Andueli

Historia e Gjokë dhe Marie Vatës që Shën Valentini u kujton ditën e dasmës/ Mbi gjysmë shekulli të dashuruar

54 vite me parë, Marija një vajzë e re shkodrane dhe Gjokë Vata, një këngëtar dhe shkrimtar, përndjekur politikisht dhe i varfër, vendosën të kurorëzonin dashurinë.

Shën Valentini mbetet përherë i veçantë për ta pasi u kujton ditën e dasmës, sfidat e shumta, vësht irësitë dhe tashmë momentet e bukura të jetës me nipat e mbesat.
Gjoka e hu mbi shikimin kur ishte fëmijë por ai thotë se drita e syve të tij është Marija, prandaj që në momentin e njohjes i ka kushtuar këngën “Yjet që adhuroj”.

Historia e Gjokë dhe Marie Vatës që Shën Valentini u kujton ditën e dasmës/ Mbi gjysmë shekulli të dashuruar Read More »

Historiku i ‘Ditës së Dashurisë’ Shën Valentini

Një buqetë me lule, ndoshta me lule të kuqe, e shoqëruar me një dhuratë të këndshme. Prej disa vitesh, kjo është mënyra më e natyrshme, me të cilën shumë njerëz përpiqen të festojnë ditën e Shën Valentinit.

Tek romakët e lashtë, që para 17 shekujsh, dita e dashurisë konsiderohej si festa më madhështore, e cila nënkuptonte dashurinë që romakët paganë kishin për Zotin e tyre. Legjendat rreth kësaj feste, janë të shumta, por më e spikatura është ajo që vetë romakët e besonin si të vërtetë.

Thuhet se themeluesi i Romës së lashtë, Romulus, një ditë prej ditësh, kur ishte ende foshnjë, piu nga gjiri i një ulkonje, qumështi i së cilës i dhuroi trupit të tij forcë e energji. Duke marrë shkas nga kjo, romakët e lashtë e paganë, e përkujtonin atë çdo vit, në mes të muajit shkurt, duke ther ur atë ditë një qen e një dhi dhe me gjakun e tyre dy djem të rinj lyenin trupin.

Më pas, dy të rinjtë të ndjekur nga qindra njerëz, vërtiteshin nëpër rrugët e qytetit. Ata mbanin në duar dy copa lëkure kafshe dhe me to fërkonin çdo njeri që takohej me ta, ndërsa femrat romake besonin se një rit i tillë i mundësonte atyre mbetjen shtatzënë.

Nga “Dashuri hyjnore”, në “Mart irizim dashurie”

Tregohet se Shën Valentini vd iq në Romën e lashtë, në vitin 296 e.s. i ekze kutuar barb arisht nga prijësi i ushtrisë romake, Klaudios. Në shenjë përkujtimi për të, banorët e këtij qyteti, në vitin 350 e.s. ngritën një kishë, pikërisht në vendin ku ai u ekz ekutua.

Ndërkohë, edhe pse romakët e përqafuan fenë e krishterë, ata vazhduan ta festonin këtë ditë “të shenjtë”, mirëpo i ndryshuan kuptimin pagan nga “Dashuri hyjnore”, në “Mart irizim dashurie”, për të cilën, siç thuhet Shën Valentini kishte dhënë jetën, pasi qe i pari nismëtar që thirri për paqe dhe dashuri. Më vonë, kjo festë, u quajt “Festa e të dashuruarve”.

Në një legjendë tjetër, thuhet se kur perandori romak Klaudios i II-të, ishte në pushtet (shek. III-të e.s.), dha urdhër që askush nga ushtarët e tij të mos martohej, pasi martesa i pengonte ata të merrnin pjesë nëpër be teja. Por këtë vendim, e shkeli prifti Valentin, i cili në fshehtësinë më të madhe, nisi të nënshkruajë akte martesash, të cilat i sollën edhe ekzek utimin nga perandori. /noa.al/

Couple behind heart shaped balloon

Historiku i ‘Ditës së Dashurisë’ Shën Valentini Read More »

Dëbora e rrallë, festohet edhe kështu në Tiranë!

Dëbora e rrallë, festohet edhe kështu në Tiranë!

Është edhe kjo mënyrë festimi.

Për më tepër kur vendi po i afrohet muajit të fushatës elektorale.

Në Tiranë ka qytetarë që dëborën e rrallë po e përjetojnë me mënyra nga më të ndryshmet.

Në një makinë të mbuluar nga bora është shkruar emri i kryeministrit, Edi Rama.

Festohet edhe kështu, në Tiranë. /NOA.al

Dëbora e rrallë, festohet edhe kështu në Tiranë! Read More »

‘Shpërthen’ Aulona Musta: ‘LGBTI janë njerëz si të gjithë ne, nuk i bën asgjë të veçantë nga ne’

Aulona Musta ka debatuar ashpër lidhur me çështje LGBTI.

E pyetur se çfarë mendon për komunitetin LGBTI, ajo u shpreh: “Unë mendoj që nuk duhet të mendojmë. Është si të thuash se çfarë mendon për një heteroseksual? Nuk di se si të përgjigjëm.

LGBTI janë njerëz si të gjithë ne, nuk i bën asgjë të veçantë nga ne. Njerëzit janë të lirë të jetojnë sek sualitetin e tyre si t’i dojë qejfi sepse askujt nuk i prish punë”- u shpreh ajo gazetarja e njohur e medias shqiptare, e ftuar përballë gazetarit Ronaldo Sharka.

Sharka shtoi se ka njerëz që thonë se “këta duhen vra rë, te ishte fëmija im do e vri sja”.

