Mamaja e Xhino Koçës, Lira ka treguar momentin kur ka marrë vesh lajmin për nd.arjen nga jeta të të birit, i cili u h.odh nga Sanatoriumi. E ftuar në emisionin “Open”, Lira tregoi se lajmin e ka marrë vesh nga motra e saj, ndërsa djali kishte qënë poshtë spitalit, por nuk kishte marrë vesh lajmin për nd.arjen e tij nga jeta. Ishte ndërmjetësja mes Xhinos dhe familjes, ajo që i kishtë dhënë lajmin, pikërisht në momentin që i vëllai kishte shkuar poshtë dritares së 29-vjeçarit.
RRËFIMI NË STUDIO:
E ëma: Xhino tha se i kishin dhënë diçka për gjumë. Djali i madh po mundohej ta qetësonte. Djali i madh ishte aty, shkonte për t’i çuar ushqime dhe ujë. Ndodhi ajo që ndodhi. Djali im i madh ishte aty që në orën 7 për të takuar një infermiere, që na kishin dhnë një numër. Djali im ishte atje por nuk e dinte.
Pyetje: Kush ia tha dhe si ia tha?
E ëma: Infermierja që është në turn merr vesh që Xhino nuk j.eton më. Nuk guxon të zbresë infermierja. Vonesa e saj, detyron imbir personin që Xhino shkëmbeu telefonatat. Mendoi se Xhinos i ishte rënduar frymëmarrja. Por personi i thotë që Xhino nuk jeton më dhe djali thotë që është ngatërrësë. Ishte poshtë dritares së Xhinos. Djali i madh e pyeti a jeton? Përgjigjia është që Xhino nuk jeton…Pyeti personin ndërmjetës, bënte lidhjen me stafin mjekësor.
Pyetje: Ti si e more vesh?
E ëma: Nuk ma tha askush. Nuk e kisha ndezur telefizorin. Djalit të madh, i shkon mendja tek ne. Motra im dhe burri i motrës, vijnë me veshje anti-COVID, dhe më thonë që gjendja e Xhinos është përkeqësuar dhe se nuk jetonte më.
Pyetje: Është folur për de presion dhe sëmundje shoqëruese. Keni një shpjegim ju?
E ëma: Neglizhencë e gjendjes së Xhinos në 48 orët e fundit. Ky është shpjegimi im.
E keni nga dh imbja këtë?
E ëma: Jo. Arrij në këtë përfundim sepse i kam të shkruara në mesazhe. Jam e bindur por nuk jam unë që e vendos. Jam vajzë mjeku, dhe e di shumë mirë që një mjek i thjeshtë e lexon fr ikën tek bebja e syrit. Kishte oksigjen 96. Bëhet fjalë për një djalë të shëndetshëm. Bëri pronontim në palestër. Ishte i realizuar dhe shkolluar. Më 7 maj, ka bërë një pagesë për masterin për në Kanada. Në fund të gushtit duhet të shkonte në Ambasadë për të marrë visën. Nuk pinte cigare dhe as lëndë na rk otike.
Pse një djalë u h odh nga kati i tretë, në spital nuk të mbajnë me zor? Pse e ndërmori aktin eks trem?
E ëma: Mendoni që në Durrës nuk ka apartamente me 4 kate. Mendoni se duhet që të hidhej në spital për t’u h edhur nga ballkoni. Pse u h odh? Të hënën kërkuam që të dilte nga spitali, sepse nga Durrësi më thanë që mund të ndiqej në shtëpi. Më thanë; edhe me Polici po të dilni djalin nuk e nxirrni dot nga spitali. I thoshin ‘nuk ke gjë, por e ke psikologjike’, është tr onditja dhe pagjumësia, se ka ndodhur konfuzion tek Xhino. Italia ka me qindra spitale, nuk kemi dëgjuar asnjë rast.
Nuk ka qënë vet ëvr a sje?
E ëma: Nuk dy shoj se ka qënë diçka tjetër. Por gjendja e neglizhuar, për një konsultë psikologu, apo për diçka për t’i thënë… Ai mendon se edhe po të vinte në shtëpi, do të ishte i sëmurë. Për një konsultë me psikologun, t’i me rret jeta djalit. Jam e sigurtë që nuk është konsultuar.
DASHI.21. mars – 20. prill
Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata do ju udhëheqin drejt rrugës se duhur dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret nuk do mund ta realizojnë dot sot takimin e ëndërruar dhe kjo do i mërzitë paksa. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te matur dhe te kujdesshëm ne mënyrë qe te keni para edhe për te nesërmen.
DEMI.21. prill – 21. maj
Nëse kohet e fundit e keni neglizhuar partnerin, mundohuni te rifitoni kohen e humbur gjate kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyrë gjerat do ecin mire. Beqaret do kenë takime shume interesante te cilat nuk duhen humbur për asnjë lloj arsyeje. Se çfarë do ndodhe me tej lërjani kohës. Financat nuk do ndikohen aspak pozitivisht nga yjet kështu qe do ju duhet shume pune për te ruajtur qëndrueshmërinë.
