tjetër fillimisht. Mora elektrikun e dorës pashë këtu në banesë, fillimisht nuk gjeta gjë. U afrova te dera dhe aty pashë dëmet e shkaktuara. ‘Qenka ‘dasma’ jonë’, i thashë gruas. Na e kanë hedhur ne. Nuk më shkon mendja te njeri. Nuk i kam njeriu borxh. Kam punuar si kasap. Ndoshta dikush më ka borxh mua. Fëmijët i kam të shpërndarë, këtu dhe jashtë shtetit. Edhe mund të kenë gabuar derë, ndoshta. Edhe Policia ma ka ngatërruar emrin”, është shprehur Tahsim Banushaj.

Megjithatë, një tjetër pistë që policia nuk e përjashton, është edhe ndonjë konflikt i mundshëm i 69-vjeçarit, gjë që ky i fundit e ka përjashtuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 e 16 minuta të mëngjesit të së premtes në lagjen “Hajro Çakërri” dhe zona ku ndodhi shpërthimi është në periferi të qytetit, ku mungojnë dhe kemarat e sigurisë. /NOA/

Iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, një ‘mesazh’ për lidhjen e tij me SHISH? Read More »

Meta paralajmëron Avokaturën e Shtetit

Kreu i shtetit Ilir Meta i është drejtuar sot me një letër Avokaturës së Shtetit dhe ministrisë së Financave, ku kërkon informacion lidhur me çështje që Shqipëria ka në arbitrazh me palë të treta.

Kjo është thirrja e tretë për Avokaturën e Shtetit për dhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Kreu i shtetit kërkon numrin e dosjeve në Arbitrazh, pagesat për shërbimet e konsulencës, numrin e çështjeve të fituara nga shteti shqiptar, numrin e atyre të humbura, kostot financiare, dhe shpenzimet për këto gjyqe.

Meta paralajmëron zyrtarët e Avokaturës së Shtetit, se në rast moskthimi përgjigjie, atëherë Presidenca do të vijojë me hapat ligjorë, dhe do të kallëzojë institucionet për shpërdorim detyre.

LETRA

Zonja Avokate e Përgjithshme e Shtetit,

Me shkresën me nr. prot. 2391, datë 13.07.2020, të Institucionit të Presidentit të Republikës, ju është kërkuar informacion mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditë pa asnjë përgjigje!

Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë 14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionit të kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në këtë shkresë të dytë ju është lënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjë përgjigje edhe për këtë shkresë të dytë!

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avoakturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave të vendit.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi:

– Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave të Arbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;

– Nëse për çështjet në proces në Gjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;

– Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;

– Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:

Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit; Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.

– Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo.

– Informacion të veçantë mbi lindjen dhe ecurinë e çështjes së Arbitrazhit ICSID nr. ARB/15/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, duke përfshirë edhe kopje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, në gjuhën që është dhënë dhe përkthimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe.

Nëse informacioni i kërkuar, shoqëruar me kopje të dokumentacionit të plotë, nuk depozitohet në Institucionin e Presidentit të Republikës brenda ditës së hënë, datë 02.11.2020, ju bëjmë me dije se,

– Institucioni i Presidentit të Republikës do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.

Përmes kësaj shkrese, ju bëjmë thirrje të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin, dhe të mos pengoni Kreun e Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese.

Nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit, si dhe organet e ndjekjes penale, për konsumimin e një tjetër vepre penale.

E nderuar zonja ministre e Financave dhe Ekonomisë,

Referuar kësaj situate aspak të logjikshme, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon nga ana juaj një informacion të plotë mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar përkundrejt palëve të treta që ju i keni identifikuar tashmë si detyrim për shlyerje dhe që kanë ardhur si pasojë e humbjes prej shtetit Shqiptar të çështjeve në Gjykatat/Dhomat e Arbitrazhit, si dhe praktikat respektive dokumentare (përfshirë vendimet e gjykatës së arbitrazhit) mbi bazën e të cilave ju jeni informuar për vlerën e detyrimit për t’u shlyer.

Shprehim besimin se nga ana juaj nuk do të ketë vonesa në përcjelljen e këtyre të dhënave.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Ornela Zonja

Meta paralajmëron Avokaturën e Shtetit Read More »

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri feston sot ditëlindjen

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka festuar sot ditëlindjen e tij të 41-të.

Tahiri ka zgjedhur që të postojë një video ndryshe në rrjetet sociale, ku duket sëbashku me një dhi në një fushë.

Tahiri ka falënderuar miqtë dhe të afërmit për urimet, ku shkruan: Ky +2, une ++ Faleminderit te gjithëve për urimin #bday #october #born #scorpio #dhiashyt

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri feston sot ditëlindjen Read More »