Andueli

Histori e pazakontë/ U martua me dy Engjëllushe, e para kërkon shtëpinë e të dytës

Një histori e pazakontë e dy grave, gjendet në Delvinë. Që të dyja që quhen Engjëllushe. Ato kanë qenë të martuara me të njëjtin burrë, Astrit Hamzaj.

Prej 20 vjetësh Astriti ka qenë i martuar me Engjëllushe Latifin, martesë nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë. Në vitin 1996, ata u divorcuan dhe pas ndarjes, Astriti mori një tjetër grua, që sërish quhej Engjëllushe, me të cilën është ende i martuar.

“Quhem Astrit Hamzaj. Unë jam martuar në moshën 21 vjeç, meqë nuk kisha njeri donte plaku dhe plaka të kishim një familje. Morëm një nga Gjirokastra, nga Lazarati. E quanin Engjëllushe. Kemi jetuar tek shtëpia e nënës time, lart. Unë një vjet, dy kisha që nisa zoglaturat në qendër të fshatit, në atë kohë u ndamë në vitin 1996”.

Problemi, që i ka lindur tani, është se Engjëllushja e parë i kërkon gjysmën e shtëpisë, në bazë të një vendimi divorci të kohës së divorcit. Asokohe pasuria e çiftit ishte një shtëpi e pambaruar 1+1, një cjap, një kalë e dy divane të vjetër.

“Ndau një kalë, një cjap, ca divanë llastiku. Tre muaj pas ndarjes u martova dhe gjeta këtë gruan tjetër nga Përmeti. Engjëllushe. Të dy Engjëllushe. Edhe këtë të tretën po u ndava, prapë Engjëllushe do ta marr unë”, tha ai.

“Në ’96 më kishte vde kur burri dhe mora këtë burrin e dytë dhe kishim një shtëpi. Ishte zogël, e pandërtuar, e pambuluar. Unë kam 26 vjet që punoj në atë shtëpi dhe e kam ndërtuar vetë. Kam shitur tokën në Këlcyrë, tokën time që kisha, kam bërë sallonin. Kam bërë kuzhinën, tani vjen Përmbarimi, bashkë me po licinë dhe më thotë të lirosh shtëpinë zonjës Engjëllushe Latifi, se është pasuria e tyre. Unë u thashë ta gjejnë vetë, bashkë me burrin”, tha Engjëllushja e dytë për TV Klan në emisionin Stop.

Astriti deklaroi, se është i gatshëm të paguajë vlerën sipas vendimit të vitit 1996, duke indeksuar shumën, por sipas tij, nuk ka kuptim t’i merret gjysma e shtëpisë e ndërtuar gjatë martesës së dytë.

“E refuzova një herë zyrën e Përmbarimit. I thashë që nuk e lëshoj shtëpinë. Të tretën erdhën brenda u detyrova të liroj shtëpinë. Kam dy muaj që kaloj nga dritarja, dhe jam 60 vjeçe”, tha Engjëllushja.

“S’kishte ardhur ndonjëherë të kërkonte këto gjëra dhe mua nuk më kishte vajtur mendja se ishin pak lekë më kupton. Po t’i kërkonte nuk ishte problem, ia jepja direkt. Kjo tani vjen në gjykatë kërkon urdhër mbrojtje karshi meje duke qenë ajo 25 vjet në një fshat me mua, del ditën, në fshat, takohemi… Nuk i kam kthyer njëherë kokën o burrë i dheut. Djali kërkon urdhër mbrojtje. Ai është 40 vjeç, më i madh nga mua. Si ka mundësi? E dhunoj dot djalin unë? Para disa ditësh më kërkoi shefi i policisë dhe më tha do vish se ke shkelur urdhrin e mbrojtjes. Po ku e shkela unë urdhrin e mbrojtjes. Ç’janë këto gjëra që bën ky shtet. Atje në një fshat, as nuk i kam thyer njëherë kokën, tani kërkon urdhër mbrojtje nga unë”, tha Hamzaj.

Avokati tha se përmbaruesi ka shkelur ligjin.