BINJAKET.22. maj – 21. qershor
Do keni surpriza te njëpasnjëshme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret papritur do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Gjendja financiare do vije dalëngadalë duke u stabilizuar fale edhe masave qe do merrni ju. Bravo për perkujdesin.
GAFORRJA.22. qershor – 22. korrik
Plutoni do jete planeti me pozitiv sot ne jetën tuaj ne çift. Gjerat kane për te ecur me se miri me personin qe keni ne krah, madje do flisni hapur e do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, kështu qe nuk do i pranojnë as ftesat qe do iu bëhen. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak sepse do jene te afërmit qe do ju ndihmojnë tej mase.
LUANI.23. korrik – 22. gusht
Do jeni shume te zënë me pune sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik ta lini pas dore partnerin. Duke mos e ditur shkakun ai do filloje te imagjinoje gjera te paqena. Beqaret do jene te gatshëm te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu bëhen ne mënyrë qe te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar nuk do ketë vështirësi te mëdha, megjithatë mire është qe te shpenzoni me kursim.
VIRGJERESHA.23. gusht – 23. shtator
Dite goxha e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do ju duket me e logjikshmja pa menduar se çfarë mund te ndodhe me pas. Beqaret do jene te turpshëm dhe ka rrezik te humbasin mundësi te shkëlqyera. Me financat do i keni punët mire dhe gjendja nuk do ketë aspak vështirësi. Dini si t’i menaxhoni me maturi ato para qe keni.
PESHORJA.24. shtator – 23. tetor
Dite aspak e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, Do debatoni me partnerin për gjera te kota dhe nuk do qëndroni asnjë moment te qete. Beqareve do iu jepen vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar gjerat do vijnë duke u rregulluar disi. Do i kuptoni gabimet e kryera dhe do mundoheni te gjeni mënyrën për t’i zgjidhur.
AKREPI.24. tetor – 22. nëntor
Do jeni gjithë kohës ne humor te mire sot ju te dashuruarit dhe do jeni gati te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te përjetuar kënaqësi. Beqaret do pranojnë ftesa dhe do argëtohen me personat e sapo njohur. Me tej nuk i duhet çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te rrezikoni sepse mund te mbeteni edhe pa asnjë para. Kujdes!
SHIGJETARI.23. nëntor – 21. dhjetor
Te dashuruarit do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë emocione te veçante. Me mire te jeni te qete sesa te përballeni me debate. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite dhe shume gjera do ju ndryshojnë njëherë e mire. Financat do ua mbrojnë gjithë kohës Merkuri. Do mund te kryeni edhe ndonjë transaksion apo investim te rëndësishëm.
BRICJAPI.22. dhjetor – 20. janar
Te dashuruarit do kenë sukses ne dashuri gjate kësaj dite. Do qëndroni edhe me shume pranë partnerit, do flisni gjere e gjate me te dhe do bashkëpunoni fort. Beqaret fatkeqësisht nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten vetëm. Gjendja e financave nuk do jete ashtu si e keni pritur, megjithatë nuk duhet as te merrni hua. Kërkoni ndihmën e familjareve për te ndryshuar disi situatën.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Dite pasionante dhe e mbushur me çmenduri te vogla kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo çast do ju duket i veçante dhe here pas here do mendoni se jeni ne ëndërr. Beqaret do abuzojnë me joshjen dhe mund te bëjnë gjeste te cilat do ndikojnë për keq. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar ne mënyrë qe gjendja te ndryshoje sa me shpejt. Ju mundeni!
PESHQIT.20. shkurt – 20. mars
Dite shume e këndshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te qene me ndryshe se me pare dhe ju do e shihni gjithçka me optimizëm. Beqaret bëjnë mire t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do shpenzoni dhe sesi do i menaxhoni te ardhurat. Nuk është momenti për te bere çmenduri.
Ndërkaq të ardhurat janë arsyeja kryesore që i shtyn të rinjtë të përzgjedhin degën se ku duan të diplomohen.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pagat më të larta janë në sektorin financiar, që korrespondon edhe me numrin më të lartë të të diplomuarve.
Në aktivitetet financiare paga mesatare është 107.702 lekë.
Sektori i dytë me pagën mesatare më të lartë është teknologjia e informacionit me rreth 80 mijë lekë, pasuar nga administrata me një pagë mesatare prej 63 mijë lekësh.
Sipas INSTAT-it, paga mesatare më e ulët është në sektorin e bujqësisë me rreth 37 mijë lekë, pasuar nga tregtia e transporti me një pagë mesatare rreth 39 mijë lekë në muaj./korrieri
Pritet që masat shtrënguese për baret dhe restorantet, në zonën e njohur si ish-bllok të zgjerohen edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, ndoshta në të gjithë vendit. Po ashtu edhe për transportin publik, në vend.
