Kollitja është një gjendje shumë e zakonshme dhe normale, e cila të prek më së shumti në muajt e ftohtë.
Është një reagim natyral i trupit, por mund të bëhet shumë e bezdisshme dhe, në disa raste, të jetë simptomë e një gjendjeje më serioze.
Për kollën e shkaktuar nga ftohja ose akumulimi i gëlbazës mund të përdoret ky ilaç natyror që përgatitet me karotë, i pasur me vitamina A, B dhe C dhe me minerale si kalciumi, hekuri, kaliumi, natriumi dhe fosfor.
Të gjitha këto vitamina janë shumë efektive në lehtësimin e simptomave të kollës, ftohjes dhe akumulimit të gëlbazës dhe mukusit.
Pritini karotat në copa dhe i vini të ziejnë për disa minuta, derisa të zbuten.
Lëreni të ftohet, pastaj i shtypni me një pirun dhe i përziejeni me lëngun e limonit dhe mjaltin deri sa të bëhet një masë homogjene që të mbahet në një kavanoz qelqi me një tapë hermetike.
Merrni 4 ose 5 lugë në ditë për të shpejtuar trajtimin e kollës dhe largimin e gëlbazës. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar edhe sot polemikat në distancë me njëri-tjetrin.
Ndërsa Rama ka vijuar debatin për raportin e Dick Marty-t për Gjykatën Speciale, Basha i është devijuar disi pyetjes, duke i përmendur kreut të qeverisë gjendjen alarmante të spitaleve Covid.
Në vijim të akuzave ndaj presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për votimin e raportit, këtë herë Rama ka përfshirë kryeopozitarin Basha, ku i adreson dhe një pyetje.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”.
Basha e fton kryeministrin të hedhë sytë nga oborri i Infektivit, ku të infektuarit me Covid po dergjen në autoambulanca se nuk ka vend për ta.
“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, – shkruan kryedemokrati. /NOA/
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për partinë e re të Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim, duke thënë se ky është një ushtrim i të drejtës themelore për këdo.
Ai ka pohuar se nuk komunikon me ish-bashkëpunëtoren e tij më të ngushtë prej më shumë se 7 vjretësh, që kur në pushtet erdhi Partia Socialiste.
“Sa i përket vendimit të zonjës Topalli, dhe kujtdo tjetër, është ushtrim i së drejtës themelore. Unë përshëndes Partinë Demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje, – tha Berisha. – Akuzat e Topallit ndaj Bashës? Topalli dhe cilido është i tillë të bëjë të gjitha grupimet dhe klasifikimet, por Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë”.
Ish-kryeministri më pas tregon se nuk komunikon prej më shumë se 7 vjetësh me ish-kryeparlamentaren, që prej kohës kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet në vitin 2013.
“A e kam uruar Topallin për partinë e re? Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera. Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në vitin 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti aty, i dyti do jem unë në PD, – vijoi Berisha, i cili u shpreh se ka kohë për një bashkim real të PD. – Koha për t’u bashkuar mbi bazë programi është gjithnjë opsion real, por se çfarë do të ndodhë, unë jam tërësisht i çliruar nga çdo lloj funksioni në PD”. /NOA/
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar me një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta e artistit të madh, Koço Devole, aktori i dashur i publikut që u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.
“Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!”, shkruan Meta krahas fotos së Devoles.
Edhe kryeministri Edi Rama e kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë reaguar po ashtu me mesazhe ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh të humorit, Koço Devole.
Me një shënim në Facebook, ku ka postuar një foto të aktorit, Rama ka zgjedhur shumë pak fjalë për t’i dhënë atij lamtumirën. “Lamtumirë i shtrenjti Koço! u prehsh në paqe”.
Ndërsa kryetari i PD-së, Bash aka shkruar: “Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar, Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!”.
Aktori Koço Devole u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin. Prej disa ditësh ai ishte i intubuar dhe në gjendje të rënduar në Spitalin e Infektivit.
Fillimisht Devole u shtrua në spital pasi ishte infektuar me Covid-19, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia. /NOA/
Një lajm i trishtë është bërë publik këtë mbrëmje. Covid i ka marrë jetën presidentit të Shtëpisë Botuese Albas, Latif Ajrrullai, njëherësh partner i poetes Rita Petro.
Lajmi është bërë me dije nga një njoftim në faqen zyrtare të Albas.
Lamtumirë, Latif!
Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin e papritur nga jeta të z. Latif Ajrullai, Presidentit të kompanisë ALBAS.
Z. Latif Ajrullai u largua nga ne në kulmin e veprimtarisë së tij, kur kompania që ai drejtonte, u bë një nga më të njohurat e më të suksesshmet në tregun e librit shqip.
I diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Kimi, Magjistër në Farmaci, për shumë vite ka punuar si profesor i kimisë. Ai iu përkushtua me pasion botimeve shkollore, si botues dhe autor, si përkthyes dhe autor i disa librave psikologjikë dhe shkencorë e artistikë.
Z. Latif Ajrullai, si atdhetar e vizionar, së bashku me partneren e tij, poeten e mirënjohur Rita Petro, realizuan një ëndërr të tyren për të bërë tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në të gjitha trevat shqiptare. Ata ngritën që në vitin 2000 kompaninë e mirënjohur ALBAS në Shqipëri, me degët e saj në Maqedoni, Kosovë, Preshevë për të sjellë librin shqip sa më afër nxënësve e lexuesve shqiptarë në hapësira të ndryshme gjeografike, si dhe në diasporë.
Z. Latif Ajrullai ka nxitur dhe ka përkrahur bashkëpunimin dhe punën me grupe autorësh, ku bëjnë pjesë studiues të njohur të fushave të caktuara të këtyre trevave, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë sa më të hapur mbarëkombëtare shqiptare.
