Andueli

Merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, fshati i Gjakovës me Nju Jorkun për dekorimin e fundvitit

Fshati Pjetërshtan i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës i cili çdo fund vit dekorohet dhe kthehet në një pamje magjike ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore.

Euronews i ka kushtuar një kronikë, dekorimit të Pjetërshtanit për Krishtlindje dhe Vit të Ri.
Ata madje e kanë krahasuar dekorimin e këtij fshati me pamjen e mrekullueshme që merr Nju Jork dhe Moska për festat e fundvitit.

Si çdo vit edhe këtë vit banorët e kanë stolisur hapësirën rreth famullisë, dhe kjo gjë e ka bërë fshatin piktoresk.

Me pamjen e mrekullueshme që merr në fundvit Pjetërshtani është një ide e mirë për ta vizituar dhe shijuar dekorimin e tij përrallor.

Merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, fshati i Gjakovës me Nju Jorkun për dekorimin e fundvitit Read More »

Mjekët e Akademisë së Shkencave propozim, qeverisë për pandeminë: Të identifikohen asimptomatikët

Numri i të infektuarve po shkon në 1 mijë në ditë në vendin tonë, por këto janë vetëm shifrat zyrtare. Besohet gjerësisht nga specialistët se numri i të infektuarve është shumë herë më i lartë.

Madje shumë qytetarë që nuk kanë pasur simptoma, nuk e dinë se mund të jenë prekur me kornavirusin, ashtu sikure mund të ketë infektuar pa dashje të tjerë.

Mjekë dhe specialistë të shëndetësisë, të cilët nuk janë pjesë e Komitetit Teknik, propozojnë shtimin e testimeve masave në popullatë.

Sipas profesorëve Genc Sulcebe dhe Alban Ylli, qeveria duhet të zgjedhë prioritetet në pandemi mes shëndetit, ekonomisë dhe politikës.

Sipas Sulçebej duhet të shtohen “aktivitetet testuese në komunitet, në mënyrë që të kapen personat me shenjat klinike por edhe kontaktet, në mënyrë që të identifikohen asimptomatikët”.

Sipas Alban Yllit “mund të marrin edhe masa të tjera, por të balancuara. Nëse do ta kemi fokusin te shkollat, ne do të mbyllim baret, nëse do të kemi fokusin te ekonomia, do të mbyllim shkollat. Pra, pa dyshim do të na duhet të bëjmë zgjedhje edhe politike, ndërkohë që masat duhet të vijojnë”.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti pranoi gjithashtu sot, se edhe ai ishte infektuar me Covid, por kishte simptoma të lehta, aq sa po të mos i nënshtrohej analizave, nuk do ta kuptonte.

Alimehmeti paralajmëroi një dimër të ashpër dhe gjithashtu ngriti shqetësimin, që shqiptarët t’i nënshtrohen testeve masive, me qëllim, që kur vaksina të mbërrijë dhe besohet se do të vijë në Shqipëri pas pranverës, të dihet se cilët e kanë kaluar dhe cilët jo virusin./NOA.al

Mjekët e Akademisë së Shkencave propozim, qeverisë për pandeminë: Të identifikohen asimptomatikët Read More »

Rrëfimi ndryshe i ish-deputetes: ‘Kur e kam shijuar më shumë s eksin’

Ish-deputetja e LSI rrëfeu detaje intime për jetën personale, që nga momenti kur i erdhi cikli menstrual dhe seksi në shtrat me bashkëshortin.

Nora Malaj u shpreh, se në periudhën kur i erdhën menstruacionet, kishte shumë pak informacione për periodat dhe mendonte se nëse do qëndronte afër meshkujve, do të mbetej shtatzënë.

“Kur më erdhi cikli menstrual, që nga ai moment distancohesha me djemtë se kisha dëgjuar që pot ë rrinte ai djali afër meje do të ngelesha shtatzënë.

Tmerri ishte i madh, shkoj në shtëpi po mami kishte kulturë mjekësore e pati më të thjeshtë dhe më jep një libër të ’64 për vajzat.

Fillova të kuptoj çfarë ndodh dhe u çlirova,”- tha ajo, e ftuar në “ABC-ja e Pasdites”.

Ish-deputetja e LSI, foli edhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale për herë të parë, duke thënë se është “dramatike”, sidomos në rastet kur as mashkulli dhe as femra nuk ka bërë seks më parë.