Gjithçka do të jetë në varësi të situatës epidiomoligjisë në vendin tonë.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë që qytetarët, ashtu si dhe drejtuesit e bizneseve të jenë të ndërgjegjshëm për respektimin e rregullave bazë të frenimit të transmetimit të virusit, pasi është e pamundur që të gjithë të monitohen me anë të inspektorëve apo të mbahen nën kontroll me anë të gjobave.
“Baret dhe restorantet në kryeqytet konsiderohen si vatra të përhapjes se koronavirusit, për shkak të mos respektimit të distancave nga një tavolinë tek tjetra. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë në shqyrtim vendimin për kufizimin e orareve të këtyre subjekteve…”
Gjatë qëndrimit në bare maska nuk është detyrim, por distanca po.
“Nëse nuk respektohet distanca atëherë janë të riskuar”.
“Shërbimi urban është një tjetër pikë kritike në kryeqytet sa i takon përhapjes se koronavirusit. Në orare të caktuar autobusët janë të tejmbushur me pasagjerë. Një pjesë e mirë nuk i mbajnë maskat dhe ata që i mbajnë, i mbajnë në mënyrë jo korrekte, duke u bërë kështu faktor risku për infektim dhe përhapje të koronavirusit”.
“Është thënë që urbanët kanë dhe ato risk transmetimi. Ata që nuk mbajnë maska duhet të mbajnë maska, ndërsa për rregullat e tjera, personat që janë përgjegjës duhet të respektojnë protokollet”.
Ka qenë ky konstatimi i ISHP, ndërsa nuk ka ende një masë për mbylljen e tyre.
Por nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, nuk përjashtohet mundësia që baret e restoratet të mbyllen sërish, ndoshta edhe pjesërisht.
Mund të keni dëgjuar shpesh që disa familje e mbajnë bukën në frigorifer. Kjo ndodh në ato familje me pak anëtarë, në mënyrë që produkti të mos prishet.
Por nga një studim i fundit që është bërë në Britani, thuhet se buka nuk duhet mbajtur në frigorifer.
Arsyeja fshihet tek niseshteja që përdoret për gatimin e saj, e cila ndryshon sipas temperaturave. Ruajtja e bukës në frigorifer kristalizon niseshtenë dhe pasi ajo bie në temperaturë ambienti, kthehet në gjendjen e mëparshme.
Niseshteja e bukës ndryshon kombinim dhe pasi ngrohet, modifikohet sërish duke e bërë bukën edhe më të fortë. Ky proces largon shijen e bukës dhe i humbet freskinë asaj në një kohë më të shkurtër.
Po sipas studimit, për ta mbajtur bukën në kushte të mira nuk duhet ta blini të prerë në feta në mënyrë që të mos thahet shpejt. /k.k/noa.al/
Astrologia Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit për muajin nëntor, ku theksoi që disa shenja do të kenë probleme ekonomike, por që me ndihmën e planeteve si Venusi apo Mërkuri do të gjejnë shumë shpejt zgjidhje.
Dashi:
Duke qenë që kanë Marsin që në qershor do të vazhdojnë të jenë deri në javën e parë të muajit janar. Pjesa që do t’i lehtësojë shumë në raportet personale ndryshe nga Tetori do të kenë mundësi të jenë më të ngrohtë dhe të mbrojtur dhe ata që janë në kërkime të bukura, në periudha të tilla ka gjëra të bukura, ankthi vazhdon të jetë ekonomia dhe pse sado të vështira të jenë situatat përfundmisht do t’ja dalin mbanë. Zgjidhjet e problematikave të tyre do ti kujtojnë nga e kaluara, me situata të tilla janë ndeshur dhe më përpara kështu që dhe zgjidhjet do t’i gjejnë në ecurinë dhe përvojat që mbartin.
Demi:
Duket sikur qëndrueshmëria dhe vendosmëria për të ecur përpara është ndjesia e parë e Demave për këtë muaj të fundit të vjeshtës. Pavarësisht situatës në javën e parë që do të përpiqen dhe ndeshen me pengesa, kjo e shumta do të shkaktojë nervozizëm por nuk do t’i bëjë mbrapa. Hyrja e planetit të fatit me plutonit i ka të gjitha mundësitë që orientimin dhe degëzimin që kemi folur gjatë gjithë vitit, do të kenë ta shtrojnë në rrugëtimin e tyre me hyrjen e planetit të fatit. Pavarësisht ankthit dhe pasigurisë për të nesërmen dhe të sotmen, kanë për t’ja dalë mbanë.
