Andueli

Njoftim/ Autoritetet e pol icisë greke, kanë njoftuar mbylljen e pikës kufitare, nga mëngjesi i…

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kakavijës.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, bën me dije se autoritetet e pol icisë greke, kanë njoftuar mbylljen e pikës kufitare, nga mëngjesi i 17 shkurtit në orën 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18.

Ndër të tjera, mësohet se shkak për këtë mbyllje është bërë greva që po zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

Përjashtim në këtë mbyllje, do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet e Po licisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Po licisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Po licia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Njoftim/ Autoritetet e pol icisë greke, kanë njoftuar mbylljen e pikës kufitare, nga mëngjesi i… Read More »

Fatmira Breçani tregon momentin e sikletshëm që i ka ndodhur në dasmë: ‘U çua në këmbë, më erdhi afër dhe…’

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fatmira Breçani ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku gjatë intervistës rrëfeu një histori të sikletshme që i ka ndodhur në një dasmë.

“Kur po këndoja në një dasmë, çohet një burrë që ishte i pirë dhe më jep një mijë lek e më thotë këndo këto këngë. I këndova dy, më pas i afrohem dhëndrit e i them a kam ardhur me këndu në dasmën tënde apo këtij.
Nuk vonoi shumë e djali i tij, i cili ishte xhaxhai i dhëndrit e mori. Nuk e kisha problem, se nuk më ofendoi por do i prishte dasmën”, ka treguar Fatmira kur është pyetur për momentin që është ndjerë e ofenduar.

Fatmira Breçani tregon momentin e sikletshëm që i ka ndodhur në dasmë: ‘U çua në këmbë, më erdhi afër dhe…’ Read More »

Reshjet e dëborës kanë shtruar sërish ‘vellon’ e bardhë në Llogora/ Vizitorët shijojnë natyrën

Reshjet e dëborës të rëna një ditë më parë kanë shtruar sërish ‘vellon’ e bardhë në Llogora.

Duke përfituar nga rruga e kalueshme edhe pse jo të shumtë në numër vizitorët shijojnë bukuritë që ofron peisazhi duke kaluar një ditë ndryshe me familjen apo shoqërinë.
“Kam ardhur me familjen nga Saranda për të shijuar borën dhe panoramën”, thotë një një gjimnaziste e cila na tregon se sot ka marrë pushim edhe nga mësimi vetëm për të ardhur në Llogora.

“Kam ardhur me familjen të kalojmë një ditë ndryshe. Është pak ftohtë por na pëlqen këtu. Është hera e parë që vjen dhe motra e vogël”, thotë një tjetër.

Edhe pse ditë e hënë dhe temperatura nën zero sërish Llogoraja mbetet një nga destinacionet kryesor gjatë periudhës së dimrit jo vetëm për vlonjatët por edhe për të apasionuarit pas borës.

Reshjet e dëborës kanë shtruar sërish ‘vellon’ e bardhë në Llogora/ Vizitorët shijojnë natyrën Read More »

Vendi sërish në karantinë? Rama e thotë një herë e mirë përgjigjen e prerë

Gjatë ceremonisë së pritjes së dozave të reja të vaksinës Pfizer në Rinas, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se pse nuk e mbyll sërish vendin, teksa shifrat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm, dhe nëse kjo ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama u shpreh se shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por sipas tij, në kushtet që jemi sot për sot, nuk kemi nevojë të karantinohemi.
Kreu i qeverisë deklaroi se një karantinë e dytë do të ndikonte negativisht në shëndetin psiqik të njerëzve, ndaj është e rëndësishme që të vijohet me këto masa kufizuese.

“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi, për 1001 arsye, që i kam dëgjuar me shumë vëmendje edhe nga ekspertët tanë, edhe nga të tjerë, me të cilët komunikoj për të mësuar. Gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike.