“Unë me cilësinë e mbrojtësit të Astrit Hamzaj mund t’ju informoj në mënyrë të përmbledhur se Astriti ka qenë i martuar me shtetasen Engjëllueshe Hamzaj dhe në vitin 1996 kanë zgjidhur martesën mes tyre. Është zgjidhur me bashkëpunim. Edhe problemet pasurore janë zgjidhur me mirëkuptim mes tyre duke vendosur që të mbajnë ato pjesë të pasurisë së luajtshme dhe një shtëpi të filluar në zoglaturë, të pambaruar, të pambuluar, pa soletë në mënyrën si e ka ndarë gjykatën. Zoti Astrit me të zgjidhur martesën e parë ka marrë një grua të dytë, për fat të mirë me emrin Engjëllushe dhe e dyta. Dhe mbi gërmadhat e shtëpisë së parë kanë ndërtuar një shtëpi moderne. Pas 24 vitesh ish-bashkëshortja e tij drejtohet në gjykatë dhe thotë “dua të ekzekutoj vendimin e vitit 1994 për pjesëtimin e pasurisë. Në aktet ligjore rezulton që vlefta e banesës në atë gjendje që ishte, ishte 55 mijë lekë të reja, që do të thotë ka dhe ajo kontributin në atë shumë. Astriti thotë “po” që i takon në interesat e kohës, por ne na habit fakti që pse interesohet pas 26 vitesh që të ekzekutojë një vendim që nuk ekzekutohet. Kemi një vilë, që nuk është ngritur nga ajo, por nga gruaja e dytë. Është ekzekutuar vendimi në mënyrë të paligjshme nga përmbaruesi”, tha avokati.

Histori e pazakontë/ U martua me dy Engjëllushe, e para kërkon shtëpinë e të dytës Read More »

Gati për 5 minuta/ Provojeni këtë recetë për pite. Do t’i lëpini gishtat!

Patatet lani mirë dhe në mes te koreve i zieni.
Pastrojeni mirë dhe shtoni gjalpë, vezë, kripë dhe pak piper dhe tundni mirë derisa të bëhen si pire.

Për t’u bërë përmbajtja më e dendur, shtoni miell dhe ngjisheni fort brumin. Shtoni edhe pak miell, nëse brumi ju ngjitet në duar.
Pastaj në tiganin e nxehur qitni pak vaj dhe gjysmën e brumit shtrijeni në fund të tiganit.

Mbi brumë rendisni proshutën dhe kaçkavallin, pastaj sipër pjesën tjetër të brumit.

Leni të piqen në furrë tre deri në katër minuta, pastaj rrotullojini në anën tjetër dhe piqni derisa të skuqet.

Gati për 5 minuta/ Provojeni këtë recetë për pite. Do t’i lëpini gishtat! Read More »

Meta su lmon Nanon:: ‘I jam mirenjohes qe kur e kam patur shofer, nuk me ka ak sidentuar’

Presidenti Meta: Fatos Nano, sa here kollitej Doktori, largohej nga Tirana.

Une kurre nuk kam dhene shembullin e zyrtarit te larte, i cili br aktis institucionet kur ato sulm ohen me ar me dhe as nuk kam shkuar ne ka zino dhe buz uqe kur ndodhnin fatke qesi kombetare.
Si karakter ai mbetet nje or diner por se cfare e shtyu t’i bente qokën e radhës kryeministrit kete une nuk mund ta di.

I jam mirenjohes qe kur e kam patur shofer, nuk me ka aks identuar.

Meta su lmon Nanon:: ‘I jam mirenjohes qe kur e kam patur shofer, nuk me ka ak sidentuar’ Read More »

Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen e saj, por festa nuk u mbyll siç pritej, merr në qafë të gjithë të ftuarit

Këngëtarja Diona Fiona festoi ditëlindjen e saj, duke ftuar miq dhe të afërm.

Ajo postoi foto dhe video të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, ku tregoi se po ia kalonte shumë mirë me të ftuarit.

Por festa nuk u mbyll siç pritej, pasi po licia duket se pa fotot dhe ndërhyri në lokalin ku po zhvilloheshin festimet.

Sipas informacioneve të “Prive”, festa e këngëtares është ndërprerë nga p olica, pasi këngëtarja në ditëlindje kishte shkelur masat anti-Covid.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe të ftuarit janë gjo bitur me nga 200 euro.
/NOA.al

Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen e saj, por festa nuk u mbyll siç pritej, merr në qafë të gjithë të ftuarit Read More »

‘Më thanë që do dalësh në televizor dhe do gjesh nuse’/ Djali i ri në Për’puthen jeton në shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para

Juljan Lala është hyrja më e re në Për’puthen në Top Channel, që nxiti menjëherë debate në studio pasi tha se jeton në shpellë dhe udhëton në botë pa para. Ai u shpreh se nuk është brenda botës së teknologjisë dhe nuk i njeh vajzat, por i thanë që ka një format ku mund të dalë në televizor e të gjejë nuse.

Melisa: Ke jetuar në shpellë dhe udhëton në botë pa para.

Juli: Jam 29 vjeç. Kam hobi, profesion, jetë udhëtimin.

Melisa: Pse vjen në Përputhen?

Juli: Thashë të bëj një ndryshim të jetës. Të gjej një nuse dhe të udhëtojmë.