Binjakët:
Do ta gjejnë veten dashje pa dashje në qendër të vëmendjes dhe kjo do të bëjë ta ndjejën veten protagonist sidomos nga 12 deri në 27 të muajit për mirë. E vetmja gjë që duhet të kenë parasysh është që fjalën durim, pak durim deri në datën 17 sa të qartësohet pak situata, sepse ka për të bërë një vendosje që do të ndryshojë skemat që na rrethojnë. Nuk është muaj i keq, ka një mbyllje spektakolare në fund.
Gaforrja:
Me gjykimin ndaj të tretëve do ta kenë vështirësinë këtë muaj dhe duket sikur do të jenë me ankesa ose të padrejtë në mënyrën sesi do të gjykojnë dhe reagojnë. Për pjesën e parë fajin e kanë të tjerët dhe jo ata. Ndërkohë që ndryshon plani dhe pavarësisht humorit të ndryshueshëm që është deri në datën 17 të muajit, pas kësaj hyrja pozitive është shumë e fortë pavarësisht se në katërkëndësh me Marsin nga Dashi do të ndikojë shumë për qartësimin e tyre por edhe për t’u ndjerë shumë më të fuqishëm nga çfarë e kanë projektuar muajin nëntor në raport me profesionin dhe atë që duan të marrin në statusin e tyre profesional.
Luani:
Edhe për Luanët, ashtu sikurse fola për Binjakët dhe për shumë pak ditë fjala durim deri nga data 12. Edhe pse në idetë e tyre apo në vrullin e tyure duket sikur nuk duan të kuptojnë ose të marrin parasysh asgjë çfarë ndodh rreth e qark dhe kjo mund të bëjë që ta gjejnë veten të pakuptueshëm ose me vështirësi kuptueshmërie apo pranueshmërie nga të tjerët jashtë shtëpie, sepse brenda shtëpisë do të ndihen mbretër dhe të mbështetur totalisht dhe çfarëdo lloj ideje që kanë, do të kenë suportin maksimal të familjes sidomos nga 12 deri në 2 të dhjetorit. Duke qenë se kemi ndryshimin serioz për këtë cikël të Tokës, kjo do t’i bëjë që të kenë të drejtë në fund.
Virgjëresha:
Do ta gjejnë veten gjatë pjesës së parë deri në 17 si në botë paralele, në dy realitete të ndryshme por me instikte shumë të forta që kurdo që do të duket të vijnë me këmbë në tokë mundet dhe e arrijnë. Kjo mënyra që nuk është normale për Virgjëreshën në fakt që të përshtatet në formë të tillë, por do ta gjejë veten me një instikt përshtatshmërie shumë të fortë gjë që do të jetë dhe arma më e fortë për t’ja dalë me sukses mbylljes së kësaj epoke. Në këtë drejtim do ta ndjejnë veten jo vetëm të aftë dhe elokuent, por dhe shumë të zgjuar dhe njëkohësisht atë pjesën e riorganizimeve se në muajin tetor ishin si në një periudhë pauze dhe pse me zor i mbante vendi dhe në pjesën e fundit të muajit kanë një vendimarrje të ndikuar pozitivisht nga hyrja e planetit të fatit me Plutonin.
Peshorja:
Do të kenë Mërkurin në të kundërt sot sepse nesër do të gdhihen në të drejtë. Do të kenë edhe Venusin deri në ditët e fundit të muajit nëntor. Kjo do të bëjë që raportet personale apo jeta personale, grindjet në këtë drejtim të jetë mënyra se si do të kanalizojnë stresin dhe ankthin e periudhës. Në fakt nuk do t’ja rekomandoja se herë pas here bëjnë shkarkime aty, megjithatë me largimin e Venusit në fundin e muajit dhe kalimi i Mërkurit te Akrepat do të bëjnë të mundur që çfarë do lloj gjumi që të kenë bërë korrigjimin përfundimtar.
Akrepi:
Me shumë shumë pak kujdes për shëndetin e tyre deri nga data 11, prania e Venusit i bën ata të ndihen ata më imponues se zakonisht. Megjithatë do ta gjejnë mënyrën se si ta shpenzojnë kohën e tyre. Duke qenë se Plutoni është planeti i tyre drejtues kam bindjen se do të rezultojnë edhe më të fituarit për çështjet praktike. Ndërsa përsa i përket Venusit dhe Mërkurit, paqe në jetën personale. Të zgjedhin paqen dhe dashurinë dhe kanë për të kuptuar se je më i lumtur brenda shtëpisë.
Shigjetari:
Shumë mirë me jetën personale. Mbështetje dhe suport maksimal nëse e krahasojmë me pjesën tjetër të 2020. Është periudhë shumë e lehtësuar, do të bëhet akoma më e mirë me kalimin e Diellit në 10-ditëshin e fundit. Ndërkohë situate është që të mbështeten për ekonominë e tyre se ku të mbështeten ekonomikisht. Kanë për t’u ndeshur me dikë me shumë pushtet, i cili do të ndihmojë në zhvillimin e planeve të tyre, për fuqizimin e ekonomisë. Do të rezultojë gjysma e dytë me plane, ide, por edhe buzëqeshje pjesa e dytë e muajit në lidhje me ekonominë.
