Basha deklaroi se do të rrisin cilësinë e karburantit për qytetarët dhe do heqë taksën prej 240 lekë për litër karburanti.
“Ne do të ulim çmimin dhe do të rrisim cilësinë e karburantit për qytetarët, përmes politikave fiskale, ku veçoj heqjen e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti dhe duke hapur tregun e duke zhbërë dhe çmontuar monopolet që ekzistojnë sot.
Ne do të nxisim fuqishëm prodhimin e energjisë nga burime të gjelbërta dhe të pastra me fokusi energjinë hidrike dhe atë të erës.
Do të nxisim ndërtimin e kapaciteteve të reja të mëdha si energji të pastër në bazë, ndërsa rezervat hidrike të KESH do t`i përdorim për energjinë e balancimit apo energjinë në pik. Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën” – tha Basha.
Ish- e dashura e konkurrentit më të ri në “Për’puthen”, Rinianit, ka reaguar për herë të parë për marrëdhënien që ka me të.
Pas akuzave të shumta se lidhja mes tyre vijon dhe afrimitetit që Riniani ka pasur me Anën, rusja ka vendosur që të flaës. Përmes një postimi në Instastory, vajza e quajtur Marcela i uron suksese Rinianit.
“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruan ajo dhe i bën tag Rinianit.
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për shumë kohë nga sistemi ko munist.
Ai ka treguar në “Opinion” dhe ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino.
“Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin ate ntat Musolinit. Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo. Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për t’i larguar. Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arr estuan, i to rturuan, ata treguan. U gjy kuan në Itali, u gjy kuan dhe në Shqipëri, bën dy vite bur g këtu dhe babain. Pasi doli nga bu rgu u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan. Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën ko munist, im atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sa krificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arr estua se u arr atis”, tha Shehi.
Më tej, ai tha se ka qëndruar për 4 vite e gjysmë pa punë, ndërsa shtoi se ka bërë disa punë si murator, marangoz apo rrobaqepës.
“Kam qëndruar katër vite e gjysme pa punë, kam punuar murator, marangoz, rrobaqepës me paguar cigaret. Mësova të qep me njëri-tjetrin. Po të kesh dhu nti artizanale mësohesh. Punova një natë kasher dhe humba 100 lekë dhe u dorëzova. Sa herë kam pasur kontakt me lekët i kam hu mbur”, tha Shehi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur sot në terren në njësinë nr.7 në kryeqytet, ku ka dëgjuar nga afër shqetësime të qytetarëve dhe bizneseve në këtë zonë.
Qytetarët shprehën revoltën e tyre për situatën ku ndodhen dhe kërkuan nga kreu i opozitës që nesër në qeveri të ofrojë zgjidhje për të gjithë shqiptarët.
“Jetesa është bërë shumë e vështirë. Tatimet po, siguracionet… ç’është kjo siguracionet, ku kemi ne të paguajmë kaq shumë. Apo kemi punë kaq shumë! Në kohën e pandemisë ne kemi rënë shumë, shumë, shumë keq! Kemi rënë aq keq, sa me zor nxjerrim bukën e gojës. Qiraja po, dritat po në stratosferë. Po pse rriten dritat dhe uji o djalë? A ka populli, pensionisti? Ka mundësi me i pagujt? Kaq di me thënë, më shumë nuk di nëna. Kam dhe burrin invalid edhe rri 2 orë sa për të shkuar për të bërë bukë. Torturohemi gjithë ditën, shkurt muhabetit. I kam ngrënë dy gjoba. Sa hapa dyqanin, po pija kafe me shoqet, vjen njëri hapur e kisha kafen, harrova ta shkruaj atë të shkretë, për një raki më vunë 500 mijë lekë gjobë”, -thotë një zonjë që shet në një biznes.
“Kam punuar 35 vjet dhe tani s’mbaj dot veten time me 170 mijë lekë pension. Nuk mbaj dot veten time’, – thotë një pensionist.
“Inshallah të vini në pushtet se për zotin është një katastrofë. Të gjitha taksat, tarifat. S’ka, ja rrimë gjithë ditën kështu. Shohim, numërojmë rrugët, njerëzit ça vijnë e çfarë dalin”, – shprehet i revoltuar një qytetar tjetër.
Ndërkohëm Basha duke iu dhënë shpresë qytetarëve, shprehu bindjen e tij se po vjen pranvera. “Po vjen pranvera, do ta fshijmë të keqen”, tha ai.
Kryetari i PD, pasi i dëgjoi shqetësimet e tyre, tha se gjendja është e rëndë por qeveria e tij që do të dalë pas 25 prillit ka një plan që ndihmon biznesin, qytetarët dhe shpëton ekonominë nga rrënimi.
“Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve.
Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit. Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot. Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë.”, tha.
Një tjetër histori anonime ka bërë “namin”, online, postuar nga rubrika “Deidre” në “The Sun”. Bëhet fjalë për një vajzë e cila është e dashuruar dhe e lidhur me një burrë të martuar. “Ai më ka thënë se do ndahet nga bashkëshortja por se ka bërë”, i shkruan ajo psikologës.
