Andueli

Apel i Ramës: Respektoni masat që të shmangim mbylljen

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-Covid, për të shmangur një përkeqësim të situatës në vend. Në një bashkëbisedim me mediat, Rama u shpreh se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja te qytetarët, por edhe në ekonominë e vendit.

“Është absolutisht e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar dhe qytetare e këtij vendi të vetëdijësohet që kanë një rol për të luajtur në këto dy drejtime. Së pari, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të miqve dhe gjithashtu të japin një kontribut për të ndihmuar në luftën që bëhet në vijën e zjarrit, ku trajtohen pacientët e prekur me Covid dhe kanë simptoma të rënda. Qoftë edhe për të shmangur një mbyllje, që do të kishte pasoja të padëshirueshme në çdo aspekt, sigurisht edhe në atë ekonomik”, deklaroi Rama.

Më pas, Rama theksoi se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nexhtë, por një hapësirë që kanë mënyrën e vet të rrezikut, që sipas tij, do të thotë se “masat duhet të vijojnë të merren në çdo shkollë, siç po ndodh aktualisht. Pastaj, nëse mbyllen, është një vendimarrje që i takon autoriteteve tona, nuk na takon ne si qeveri”. /noa.al/

Apel i Ramës: Respektoni masat që të shmangim mbylljen Read More »

Reagon Rama për ditëlindjen e Bes Kallakut: ‘Ata na u shfaqen në një spektakël të pështirë, të karshillëkut, jo vetëm me ligjin, por me shëndetin e të tjerëve’

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një shfaqje të shëmtuar pjesëmarrjen e presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi në festën e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku pak ditë më parë.

Rama tha se është e papranueshme që kundërshtarët e tij politikë marrin pjesë në aktivitete të tilla, ku vendi po përballet me shifrat në rritje të Covid-19 dhe ku është e ndaluar të grumbullohen më shumë se 10 persona.

“Kam parë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga Presidenti i Republikës, zonja e parë dhe çeta e tyre, që ndërkohë është shumë e qartë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë së 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa dhe dasma deri edhe ceremonitë e dh imbshme mo rtore me shumë familjarë. Por ata na u shfaqen në një spektakël të pështirë, të karshillëkut, jo vetëm me ligjin, por me shëndetin e të tjerëve, këtë kam parë, – u shpreh Rama. – Shëndeti është mbi të gjitha dhe sot s’ka asnjë aktivitet tjetër, përfshirë aktivitete elektorale që mund të diskutohen si me ndonjë rëndësi që vë në diskutim shëndetin, për më tepër nuk jemi në fushatë elektorale, thjesht na duhet të reduktojmë aktivitetet me më shumë se 10 persona”, tha ai.

Po licia e Tiranës pak ditë më parë, gjobiti me 1.000.000 lekë pronarin e lokalit ku po zhvillohej festa e ditëlindjes me 30 të ftuar në Laknas, duke arsyetuar se ishte thyer protokolli anti-Covid, ku lejohen vetëm 10 vetë. Lidhur me këtë ngjarje u pezulluan gjithashtu edhe 6 p olicë. /noa.al/

Reagon Rama për ditëlindjen e Bes Kallakut: ‘Ata na u shfaqen në një spektakël të pështirë, të karshillëkut, jo vetëm me ligjin, por me shëndetin e të tjerëve’ Read More »

Të vërtetat e ‘Festivalit të Këngës’/ Flet Drejtori i RTSH-së: ‘Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende’

Ditën e sotme, në media kanë qarkulluar lajme se Anxhela Peristeri do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision. Për më tepër, është publikuar dhe një listë, sipas të cilës këngëtarja ka marrë 322 pikë nga juria e Festivalit të Këngës.

Si qëndron e vërteta? I kontaktuar nga “Abc Neës”, drejtori i RTSH-së, Martin Leka ka deklaruar se fituesi nuk është shpallur, pasi festivali nuk është zhvilluar ende.
“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.

Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë”, është shprehur ai.

Të vërtetat e ‘Festivalit të Këngës’/ Flet Drejtori i RTSH-së: ‘Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende’ Read More »

Pika kufitare e Kakavijës mbyllet nga dita e nesërme/ Ja personat që mund të kalojnë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vendosi që pika kufitare e Kakavijës të mbyllet nga dita e nesërme në orën 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 Nëntor.

Arsyeja e këtij vendimi është protesta që do të zhvillohet nesër nga punonjësit e doganës greke.

Të vetmit që përjashtohen janë udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore, që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë.

Autoritetet e Po licisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Po licisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin./NOA.al

Pika kufitare e Kakavijës mbyllet nga dita e nesërme/ Ja personat që mund të kalojnë Read More »

Aktorja e njohur merr postin e rëndësishëm pasi pranoi publikisht të bëhej pjesë e PS-së

Aktorja e njohur tropojane, e cila iu bashkua PS-së për një mandat të tretë, Arjola Demiri, është emëruar drejtoreshë e Pallatit të Kulturës dhe Muzeut në qytetin e Bajram Currit.

Aktorja është pjesë e “Portokallisë”, ndërkohë flitet se pasi pranoi publikisht të bëhej pjesë e PS-së, ajo do të jetë kandidte për deputete në qarkun e Kukësit.

Bukuroshja nëna e 3 fëmijëve ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste, me besimin se kjo forcë mund të transformojë qytetin e saj të lindjes.

Gjithashtu Demiri ka shprehur bindjen se vetëm Edi Rama do ta bëjë Shqipërinë një vend të denjë europian.

Dhe ajo është shpërblyer politikisht për besimin e deritanishëm./NOA.al

Aktorja e njohur merr postin e rëndësishëm pasi pranoi publikisht të bëhej pjesë e PS-së Read More »

Ja cfarë do të ndodhë nga nesër në pikën Kufitare të Kakavijës

Pika kufitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur ditën e nesërme për shkak të një greve të paralajmëruar nga pala greke.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të cilët kërkojnë që të lëvizin drejt vendin fqinj, se ditën e martë deri të mërkurën në mëngjes, kufiri do të jetë i bllokuar.

Sipas njoftimit për shkak të protestës së punonjësve të doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Ndërkohë, përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. /e.a/noa.al/

Ja cfarë do të ndodhë nga nesër në pikën Kufitare të Kakavijës Read More »

Ja si do jetë moti këtë javë

Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira deri mesatare keto më të perqëndruara ditën e martë.

Më pas në ditët e tjera të javës moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura në rritje
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.

Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.

Ja si do jetë moti këtë javë Read More »

Alfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi,të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë

Konspiracionisti Alfred Cako, i bëri thirrje autoriteteve përmes emisionit “Rrethi Katror” në “E Diell”, që ta lejojnë atë të hyjë në ambientet e spitalit Infektiv, për të intervistuar pacientët e sëmurë.

Ai tha se kjo kërkesë është refuzuar dhe ai shprehet i gatshëm të futet në ambientet e Infektivit pa maskë, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që të gjithë kanë ngritur në këtë kohë.
“Këta kanë dhënë me qëllim mjekime të gabuara sepse qëllimi i këtyre është vdekja e njerëzve pakësimi i popullsisë dhe nuk është qëllimi i këtyre shërimi i njerëzve. Unë e kam thënë edhe më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të futem unë tek Infektivi me shoqërinë “NOVAX”, të hymë tre katër persona, të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë, pse nuk ua lënë telefonat celularë? Përse hidhen njerëzit të v rasin veten?

Më ka bërë një sfidë Silva Bino në rrejte sociale do të lëmë shumë shpejt të hysh, por nga ajo herë janë tërhequr. T’i bëj edhe një sfidë kryeministrit i cili thotë mos dëgjoni këta konspiracionistët”, tha Cako.

Alfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi,të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë Read More »