Analisti Baton Haxhiu ka vënë një bast publik një natë më parë.
“I ftuar në “Opinion”, Haxhiu, teksa fliste për sondazhet e bëra publike së fundmi që nxjerrin fitues kryeministrin Edi Rama, analisti Haxhiu ka vënë bast me karrierën e tij.
Ai është shprehur se nëse Rama nuk del fitues, ashtu siç është parashikuar, nuk do të dalë më në televizione.
“Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, unë s’dal më në tv. Çështje e mbyllur,”- tha Haxhiu.
Mbrëmjen e djeshme Tea iu është përgjigjur akuzave të Shqipës, e cila ka publikuar foto të saj me Beartin.
Madje Tea e ka quajtur atë lezbike, pasi mendon se homofobët thellë brenda vetes janë homoseksualë.
Por nuk ka vonuar edhe reagimi i Shqipes, e cila nëpërmjet profilit të saj në Instagram ka publikuar një moment kur Marigose i bie jastëku nga barku tek filmi “Përrallë nga e kaluara”.
“Të ra dhe ty jastëku… kështu të ra baloni. Nuk të beson më njeri o balontore ke vënë dhe balon te buzët. veç kamerën (shikimi) e ke të prishur… imagjino si do ishe edhe e shëndoshë me syze, edhe veshja si burrë që kur të pashë për herë të parë thashë mos ka ardhur për mua ky katrori. Aq shumë të paskan djegur fjalët e mia sa e nxore ti gjithë vrerin sot në darkë. Je e vogël o balon që të bësh një publik të tërë për budalla se ata që janë brenda të njohin të gjithë. Meridian merru ti tani me këtë se unë kaq desha të nxirrte veten”, ka shkruar Shqipja.
Shqipja ka vazhduar të publikojë biseda të dërguara nga ndjekësit të cilët tregojnë që e kanë parë Tean me Beartin.
Mbi 9 mijë studentë kërkojnë rikthimin në auditore të paktën për seminaret, laboratoret dhe praktikat. Afati që studentët i kanë lënë Qeverisë për vendimin lidhur me rikthimin në auditore përfundon nesër, ndërsa studentët paralajmërojnë se do të bojkotojnë edhe mësimin online.
Studentët shprehen se shpresojnë që brenda ditës së enjte, Komiteti Teknik i Ekspertëve të kthejë një përgjigje pozitive lidhur me kërkesat e parashtruara 10 ditë më parë.
“Shpresojmë të kemi një vendim pozitiv për rikthimin në auditore. Është e pakuptimtë që lokalet qëndrojnë hapur dhe universitetet janë të mbyllura.
Ka propozime për organizime protestash para Ministrive të linjave, mund të bojkotohen provimet, por edhe mësimi online”, deklarojnë studentët.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur një shtim të rasteve të reja me Covid-19, sikunder edhe numrit të vdekjeve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se 7 ose 10 ditët e ardhshme pritet të kenë një shtim të rasteve. Kjo nuk favorizon rikthimin e studentëve në auditorë, ndonëse nesër pritet të ketë një përgjigje, bazuar në afatin që studentët i kanë lënë Komitetit Teknik.
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas arrestimit të infermieres së Infektivit, e cila ak uzohet se i vodhi lekët dhe kartën e bankës një pacienti me COVID-19, i cili vd iq.
Roniada Hysa, 30-vjeçarja, infermiere e Spitalit Infektiv në Tiranë, u arr estua sot nga Pol icia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që hu mbi jetën nga Covid-19.
Duke dënuar me forcë ngjarjen e shëmtuar, – “na çudit fakti që është e disata herë që i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të nis hetim të spitaleve covid dhe të personelit që punon në këto spitale pasi pothuajse të gjithëve në mënyrë të pajustifikuar ju janë rritur të ardhurat e tyre jo vetëm prej bonusit të dhënë nga qeveria por në forma të tjera të padeklaruara dhe burimi i këtyre të ardhurave nuk justifikohet”, thuhet në deklaratën e shoqatës së infermierëve.
Sipas de noncimit të bërë publik, djali i viktimës deklaronte se babai i tij ishte vjedhur, pasi kishte ndërruar jetë. Në total, pacientit në fjalë iu morën 60 mijë lekë.
Infermierja Hysa ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast.
Reagimi i plotë i shoqatës së Infermiereve të Shqipërisë:
Reagim per te disaten here per korrupsionin qe po ndodh ne spitalet Covid. Edhe pse kemi qene te paret qe kemi deklaruar menyren e sherbimit qe po behet ne keto spitale dhe mungesat e theksuara te sherbimit mjekesore dhe social dalja ne pah e korrupsionit mes bluzave te bardha nuk eshte dicka e re.