Që do të thotë, i efekteve traumatike të gjithë kësaj kohe dhe të gjithë këtyre shtrëngimeve, ndryshimeve, shqetësimeve, te psiqika e kësaj dynjaje. E treta, do të keni parasysh edhe një gjë tjetër, kur një vend i BE mbyllet, ka një ‘kontro’ evropiane që përgjigjet. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por pse duhet ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë dhe nëse spitalet vazhdojnë shërbejnë brenda skenarëve të parashikuar, atëherë jeta duhet të vazhdojë me ato masa kufizuese që kemi përcaktuar, në mënyrë që njerëzit të marrin frymë, fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, të rinjtë po ashtu.
Prandaj, arsyetimi i ekspertëve tanë është tërësor, jo thjesht një arsyetim mekanik, që hajde ta mbyllim. Nëse njerëzit nuk do të kufizohen, nuk do vënë maskën kur dalin nga shtëpia, nuk do respektojnë ato rregulla minimale, patjetër që ora policore do shkojë duke u ulur dhe kufizimi duke u rritur. Larg qoftë të bëjmë një karantimin të dytë, edhe sikur të jetë ditë votimi. Ky nuk është plan i fshehtë për kutitë e votimit, por po shohim dinamikën hap pas hapi. Dinamika sot na thotë që jemi në ekuilibër.

Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm, se sëmundja vetë. Ne na duhet që t’i krijojmë njerëzve mundësi që të shkojnë në punë, të marrin frymë, të dalin, të marrin ajër. Studimet e fundit janë alarmante sa i përket efekteve psikologjike të kësaj dynjaje nga e gjithë kjo histori kufizimesh dhe traumash të dukshme e të padukshme”, u shpreh Rama.

Vendi sërish në karantinë? Rama e thotë një herë e mirë përgjigjen e prerë Read More »

Albin Kurti: ‘U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum. Kanë qëndruar me orë të tërë në acar për të votuar’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin kanë folur për mediat pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Albin Kurti tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të mirë për Republikën e Kosovës dhe për vitet e ardhshme që vijnë”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, u vërtetua se këto zgjedhje ishin një referendum i pastër si përgjigje për vendosjen e drejtësisë dhe kundër fenomenit të kapjes së shtetit.

“U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum. Kanë qëndruar me orë të tërë në acar për të votuar. Ky referendum për drejtësi dhe kundër kapjes së shteti u fitua, është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, theksoi ai.

Albin Kurti: ‘U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum. Kanë qëndruar me orë të tërë në acar për të votuar’ Read More »

Vjosa Osmani: S’do të jetë mandat për ha kmarrje, por një kapitull i ri pune

Vjosa Osmani: S’do të jetë mandat për hak marrje, por një kapitull i ri pune

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se mandati i ri qeverisës nuk do të jetë një mandat hak marrjeje, por një mandate pune.

Zonja Osmani u shpreh se e diela ishte një natë e bardhë për qytetarët e Kosovës, pasi zëri dhe vota e qytetarëve ‘kumboi’ si kurrë më parë, duke iu referuar kështu rezultatit të zgjedhjeve.

Ajo shtoi se puna e vërtetë fillon sot dhe se nesër lind diell për Kosovën.

“Sot dita e bardhë që e paralajmëruam u shëndrrua në natë të bardhë. Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. Vota juaj e solli ndryshimin e pritur. Nga thellësia e zemrës miliona herë falëminderit. Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe, besimi juaj do jetë udhërrëfyësi ynë në ëktë rrugëtim. Së bashku po vijojmë punën në zhvillimin e demokracicë.

Nuk është një mandat për kthim prapa, një mandate kur ne e garantojmë mirëqenien e luftojmë korrupsionin, sigurojmë drejtësi. Kjo qeveri do jetë e juaja, e zëri juaj do jetë zëri ynë. Nëse ka ende në mesin tuaj që mendojnë së në kosovë vështirë bëhen ndryshimët, fitoja plebishitare është përgjigjja. Qyetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft, e dijnë se kur është koha për një kapitull të ri.

