Andueli

Disa këshilla për një lëkurë të bukur dhe rinore

Nuk është asnjëherë shumë herët për të menduar se si të ruani freskinë e rinisë.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në plakjen e lëkurës, prandaj kujdesuni për të për aq kohë sa e keni ende mundësinë.

Ja disa këshilla që mund të bëni për një lëkurë të bukur dhe rinore.

Përdorni scrub dy herë në javë

Scrub-et e fytyrës përmbajnë mikrokokriza që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë, rigjenerohen qeliza të reja dhe kjo ndihmon që lëkura juaj të duket e bukur. Këshillohet që të përdorni scrub të paktën 2 herë në javë dhe mund ta bëni edhe vetë në shtëpi. Për shembull, mund të bëni scrub-in tuaj duke përzier boronicat, sheqerin dhe mjaltin.

Investoni në një hidratues të mirë

E besoni ose jo, kremi i kërpit CBD është një opsion shumë i mirë për hidratimin e fytyrës, pasi ka veti anti-inflamatore dhe e bën lekurën tuaj të duket më e freskët. Kremrat e fytyrës CBD janë një zgjidhje shumë e mirë, sidomos nëse keni predispozitë për akne, sepse ndihmojnë në reduktimin e puçrave dhe skuqjes. Gjithashtu, këta kremra reduktojnë prodhimin e tepërt të vajit, gjë që e bën lëkurën tuaj të jetë më pak e yndyrshme.

Përdorni produkte natyrale

Kimikatet e shumta që gjenden në disa kremra janë të dëmshme, sepse mund t’ju krijojnë rrudha, thatësirë dhe iritim. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të përdorni produkte që janë tërësisht natyrale, pa fragranca dhe alkol.

Lajeni fytyrën dy herë në ditë

Fytyra duhet larë një herë në mëngjes dhe një herë në darkë. Gjithashtu, nëse bëni aktivitet fizik, duhet ta lani fytyrën edhe pas fiskulturës, pasi djersa bllokon poret. Ama, vini re! Nuk duhet ta lani fytyrën më shumë se ç’duhet, pasi mund t’ju thahet dhe iritohet. Në mëngjes përdorni një larës të butë dhe krem hidratues, kurse në darkë një larës vajor dhe krem hidratues. /NOA.al

Disa këshilla për një lëkurë të bukur dhe rinore Read More »

Rama, Metës dhe Bashës: Ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!

Pas kritikave mbi menaxhimin e pandemisë nga qeveria, nga opozita dhe presidenti Meta, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Nga ana e tij, Rama akuzon opozitën se i ka varur shpresat për pushtet te ‘katastrofa shëndetësore.

“Ilir, që ti, Monika, Luli, Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!” – shkroi në reagimin e tij Rama.

Pas rastit të katërt teska një pacient u hodh sot nga godina e Infektivit ku ishte shtruar, opozita kritikoi ashpër qeverinë.

Kryeministri bëri edhe krahahsim dhe tha se janë vetëvrarë 71 persona në Itali nga marsi deri në gusht të këtij viti. Ai tha se si ndryshim opozita italiane nuk merret me këtë fenomen, pasi nuk ka lidhje me qeverisjen.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin”, shkroi Rama.

/NOA.al

Rama, Metës dhe Bashës: Ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Read More »

Mbyllja e lokaleve dhe kufizimi i lëvizjeve për njerëzit/ Si do funksionojë dhe kush bën përjashtim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar detajet se si do të funksionojë mbyllja e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 deri në orën 06:00, si edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në po këtë orar.

Kufizimi i aktiviteteve pritet të jetë i tillë deri në datën 2 dhjetor të këtij viti.

Ndërkaq, nga ky urdhër përjashtohen bizneset që kryejnë shërbim delivery, në banesë.

Sa i përket qytetarëve, lejohet të lëvizin vetëm për arsye shëndetësore, nevoja pune apo motive të tjera të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune duhet të marrin leje në portalin E-Albania, duke pasur edhe dokumentin e punës.

Mbyllja e lokaleve dhe kufizimi i lëvizjeve për njerëzit/ Si do funksionojë dhe kush bën përjashtim Read More »

Gazetarja me Covid, thirrje kolegëve: Ndaloni lajmet e trishta lidhur me virusin

Gazetarja dhe moderatorja sportive Ina Qirjo tha se edhe ajo është infektuar me Covid-19.

Prandaj ajo iu ka kërkuar kolegëve të mos përhapin panik, në këto ditë, prej pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qirjo ka treguar eksperiencën e saj gjatë kohës që ishte e infektuar me Covid-19.

Ndërkohë ajo ka bërë thirrje që të ndalohet paniku i madh nëpër media sepse nuk i bën mirë askujt.

Postimi i plotë i gazetares Ina Qirjo:

Ne momentin që mësova se jam e prekur nga Covid 19, fillova ta përgatis trurin tim se ky virus është thjesht një grip i zakonshëm për shumë njerëz të shëndetshëm!

“Këtë mendim kisha deri në momentin kur në dhomën time, e izoluar , nuk ekzistonte televizori! Ju nuk e keni idenë çfarë ndodh ne psikozën e një të prekuri me Covid 19, kur sa herë hap tv dëgjon dhe lexon vetem lajme të trishta lidhur me Covid 19, pa menduar se si ndikojnë këto lajme tek ata njerëz që kanë zënë krevatet në shtëpi nga ky virus!

