Andueli

Këto tre bimë prodhojnë shumë oksigjen

Elementi më i rëndësishëm për jetën e njeriut, dhe jo vetëm, është oksigjeni.

Sidomos oksigjeni i pastër që ndikon drejtpërdrejt në shëndet.

Në shtëpinë tuaj mund të keni disa bimë që prodhojnë shumë oksigjen.

Aloe Vera

Është “bima e pavdekësisë” dhe është një zgjedhje perfekte për një dritare me diell. Xheli i saj mund të përdoret për qëllime mjekësore si trajtimi tropikal për një lëkurë të thatë, ose pickime insektesh. Kur vendoset afër dritares, vetëm lagështia mund të plotësojë shumicën e nevojave të saj për ujë.

Bambu

Kjo bimë është në gjendje të rritet në çdo dritë dhe nuk ka nevojë për asnjë tokë . Vendoseni bambu për të rrënjosur në një enë, të mbushur me guralecë, dhe ujiteni atë çdo dy deri në katër javë. Dhe mbani në mend se ajo rritet me të vërtetë shpejt.

Begonia

Përdorni ndriçimin fluoreshent dhe kërkoni lagështi për ta ruajtur pasi lëshon shumë oksigjen. /noa.al/

Këto tre bimë prodhojnë shumë oksigjen Read More »

Hidhet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Në presidencë po zhvillohet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Që në fillim është përzgjedhur nga shorti si anëtare të KED-së Marsida Xhaferllari.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një emër tejet i kontestuar nga mazhoranca, madje përzgjedhja e saj nga presidenti Meta solli përplasje të forta.

Partia Socialiste e përfshiu edhe pjesë të objektit të hetimit, duke cilësuar si shkelje procesin e përzgjedhjes, pasi kreu i shtetit e zgjodhi të katërtën në renditje. Ndërsa u pretendua se duhet të zgjidhte Arta Vorpsin.

Tashmë Xhaferllari do të jetë në KED ku do të ketë si detyrë për zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa si anëtare e dytë u zgjodh Elsa Toska. KED e re do të nisë punë në vitin 2021.

Hidhet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Read More »

Moti, ja sa do shkojnë temperaturat

Vendi po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu në intensitet të ulët e mesatar. Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e sotme, me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve do ketë reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.
Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore -1°C deri në 4°C
-zoant e ulëta 8°C deri në 17°C

-zonat bregdetare 9°C deri në 18°C.

Moti, ja sa do shkojnë temperaturat Read More »

Rama: Asnjë shans që memet të ndalohen me ligj

Asnjë shans që memet të ndalohen me ligj.

Kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama mbi shqetësimin mbi ndalimin e memeve me ligj të posaçëm.

Në përgjigje të propozimit të ministres së Drejtësisë, kreu i Qeverisë thotë se memet nuk do të ndalohen.

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar!

Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Rama: Asnjë shans që memet të ndalohen me ligj Read More »

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit për Ligjin e Policisë së Shtetit

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 83 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Po licisë së Shtetit. Sipas mazhorancës, kthimi që presidentit Meta i bëri ligjit, ishte një vendim politik.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se bëhet fjalë për një akt të mirfilltë politik. “Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik”.

Ministri i Brendshëm, u shpreh se “në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë, ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, tha Lleshaj.

Ndërkohë në seancën e sotme Kuvendi i ka hapur dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty-t.

Ligjvënësit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërjen e Komisionit të Posacëm, i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.

Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi.

Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së. /noa.al/

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit për Ligjin e Policisë së Shtetit Read More »

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni paralajmëron deputetët, të mos flasin nga foltorja, pasi salla është një vatër infektimi

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, ka paralajmëruar deputetët në Parlament që të mos flasin nga foltorja, pasi salla është një vatër infektimi.

“Të falënderoj Rudinë që fole nga vendi dhe jo nga foltorja. Zoti kryetar, kërkoj që të mos flasin deputetët nga foltorja, por të jenë ulur dhe ruajmë distancën. Kjo është e pafalshme, salla e Kuvendit nuk ka asnjë ajrim natyral, këtu përhapet ajri i kondicionuar, prandaj duhet të kemi kujdes që të mos infektojmë njëri-tjetrin dhe punonjësit e shërbimit të Kuvendit”, deklaroi Gjoni.

Deputeti i opozitës e ka kaluar vetë koronavirusin dhe disa herë ka qenë kritik për faktin se deputetët dalin dhe flasin nga foltorja e Parlamentit.

Komiteti Teknik, pavarësisht se ka ndaluar tubimin apo mbledhjen e më shumë se 10 personave, ka lejuar zhvillimin e seancave parlamentare, pas kërkesës së paraqitur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Përveç Ralf Gjonit, një pjesë e deputetëve janë infektuar me Covid 19, ku në gjendje më të rëndë ka qenë Adriatik Alimadhi, i cili pas qëndrimit një mujor në spital, arriti ta mposhtë sëmundjen. /noa.al/

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni paralajmëron deputetët, të mos flasin nga foltorja, pasi salla është një vatër infektimi Read More »

Njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat e thella të verilindjes do të ketë reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 08°C.

Njihuni me parashikimin e motit Read More »

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa flet me bindje: ‘Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit…’

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa ka folur për taktikën që opozita do të përdorë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas tij procesi ardhshëm zgjedhor do të mbyllë dhe karrierën politike të kryeministrit aktual dhe pavarësisht çdo përpjekje të tij për të manipuluar rezultatin diferenca do të jetë e thellë dhe nuk do t’ia arrijë.
“Vota më 25 prill do të jetë në favor të opozitës jo vetëm se ka një frymë anti-Rama, por gjykoj se do të jetë një votë pro opozitës. Z. Rama gjykoj se po shkon drejt mbylljes së ciklit politik, tashmë edhe batutat nuk i ngjisin më, pavarësisht se shtyu 8 vite në qeverisje me shaka dhe pa prodhuar asgjë për qytetarët shqiptar.

Por, më shumë se sa kjo besoj se do të jetë një votë pro opozitës. Do të jetë një votë që do t’i tejkalojë numrat e opozitës së bashkuar pasi edhe ajo pjesa gri do të votojë pro opozitës. Kjo do të bëjë të mundur që pavarësisht përpjekjeve të Ramës për manipulime, ndryshimi i rezultatit do të jetë e pamundur pasi diferenca në vota do të jetë e përmasave të tilla që përmbysja do të ishte e pamundur”, tha Oketa për Euro News.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa flet me bindje: ‘Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit…’ Read More »