Bricjapi:
Plutoni dhe planeti i fatit Neptuni që është tek ata, nuk do guxojnë të bëjnë luftra qoftë me eprorët, me njerëzit më të fuqishëm me veten. Pra duket sikur janë të vendosur të luftojnë me cdo mur apo me çdo gjë që i ndalon në rrugëtimin e gjetjes së suksesit. Disa prej tyre do të shpërblehen maksimalisht, do të rekomandoja që është shumë e thjeshtë të bësh luftë në këtë periudhë, por fitojnë ata që nuk janë luftëtarë. Pra fitojnë ata që gjejnë gjuhën e duhur, elokuencën e duhur. Pavarësisht se është e kot që ta them pasi nevoja për t’u përballur dhe për të marrë çfarë duan është e madhe.
Ujori:
Ankthi është karakteristikë e kohës me shtyrje, të lodhur e të ezdauruar, por është shumë pak se fillon periudha që do të flitet gjithandej për strukturimin e gjërave të tyre. Do filloi të ndihet prania e Diellit te ata. Për sa i përket pjesës së parë vazhdojnë ndryshimet me buzëqeshje.
Peshqit:
Me të njëjtën buzëqeshje do të vazhdoja të flisja për Peshqit, për mënyrën se si ata do të ndihen dakort me familjarët e tyre. Çfarëdo lloj ide, kreativiteti apo zemërgjerësie, ndjenjat më të bukura që kanë t’i drejtojnë dhe t’i kanalizojnë në fund. Kjo do t’i bëjë të ndihen jo vetëm shumë rezultativ në atë se çfarë do të bëjnë por edhe të rëndësishëm. Përsa i përket ekonomisë duket sikur është e ngecur në një gjendje të qendrueshme, por edhe kjo është provizore. Edhe përsa i përket Peshqeve, hyrja e planeteve si Plutoni do të sjelli një zhvillim përsa i përket ekonomisë. Pak kujdes me shëndetin Peshqit deri nga data 12.
Jozefina Topalli, ish nënkryetarja e PD-së dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, vendosi pak ditë më parë të rikthehej në politikë.
Ajo pas largimit nga PD vendosi të krijojë një parti të re, me emrin: Lëvizja për Ndryshim.
Topalli pas krijimit të partisë është pritur disi me skepticizëm, madje sulmuar dhe është kritikuar, por një artikull i botuar sot në gazetën Fjala, me autor Roland Qafoku, ka pretenduar të kundërtën.
“Një falenderim të sinqertë për shkrimin e sotëm të gazetarit Roland Qafoku, të botuar tek gazeta FJALA”, tha Jozefina Topalli, në reagimin e saj, duke bërë publik edhe shkrimin.
Cili ishte artikulli i Roland Qafokut, për Jozefina Topallin?
10 arsye përse Jozefina Topalli ka të drejtë!
Rubrika, Vera e re në fuçinë e vjetër
Nga Roland Qafoku
E përjashtojnë. E sulmojnë egërsisht. E anatmetojnë. Ata që nuk kanë lidhje me të djathtën e akuzojnë se është e shitur te e majta. Për të majtët, edhe pse u intereson kjo përplasje, Topalli çalon shumë për të qenë pjesë e planeve të tyre.
I thonë e ç’nuk i thonë dhe më pas po këta syresh konkludojnë se Jozefina Topalli, jo thjesht po gabon, por është armikja kryesore e PD-së.
Pikërisht nga këto pseudoargumente mund të themi se Jozefina Topalli ka të drejtë që çke me të. Ka të drejtë për atë që përfaqëson, për atë që është, për atë që ka dhënë dhe për atë që ajo beson.
Sigurisht që në karrierën e saj që çke me të ka bërë edhe gabime, të cilat mendoj që nuk e nderojnë, por ato nuk kanë qenë asnjëherë faje dhe që fakti që i ka pranuar edhe me gojën e vetë i japin shumë pikë.
Por, janë të paktën 10 arsye të forta që i japin të drejtë të vetmes grua në historinë e shtetit shqiptar që ka fituar epitetin “gruaja e fortë”.
E gjitha kjo, jo vetëm për karrierën partiake, jo vetëm se është femra e parë shqiptare që ka mbajtur një post kaq të lartë dhe kaq të rëndësishëm si kryetare kuvendi për 8 vjet por edhe pse në këtë karrierë nuk është përfolur kurrë për afera korruptive dhe abuzime me detyrën dhe mbi të gjitha se moralin e ka armën më të fortë me të cilin janë të rrallë ata që ia dalin.
E PËRJASHTUAN POR I THONË MOS FOL
Në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017 mungonin shumë emra të kastës së vjetër të PD por më i rëndësishmi ishte ai i Jozefina Topallit.
