Andueli

Koço Devole sot do festonte 75-vjetorin e lindjes por nuk e mundi dot Covidin, profili i tij mbushet me urime e lot

Koço Devole edhe pse ka kaluar në botën tjetër, vijon të marrë urime për ditën e tij të lindjes. Profili i legjendës së humorit që u shua pas infektimit nga Covid-19 është mbushur me urime pr ekëse dhe përlotëse.

“Koco sot ke ditelindjen ,nuk me mjaftojne dy rjeshta per te folur per ty ,Me artin qe ke dhene dhe qe ke lene te cilesuan LEGJENDA e humorit SHQIPETARE dhe LEGJENDAT JETOLNE PERGJITHMONE ,Kam shume pak kujtime kur kemi qene te vegjel se jemi ritur me shume sakrifica nga prinderit tane,,Qe kur ishe i vogel kishe aftesi per humor ,merje nje carcaf te vjeter e beje si skene kishim nja dy kukulla prej lecke i vije ke te dy duart dhe mbrapa carcafit nzirje dy kukullat dhe sajoje figura dhe fjalet te gjith kalamajt e lagjes qeshninqe rinin ne radhe si ne cfaqe atehere fjala televizor as nuk njihej se cfar ishte,”- shkruhet në një prej tyre.
“Sot i rralli Koco Devole do festonte 75 vjetorin. Iku fizikisht por kuure sdo humbe emri dhe arti i tij,”- shkruhet në një tjetër.

Ndërkohë edhe komentet në këto urime shprehin dh imbjen e madhe që në këtë ditë kur duhej të festonte 75-vjetorin e tij të lindjes, Devole nuk është më në këtë botë.

Aktori i humorit rezultoi me COVID-19 më 20 tetor. Ai qëndroi për disa ditë në spital, dhe më pas u largua për në banesë për të vijuar trajtimin e tij, por u përkeqësua. Pas kësaj situate, Devole u shtrua sërish në spital ku edhe përfundoi në intubim pas përkeqësimit të situatës. Ai qëndroi për gati 8-9 ditë në intubim, por që nuk ia doli që të shërohej.
E ndërsa ditën e lindjes e feston në të njëjtën ditë me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
E ndërsa ditën e lindjes e feston në të njëjtën ditë me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Koço Devole sot do festonte 75-vjetorin e lindjes por nuk e mundi dot Covidin, profili i tij mbushet me urime e lot Read More »

Ushtarë nga e gjithë bota urojnë Shqipërinë për Ditën e Flamurit

Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Videoja emocionuese, tregon se si heronjtë me uniformë, në SHBA, Gjermani, Francë, SHBA, Itali, Afrikë, Afganistan, urojnë vendin tonë për ditën e shpalljes së Pavarësisë.
“Gëzuar pavarësinë Shqipëri,”- janë fjalët që dalin nga goja e tyre dhe në shumë raste jo të shqiptuara mirë.

Videoja është publikuar nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit jtetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.

Ushtarë nga e gjithë bota urojnë Shqipërinë për Ditën e Flamurit Read More »

Po licia paralajmëron qytetarët: Goma dimërore dhe z inxhirë në këtë aks rrugor

P olicia Rrugore ka njoftuar të gjithë shoferët e makinave, që ata të tregojnë kujdes kur të kalojnë disa akse në qarkun e Korçës, për shkak të rënies së borës.

Sipas Po licisë Rrugore, duhet që shoferët të kenë kujdes kur të kalojnë aksin rrugor që lidh Korçën me Goricën, konkretisht Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.
Njoftimi i Po licisë Rrugore në Korçë:
Qarku Korçë

Shërbimet e Sektorit të P olicisë Rrugore në DVP Korçë, njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë aksit rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.

Po licia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e ak sidenteve rrugore.

Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e po licisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Po licia paralajmëron qytetarët: Goma dimërore dhe z inxhirë në këtë aks rrugor Read More »

Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me ‘surprizat’ që ka rezervuar moti

Nëse keni bërë plane këtë fundjavë për të dalë me familjen apo shoqërinë, me rastin e festave të nëntorit, do duhet që t’i bëni llogaritë mirë.

Jo vetëm për faktin se autoritetet shëndetësore këshillojnë të shmangen grumbullimet, por dhe moti nuk do të jetë aq premtues.
E shtuna do të jetë me kthjellime, por nga mesdita do të ketë vranësira. Të dielët do të mbizotërojë moti i vranët, por më pas nga mesdita do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Njoftimi i plotë:

Ditën e shtunë moti në vend do të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim. Më tej, do të shtrihen drejt lindjes. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Era do të fryjë juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë
Ditën e diel në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell. Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar. Në zonat malore dëborë e dobët mbi 1500m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900m në verilindje. E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me ‘surprizat’ që ka rezervuar moti Read More »

Klosi: ‘Në vende të mbyllura me mzuikë të lartë nuk duhet të qendrojmë’

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka thënë sot në emisionin “Radar” se i qendron deklaratës që ka bërë dikur, kur tha se “valët e muzikës përhapin virusin”.