Melisa: Të udhëtosh pa lekë me nuse?

Juli: Po.

Antonela: I kam valixhet shumë të mëdha.

Juli: Po s’ke çi do.

Antonela: Të vi lakuriq thua ti?

Juli: Më thuaj të di kush bën autostop e të iki. Më thanë që do dalësh në televizor, të gjesh nuse e thashë mbaroi.

‘Më thanë që do dalësh në televizor dhe do gjesh nuse’/ Djali i ri në Për’puthen jeton në shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para Read More »

Hyrje e re në Për’puthen/ Nisin batutat: ‘Shyqyr na erdhi një kacurrels’

Ervis Kurti është një tjetër hyrje e re në Për’puthen.

Ai është 31 vjeç, jeton në Tiranë, ku menaxhon një biznes dhe është me origjinë nga Dibra. Ai zbuloi emrat e vajzave që i kanë bërë më shumë përshtypje.

“Nga tipi, komunikimi e sjellja jam në dy zgjedhje. Është Ana, e mirë fizikisht dhe mënyra si komunikim.

Zgjedhja e dytë është Jasmina, është goxha simpatike dhe më pëlqen mënyra si flet, është e prerë”, tha Ervisi.

Por Ana duket se po e drejtonte nga Antonela duke i treguar se ajo ka shprehur pëlqimin për meshkujt e mëdhenj në moshë, ndërsa më pas bëri batutë duke thënë: “Shyqyr na erdhi një kacurrels.” /tch

Hyrje e re në Për’puthen/ Nisin batutat: ‘Shyqyr na erdhi një kacurrels’ Read More »

Receta e ditës, mish qingji me oriz dhe qumësht

Përbërësit:
1 kg mish qingji
400 gr oriz
600 ml qumësht
200 ml lëng mishi
40 gr gjalp
Kripë

Përgatitja:
Fillimisht lajmë, shpëlajmë mishin dhe e vendosim atë në tenxhere. Hedhim kripë, e mbulojmë me ujë të valuar dhe e lëmë mishin të ziejë deri sa të shpohet me pirun.
Pastrojmë orizin, e shpëlajmë, e kullojmë mirë dhe më pas e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë. Vendosim mbi të thelat e mishit të shpërndarë nëpër tavë. Mbi copat e mishit vendosim nga një amjë luge kafe gjalpë.

Hedhim fillimisht qumështin e nxehtë me pak kripë mbi copat e mishit dhe orizit. Më pas shtojmë lëngun e mishit të nxehtë dhe menjëherë e vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 190ºC për 25-30 minuta derisa sipërfaqja e mishit dhe orizit të skuqet.

Receta e ditës, mish qingji me oriz dhe qumësht Read More »

Duke filluar nga sot ashpërsohen masat anti-Covid, hyjnë në fuqi rregullat e reja

Duke filluar që nga dita e sotme, Shqipëria do të mbyllet nga ora 20:00, deri në orën 06:00, një masë që do të jetë në fuqi për 14 ditë (25 shkurt).

Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi gjithashtu që të mos lejojë as baret dhe restorantet të punojnë pas këtij orari.

Nga masa e re përjashtohen lëvizjet për arsye pune ose për emergjenca mjekësore. I njëjti orar vlen edhe për baret dhe restorantet, ndërsa përjashtohen nga ky rregull shërbimi ‘delivery’.

Për të minimizuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, edhe gjimnazet në disa qytete do e zhvillojnë mësimin ‘online’ deri në 26 shkurt.

Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.

Masat e reja anti COVID

1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID,

Gjoba dhe shqetësimi i specialistëve

Policia ka bërë me dije se sot nuk do të ketë më këshillime nga grupet e inspektorëve në terren, por do të nisin gjobat për të gjitha institucionet e bizneset që nuk zbatojnë protokollet anti-COVID.

Lidhur me situatën e COVID-19, në 24 orët e kaluara, janë shënuar sërish një numër i lartë rastesh të reja dhe fatalitetesh.

Nga rreth 4.100 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar 1.143 persona. Ndërkohë që në pamundësi për të fituar këtë betejë, kanë ndërruar jetë 15 pacientë.

E pyetur mbi variantet e reja të COVID-19, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se ka dyshime se në vend kanë hyrë të dyja mutacionet e Covid-19, si ai i Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe ai i Afrikës së Jugut.

Ndërsa shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, duke theksuar se po infektohen dhe humbasin jetën nga Covid edhe mosha të reja, bëri apel për popullatën që të respektojë masat anti-Covid në mënyrë strikte. /noa.al/

Duke filluar nga sot ashpërsohen masat anti-Covid, hyjnë në fuqi rregullat e reja Read More »