A e imagjinoni në një moment që pas 24 vite karrierë, sakfrificë, impenjim maksimal, një grua familjare, nënë e dy fëmijëve të vegjël që i linte në shtëpi për të bërë opozitë në vititn 1997, që kishte provuar rrezikun e jetës mes breshërisë së plumbave, që ka provuar edhe pushtetin pa abuzuar me të, ka provuar përsëri opozitën, befas një ditë, vetëm me një të fshirë gome të emrit, të gjendej në rrugë.
Sigurisht që një largim edhe mund të ndodhte dhe do ishte normal për këdo. Një largim pas 24 vitesh karrierë nuk është hata. Por Jozefina Topalli nuk u largua vetë dhe nëse kjo do ndodhte mund të ishte normale. Atë e përjashtuan. Nuk iu tha asnjë fjalë. Nuk i dhanë asnjë sqarim e justifikim.
Thjesht nuk ishte në atë listë dhe në vend të saj ishin ata që sot janë në Kuvend kampionë të injorancës dhe vendosin për fatet tona. E nëse dikë e përjashton, do presësh edhe reagimin e të përjashtuarit. Dhe Jozefina Topalli ka bërë dhe po bën atë më normalen. Ka ngritur zërin sa herë që PD dhe Lulzim Basha e kanë shkelur me të dyja këmbët.
LARGIMI MË I RËNDËSISHËM
Nga Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën ka patur jo pak hemoragji. Astrit Patozi, Arben Imami, Genc Ruli e shumë të tjerë të brezit të Berishës ishin ata që nuk u përfshinë në projektin e liderit të ri Lulzim Basha.
Por duhet thënë se largimi më i rëndësishëm ishte Jozefina Topalli. Dhe kjo për shumë arsye, mes të cilave ishte karriera e saj, besnikëria e treguar ndaj PD. Impenjimi dhe skarificat që ajo që kishte bërë në karrieren e vete politike.
Pavarësisht sukseseve, dhe arritjeve, çdokush mund të gjejë dicka te Arben Imami. Mund të thotë që ka bërë pirueta. Herë majtas e herë djathtas. Herë me PD e herë me PS pa përmendur vitin 1997 që vetëm një foto mbi tank mungon për t’ia gjetur kleçkën. Mund të thonë edhe për Patozin diçka që nuk u pëqlen.
Mund të thonë se nuk foli kur Berisha hoqi nga listat shumë eksponentë të vjetër të PD në listën e kandidatëve të vitit 2013 që nga Ilir Rusmali e deri te Fatos Hoxha. Por ç’mund të thonë për Jozefina Topallin.
Nuk pati kurrë një post ekzekutiv. Nuk ishte kurrë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Sigurisht edhe ajo ka qenë zbulimi, zgjedhja dhe përzgjedhja e Sali Berishës në vitin 1996 kur u bë pjesë e parlamentit për herë të parë.
Por vajza e familjes Çoba ishte një dardhë nën pemë. Me trashëgiminë e të parëve, ajo justifikoi gjithçka në PD dhe çdo gjë e arriti vetë duke justifikuar edhe zbulimin, edhe zgjedhjen por edhe përzgjedhjen. Padiskutim që në aradhën e gjatë të largimeve, Jozefina Topalli ishte dhe mbetet largimi më i rëndësishëm nga radhët e PD-së që nga viti 1990.
KUR PËRJASHTOHET NJË GRUA
Tingëllon disi më ndryshe largimi në një formë të tillë siç është larguar Jozefina Topalli. Në Shqipërinë tonë me një shoqëri të theksuar maskiliste është shumë e lehtë të sulmosh një grua. Është shumë e lehtë ta mundësh dhe është e lehtë ta eleminoish atë.
Pak a shumë kështu ndodhi edhe me Topallin. A mund të thotë dikush se cila grua ka arritur të bëjë dhe të arrijë në politikë ato që ka bërë Jozefina Topalli? Nëse i hedhim një sy historikut, PD ka patur femra që në momente të caktuara edhe kanë shkëlqyer. Por ky shkëlqim ka qenë për pak kohë.
Një syresh janë tretur si kripa në ujë dhe nuk kanë përballuar jetëgjatësinë në politikë. Kështu ndodhi me Rushen Golemin, një personalitet në mjekësi madje edhe në politikë, por shumë shpejt doli nga politika dhe riashtarët e tanishëm në PD nuk ia dinë as emrin.
Kështu ndodhi edhe me Rajmonda Bulkun. Aktorja e bukur u shndërrua deri lidere e një manifestimi spektakolar më 20 shkurt 1991 dhe në vitin 2009 u bë edhe deputete e PD. Por u tërhoq nga politika pa shkëlqyer shumë siç ka shkëlqyer në film duke preferuar teatrin dhe familjen.
Kështu ndodhi me Albina Karamitron, një grua me shumë potencial në politikë, por edhe ajo shumë shpejt u sfumua, doli nga politika dhe sot mund ta mbajnë mend vetëm disa gazetarë të lashtë.