Klosi tha se në një ambient të mbyllur me muzikë të lartë njerëzit do të detyrohen të flasin me zë të lartë dhe të përçojnë spërkla pështyme.
“I qendroj asaj që kam thënë. Unë i kërkova ndjesë komunitet të artistëve, që u ndjenë keq pas atyre lajmeve në media, por nuk të v ret muzika, muzika e lartë në ambiente të mbyllura. Valët e muzikës, njerëzit flasin me zë të lartë, lëshojnë më shumë spërkla. Në vende të mbyllura me mzuikë të lartë nuk duhet të qendrojmë. Ajo vala krijon një energji të brendshme. Unë kam studiuar për elektronikë dhe i di këto gjëra. I kërkova ndjesë njerëzve të muzikës, qesha me ata që bënë humor ndërsa me ata që u futën në teknikalitete i refuzova”, tha Klosi.

Duke kujtuar kurën e covid, Klosi tha se mori një recetë normale, me trajtim të përgjithshëm kundër koronavirusit, sipas protokollit. Ai tha se nuk përdori oksigjen pasi nuk ishte e nevojshme, dhe se u kujdes nga diabeti.

Klosi: ‘Në vende të mbyllura me mzuikë të lartë nuk duhet të qendrojmë’ Read More »

Kryemadhi: Ja si e leminohet karantina e dytë…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se është kundër një karantine të dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

E ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ Kryemadhi tha se Shqipëria është e dërrmuar nga karantina e parë dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale. Zgjidhja për të shmangur karantinën e dytë u shpreh Kryemadhi është rritja e testimeve.
“Mendoj që jemi të dërrmuar nga karantina e parë, jemi të dërrmuar ekonomikisht, jemi të dërrmuar psikologjikisht, jemi të dërrmuar në shëndetin mendor dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për ekonominë, për biznesin, për arsimin e për çdo gjë tjetër. Por mendoj që duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë problematike që po kalon sot Shqipëria, por jo vetëm Shqipëria, por e theksoj për shkak të keq menaxhimit.

Mendoj që karantina është një nga momentet i cili kërkon përveç se një bashkëbisedim total dhe angazhim jo vetëm të strukturave shtetërore, por të gjithë njerëzve që dinë dhe kuptojnë nga situata në të cilën jemi, pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht egove personale, mendoj që është e domosdoshme për të gjithë ne që të japim një vendim dhe një zgjidhje.

Mendoj që politikisht sa më pak të flasim për këtë situatë do të jetë shumë më mirë dhe të harrojmë sa më shumë k onfliktet politike për t’i dhënë zgjidhje çështjes së situatës që po kalon sot Shqipëria. Jam kundër një karantine të dytë. Karantina e liminohet totalisht nëse kemi testime në masë të të gjithë popullatës. Sepse sot është bërë një tender për të marrë gjasme disa mjete anti covid, nuk ka shpallur fituesin Ministria e Shëndetësisë, Kryeministria ka shpallur të trembëdhjetin, që është 3 herë më i shtrenjtë se ai që ka fituar tenderin për maska, dorashka e gjëra të tjera.
Kur ndërkohë këto para që s’janë gjë tjetër veçse një tender sekret që trefishohet buxheti i tij, këto para mund të ishin marrë për tamponë që të bëhej testim masiv i popullatës, në mënyrë të tillë për të eliminuar një karantinë të dytë, e cila do të sh katërronte dhe do të dërrmonte ekonominë shqiptare, do të humbnim vende pune, do të largoheshin shqiptarët tashmë jo me avion, por nga kufiri.”, -tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Ja si e leminohet karantina e dytë… Read More »

Mësoni sekretin si duhet t’i pini vitaminat, aq të rëndësishme në këto kohë

Vitaminat kanë gjetur përdorim në masë në këtë kohë pandemie.

Megjithatë, ka disa elementë të cilët duhen pasur parasysh në mënyrën se si i merrni.

Një element që nuk duhet anashkaluar asnjëherë, është koha.

Pra, me fjalë të tjera, nëse sot pini vitamina në orën 15:00, në të njëjtën kohë duhet t’i merrni edhe në ditët e tjera.

Kjo, sipas ekspertëve, sjell më shumë efektivitet. /noa.al/

Mësoni sekretin si duhet t’i pini vitaminat, aq të rëndësishme në këto kohë Read More »

Kjo bimë ndikon në forcimin e kujtesës, mjafton ta nuhasni fort

Rozmarina njihet për vetitë e saj kuruese, por po ashtu është vërtetuar se ndikon edhe në forcimin e kujtesës.

Gjithçka duhet të bëni është ta nuhasni fort, deri sa të ndieni aromën në thellësi.

Në Greqinë e Lashtë, studentët vendosnin degëza rozmarine kur kishin testime, për të pasur performancë më të mirë.

Po ashtu, edhe Shekspiri e ka përmendur rozmarinën në veprën e tij Hamleti, si një erzë me fuqi të jashtëzakonshme për kujtesën.

Kjo vlen edhe për fëmijët, sipas një studimi në Universitetin Northumbria. /noa.al/

Kjo bimë ndikon në forcimin e kujtesës, mjafton ta nuhasni fort Read More »