Presidenti Ilir Meta u shpreh se referendumi është e vetmja mënyrë që “shpëton Shqipërinë”.
Meta tha se ka ardhur koha për një “restart”, rifillim dhe që sipas tij kjo do të fillojë pas zgjedhje të 25 prillit.
“Bëmë eksperimente. Bëmë lu ftë politike dhe harruam që koha rrjedh dhe që të rinjtë nuk durojnë dot gjatë. Ndaj tani jemi në atë momentin e fundit kur “restart-i” apo një rizgjim i demokracisë është edhe një apel për të ndaluar shpopullimin, për të shpëtuar edhe të ardhmen e popullit e të kombit, sepse jemi një vend që rrezikohemi, sepse jemi një vend i vogël, një vend në një rajon ku fryjnë gjithmonë shumë erëra, dhe në qoftë se nuk do të qëndrojmë në këto momente të bashkuar, nuk do t’i mbajmë të rinjtë këtu, nuk do t’u japim shpresë, perspektivë, jemi të kë rcënuar në shumë aspekte edhe në planin kombëtar në të ardhmen”, tha Meta.
“Vetëm ajo mund ta sjellë dhe do ta sjellë situatën aty ku duhet në mënyrë që politika t’i nënshtrohet qytetarëve, jo qytetarët t’i nënshtrohen politikës. Kjo është be teja më e madhe dhe unë e kam shpallur këtë bet ejë. Kjo është e vetmja rrugë që shpëton Shqipërinë. Nuk e shpëton as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Lutfi Dervishi, as njeri, fare, fare! As sot, as nesër! Do ta shpëtojë marrja përsipër e përgjegjësive të vetë qytetarëve, sepse nuk do të guxonte kush të miratonte këto ligje të çmendura PPP në rast se do të hidhej ligji në referendum të popullit, sepse çdo qeveri do të rrë zohej në rast se ai ligj do të rrë zohej nga referendumi”, shtoi Presidenti.
Qeveria shqiptare do të japë shpërblim për pensionistët edhe këtë fundvit.
Shifra nuk është përcaktuar ende, por po diskutohet të jetë 3 mijë lekë ose 5 mijë lekë, që mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit nga 2-3.3 mld lekë.
Nga rishikimi i buxhetit 2020 për herë të katërt, do përcaktohet edhe shuma që do u jepet.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kujton ditën që shënon 30-vjetorin e rënies së komunizmit.
Ai shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bashkangjitur me postimin, shefi i qeverisë publikon edhe një foto të 30 viteve më parë teksa mban një fjalim në Qytetin Studenti.
“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shkruan Rama. /noa.al/
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në 30 vjetorin e lëvizjes studentore të dhjetorit. Në rrjetet sociale shkruhet se, Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë popullin shqiptar në këtë udhëtim.
“Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990. Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.
Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë populin shqiptar në këtë udhëtim”, shkruan Ambasada Amerikane. #KrahPerKrah
Ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli e ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ka akuzuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha, duke e cilësuar si një të korruptuar dhe që tradhtoi shqiptarët me premtimet e kauzat e shpallura.
Topalli deklaroi se Basha i tradhtoi shqiptarët, i theu në besë në 2017-ën, që pasi i futi në çadër në 2017-ën dhe deklaroi se nuk do të hynte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, u fut në bashkëqeverisje. “I tradhtoi shqiptarët me kocensionarin e rrugës së Kombit, që tha se nuk tërhiqet, por më pas pasi mori një kat u tërhoq. Vetëm nga këto qëndrime kemi 150 mijë shqiptarë që u larguan nga PD-ja”, tha Topalli. Topalli ka krijuar një parti të re e ka ikur nga PD-ja, por ajo u shpreh e rezervuar nëse Berisha ka faj për mbështetjen e Bashës në krye të PD-së, duke mos dhënë ndonjë qëndrim konkret.
“Po të kishim një opozitë me një drejtim të pakorruptuar e që të bënte misionin e vet të opozitarit, ne nuk do të ishim sot duke pasur kryeministër Edi Ramën”, theksoi Topalli, e cila shtoi se gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur as opozitë dhe as qeveri, duke nënkuptuar se kanë qenë bashkë këtë kohë.
Duke u shprehur se nuk e ka votuar Lulzim Bashën as në vitin 2013, Topalli pyetjes se nëse do të ishte në Parlament dhe a do t’i jepte votat për t’u bërë kryeministër, ajo iu përgjigj prerazi se “kurrë nuk e ka votuar Lulzim Bashën”.
“Të tre kryetarëve të korruptuar me asnjërin prej këto mandateve që do të marrim nuk do të bashkëpunojmë.
As te Edi Rama, as te Ilir Meta e Lulzim Basha që bashkëpunojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Përndryshe të rrimë kështu siç janë.
Lëvizja është kundër tre kryetarëve të korruptuar, votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha.
Heshtja e shumë njerëzve po përkthehet me votë. Ata kanë një vetëdije politike dhe dinë të mendojnë për familjen e njerëzit, duhet të lëvizim në dy drejtime e çdo forcë politike që janë kundër tre kryetarëve.
Gjatë kësaj periudhë ka një fenomen, politika e mbylljes, e mos hapjes apo e përçarjes, por ne duhet ta ndryshojmë këtë”, theksoi Topalli./TCH
Në një reportazh të thelluar me titullin, “Pse rruga e madhe e k anabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet?”, shtypi i huaj vazhdon ta kategorizojë Shqipërinë si një nga vendet e origjinës për kultivimin dhe trafikun e dr ogës.