“Hera e parë është dramatike. Pastaj fillon dhe mësohesh, kupton se të të dyja palët janë. Nëse mashkulli është i virgjër dhe e humbet po në atë moment me femrën është një dramë e vërtetë.

Duhet ta mirëkuptojnë njëri-tjetrin, këtu futet dashuria që vendos nëse do vazhdojë raportoi apo do i japin fund lidhjes,”– u shpreh Nora Malaj.

E pyetur se kur u ka shijuar më shumë se ksi, ish-deputetja u përgjigj: “Do marrësh një përgjigje si teta Ollga: Që në fejesë jo dhe aq po në martesë kam bërë namin. Isha fejuar me tim shoq dhe mendoja se në momentin që u fejova im atë dhe ime më nuk bënin asgjë më”.

“Shkoj tek shtëpia e tyre një ditë dhe futem brenda. U fejova e re dhe ata ishin 45 me 50 e ca. Im shoq hap sytë dhe më thotë: “Çfarë po bën? Si hyre ashtu? Po sikur ata të jenë duke e bërë”, iu ktheva: “Ore je në vete ti”.

Aq më fyeu, mu duk sikur më uli vlerën e prindërve. Ai më tha: “E kuptova që ishe një qype e vërtetë dhe duhet të merrja për dore për të mësuar disa gjëra”, tha Nora Malaj, e cila ka qenë edhe zv.ministre Arsimi, gjatë mandatit të kaluar qeverisës./NOA.al

Rrëfimi ndryshe i ish-deputetes: ‘Kur e kam shijuar më shumë s eksin’ Read More »

8 arsye pse duhet të mendoni dy herë, para se të hani ton të konservuar

Përmbajtje e lartë e natriumit

Peshku ton i konservuar është shumë e popullarizuar tek atletët, pasi ka një përmbajtje të lartë të proteinave që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. Por një paketë e vetme e tonit mund të përmbajë deri në 600 mg natrium, një nga shkaqet e presionit të lartë të gjakut dhe madje edhe të sulmeve të zemrës.

Thithja e metaleve të rënda

Peshku ton është grabitqar. Kjo do të thotë që ata hanë peshq më të vegjël, dhe kështu përfundojnë duke gëlltitur metale të rënda – të tilla si zhiva – të grumbulluara në zinxhirin ushqimor. Kur burrat konsumojnë ton, ata padyshim që marrin edhe këto metale. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), edhe sasi të vogla merkuri mund të dëmtojnë sistemin e tretjes, veshkat, lëkurën, sistemin nervor dhe imunitar. Një tepricë e merkurit rrit mundësinë e problemeve të zemrës deri në 70% dhe gjithashtu mund të shkaktojë probleme të trurit. Edhe pse kjo nuk është një dukuri veçanërisht e përhapur mes peshqve, ka gjithmonë përjashtime.

Praktikat e tmerrshme të peshkut

Peshku ton kapet me rrjeta gjigande, gjë që shkakton një fund të tmerrshëm për shumë prej tyre. Shpesh ato shtypen nga pesha e njëri-tjetrit kur rrjetat ngrihen në anijet e peshkimit. Ata që mbërrijnë të gjallë në anije, qëllohen për vdekje dhe pastaj ruhen në depo të ftohtë. Peshqit më të vegjël në vend të kësaj ngrihen drejtpërdrejt dhe vdesin përmes vuajtjeve torturuese, të mbytur.

Mbarështimi masiv

Kërkesa për peshk në të gjithë botën po rritet vazhdimisht, por, nga ana tjetër, popullsia detare po zvogëlohet. Kjo është arsyeja pse fermat po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe peshqit ton rriten në kushte të këqija, bëhen për t’u rritur edhe të dhjamosur, për t’u vrarë dhe shitur.

Agjentët kimikë të rrezikshëm

Oqeanet në të gjithë botën janë mjaft të ndotur dhe plot kimikate toksike, që peshqit konsumojnë në mënyrë pasive. Ndër të tjera, bifenilët e polikloruar (PCB) dhe dioksinat, substanca tepër kancerogjene që tani shpesh gjenden në pjesët yndyrore të shumë peshqve.

