Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Po licisë së Shtetit.
Dekreti është rrëzuar me shumicën e votave të mazhorancës, ndërsa deputeti i opozitës, Myslim Murrizi votoi pro dekretit.
Sipas mazhorancës, argumentimet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë, sepse ia detyron kodi i procedurës. Ndërkohë ai shtoi se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.
“Një drejtor i p olicisë në një land të Gjermanisë, ka autorizim të futet në një ambient privat dhe të vendosë një sekuestro. Ne këtu nuk e kemi. Po licia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, – u shpreh ministri.
Meta ktheu në Kuvend ligjin nr.133/2020 për “Po licinë e Shtetit”, me argumentin se ai krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar së fundmi dhe deklaratën e Kancelares gjermane Angela Merkel për çeljen e negociatave më Shqipërinë.
I ftuar në emisionin “Log”, Basha është shprehur se kjo është hera e dytë që bëhet një deklaratë e tillë, por e para që publikohet. Sipas tij, Rama nuk ka dështuar vetëm në mënaxhimin e pandemisë dhe tërmtit por edhe me integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë. Ndër të tjera, Basha ka thënë se Rama është i vetëdijshëm që Europa nuk mund ta pranojë sjelljen arrogante autokratike që shkatërron sundimin e ligjit që shkon kundër kushtetutës dhe sipas tij kjo është një nga arsyet që ai hesht.
“Më vjen shumë keq për këtë deklaratë nuk është hera e parë që zyrtarët më të lartë të Europës shprehen për këtë, natyrisht është hera e dytë në dijeninë time që kancelarja thotë këtë por është hera e parë që bëhet publike. Ça do të thotë kjo? Kjo do të thotë që njësoj si me ekonominë me papunësinë me krizën me tërmetin dhe me COVID-in Edi Rama ka dështuar edhe me integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe ne këtë e dimë se jo vetëm nuk po bëhet progres me hapjen e negociatave, por siç po flisnim pak më para po rrezikohen edhe arritje që deri tani i kemi gëzuar. Madje i kemi marrë edhe të mirëqena se thamë janë bërë pjesë e historisë, arritjet e heqjes së vizave, padiskutim që Edi Rama është i vetëdijshëm që Europa nuk mund ta pranojë sjelljen arrogante autokratike që shkatërron sundimin e ligjit që shkon kundër kushtetutës që përpiqe të heshtë apo të kapë median dhe të margjinalizojë opozitën politike të vendit dhe për këtë arsye kanë vënë 15 kushte, disa prej të cilave quhen parakushte për konferencën e parë ndërqeveritare. I pari dhe kryesori ka qenë reforma zgjedhore dhe ju e mbani mend entuziazmin me të cilën e përshëndetëm 5 qershorin. Tani le ta themi midis njëri-tjetrit këtu, 5 qershori nuk ishte ndonjë magji e madhe. Kemi pasur reforma zgjedhore që kanë qenë shumë më të thella konsensuale. Është kështu apo jo?
Endri Xhafo: Mirëpo, ai ju solli në…. Politike mbasi u larguat nga parlamenti,
Lulzim Basha: Pikërisht, kishte këtë efekt. Kishte efektin që premtonte një klimë relativisht normale drejt zgjedhjeve. Kaq ishte efekti maksimal i 5 qershorit. Nxitimi, obsesioni, frika, ankthi nga zgjedhjet e shtynë Edi Ramën t’i vinte shkelmin një marrëveshje të nënshkruar me praninë dhe insistimin e faktorëve kryesorë strategjik të Shqipërisë siç është Bashkimi Europian dhe SHBA-ja. Në këtë moment siç e kam thënë ka qenë plotësisht i vetëdijshëm që po i bënte një dëm Shqipërisë dhe dëmi është ky. Dëmi është që Shqipëria vazhdon e pret, e pret , e pret dhe do të presë deri sat ë largohet Edi Rama që të fillojë të përfitojë dhe ajo siç përfiton Mali i Zi, siç do të përfitojë Maqedonia, siç përfiton Serbia miliona euro për të bërë subvencione.” – tha Basha.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me një dalje publike sot në mbrëmje tha se është hapur edhe spitali “Covid -4”.