Kjo është fitorja e juaj, do e kthejmë besimin në politikë, do punojmë për njerëzit tanë. Institucionet do drejtohen nga drejtësia, Kosova do ndryshojë. Është bërë shumë punë, kemi ecur së bashku cep më cep, na keni pritur me zemër, Puna e vërtet filllon sot, fillon puna për rininë, për drejtësinë.. fillon puna për të na bashkuar për një të ardhme më të mirë… Nesër lind diell për Kosovën”.

Vjosa Osmani: S’do të jetë mandat për ha kmarrje, por një kapitull i ri pune Read More »

Të rinjtë bëjnë të pamundurën, shtyjnë makinën mes borës, por gruaja hu mb jetën rrugës për në spital

Pamje të tr ishta vijnë nga fshati Limjan në Dibër, ku një e moshuar ka ndërruar jetë ndërsa ishte i pamundur dërgimi i saj në spital, për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa në një video të publikuar nga “Abc news”, shihen një grup të rinjsh të cilët mundohen të pastrojnë rrugën, për të bërë të mundur kalimin e makinës.

Ata fillojnë duke pastruar rrugën nga dëbora me lopata, ndërsa më pas shtyjnë makinën, por fatk eqësisht rruga e bllokuar nga trashësia e dëborës, nuk i ka lejuar të mbërrijnë në kohë në spital.

Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë

Shqipëria këtë fundjavë u përball me një mot të acartë dhe reshje të dendura bore. Situatë më pr oblematike, paraqitet në juglindje dhe verilindje të vendit, sidomos në zonat e thella malore, ku bora dhe ngricat kanë bllokuar kalimin e automjeteve. /noa.al/

Të rinjtë bëjnë të pamundurën, shtyjnë makinën mes borës, por gruaja hu mb jetën rrugës për në spital Read More »

Urimi i veçantë i deputetit për Lefter Çipën: ‘I dashuri i isopolifonisë nuk mund të lindte ditë tjetër, veç 14 shkurtit’

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni kujton kontributin që artisti ka dhënë në folklorin shqiptar.

Hyseni e quan Çipën “prici i polifonisë shqiptare”. I dashuri i përjetshëm i isopolifonisë s’mund të lindte ditë tjetër, veç 14 Shkurtit. Lefter Çipa, me portret të sertë tipik lab e karakter të paepur bregas, por me ëmbëlsi vargu e delikatesë shpirti, buronjën e malit e ktheu në lot emocioni, dallgët e detit i ngacmoi e luajti me to si një “Don Zhuan” valësh, shkrepat e thepisur të maleve i mbylli mes strofash, aromën e trëndelinës shpërtheu mes vargjeve. Ky mbrojtës i pashoq i traditës sonë të rrallë dhe patrioti i madh i shqiptarisë, është simbol i gjallë i atdhedashurisë, burim frymëzimi e krenarie për ne, një model i pavdekshëm për brezat e rinj”, shkruan ai në një postim ne “Facebook”.
“Në panteonin e polifonisë dhe folklorit shqiptar është skalitur froni i nderit prej kohësh, e po ashtu ka fituar pavdekësinë mes këngësh e vargjesh, ndaj i uroj nga zemra në këtë ditëlindje, mos vdeksh kurrë o Lefter Çipa, rrofsh sa polifonia jonë, sa malet e Akrokerauneve, këngët t’u bëfshin mal e malet u kthefshin në këngë!”, e mbyll shkrimin deputeti.

Lefter Çipa është një nga poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1997-2008. Autori i 18 librave të botuar me poezi. Ndër ta, më të lexuarit janë:

“Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”.
Autori i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet polifonike. Ka qenë pjesëmarrës në gjashtë festivale folklorike kombëtare, në Gjirokastër, Berat, Lezhë. Mban urdhrin “Naim Frashëri”.

Urimi i veçantë i deputetit për Lefter Çipën: ‘I dashuri i isopolifonisë nuk mund të lindte ditë tjetër, veç 14 shkurtit’ Read More »