Të treja gra të zonja dhe të afta me atë që treguan teksa aderuan në PD, por ama pas shumë pak vitesh zgjodhën tërheqjen për të qenë të qeta, larg luftës së ashpër mashkullore politike dhe pranë familjes.
Me Jozefina Topallin nuk ndodhi kështu. Ajo dhe vetëm ajo luftoi në çdo situatë dhe rrethanë me meshkuj përreth që e shihnin si rivale dhe për hir të vërtetës me shumicën e tyre fitoi. Prandaj largimi i politikanes Jozefina Topallit dhemb. Por më shumë dhemb largimi i një gruaje që luftoi dhe fitoi shumë beteja.
LARGIMI I NJË NJERIU TË NDERSHËM
“Në shtëpi kam çuar vetëm rrogën time”. Jozefina Topalli e ka përmendur disa herë këtë frazë kur ka qenë në pushtet dhe kur është larguar nga pushteti. Dhe kjo është e vërtetë. Nuk ka asnjë akuzë publike dhe zyrtare ndaj saj.
Nuk ka asnjë përfolje dhe nuk ka asnjë anatemim për përfshirje në afera korruptive. Dhe kjo ka një domethënie të madhe në një politikë shqiptare të mbarsur me të korruptuar të cilët konkurojnë më shumë për pasurinë se sa për të punuar për popullin.
Jozefina Topalli ka arritur të krijojë profilin jo thjesht të një gruaje të bukur që vishet bukur. Por të një gruaje më shumë se kaq, të ndershme dhe që e do familjen.
Një profil që është larg disa grave në kupolën e PD që nuk kanë lidhje as me ndershmërië e as me moralin e Jozefina Topallit. Epo kjo nuk është pak. Është pikërisht ajo që ka nevojë politika dhe shoqëria shqiptare.
E AFRUAN DUKE E LARGUAR
Përzgjedhja e emrit të Jozefina Topallit nga dega e Shkodrës në fillim u duk si një ogur i mirë. Por ç’ndodhi? Dega e vendlindjes vërtetë e propozi por a do të ishte normale që Topalli, një kundërshtare e fortë e lidershipit të PD të bënte pulën e urtë pas përzgjedhjes dhe ta quante këtë arritjen e misionit të vet?
Topalli e hodhi poshtë këtë ofertë që për të ishte më shumë se një futje në vathën e të gabuarve.
“Unë nuk mund të pranoj të bëhem deputete dhe më pas të gënjej zgjedhësit duke mbyllur gojën”, tha Topalli në një intervistë në “Hard Talk”. Pra, kjo ishte një afrim për t’i mbyllur gojën, ose e thënë me fjalët e Topallit, një afrim për ta larguar nga vetëvetja. Epo kjo nuk i shkon asaj.
SULME SKUTHËSH
Eh ç’të bëjnë në politikën shqiptare kur del kundër kryetarit dhe partisë. Nuk duhet ta harrojmë kurrë sulmet në front ndaj Jozefina Topallit në rrjetet sociale. Me emra të rremë dhe me mllef tipik otoman, Jozefina Topalli u sulmua egërsisht pa asnjë normë etike. Çfarë nuk shkruan për të.
Ka qenë kështu, e ka qenë ashtu. E deri te lidhje me Sigurimin. Ka të drejtë ajo dhe njerëzit e saj të thonë: o ju sulmues skuthash nxirrni një dokument dhe pastaj Topalli jo vetëm nuk duhet të vijojë këtë aksion politik por duhet të mbyll publikisht një herë e mirë gojën.
Të largohet nga politika dhe të mbajë mbi shpinë një njollë duke turpëruar të gjithë ata që e mbështetën në 24 vite në karrierën e saj. Por ama, në të kundërt, jo vetëm sulmet duhet të ndalohen, por duhet një falje e madhe publike nga ata që e kanë orkestruar këto sulme dhe një proces gjyqësor ku shpifësit të dënohen.
PËRFAQËSIM I NJË TRASHËGIMIE
Gjon Çoba, kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet, senator në vitet ‘20-të dhe ‘30-të ishte gjyshi i Jozefina Çoba, Topallit. Kaq i mjaftonte Jozefina Topallit jo vetëm të krenohej por të krekosej se për të punonte historia vetë.
Shtoi kësaj edhe faktin që familja e saj nga babai dhe nëna kanë qenë tregtarë që jepnin e merrnin nga Italia dhe vende të tjera të Mesdheut. Por që për fat të keq pësuan goditje të ashpra nga regjimi komunist saqë edhe vetë ka treguar që ka patur raste që nuk kishte bukë të hante.
Ajo vetëm shumë se një here ka thënë se nuk ka menduar kurrë këtë ishte pjesë e poltikës si një mallkim që kishin marrë të parët e saj. Por dashuria e Jozefinës nuk ka qenë politika, por matematika.