Ministrja ishte në spitalin “Covid- 4”, ku edhe njoftoi për hapjen e tij, i fundit dedikuar COVID-19 në vendin tonë.
Pas spitalit ”Infektiv”, ”Shefqet Ndroqit” dhe Covid-3, sipas ministres, spitali Covid -4, me kapacitet prej 100 shtretërish, do të shërbejë për pacientët që kanë kaluar fazën e rëndë të sëmundjes.
Duke u përgatitur për skenarë të tjerë, Manastirliu tha se deri tani situata mbetet nën kontroll, pasi në spitalet Covid janë të shtruar 491 pacientë.
Ministrja Ogerta Manastirliu lidhur me spitalin Covid-4, përmes një statusi në Facebook bëri publik edhe pamjet me stafin mjekësor, ku tha se, ”që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit”.
“Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë.”
“Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm”, u shpreh ministrja. /NOA.al
Partia e sapokrijuar në Shqipëri “Nisma Thurje”, ku është bërë pjesë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka ndërtuar strategjinë e saj dhe ka ndarë detyrat kryesore para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Kreu i Nismës, Endri Shabani ka zbuluar se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar, dhe deputetja Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.
“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”, – tha Shabani, duke shtuar se ai vetë nuk do të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore.
Endri Shabani deklaroi se bashkëpunimi me Hajdarin, ka nisur kur deputetja ka qenë bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
“Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë”, – u shpreh Shabani për Report.
Lidhur me angazhimin në politikë, ai tha:
“Kemi bërë edhe një sondazh për të parë se çfarë duhet të bënim për tu futur apo jo në zgjedhje. Propozimi i qytetarëve ka qenë që duhet të futemi”.
Sakaq, Rudina Hajdari refuzoi të ndiqte deputetët e tjerë të PD-së, për të djegur mandatet dhe është aktualisht pjesë e Kuvendit, në atë që konsiderohet “opozita e re parlamentare”./NOA.al
Dimri në Kukës, Has e Tropoje ka “trokitur” sot zyrtarisht. Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në zonat e larta malore në lartesitë 400 m mbi nivelin e detit.
Lartësia e borës është 1-4 cm. Si rrjedhojë mali i Gjalicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit
Reshje bore ka edhe në shpatet malore të segmentit Fushë-Dugagjin të Rrugës së Kombit, e cila nuk paraqet probleme në lëvizjen e automjeteve pasi bora nuk ka krijuar shtresë.
Po kështu është zbardhur dhe mali i Hasit e rrugët nacionale ku lëvizja në këto akse dhe ato bashkiake deri në këto momente, nuk paraqet probleme.
Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës
Mjetet dhe forcat janë në gatishmëri, për përballimin e situatave të mundshme nga firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale të Qarkut Kukës.
Nga informacionet e marra nga përgjegjësit e Emergjencave Civile të bashkive të qarkut deri tani nuk ka probleme.
Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.
Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe në Kosovë . Reshje bore ka në Brezovicë, Sharr të Prizrenit.
Një grua është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar bashkëshortit të saj të birësojnë një fëmijë sepse prej 17 vitesh martesë ata nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë. Burri nuk është dakortd të birësojë një fëmijë sepse do që të ketë një fëmijë nga gjaku i tij.
Polikseni: Jam drejtuar këtu për të më dhënë një rrugëzgjidhje. Kam sjellë bashkëshortin për një arsye familjare. Kemi 17 vite martesë dhe kemi dëshiruar të kemi një fëmijë. Nuk na erdhi, një vit, dy vit, tre vite. Vazhduam kurat, ilaçet por nuk na vinte fëmija.
Alfredi: Për çfarë më ke sjellë këtu?
Polikseni: Alfred, kemi 17 vite martesë?
Alfredi: Pse më ke sjellë këtu në Tv Klan?
Polikseni: Për të bërë një fëmijë bashkë. Kemi tentuar nëpër doktora, sa ilaçe kam bërë unë, ti mi di.
Alfredi: Jam shumë i revoltuar për çfarë më ke sjellë këtu, të më ulësh autoritetin mua si burrë?