Rrjeti televiziv britanik BBC, ka treguar me detaje përmes këtij reportazhi të kryer në kufirin shqiptaro-grek se grupet kriminale vendase vijojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm.
“Në një distancë të shkurtër, përpara është kufiri me Shqipërinë. Kjo është rruga më e madhe tokësore për trafikimin e kanabisit në Evropë. Fshati kufitar grek Haravg i Janinës, është afër, por nuk ka tela me gjemba ose ndonjë pengesë tjetër për të shënuar kufirin”, nis reportazhi.
“Kanabisi trafikohet në këmbë nga shqiptarë që jetojnë në fshatrat në anën tjetër të kufirit”, thotë oficeri grek, Lambros Tsoumanis, i cili kalon shumë nga koha e tij duke patrulluar këto male.
“Ata janë njerëz të guximshëm, të fortë dhe i njohin të gjitha kalimet në pëllëmbë të dorës. Ata mund të mbijetojnë me ditë në pyll”.
Sipas reportazhit, nga fillimi i vitit e deri tani po licia greke ka arritur të kapë 1.5 tonë ka nabis, ndërsa dy vitet e mëparshme, ata kapën rreth 9 tonë.
Ko ntrabandistët, zakonisht të ar matosur me a rmë ka llashnikov, mbajnë në shpinë çantat e mbushura me 40-50 kg ka nabis. Ata e fshehin dr ogën afër pikave të caktuara, një pemë të madhe ose një burim. Më pas çantat merren nga anëtarët e një rrjeti grek.
Sa i përket çmimit, sipas BBC, një kg kanabis me shumicë në Shqipëri, mund të arrijë deri në 900 sterlina, ndërsa baronët e dr ogës në Itali ose Greqi paguajnë dyfishin.
Shqipëria l ufton me kultivuesit e kanabisit
“Pati shumë ditë b etejash me p olicinë. Gr anata dhe pr edha mo rtajash u qëlluan në drejtim të efektivëve, por deri në fund u konfiskuan më shumë se 10 tonë marijuanë, mijëra bimë ka nabis dhe ar më zj arri. E megjithatë, deri në vitin 2016, ekonomia e ka nabisit në Shqipëri ishte përhapur në të gjithë vendin, sipas Nismës Globale Kundër Kr imit të Organizuar Transnacional”, – vijon reportazhi i rrjetit britanik, duke iu referuar aksionit të po licisë shqiptare në Lazarat në vitin 2014.
Më tej flitet se si Ballkani është kthyer në pikën kyçe të tr afikut të dr ogës në Europë. “Tani, kanabisi përftohet nga prodhuesit e fshatrave si dhe nga grupet e krimit të organizuar që e shesin atë në të gjithë Bashkimin Evropian. Për një brez të rinjsh shqiptarë, tregtia e paligjshme ofron një mënyrë për të fituar para”.
Historia e një prodhuesi
“Artani, 39 vjeç, është një nga prodhuesit e rinj të kanabisit në rritje e sipër. Ulur në një lokal në qytetin bregdetar të Vlorës, ai shpjegon se si mund të bësh pasuri, të paktën derisa të kapesh”, – lexohet në shkrimin e gazetarit grek për BBC, Kostas Koukoumakas.
“Ti mund t’i japësh ryshfet shefit të Po licisë ose Agjencisë së L uftës kundër Dr ogës, por nëse dikush të zbulon, atëherë çdo njeri mendon për vete”, thotë ai.
Prodhimi i ka nabisit dhe tr afikimi në Greqi është kthyer në një joshje të madhe për të rinjtë shqiptarë. Artan, nuk është emri i tij i vërtetë. Ai kaloi dy vjet në Itali, por u kthye për të drejtuar biznesin nga shtëpia e tij.
“Këtë vit gjetëm një pjesë të mirë toke në kullotat afër qytetit të Tepelenës, por duhet të ecësh 3-4 orë në male”, shton ai.
Ai pretendon të ketë mbjellë 50.000 bimë kanabisi vetëm këtë vit, një numër i madh edhe nga standardet shqiptare. “Ekzistojnë tre rregulla themelore: afër ujit, qëndrimi larg po licisë dhe syve kureshtarë dhe durim”. /noa.al/
Nga dita e sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në 22:00 të mbrëmjes, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës, këmbësorët dhe kamionët e mallrave.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, përmes një njoftimi thekson se autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, bën me dije se: “Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.
Pika doganore e Kapshticës, u mbyll më 20 nëntor në kuadër të masave të marra nga Greqia për frenimin e përhapjes së koronavirusit. /noa.al/
Vendin e pret një javë e vertetë dimërore. Që prej orëve të para të ditës së sotme e deri në mesditë do të ketë reshje shiu dhe shtrëngatat me rrufe lokale, të cilat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin.
Në lartësitë mbi 1300m do të ketë reshje bore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak. Përkohësisht situata vjen në përmirësim ditën e martë, ku vranësirat dhe dielli do të jenë dominuese. Në pjesën bregdetare do të ketë reshje lokale.
Kushtet meteorologjike do të përkeqësohen sërish të mërkurën duke sjellë reshje shiu dhe në formën e rrebesheve me rrufe. Reshjet e dëborës, do të rikthehen përsëri në lartësitë mbi 1300m.
Prej ditës së enjte e deri të premten në mbrëmje do të ketë përgjithësisht mot me alternime vranësirash e kthjellimesh të cilat hera herës do të pasohen nga reshje shiu dhe dëbore të dobët në male.
Era parashikohet me drejtim kryesor juglindjen e cila hera herës do të fitojë intensitet përgjatë pjesës bregdetare, luginave dhe në momente me shtrëngata, duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit. Temperaturat do të pësojnë