Rreziku i helmimit nga ushqimi

Ngrënia e peshkut mund të jetë e rrezikshme. Sipas Qendrës Amerikane për Sëmundje dhe Parandalim, 75% e të gjitha rasteve të helmimit me ushqim në botë janë shkaktuar nga konsumimi i peshkut. Freskia dhe mënyra e përgatitjes së peshkut janë thelbësore për të parandaluar rreziqe të caktuara.

Peshkimi për ton vret delfinët

Peshku ton nuk është i vetmi peshk që kapet në rrjeta – delfinët, peshkaqenët dhe të tjerët vdesin në vuajtje të jashtëzakonshme si rezultat i kësaj praktike.

Ndotja e oqeaneve

Industria e peshkimit është përgjegjëse për pjesën më të madhe të ndotjes së ujit. Jo vetëm rrjetat dhe rrotullat janë bërë prej plastike dhe metali, por edhe pjesë të tjera të anijeve të peshkimit. Dhe shpesh në ujë mbeten gjurmë që janë vdekjeprurëse për krijesat detare, siç janë zogjtë që nganjëherë ngatërrojnë këto mbetje me ushqim dhe përfundojnë duke i gëlltitur ato.

Peshkimi dhe konsumi i tonit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në det. Përveç faktit që këta peshq të varfër po vdesin në mënyra mizore. Shumë njerëz e justifikojnë konsumin e tyre duke thënë se është ilaç për trupin, veçanërisht në lidhje me “omega 3”. Në realitet ka edhe mënyra të tjera për t’i marrë ato: thjerrëzat, farat ‘chia’, kanola dhe vaji i arrës.

Nëse, përkundër gjithçkaje, dëshironi të hani peshk, të paktën sigurohuni që ai vjen nga burime të qëndrueshme. Ambienti dhe trupi juaj do t’ju falenderojnë për këtë./NOA.al

8 arsye pse duhet të mendoni dy herë, para se të hani ton të konservuar Read More »

Poeti Agim Doçi i indinjuar për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Nuk mund të jetë komandat i forcave shqiptare një njeri i vogël, i shkurtër, thatim dhe veremli

Poeti Agim Doçi është shprehur mjaft i indinjuar për shtatoren e Skënderbeut në Prizren duke thënë me ironi dhe dhimbje gjithashtu se përshtypja e parë kur pa atë shtatore kishte menduar se i kishte rënë COVID. Në një intervistë në Report Tv Doçi tha se shtatorja dukej si një person që kishte 5 vite që vuante nga veremi dhe i kishin dhënë një shkop të mbahej, duke iu referuar shpatës së tij. Doçi tha se ky shëmtim e tallje me heroi kombëtar është mision që i ka rrënjët thellë dhe se nuk ka ndodhur rastësisht.

“Përshtypja e parë thash i paska ra covidi! E dyta ky nuk është heroi ynë kombëtar, por një personi që pas 5 vitesh që ka vujt nga veremi dhe i kanë dhënë një shkop aty me u mbajt, ajo nuk është shpatë është ushtë. Shëmtimi apo tallja me këto lloj monumentesh është mision dhe ky mision i ka rrënjët thellë jo rastësisht. Heroi kombëtar vendoset në qendër të kryeqytetit, ndërsa këtë e kanë vënë në një rotondo atje në Prizren”, tha Doçi.
Doçi nuk i kurseu kritikat për Sinan Alija që bëri shtatoren e Skënderbeut duke thënë se ai nuk është skulptor, ndërsa u shpreh ashpër duke i u drejtuar që të ndërrojë ilaçet dhe të merret me serialet turke në Stamboll.

“Sinan Alija është autori i shtatores. Unë i rekomandoj këtu ndërro ilaçet se nuk je në rregull. Aliaj nuk ka asnjë arsim përkatës. Në libra kemi lexuar se me një të rënme të shpatës, Skënderbeu e ndante osmanin në dysh, pra kishte krahun e fortë, dhe jo atë krah në shtatore. Nuk mund të jetë komandat i forcave shqiptare një njeri i vogël, i shkurtër, thatim dhe veremli, por një burrë me dimensione të mëdha, sidomos krahun me të cilën mbante shpatën e bujshme”, tha Doçi.

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor, por ndryshe nga sa ishim mësuar, Skënderbeu ishte më i dobët, mjekër më të gjatë dhe pa kalë. Kjo ngjalli debate të shumta dhe kritika pa fund aq sa, kreu i komunës së Prizrenit, Haskuka tha se ka ngritur një komision për të bërë vlerësimin e tij, ndërsa vetë ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë dhe mbrojnë punën e tyre.