“Ndoshta ai s’është thjesht një “grip”, për ata qe kanë probleme të tjera me shndetin, ama e trumbetuar kaq shumë dhe në çdo moment, edhe unë që e mbart në trup, filloj të mendoj çdo me gjejë nesër!!!!!!!”

“Media di shumë mirë t’u vijë në ndihmë qytetarëve sa herë ata kanë nevojë, ju lutem bëjeni edhe tani! Si një qytetare dhe jo si një gazetare prej vitesh, ju lutem ndaloni panikun e madh në media sepse nuk i bën mirë askujt..”

“Shumë kujdes dhe pa panik….”, shkroi gazetarja, pasi mësoi se edhe ajo është prekur nga Covid.

“Uroj të jeni mirë!”, tha gazetarja Ina Qirjo. /NOA.al

Gazetarja me Covid, thirrje kolegëve: Ndaloni lajmet e trishta lidhur me virusin Read More »

Flet kreu i ISHSH pas masave drastike

Dy fasoneri ku punojnë rreth 300 gra është në Gjirokastër janë mbyllur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Vendimi erdhi, pasi një 40-vjeçare nga Lazarati, që punonte aty ka humbur jetën në spital në Tiranë pasi u infektua me COVID-19.

Mbyllja e dy fasonerive ka ardhur pasi nuk respektoheshin kushtet elementare të protokollit Anti-COVID.

Mbyllja e fasonerive ka ardhur pasi pronarët nuk kanë siguruar masat mbrojtëse për punonjëset.

Dy fasoneritë do të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar.

Sipas kreut të ISHSH, Edi Sinojmeri masat drastike kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve.

“Masat janë drastike dhe kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të personave të tjerë të paprekur dhe njëkohësisht këto masa do të avancojnë edhe më tej me gjoba ndaj pronareve të këtyre fasonerive ku punojnë gjithsej 300 gra’, shprehet Sinojmeri.

Fasoneritë janë konsideruar ndër vatrat më të rrezikshme të përhapjes së virusit.

/Në foto: kreu i ISHSH, Edi Sinojmeri.

/NOA.al

Flet kreu i ISHSH pas masave drastike Read More »

Basha akuza Ramës: Për shkak të tij kanë v dekur qindra shqiptarë

Edhe ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka nisur duke akuzuar sërish kryeministrinn Edi Rama sa i përket mënyrës se si po menaxhohet pandemia në vend.

Sipas liderit të opozitës, në 8 vjet Rama ka bërë vetëm propagandë, ndërsa thekson se po të kishte shpenzuar 10% të kohës që i dedikon rrjeteve sociale, sot nuk do të ishim në këtë gjendje.

“Po të kishte shpenzuar 10% të kohës që kalon në instagram, për të bërë detyrën e kryeministrit, sot nuk do të ishim në këtë gjendje. Ai e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Për faj të tij qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga covid dhe infeksionet po rriten përditë. Rama nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit”, – shkruan ai në rrjetet sociale.

Basha thotë se qeveria vijon të gënjejë për shifrat reale të të infektuarve dhe viktimave. “Spitalet, mjekët e infermierët janë të mbingarkuar dhe pacientët dergjen me orë të tëra në ambulanca. Qeveria fsheh shifrat reale të viktimave dhe të të infektuarve. Numri i testimeve është më i ulëti në Europë, njerëzit presin me javë për përgjigjen dhe fatura e barnave dhe trajtimit është e papërballueshme”.

Sipas Bashës,”Rama gënjen sepse nuk mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë. Ai gënjen sepse edhe në kohë pandemie i çoi paratë e taksave të shqiptarëve për koncesione dhe tendera të miqve e tij. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Së bashku kemi forcën për ta mposhtur këtë të keqe, dhe për të sjellë shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar”, – përfundon kryedemokrati. /NOA/

Basha akuza Ramës: Për shkak të tij kanë v dekur qindra shqiptarë Read More »

Rama publikon masat e reja kufizuese anti-Covid

Një ditë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se vendi nga e mërkura do të futët në izolim të pjesshëm, për shkak të shifrave të infektimeve dhe numrit të viktimave, por dhe situatës në spitalet Covid, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram masat e reja kufizuese që hyjnë në fuqi nga 11 Nëntori.

Rregullat e reja
Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00-– 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).

Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve. /NOA/

Rama publikon masat e reja kufizuese anti-Covid Read More »

3 arsyet pse duhet të pini ujë me limon edhe gjatë dimrit, ja çfare i sjell organizmit

Një filxhan kafe, një gotë qumësht apo një kakao e ngrohtë? Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj.

Por nëse doni t’i bëni një të mirë të madhe organizmit, hiqni dorë nga alternativat e mësipërme dhe zëvendësojini me ujë me limon. Edhe pse dimër, e ndoshta diçka e ngrohtë do të ishte idealja për zgjimin, uji me limon nuk duhet të mungojë as në këtë stinë.
1.Lehtëson trejten: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e trejtjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eleminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

3. Rrit veprimin e sistemit imunitar: Limoni është i pasur me acid askorbik ( vitaminë C) që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike.

3 arsyet pse duhet të pini ujë me limon edhe gjatë dimrit, ja çfare i sjell organizmit Read More »