Kaq u desh që të revoltohej Aulona:

“Për t’u t merruar janë pikërisht këta njerëz qe nxjerrim këto fjalë nga goja. Këta vetë janë të frustruar të shkretët, se si mund të duash të vrasësh një njeri…. është e tme rrshme. Di shumë raste adoleshtentës qe dhun ohen nga familja e shoqëria, është e tmerrshme të detyrosh njerëzit që të bëjnë atë që nuk janë” – u shpreh ajo./NOA.al

‘Shpërthen’ Aulona Musta: ‘LGBTI janë njerëz si të gjithë ne, nuk i bën asgjë të veçantë nga ne’ Read More »

Elvis Naçi lutet në mes të dëborës: ‘O Zot i Gjithësisë bora është shumë e bukur, por Ti që e krijove je më i bukuri, pastroji zemrat tona siç është bardhësia e saj! Amin’

Tirana është zbardhur nga dëbora gjatë natës.

Nëse në shumë zona të Shqipërisë, bora dhe acari kanë krijuar probleme, në kryeqytet ajo është pritur me entuziazëm nga qytetarët.

Edhe Elvis Naçi, teologu dhe imami i njohur, ka ndarë një mesazh në Facebook, i frymëzuar nga dëbora.,

“O Zot i Gjithësisë bora është shumë e bukur, por Ti që e krijove je më i bukuri, pastroji zemrat tona siç është bardhësia e saj! Amin”, ka shkruar ai teksa shihet duke u lutur gjatë momentit që Tirana nisë të zbardhet nga dëbora./NOA.l

Elvis Naçi lutet në mes të dëborës: ‘O Zot i Gjithësisë bora është shumë e bukur, por Ti që e krijove je më i bukuri, pastroji zemrat tona siç është bardhësia e saj! Amin’ Read More »

Moderatorja e dashur për publikun fiton be tejën me Covid

Bora Zemani nuk është më pozitive! Moderatorja e dashur për publikun, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se është zyrtarisht e shëruar nga koronavirusi.

Pas dy javësh izolimi në shtëpi, Bora e ka fituar bet ejën me Covid-19 dhe pritet që në puntatën e radhës të emisionit “Për’puthen”, të jetë e pranishme në studio.

“Zyrtarisht negative”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas dy fotove që ka postuar në rrjetet sociale. Bora ka publikuar një foto të saj nga makina dhe një tjetër me të gjithë ilaçet që ka pirë gjatë kësaj kohe për ta luftuar virusin.

Gjatë mungesës së saj në programin e “Për’puthen”, ajo është zëvendësuar nga dy prej konkurrenteve në këtë emision. /noa.al/

Moderatorja e dashur për publikun fiton be tejën me Covid Read More »

Rama për gjygjtaren e arrestuar: Një ‘monstër’, mjekut ju gjetën paratë e dynjasë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arre stimeve të bujshme të disa zyrtarëve në Gjykatën e Krujës nga ana e SPAK-ut, me akuzën e korru psionit dhe shpër dorimit të detyrës.

Shefi i qeverisë, është ndalur tek rasti i gjyqtares Enkeleida Hoxha, duke u shprehur se përdori forcën e abu zimit të saj, duke liruar njerëz që ishin dënuar me b urgim të përjetshëm.

Për arrestimin e saj, Rama u shpreh se ky është shembulli që tregon se si sistemi duhet të funksionojë.

“Fakti, që një gjykatëse, një monstër, e cila e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë disa kohë më parë dhe u habit gjitha dynjaja me vendimet e saj, për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm, është sot në burg, përbën shembullin se si sistemi do të funksionojë, – u shpreh Rama gjatë një aktiviteti ‘online’ me të rinjtë në Tiranë. – Kërkon shumë durim ngritja institucioneve të reja, janë një proces i vështirë. Sigurisht, ne premtuam drejtësi, por si do ta bëjmë drejtësinë? Ne do të bëjmë atë që nuk u bë që nga viti ’91, sepse po të ishin bërë sot, do të ishim më para, sepse bebja do të ishte bërë 10 vjeç. Por ne, na është dashur që gjërat t’i bëjmë nga e para. Por nuk ka formula magjike që gjërat të bëhen pa forcë lidershipi”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek mjeku i njohur në QSUT, Edvin Prifti, i akuzuar nga SPAK për korrupsion (por jo në lidhje direkte me rastet e arrestimeve në Krujë), të cilit iu gjetën në banesë dhe në zyrë thuajse 500 milionë lekë.

Për rastin e kardiologut, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij, me akuzën e pastrimit të parave, kryeministri zbuloi se kishte denoncim edhe nga drejtori i spitalit.

“Kjo është shenjë që sistemi ka nisur të funksionojë. Bashkë me gjykatësen, u arr estua një mjek, shef pavioni që iu gjetën paret e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, pasi kjo do të rrisë besimin e njerëzve që do të de noncojnë. Në rastin e mjekut, ka pasur një denoncim që e ka përcjellë drejtori i spitalit e kështu gjërat vijnë bashkë”.

He timet ndaj tij, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, të cilat kishin filluar për lirimin e disa të dënuarve, por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme, edhe korr upsionin në shëndetësi.

Mjeku Edvin Prifti dhe gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha kanë dalë sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e cila nuk është dhënë ende.

Kujtojmë që pak ditë më parë, SPAK urdhëroi disa arr estime në Gjykatën e Krujës, mes të cilëve ishte edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, të cilët dyshoheshin se po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dë nuari për vrasje. /noa.al/

Rama për gjygjtaren e arrestuar: Një ‘monstër’, mjekut ju gjetën paratë e dynjasë Read More »