Z. Latif Ajrullai ka dhënë një kontribut shumë të shquar si Kryetar i Shoqatës së Botuesve të Teksteve Shkollore, për respektimin e konkurrencës së ndershme në tregun e librit, ka denoncuar hapur e me guxim çdo shkelje apo padrejtësi dhe ka ndikuar në përmirësimin e legjislacionit të teksteve shkollore.
Ishte largpamësia dhe këmbëngulja e Latif Ajrullait që për herë të parë në Shqipëri u ngrit platforma digjitale “Portali Shkollor Albas”, dhe u digjitalizuan të gjitha tekstet shkollore, duke ndihmuar në modernizimin e procesit mësimor.
Gjatë muajve të fundit, veçanërisht gjatë izolimit prej COVID-19, kjo platformë zuri një rol kryesor në mbështetjen e mësuesve dhe nxënësve me lehtësinë e përdorimit online dhe shkarkimin e materialeve dhe librave të shumtë shkollorë.
Në kërkim të rritjes së cilësisë grafike e të shtypshkrimit, ishte nisma e z. Latif Ajrullai për ngritjen e një prej shtypshkronjave më moderne, me standarde europiane në Shqipëri, me investim shqiptaro-kroat, Deaprint.
Si President i kompanisë ALBAS, do të kujtohet për këmbënguljen në zbatimin e ligjeve dhe të rregullave të biznesit, për mbështetjen e punonjësve, për ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, për autoritetin dhe për këmbënguljen në realizimin e të gjitha projekteve të kësaj kompanie në fushën e dijes.
Z. Ajrullai ishte një biznesmen vizionar, që drejtohej sa nga përpikëria e fakteve, aq dhe nga zemra dhe dashuria për punën.
Puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten dhe do të vlejnë për t’i çuar edhe më tej projektet e tij të lëna kaq brutalisht përgjysmë.
I shprehim ngushëllimet familjes dhe i urojmë partneres së tij, zj. Rita Petro, drejtoreshës së shtëpisë botuese ALBAS, të gjejë forcë për të përballuar një humbje kaq të madhe dhe për ta çuar para misionin fisnik të librit.
Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në lidhje Skype në News24, rrëfeu dhe takimet e bisedat e tij me presidentin më të ri tashmë, Joe Biden.
Berisha tregoi dy takimet me Biden, ku u shpreh se ai i ka thënë fjalët më të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk ja ka thënë kurrë asnjë burrë shteti.
“Një shef ekzekutiv i SHBA me njohuri të thella për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, me qëndrime të përcaktuara njëkohësisht miqësore. Unë e kam takuar dy herë si zv.president Joe Biden dhe ruaj kujtime shumë të veçanta. Bisedat kanë qenë të shkurtra, vetëm për Shqipërinë. Fjalët e tij për Shqipërinë kanë qenë më të veçantat që më ka thënë ndonjëherë ndonjë burrë shteti. Kurse Donald Trump, ndonëse në vitet e para të presidencës pa ndonjë motiv të spikatur për rajonin, në fund tregoi një interes shumë të gjallë dhe të veçantë për marrëveshjen Kosovë-Serbi. I bëri kombit shqiptar një shërbim të madh të pamohueshëm, njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe shtroi një sërë çështjesh për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Biden është me një histori të thellë e të gjatë, por edhe miqësor, për Shqipërinë e shqiptarët, Donald Trump u angazhua së fundi me rezultate konkrete”, u shpreh ish-kryeministri.
Një grua në Kamëz edhe pse ka dy urdhra mbrojtje është dhunuar dhe lidhur në oborrin e shtëpisë nga djali i saj sërish.
E moshuara që jeton në kushte të mjerueshme u detyrua të shkojë sërish në polici, pasi nuk ka asnjë zgjidhje për djalin që gjykata ia dërgon në shtëpi.
“Kushtet më të zeza që i kam unë nuk ka. A nuk kam qejf edhe unë të jetoj si njerëzit. Që edhe unë ta kem fëmijën si të tjerët”, – thotë ajo me lot në sy.
Nëna Hava Myrta, është dy herë fatkeqe, e para se jeton në kushte të mj erueshme, pa asnjë ndihmë dhe e dyta sepse fëmija i saj e dh unon. Rasti më ekstrem është raportuar në po lici pak ditë më parë, ku i biri 15 vjeçar, jo vetëm e dh unoi por edhe e lidhi në oborrin e banesës dhe i kërkoi pensionin.
“Unë isha këtu dhe ai më kapi. Me lidhi në hekurat e qenit. T’mos kishte qen një gocë, se bërtita hajde se mbarova. Kam qenë t’u dhënë jetë në hekura të qenit. Nuk lidhet nëna në hekura të qenit. Këtu më ka lidh. Çfarë t’i bëj. Shkova në po lici dhe erdhën e morën”, – thotë ajo pët TCH.
Nënë Havaja ka urdhër mbrojtje në po lici nga i biri dhe efektivët herë pas here vijnë për kontroll por në të vërtetë djali problematik është shoqëruar shpesh dhe për shkak të moshës gjykata e ka lënë e lirë.
Apeli i nënë Havasë është i rrallë. “Ku janë ligjet. E marrin 5 minuta dhe e sjellin. Kam frikë prej djalit. Nuk më rrahin të tjerët, prej djalit kam frikë.” /NOA/
Lajme të mira vijnë nga parashikimi i motit sa i përket fundjavës.
I ndikuar nga kushte atmosferike të qëndrueshme, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira të pakta kalimatre. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.