“I dashuri im më thotë që të duroj sepse do jemi bashkë. U bë tre vite dhe unë vazhdoj të jem da shnorja e tij”, rrëfen ajo.
E reja tregon se e gjithë kjo nisi pasi u nda nga i dashuri alkolist dhe kisha nevojë për shumë dashuri dhe mbështetje. Ajo rrëfen se asëkohe punonte për të dhe kështu ai tradhtoi gruan.
“Ai është 42- vjeç dhe shumë i kujdesshëm. Ai më ka qëndruar pranë kur u ndava nga i dashuri dhe më lejoi që të qëndroja në apartamentin e tij që nuk jeton njeri, derisa unë gjeta një vend tjetër për të jetuar. Një natë ai më bleu ushqime dhe mi solli. Unë nisa të qaj, ndihesha shumë keq. Ai më përqafoi dhe u puthëm. Ishte shumë natyrale, e pamenduar. Kryem marrëdhënie se ksuale. Ishte e gabuar por edhe e drejtë”, rrëfen ajo, ndërsa shton se i dashuri i saj gjatë asaj kohë kishte deb ate me gruan e tij dhe ishte i vendosur për tu ndarë.
“Ata flenë në dhoma të ndara, por ajo ka probleme mendore dhe ai ka shumë frikë të ndahet nga ajo. Ai më premton se do jemi bashkë, por kohët kalojnë dhe premtimet mbesin vetëm fjalë”, përfundon ajo.
Psikologia shprehet se duhet ti japë ultimatum dhe ti bëj të ditur se marrëdhëniet të përkohshme nuk janë në planin e saj dhe se do diçka serioze.
“Gruaja e tij duhet të shkojë në terapi që të kalojë problemin e martesës së dështuar. Ose ai të marrë vendimin ose ndahu nga ai. Jepi kohë një muaj, nëse ai nuk merr një vendim, pranoje që ai nuk do të ndryshojë kurrë. Ti meriton më shumë”, shkruan psikologia.
Kryeministri Edi Rama tha se paga minimale nuk do të mbetet kaq sa është teksa shtoi se do të dyfishojnë ndihmën ekonomike dhe pas pandemisë. Ai u ndal edhe te procesi i vaksinimit, i cili tha se është e vetmja rrugë që vendi t’i rikthehet normalitetit.
“Është një stacion e një rruge që vazhdon, nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, qoftë për subjektet që përfitojnë këtë pagë, qoftë për ne që duam ta rrisim përfitimin e tyre, por ama krahasuar me ku ishim jemi ku e ku, në 2013 ishte 22 mijë lekë, ku po të heqësh edhe sigurimet, shifra bëhet e papranueshme. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arrtitur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozcion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posacëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia,.
Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dy fish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme dhe sic po dalim fitimitar nga lufta me tërmetin, duke i shëruar hap pas hapi plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim edhe nga kjo luftë verbale.
Jam i vetëdijshëm që ky është moment kyc në këtë luftë dhe lidhet me vaksinimin. Duke parë c’po ndodh në disa vende që për arsye të fuqëisë së tyre, për arsye të pozicionit të favorshëm në raport më furnizimin e vaksinës, si Izraeli e Britania e Madhe që po e shohin me optimizëm fundin e tunelit, për shka se janë vaksinuar më shumë se gjysma e popullsisë, është e qartë që vaksinimi është një armë shumë e fuqishme, për ta kthye rvendin në një vend pa COVID.
Është frymëzuese ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante pasi e parapagoi trefish, vaksinën nga Pfizer dhe Moderna me procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale. Izraeli bëri një bast shumë të madh, sot disponon gjithcka i duhet për të vaksinuar popullin e vet”, tha Rama.
Një grua aspak e kënaqur me jetën e saj ka “trokitur” në derën e psikologes “Diedre”, duke kërkuar një këshillë nga ajo. Ajo shkruan se është e dëshpëruar për të jetuar si shoqet e saj në adoleshencë, por martesa nuk e lejon.
“Isha e virgjër kur u martova me burrin tim. Ne vimë nga një kulturë shumë tradicionale, jam martuar me shkuesi. Kemi kaluar vite shumë të lumtura, por historitë e kolegëve të mi, më tundojnë. Jam 29 vjeçe dhe ndjej se më mungon diçka në jetë. Ai është shumë njeri i dashur, por u bë shndërrua në një egërsirë kur më kapi duke sexting me dikë tjetër. Dua të provoj marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë”, shprehet ajo.
Psikologia përgjigjet: Seksi me njerëz që njeh së fundi duket qejf, por seksi më i mirë është me dikë qe e do dhe ke një lidhje serioze. Pyeti kolegët e tu se çfarë do të preferonin, atë që po përjeton ti, apo atë që ata kanë përjetuar, dhe jam shumë e sigurt që do votojnë për marrëdhënien tënde.”