Polikseni: Dua ta shohin të gjithë shqiptarët, ta bëja publikë. Prita të respektova, si një femër shqiptare si unë nuk i bën të gjitha këto sakrifica për një fëmijë.
Alfredi: Për çfarë sakrifice?
Polikseni: 5 herë operacion në trupin tim për shkak të dëshirës për të bërë fëmijë.
Alfredi: Për çfarë na solle këtu?
Polikseni: Për të mirën e të dyve, të birësojmë një fëmijë.
Alfredi: Çfarë birësimi, ne presim fëmijën tonë, gjakun tonë. Unë si burrë nuk jam dakort, dua të presim fëmijën tonë, gjakun time.
Polikseni: Kam 17 vite që presim.
Alfredi: Kur pritëm 17 vite të presim dhe këto vite të tjera.
Eni Çobani: Pse e ke të vështirë?
Alfredi: E kam të vështirë zonja Eni që të rris fëmijën që ka lindur tjetri, nuk e rris dot se nuk është gjaku im, si t’i them hajde tek babai atij fëmijë se nuk e ka gjakun tim.
Polikseni: Prandaj e bëra publikisht?
Alfredi: Që ta shikojë dhe familja ime që janë dy pleq, kam dy pleq në shtëpi unë?
Polikseni: Edhe unë prandaj po mendoj për ata dy pleq të tu sepse më kanë ndejtur në çdo seancë tek ndërhyrjet që kam bërë.
Eni Çobani: Je e emocionuar.
Alfredi: Është e emocionuar sepse ka sjellë burrin tek Klani.
Polikseni: Jam e emocionuar dhe të kam sjellë për mirë.
Alfredi: Ia ke ul autoritetin burrit, e ke çuar në 0 fare, ke bërë gabim që më ke sjellë këtu.
Përbërësit
500 gr fasule
1.5 litra ujë
2 kokrra qepë
2 karrota
salcë domate ose spece
2 speca
majdanoz
kripë
2 gjethe dafine
Përgatitja
Fasulet pastrohen, lahen dhe lihen në një enë qelqi me ujë, një natë para se ti ziejmë. Në mëngjes, derdhim ujin dhe i hedhim në një tenxhere me ujë të nxehtë.
I lemë fasulet sa të marrin valën e parë. I kullojmë dhe në tenxhere hedhim masën e ujit të cilin e kemi vluar.
I hedhim brenda qepët, karrotat, selino dhe i lemë të ziejnë.
Koha e zierjes së fasuleve varet nga lloji i fasules dhe nëse është e re apo e vjetër. Megjithatë fasulet që vihen në ujë që në darkë, duan 30 minuta në tenxhere me presion.
Pasi fasulet kanë zier, përgatitim salcën.
Në një tiganë me vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët, ose një të bardhë preshi. Hedhim salcën. Më pas këtë masë e hedhim në tenxheren me fasule. E rregullojmë me kripë dhe e trazojmë.
Fasulet i lemë 5 minuta të ziejnë bashkë me salcën.
Fasulet shoqërohen me turshi ose ullinj.
Nje mëngjes i mirë fillon me produktet e qumështit si burim i mirë i proteinave dhe kalciumit, pjekurina integrale ose drithera, peme ose leng pemesh dhe disa vitamina dhe minerale.
Proteinat sigurojnë ndjenjë më të gjatë te ngopjes çka ju parandalon të konsumoni karbohidrate të pashëndetshme.
Largohuni nga mishi i përpunuar me përqindje të lartë të yndyrave; më mirë merrni produkte nga mishi pulës ose furia që janë të pasura me acide yndyrore omega-S.
Largohuni nga drithërat e përpunuara, shurupet, kremrave me të cilat lyhet buka dhe buka e bardhë sepse bazohen në karbohidrate “të shpejta”, të cilat treten për një kohë shumë të shkurtër dhe ju lënë të uritur brenda disa orësh.
Kështu për shembull, në vend të lyerjes së ëmbël dhe bukës së bardhë, më mirë merrni bukë integrale, nxeheni në toster dhe lyeni me xhem – kështu do të përmbushni nevojën për ëmbëlsi, por me më pak sheqerna të pashëndetshme./Arbresh.info/