Poeti Agim Doçi i indinjuar për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Nuk mund të jetë komandat i forcave shqiptare një njeri i vogël, i shkurtër, thatim dhe veremli Read More »

‘I kam marrë për zemër kritikat’/ Autori i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari: ‘Kam punuar tre muaj me shumë përkushtim,e kam hobi, se unë me profesion jam berber’

Autori i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, që u vendos në Prizren dhe ndezi debate, ka deklaruar se është berber me profesion.

Ai ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua më pas për shkak të kritikave të shumta që mori.

Autori, Alban Buxhovi, foli në emisionin “Frontal” në T7, dhe tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punishte, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime”, tha ai.

“Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk kam pritur kaq shumë kritika. Por ka pas shumë vlerësime. Unë i jam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi./NOA.al

‘I kam marrë për zemër kritikat’/ Autori i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari: ‘Kam punuar tre muaj me shumë përkushtim,e kam hobi, se unë me profesion jam berber’ Read More »

Basha: ‘Rama pas 25 prillit para drejtësisë’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë për qëndrimin e tij politik se nuk do të bashkëqeverisë më me Partinë Socialiste.

“Zero shans që të ketë aleancë me Edi Ramën. Zero shans që Edi Rama të fitojë zgjedhjet. Zero shans që Edi Rama të pengojë opozitën të krijojë qeverinë”, – u shpreh ai në emisionin “Log” në Abc.

Sipas kreut të PD, kryeministri e ka vulosur humbjen e tij në zgjedhje. “Është zero e mundur, sepse me Edi Ramën më 25 prill do merret drejtësia dhe nuk do ketë koalicion me Partinë Demokratike, – vijoi Basha. – Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj Partisë Socialiste. Kjo është e vërtetë dhe mjafton të shihni shifrat e vitit 2017. Me gjithë manipulimin dhe vjedhjen që konstatoi “Bild”-i, ai mezi arriti të merrte 48% të votave”.

Basha thekson se mazhoranca aktuale nuk ka asnjë mundësi për të qëndruar edhe katër vjet të tjera në pushtet.

“PD dhe aleatët do t’i fitojnë zgjedhjet bindshëm. Në gjendjen ku është vendi dhe me të gjitha matjet e opinionit publik, nuk ka asnjë shans që Edi Rama të mos pësojë një disfatë të thellë. Sfida jonë është që plagët e tërmetit dhe pandemisë t’i mbyllim në sa më pak kohë”, u shpreh Basha. /noa.al/

Basha: ‘Rama pas 25 prillit para drejtësisë’ Read More »

Studiuesi Lame: ‘Është një mit, Flamuri i Pavarësisë nuk u qëndis nga Marigoja’

Studiuesi Artan Lame ka deklaruar, se mendohet që flamuri që u ngrit në Vlorë në 28 Nëntor të vitit 1912 nuk u qëndis nga Marigo Pozio, sikurse është thënë zakonisht.

Ndërsa kanë kaluar 108 vite nga ai moment, diskutimet për modelin dhe flamurin që u ngrit janë ende të hapura mes studiuesve.

Për Artan Lamen, flamurin që u ngrit e solli Spiridon Ilo nga Rumania dhe ishte një flamur i stampuar.

“Besoj që biem të gjithë dakord që Marigoja nuk është ajo që e qëndisi. Është një mit që nuk shkulet dot. Marigoja është një vajzë patriote e hedhur në atë Vlorën myslimane të kohës. Ajo vetë merrej me rininë e me këto gjëra dhe ndoshta mund ta ketë thënë dhe vetë ajo, që unë e bëra, – tha Lame në “Opinion”. – Të mos harrojmë që akoma në ato ditë, në zyrat e shtetit ishte flamuri i Turqisë. Unë besoj që ka akoma ka vend për të hulumtuar. Ekzistojnë dy kopje të atij flamuri dhe një stampë. Ishte flamur i stampuar i sjellë nga Spiridon Ilo. Ai solli disa me vete”, – u shpreh Artan Lame.

Studiuesi Lame: ‘Është një mit, Flamuri i Pavarësisë nuk u qëndis nga Marigoja’ Read More »