Sigurisht ne e denojme me force cdo lloj forme korrupsioni dhe cdo lloj sjellje veprimi dhe mosveprimi te personelit shendetesore ne drejtim te pacienteve dhe kerkojme denim maksimal per cdo veper te kryer ne cdo institucion shendetesore si ne shtet dhe ne privat.
Por na cudit fakti qe eshte e disata here qe i bejme thirrje institucioneve perkatese qe te nis hetim te spitaleve covid dhe te personelit qe punon ne keto spitale pasi pothuajse te gjitheve ne menyre te pajustifikuar ju jane rritur te ardhurat e tyre jo vetem prej bonusit te dhene nga qeveria por ne forma te tjera te padeklaruara dhe burimi i ketyre te ardhurave nuk justifikohet.
Nuk mundet qe i gjithe Sistemi shendetesore dhe te gjithe punonjesit shendetesore te perbalten per shkak te disa rasteve abuzive qe mund te jene ne mesin tone,por cdo shkelje duhet hetuar deri ne fund duke nxjerr para drejtesise jo vetem personin qe ka bere shkelje por dhe cdo bashkepunetore tjeter te tyre pamvarsisht pozicionit drejtues apo profesional qe mund te kete.
Sigurisht qe keto nuk jane te vetmet raste por ka shume raste qe jane denoncuar ne menyra te ndryshme por qe jane neglizhuar nga institucionet qe duhet ti ndjekin deri ne fund keto shkelje.
Per ne nuk eshte e lehte te flasim per te tilla gjera por eshte koha qe mos te ndoten te gjithe pasi ka shume qe po punojne dhe sakrifikojne me ndershmeri edhe ne kohe pandemie dhe pa shperblime dhe bonuse.
Prandaj le te mos presim te dali nje rast tjeter qe te presim drejtesine te veproj.
Kemi kerkuar hetim te menyres se punesimit te personelit ne vitet e fundit si dhe verifikim te dosjeve te tyre se sa te vlefshme jane qe ato mund ta ushtrojne profesionin apo jane ne shkelje.
Duke shpresuar qe ky te jete rasti i fundit qe njollos punen dhe figuren e infermiereve ne vendin tone urojme qe drejtesia te vihet ne vend sa me shpejt” mbyllet deklarata e Shoqatës së Infermiereve te Shqiperise.
/NOA.al
Moderatorja Einxhel Shkira shpesh herë vihet në fokus të mediave rozë për deklaratat e saj dhe per ‘she rret’ në të cilat përfshihet.
Këtë herë Einxhel ka dhënë mendimin e saj në lidhje me mënyrën se si dashurojnë meshkujt. Në rrjetet sociale ajo ka shkruar se meshkujt nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë egoja e të qenurit “burrë”, duke shtuar se “këto specie ekspozohen si shembuj për fëmijët”.
“Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agr esivë dhe prepotent ndaj femrës.Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve!
Përpiqen ta nënsht rojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke tëpërçmuar. Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E tr ishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët,”– shkruan ajo.
“Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agr esivë dhe prepotent ndaj femrës.Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve!
Përpiqen ta nënsht rojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke tëpërçmuar. Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E trishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët,”– shkruan ajo.
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se të përfshirët në përgjimet e antima fias italiane kishin hapur një dyqan rrobash në Tiranë dhe media e transformoi dhe ambalazhoi lajmin sipas interesave të veta.
“Maf ioze idiote!!! Kurseni për te mos paguar 20% dhe hapni vetem nje dyqan te “vockel” rrobash. Nderkohe paguani nje hale me pare per te blere gjithe median qe i prish terezine të madhit…
Ermal Mamaqi ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën “After Party” në emisionin’Shiko kush luan’. Ermali iu përgjigj edhe pyetjeve nga jeta personale, përfshirë këtu një pyetje mbi s.e.ksin. “S.e.ksi më i mirë para apo pas martese?”
“Uaaa! Mendoj që pas martese, por s’ka ardhur akoma pjesa më e mirë”-u përgjigj Ermali. Producenti tregoi gjithashtu se ai e do më shumë Amin dhe është më xheloz se ajo. Po unë padyshim se ajo s’ka për çfarë të jetë xheloz”-tha Ermali me humorin që e karakterizon. Ermali tregoi dhe pjesën e tij më romantike kur i dedikoi Amit këto fjalë: Nuk e imagjinoj dot veten pa ty!
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ka deklaruar zyrtaritsht se provimet e sezonin do të mbahen online.
Ky vendim vjen në një kohë që studentët kanë kërkuar me ngulm rikthimin në auditore, madje kanë dorëzuar edhe një peticion në Ministrinë e Arsimit.
Kujtojmë se ministrja Evis Kushi ka mbajtur një takim me rektorët e universiteteve, por edhe me Komitetin Teknik të ekspertëve, për të marrë mendimin e tyre.
Po ashtu studentët u takuan edhe me Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, dhe deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditore, të paktën për provime dhe praktika mësimore.
“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni”,- u shprehën studentët.