E megjithatë rrethanat erdhën në atë mënyrë që Jozefina Çoba u bë pjesë e politikës duke sjellë në politikën shqiptare jo vetëm femrën kurajoze dhe me moral, por edhe një trashëgimi.
Një trashëgimi që tashmë është këputur në mes. E që fatkeqësisht ngjan me goditjen që morën të parët e saj, por në një formë të moderuar.
NUK I JAPIN TË DREJTË TË VIJOJË KARRIERËN
A ka të drejtë dikush t’i ndalojë Jozefina Topallit që të mos vijojë karrierën? A ka të drejtë dikush ta ndalojë të bëjë atë që do në politikë?
Sigurisht që po. Po e gjen të drejtën një takëm që thonë nuk ka të drejtë. Kjo është absurde për më tepër pas 30 vjetësh dhe kur këto zëra vijnë nga partia e parë që kërkoi liri.
Jozefina Topalli edhe mund të dështojë në këtë aksion të saj politik, por ama ajo dhe politika shqiptare fitoi një gjë të madhe.
Fitoi atë që një politikan është i lirë dhe mund të garojë dhe konkurojë si e mendon ai. Askush nuk ka ta drejtë ta anatemojë dhe ta sulmojë për këtë arsye.
TË LARGUARIT QË NUK I BESOJNË
Astrit Patozi po krijon partinë e vet. Mylsim Murrizi po krijon partinë e vet. Edhe Jozefina Topalli po krijon partinë e vet. Të gjithë po krijojnë partinë e vet.
Epo kjo është rrëmujë e madhe që nuk ia ka fajin Lulzim Basha. Por nuk ia ka fajin as Jozefina Topalli.
Myslim Murrizi është shprehur se do ta ftonte zonjën Topalli në partinë e vet. Por realisht Jozefina Topallit ai kostum, por edhe i të tjerëve u rri ngushtë. Ata e besojnë dhe e vlerësojnë Jozefinën, por statura dhe ambicjet e saj janë më të mëdha se të tyret.
BERISHA I JEP TË DREJTË, POR…
Në intervistën për emisionin “Hard Talk” Berisha e tha qartë që largimi apo mospërfshirja e Jozefina Topallit në listat e zgjedhjeve të vitit 2017 ishte gabim i zotit Basha.
Edhe me statut ajo e ka të drejtën të jetë kandidate për deputete. Por Berisha duhet thënë që nuk e ka mbështetur hapur Topallin.
Ai e takon, e mirëpret por kurrë nuk ka thënë publikisht sepse ç’po ndodh me këtë zonjë edhe nëse ai mendon se ajo e ka gabim.
Atëherë çfarë ka ndodhur mes doktorit dhe Topallit? Askush nuk di ta japë saktësisht përgjigjen e kësaj pyetje.
Por çifti politik më i konsoliduar në të djathtën shqiptare, ai njëshi dhe ajo dyshi, tashmë ndodhen më larg se kurrë më parë.
Prej vitit 2013 Topalli beson se Sali Berisha ka bërë gabimin më të madh në jetë duke mbështetur Lulzim Bashën për të qenë kryetar i PD-së. Ajo ka harxhuar të gjitha bateritë e veta për të sulmuar pikërisht atë që Berisha i ka dhënë kaq shumë besim.
Rrjedhimisht, Berisha dhe Topalli ndodhen për herë të parë, ndoshta edhe të fundit, në një mosdakordësi publike. Një përplasje që askush nuk e kupton, askush nuk i jep sqarim dhe askush nuk e thotë qartë se kush ka të drejtë dhe kush jo.
Një situatë që do ta tregojë vetëm koha. Nëse PD do fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe Basha do bëhet kryeministër, Jozefina Topalli duhet t’i kërkojë të falur dhe vetë duhet të largohet përfundimisht nga politika.
Ama nëse PD humbet zgjedhjet e 25 prillit, duhet që Lulzim Basha të largohet nga politika dhe Jozefina Topalli duhet të përgatitet të drejtojë PD. Këtë herë pak rëndësi ka, me apo pa bekimin e Berishës.
Delegacioni kosovar ka pasur disa takime në Bruksel muajve të fundit në kuadër të bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga BE-ja. Por, njëri ka ka pasur epilog shqetësues.
Burime brenda Policisë bëjnë të ditur për Indeksonline se javë më parë në Bruksel delegacionit kosovar i është vjedhur çanta.
Madje, mësohet se dokumentet që ndodheshin në çantë ishin konfidenciale në të cilat kishte material për bisedimet me Serbinë.
Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj.
Pak ditë pasi çanta me dokumente është vjedhur, e njëjta i është kthyer palës kosovare.
Rasti është mbajtur në heshtje deri më tani, edhe pse konfidencialiteti i dokumenteve është shqetësues për Kosovën dhe bisedimet e ardhshme ndaj palës serbe.